Vrasja në Durrës, pasojë e burokracisë që ka në shtet

Autori i krimit paralajmëroi publikisht për vetëgjyqësi

Emisioni investigativ "Fiks Fare" në "Top Channel" transmetoi dje një material që hedh dritë mbi konfliktin mes pronarit të hotelit "Drenica", Gani Kapiti me fqinjin e tij në biznes, viktimën Agron Bodlli. Kapiti ishte ankuar te "Fiks Fare" në fillim të muajit maj. Ai kishte treguar se ngjitur me lokalin e tij kishte filluar të ndërtohej një objekt dhe se për këtë shkak, hoteli i tij kishte filluar të çahej. Kapiti tregoi se përveç mureve, hotelit po i plasaritej edhe dyshemeja, për shkak të gropës së hapur fare pranë në terrenin ranor. Për këtë problem, Gani Kapiti kishte bërë ankesa në të gjitha institucionet e mundshme. Në Bashkinë e Durrësit i kishin thënë se nuk mund të ndërhynin, pasi objekti që po ndërtohej pranë hotelit të tij kishte leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Kapiti u kishte dërguar pas kësaj letra edhe Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtij të fundit, madje i shkruante se mosndërhyrja në kohë mund të ketë pasoja tragjike, por asgjë nuk kishte ndryshuar. Pas shumë përpjekjeve të pronarit të hotelit "Drenica", inspektorati ndërtimor i Durrësit kishte marrë më në fund një masë pezullimi dhjetëditore të punimeve dhe kishte gjobitur firmën që po ndërtonte. Më pas ky inspektorat kishte marrë një masë pezullimi 60-ditore, por ende nuk ishte gjetur zgjidhja, sepse plasaritjet në hotel sa vinin e zmadhoheshin, pasi gropa e ndërtimit ngjitur ishte ende e hapur. Në këto rrethana përplasjet mes Kapitit dhe Bodllës sa vinin e acaroheshin derisa të martën, ashtu siç i kishte shkruar Kryeministrit, ngjarja pati pasoja tragjike. Agron Bodlli u vra nga Gani Kapiti, ndërsa vetë ky i fundit e humbi durimin për shkak të burokracisë shtetërore që po e zvarriste zbardhjen e çështjes dhe po bënte që gjithë mundi i jetës së tij t‘i shembej përpara syve.

Policia

Ndërkohë, policia e Durrësit është vënë në kërkim të autorit të vrasjes, Gani Kapiti. Pas mbërritjes në vendngjarje, uniformat blu kanë inspektuar gjithë zonën dhe gjatë kontrollit kanë mundur të gjejnë armën me të cilën është ekzekutuar 39-vjeçari Agron Bodlli. Arma e gjahut është gjetur e hedhur në një kanal me ujë, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen që ndodhi të martën në Durrës ka rënë në pranga për fshehjen e armës së krimit Shpend Turku, 42 vjeç nga Shkozeti i Durrësit. Mësohet se ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë dënuar për dëmtim prone. Sipas hetimeve të policisë, Turku rezulton se i ka dhënë përkrahje autorit të krimit, shtetasit Gani Kapiti, duke marrë armën e vrasjes dhe fshehur atë në një kanal me ujë, disa kilometra larg vendngjarjes. Përveç veprës penale të përkrahjes së autorit të një krimi, ndaj Turkut është ngritur edhe akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë, ndërkohë që çiftja është bllokuar nga uniformat blu në cilësinë e provës materiale.

Dje janë bërë të ditura detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e 39-vjeçarit Bodlli, ndërkohë që në Durrës ka edhe shumë familje të tjera që kanë të njëjtën natyrë konflikti.
 

8 Komente

Mendoj se fajin ketu e kane ata qe japin lejet e ndertimit. Ne nje toke rranishte si ne Durres, eshte e gabueshme te hapet nje themel prane nje ndertese tjeter. Ose duhet hapur shum themele, (grop e madhe) ku te ndertohen njekohesisht disa ndertesa, ose duhet te presesh derisa te kete nje konsus ndermjet paleve, por jo te ndertohet nje pallat/objekt kete vit dhe vitin tjeter kur ky objekt ka mbaruar, te hapesh pran tij themelet per nje tjeter. Kjo eshte anti-teknike, qe do te thote anti-ligjore.

Cer eshte ky shkrim pacavure qe justifikon nje vrasje te kryer me gjak te ftohte ?

Ky eshte sistemi me gjithe te metat qe ka dhe shpejtesia e vogel e zgjidhjes se problemeve nuk eshte motiv per te vrare dhe aq me keq per te justifikuar.

Agron Bodlli u vra nga Gani Kapiti, ndërsa vetë ky i fundit e humbi durimin për shkak të burokracisë shtetërore

Humbi durimin eee ? Jo more. Po si behej halli nese do humbte durimi per cdo gje te shkatuar nga administrata ? Gjysma e saj do ishte me epitafe tani :

Deshmor i Demokracise dhe anarkise.

Deshmor i ngritjes se shtetit te se drejtes.

Kujtim nga koleget e ngelur te zyres .

Kush perdor armen per te rregulluar ligjin duhet tredh familjarisht. Shkrimi nxit vetgjyqesine dhe e ben autorin po thuaj martir te padrejtesise. Gazeta kur do na e jape lajmin tjeter per ndonje dicka te ngjashme ?

 

"...Kapiti u kishte dërguar pas kësaj letra edhe Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Këtij të fundit, madje i shkruante se mosndërhyrja në kohë mund të ketë pasoja tragjike..."

Ky eshte gjithe Strumbullari i shkrimit, Koth smiley

Ndaj mos u kerko gazetaruceve profesionalizem.

Sy,

le ta marre dhe qeveriu katren e vet ne kete mesim, vecse nuk me duket se eshte ky thelbi. Zanafilla eshte tjeter kund dhe fillon tek Fiksi i gjobave per firmat e ndertimit. Duke shfrytezuar pikerisht kete lloj angazhimi te administrates per te merr persiper te publikoje gjera qe zgjidhen absolutisht thjeshte me nderhyrje teknike*

* Firma qe ka bere ( ben )  ndertimin afer resotrantit  , ne baze te studimit gjeologjik te sheshit te ndertimit, i rekomandon konstruktorit ( atij qe ben projektin teknik per ndertimin ) te parashikoje konstruksione te pjereta te cilat do te siguronin objektin afer ne qendrueshmerine e tij. Kjo e thene me fjale te thjeshta.

Kjo behet me letra dhe ky robi qe ka pas cifte nuk e ka dit  rradhen e punes sepse ne koke ka pas vetem nje zgjidhje : dyfekun.

Firma eshte e detyruar ta beje ate shtese konstruksioni perpara se te hape gropen dhe situata eshte analoge me ate pallatin qe ra ne Gjirokaster ne masen 100 %. Permasa natyrisht eshte e ndryshme dhe nuk ka te njeten shpejtesi reagimi ( nuk mundet  )por nuk mund te shkosh te ankohesh ke administratori i Bovilles se pse nuk ke uje ne shtepi apo se eshte care nje tub uji para pallatit dhe ti nuk ke uje ne shpi.

Por megjithate edhe pse Gjirokastra pati edhe viktima dhe demtim shume here me te madh prone, ciftet i lame menjane ata dhe mire bene.

Autori i vrasjes duhet tredh dhe te kalbet ne burg. Vrasjen nuk e beti si revolte por si mjet per te zgjidh konflik. Fakti qe iku nga vendi i ngjarjes ma provon kete.

Ndersa Filipi i Fiksit le te mburret tani se coi nje njeri ne varr dhe tjetrin e kalbi perjete .

Sa e cuditshme, qe te marresh vesh vdekjen e dikujt qe ke njohur ne femijeri nepermjet peshkut, Koth ke shume te drejte.

Kur shteti nuk funksionon, kur nuk i zgjidh problemet e shtetasve te vet, kur ligji ose nuk fuksionon ose eshte  me te padrejtin, me hajdutin me uzurpusin e tokave (qe ne tjeter gjuhe quhet pushtues), kur te cenohet prona dhe shteti (cilido qofte ai, jo ky i sales se ky edhe po ben perpjekje, por dhe ai tjetri i Travestiteve Roze qe eshte dhe me  i ndyre) mer anen e Rugacit, atehere cere i ngelet Shtetas ziut, pervec se te mare drejtesine ne duart e tij? Po te ishte bere kjo pune me kohe nga te gjithe te cenuarit, do te pervijezohej ashtu si duhet qe liria nuk eshte e pakufizuar dhe qe liria jote mbaron atje ku fillon liria ime.  Ndofta ky eshte fillimi Koth, njeriut i vjen shpirti ne maje te hundes dhe ja jep te gjitha dreqit. Makari te kemi shtet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).