Vlora me portin më të madh të Mesdheut, park industrial, aeroport

Kryeministri Berisha: Vlora, çdo ditë e më shumë, metropol europian i Shqipërisë

www.km.gov.al
 
Kryeministri Berisha  ishte sot ne qytetin e Vlorës, ku zhvilloi një takim me të rinj e të reja, nxënës dhe studentë të këtij qyteti.

Duke shprehur  kënaqësinë që ndodhej mes tyre, Kryeministri Berisha tha se ky takim zhvillohej pas dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet’, u shpreh Kryeministri.

Duke theksuar se Vlora çdo ditë  e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj. “Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit, Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora  do të ketë  njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë europian.”

Kryeministri premtoi se në mandatin e dytë qeverisës, liberalizimi i vizave do të jetë objektivi kryesor për t'u arritur. “Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin  e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol europian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e  një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie  europiane”, vijoi Kryeministri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Është një kënaqësi e veçante t'ju përshëndes ju shumë përzemërsisht, të takohem me ju, pas ngjarjeve të mëdha që ndryshuan Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, pas ngjarjeve të mëdha që shndërruan në realitet ëndrrat tuaja më të bukura, më fisnike. Pas anëtarësimit në NATO-s, Shqipëria paraqet kërkesën për anëtare në BE.  Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet, ndaj gëzuar ju, gëzuar çdo shqiptari, gëzuar mbarë shqiptarëve.

Të dashur të rinj dhe të reja,

Kam kënaqësinë që takohem sot me ju në një kohe kur Vlora çdo ditë  e me shumë  bëhet metropol  europian i Shqipërisë. Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit. Vlora ka sot një nga qendrat universitare më te fuqishme të vendit. Vlora nga sot do të fillojë të ndërtojë parkun industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik. Vlora  do të ketë  njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut. Vlora do të ketë aeroportin e vet, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë europian.

Të dashur të rinj e të reja,

Për qeverisjen time, projekti i më i bukur i Shqipërisë, projekti më i bukur i Vlorës është në mendjen tuaj, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Ndaj dhe unë kam bërë zgjedhjen time, do të bëj gjithçka për ju, që ju të bëni Vlorën dhe Shqipërinë ashtu siç ju e doni vetë. Në katër vite ne trefishuam numrin e studentëve  nga 52 mijë në 150 mijë. Në katër vitet që vijnë, ky numër do të arrijë në 160 mijë studentë. Diplomat tuja janë vektorë të zhvillimit të Shqipërisë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ju të shkolloheni në kushtet më të mira. Sa më të ditur të jeni ju, aq më  e bukur do të jetë Vlora, aq më e bukur do të jetë Shqipëria. Sot, ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin dhe unë ju garantoj se do ta trefishojmë atë, në katër vitet që vijnë. Internet dhe kompjuter për çdo të ri shqiptar, është premtimi im për ju. Unë e di se për ju, pas familjes, shkollës, ndjesia europiane është ndjesia kryesore. Ju do të lëvizni si të gjithë të rinjtë e Europës, ndër më të bukurit, ndër më të diturit. Liberalizimi i vizave brenda vitit të parë, të mandatit tonë të dytë është  objektivi ynë, është premtimi ynë dhe ne do ta mbajmë atë.

Shqipëria është sot kantier ndërtimi nga Konispoli në Valbonë, nga Morina e Kukësit, në Qafë Plloçë, në Levan, në Vjosë e kudo. Vlora së shpejti do të nisë punimet për njërin prej porteve më të mëdha të Mesdheut, port i cili punëson  jo më pak se 50 mijë qytetarë të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë. Në këto vite, janë firmosur me dhjetëra kontrata, të cilat punësojnë dhjetëra e mijëra  punëtorë, specialistë, ekspertë. Ndaj dhe ne do të punojmë me përkushtim, do të bëjmë çdo gjë për punësimin tuaj, derisa dhe një i ri i vetëm të ketë nevojë për punë në Shqipëri.

Të rinj dhe të reja të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë,

Anëtarësimi ynë në NATO, pas ditës së pavarësisë, është arritja jonë më e madhe. Vlora dhe mbarë Shqipëria do të jenë njëherë e përgjithmonë të sigurta, do të ndërtojnë të ardhmen të lirë, dinjitozë, ashtu siç e meritojnë. Së shpejti, së  bashku do t'i shndërrojmë ëndrrat  në realitet. Ne kishim si ëndërr anëtarësimin në NATO dhe e arritëm atë. Ne kishim ëndërr anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe sot, jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr lëvizjen e lirë dhe sot jemi më afër se kurrë. Ne kishim ëndërr që kombi ynë të qëndronte një. Hapja e tunelit të Kalimashit është tuneli që bashkon shqiptarët, eshtë tuneli që sjell Prishtinën në Vlorë, në Tiranë, në Durrës, që sjell Kosovën në brigjet tona.

Në katër vitet që vijnë, arsimi do të jetë përparësia jonë më madhore. Në katër  vitet që vijnë, nuk  do të ketë të ri, që mbaron shkollën 9 vjeçare, që të mos vazhdojë shkollën e mesme,  në rast se ai dëshiron, nuk do të ketë të ri që mbaron shkollën e mesme dhe nuk vazhdon universitetin, në rast se ai dëshiron.

Ne do të punojmë së bashku për mandatin tonë të dytë, për mandatin tuaj, mandatin e ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, mandatin  e horizonteve të reja, e ëndrrave të shndërruara në realitet, mandatin e Vlorës metropol europian, mandatin lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, mandatin e shkollimit më të mirë të të rinjve shqiptarë, mandatin e  një Shqipërie tjetër, e një Shqipërie ashtu siç e ëndërrojmë ne, e një Shqipërie europiane.

Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.

16 Komente

Kryeministri Berisha tha se ky takim zhvillohej pas dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë, siç është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Vlora dhe Shqipëria kishin shekuj që prisnin këto dy data. Këto dy data sot janë realitet’, u shpreh Kryeministri.

Nostradamusi i bie te kete qene krejtesisht diletant para Vlonjateve, te cilet jo vetem parashikuan shekuj me pare qe do krijohej NATO dhe BE, por parashikuan edhe kerkesen Shqiptare per antarsim smiley

do e besh qe do e besh industrial.... bej nje port te ri andej nga zverneci dhe jepja gjithe ate toke universitetit..

aeroporti anej zgjidh shum gjona.

po perpara duhet te tallena me fjalimin dhe figurat e perdorme anej si dhe te vetekenaqena online. menoj ne fillim t'ia nisim me fjalen 'shekuj', sic na udhezon i pari, masnej shofim rruges

Ehhhhh.....

Kot per kuriozitet, te ka thene njeri, apo ke lexuar gjekundi qe monopolin e fluturimeve nderkombtare ne Shqiperi e ka Tirana Airport Partners per 20 e ca vitet ne vijim? Per ca do jete ai aeroporti ne Vlore (i cili ekziston tashme si piste ushtarake), per linjen Tirane-Vlore? 

S'eshte e thene te perseriten automatikisht te gjitha gafat zgjedhore se sic e ka thene vete Kryeministri "mos i besoni te gjitha ato qe them ne fushate".

Ca njerez aq dine dhe aq flasin, jane personifikim i padijes ne toke.

Vlora dhe Shqiperia eshte e vertete qe i prisnin ne shekuj keto data: prisnin qe vendi i tyre te ishte pjese e Perendimit ku i takon. A ka organizime apo simbole me te medha te perendimit se sa NATO dhe BE?

A ka organizime apo simbole me te medha te perendimit se sa NATO dhe BE?

Ne fakt thuhet qe edhe Obama pasi e mesoi kete nga Kryeministri jone ka propozuar qe ShBA te behet pjese e BE-se. Sipas zedheneses se Shtepise se Bardhe, Shtetet e Bashkuara i jane tmerresisht mirenjohese qeverise Shqiptare qe e ka kujtuar per kete shkarje te pafalshme, e cila po e conte ShBA-ne ne lindje smiley

Hahahaha, loje fjalesh per Zhvejku. Qyteterimi perendimor perfaqesohet dhe mblidhet se bashku ne keto dy organizata, NATO (ketu kujdes: Ben pjese edhe Amerika e Obames) dhe BE. E kuptove tani?

Pikerisht se bashku ne keto dy organizata. Rrjedhimisht, po qe se nuk je tek njera prej tyre, s'je as ne Perendim. E marr vesh qe ke shume vite ne Angli por kur s'arrin as te lexosh Shqip e as te kuptosh sarkazmen, atehere ka ardhur koha per t'ju rikthyer abetares e te mos perpiqesh te lexosh autore si Hashek smiley

Kjo qenka sarkazem Zhvejku. E pranoj, nuk e marr vesh.

Klubi perendimor ketu eshte, NATO dhe BE, prandaj edhe shqiptaret qe ne shekuj e kane pritur bashkimin me kete Perendim, jo thjesht me llafe, por zyrtarisht.

Hajt me meso pak shqip tani.

Duke theksuar se Vlora çdo ditë  e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj.

Metropoli i nje bulevardi ku njerezit bejne xhiro me makina dhe i 1001 ballkoneve.

Rrofte optimizmi!

Ju lumte vlonjateve per pritjen qe i rezervuan Kryeministrit!

Natyrisht qe disa nga peshqit ketu do te hedhin helm, sepse e kane zakon te shajne cdo gje te mire qe ben kjo qeveri.

Por pergjigjen do ta marrin ne 28 Qershor!

Nuk ka me justifikime per kartat tani!Shpikni ndonje gje tjeter...

Poshte liria e te shprehurit! Rrofte Partia!

Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria. smileysmileysmiley

 

smileysmileysmileysmileysmiley

E paska nis me shume zgjuarsi  fushaten Sala. Atje ku njerzit jane teper te  ndjeshem  mbi mjedisin dhe turizmin, ky premtoka parqe industriale  energjitike  aeroporte....  Jam kurioz te di se kush eshte ai "i mencuri "qe e keshillon cfare t'ju thote njerzve, apo kete se keshillon njeri sic thote Lame ky e keshillon vete veten. Per cudi fushaten e kaluar i kishte gjet mire telat e Vlonjateve kur bente premtime te kunderta me te sotmet, ndaj edhe i fitoi disa deputete ne Vlore, po kesaj here e paska mbledh mendjen ti humb zgjedhjet. 

po do i beje te gjitha te rregulloje njehere rrugen automobilistike pastaj te shikoje perndonje aeroport

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).