Veliaj: Nano një gërmadhë morale, akti i fundit i telenovelës së politikës së vjetër

Veliaj: Nano një gërmadhë morale, akti i fundit i telenovelës së politikës së vjetër

Veliaj: Deklaratat e Nanos një fyerje për të rinjtë shqiptarë

Jemi sot në këtë deklaratë për shtyp së pari për të reaguar ndaj komenteve që dëgjuam dje nga një gërmadhë morale e quajtur Fatos Nano. Ajo që ndodhi dje është që pamë që Fatos Nano vizitoi sërisht Shqipërinë. Në këto katër vjet Shqipëria është vizituar më shumë nga kryeministra italianë sesa nga ish-kryeministri i saj. Ajo që pamë dje ishte qesharake dhe ishte një fyerje ndaj të rinjve shqiptarë, të cilëve sërisht ju ofrohet e njëjta gjellë politike të cilën e kanë gatuar këta politikanë dhe me të cilën jemi ushqyer këto 18 vitet e fundit. Ajo që ndodhi është që fantazma e politikës së vjetër e quajtur Fatos Nano e vizitoi Shqipërinë në një moment kritik, momentin më kritik kur shqiptarët do të duhet të vendosin midis hapjes së një kapitulli të ri apo ndjekjes së një politike të vjetër dhe në fakt ka ardhur në momentin më të mirë sepse na qartësoi të gjithëve se cfarë përfaqëson në thelb politika e vjetër e zotit Fatos Nnao dhe zotit Sali Berisha.

Dua tju kujtoj që zoti Fatos Nano rëndom, se herë që i mbarojnë paratë vjen dhe vihet në shërbim të Sali Berishës. Rruga Durrës-Kukës shpesh herë financon dhe rrugët Tiranë-Vjenë dhe sa herë që zoti Berisha është i dëshpëruar dhe ndjen fundin e tij të mjerë thërret në ndihmë komerdaren e tij të preferuar të shpëtimit, zotin Fatos Nano. Sërish këtu ka një lajm të mirë: sa herë që zoti Fatos Nano ofrohet ti shërbejë Sali Berishës, ky i fundit humbet. E kemi parë që alkolizohej me kandidatin e PD-së për Tiranën dhe ky e humbi thellësisht betejën. Rikthimi i politikës së alkolit dhe të ruletës dhe bixhozit është një lajm i mirë për shqiptarët, është një lajm inkurajues sepse tregon dëshpërimin maksimal ku këto dy gërmadha morale, zoti Berisha dhe zoti Nano gjenden dhe që i ka kapluar nga shqiptarët e një Shqipërie të re.

Ne dëgjuam dje nga zoti Nano të flistë për studentët shqiptarë, për hallet e tyre dhe kush i përfaqëson ata. Pyetja që ne kemi për zotin Nano është në cilën kazino të Vienës i takon studentët shqiptarë, në cilën pijetore i takon ata sepse studentët shqiptarë paguajnë taksa që zoti Nano të shkojë dhe ti përfaqësojë në parlament.

Zoti Nano dje volli mllef pa fund për G99. Në fakt ai duhet të shqetësohet për një numër 99, zona 99 është zona e tij elektorale, zona ku është deputet dhe nuk ka shkelur asnjëherë dhe nuk ka shkuar ti përfaqësojë në parlament. Studentët shqiptarë ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha jo vetëm nuk ju ofrojnë atyre mundësitë e shkollimit dhe të punësimit por ndihen të fyer që zoti Nano dhe zoti Berisha ende tallen dhe me taksat e tyre jetojnë jetët e familjeve të tyre, aspak në shërbim të interesave publikë të Shqipërisë. Sot kemi një përballje midis dy alternativave. Kemi alternativën që na ofron klubi i kryeministrave dhe ish-kryeminsitrave, alternativa e arrogancës, e mllefit, e tangërllikut të tepërt, alternativa e atyre që kujtojnë se nuk do vdesin kurrë në politikë, alternativa e atyre që prodhojnë politika bajate, alternativa e ruletës dhe e alkolit, alternativa e atyre që punojnë vetëm për interesat e tyre familjare dhe kemi një alternativë tjetër që përballet me këtë, alternativa e të rinjve shqiptarë, e atyre që besojnë te pasioni, te energjia dhe te aftësitë e rinisë shqiptare, alternativa e qytetarëve shqiptarë. Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve aq më të kristalta dhe të qarta bëhen këto dy alternativa.

Ne i themi zotit Fatos Nano që nuk ka pse ha inat as me të rinjtë dhe as me kohën që ikën dhe ikën jo në favor të tij apo të zotit Berisha. Kjo nuk është beteja jonë, beteja jonë nuk është që të qetësojmë shpirtrat dhe ëndrrat e vobekta të kryeministrave dhe ish-kryeministrave. Detyra jonë është që të forcojmë shpirtrat dhe të pasurojmë ëndrrat e qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë.

Ne sot jemi gjithashtu të zhgënjyer që ish-kryeminsitri i vendit nuk shqiptoi asnjë rrokje, asnjë rrokje të vetme kritike ndaj qeverisë Berisha. Ku ishte ky zotëri kur ndodhi Gërdeci? Ky ishte ky zotëri kur shqiptarët kishin nevojë për inkurajim, kishin nevojë për iniciativa ligjore të rëndësishme, kishin nevojë për avokati nga lidërt e tyre politikë. Kjo telenovelë, kjo sapun-opera që po vazhdon prej shumë kohësh dje pati aktin e vet të fundit dhe më të shëmtuarin. Kësaj telenovele po i vjen fundi dhe ky është lajmi i mirë që po i vjen shqiptarëve në 28 qershor. Ne të rinjtë e Shqipërisë kemi kuptuar që kjo është koha jonë, ky është momenti ynë dhe jemi të bindur që do tia dalim

71 Komente

Bravo Rama per zgjuarsine dhe dinakerine - me sinqeritet e kam.

Sa qejf eshte kur "nxehet" rinia smiley Tani do ta shohin "germadhat morale te politikes se vjeter" smiley se sa u vlen lekura smiley

"Rruga Durrës-Kukës shpesh herë financon dhe rrugët Tiranë-Vjenë"... Kjo eshte nje akuze qe besoj do te pasohet nga nje padi per shpifje smiley

Tani qe jeni 99-onca jeni, kete mos e moho smiley

Per kete duhet "pjekuria" Erjonke, pikerisht per kete. Ky lloj reagimi do te thote qe Nano ia ka arritur "qellimit" me 99-oncat. Duhet te mesosh si te injorosh dalje te tilla "bastarde" si ajo e Nanos. Shpesh here Heshtja flet me mire se keto lloj reagimesh "rinore" smiley Uroj te mos jete "reagim" per llogari te Banorit me te ri te Pezes smiley...

 

Fatos Nano ... se herë që i mbarojnë paratë vjen dhe vihet në shërbim të Sali Berishës. Rruga Durrës-Kukës shpesh herë financon dhe rrugët Tiranë-Vjenë...

smiley shum i dhim...  smiley  po ta kete shkrujt vete ket, ky quni i 99-shit nuk osh pa brum....  smiley   vazhdimi do ishte: te gjitha rruget te cojne ne Bugjejovice*...  smiley   

*Bugjejovica nuk eshte gje tjeter vecse versioni cek i Budweiss, nga ku vjen emri "Budweisser"   smiley      

Kur ne shkonim për marshim

zuskat qanin me ngashërim.

Në Jarovesh ne po vemi,

kush s'beson borxh nuk ia kemi.

 

per kete po bisedoja me nenprefektin dhe drejtorin e shkolles.... smiley

 

Sa demagog amator qe eshte ky Erioni.

 me vjen keq kur mendoj se nje perqindje e votes time do kthehet ne poltrone kuvendi per kete hipokritin e mesiperm.. 

 Fjalet e Erionit ketu me pelqyen. Nano eshte vertete germadhe politike dhe historike.

veliaj ky hajdut i ri me xhakete te re dhe i biri i askujt me kujton partizanin e panjohur ku asnje shtet nuk e dinte se i kujt ishte .

Simboli i partizanit te panjohur tregon me se miri qe kur lufton te keqen nuk ka rendesi se kush je dhe prej nga je. Njerzit bashkohen pa dallime shtetesie sepse e keqja qe kane perballe eshte shume here me e madhe se c'mund te jene kontraditat midis popujve dhe vendeve. Ashtu edhe sot, shqiptaret gjenden perpara nje te keqeje shume te madhe qe duhet luftuar me votat e tyre dhe cdo njeri qe kontribon ne rezimin e kastes se vjeter politike nuk ka nevoje per emer apo at.

shume modern o berber mos je dhe per legalizimin e martesave ndermjet te njejtit sex

Pse ti je kunder? Nuk ka ndonje ndryshim te modh midis marteses politike te Nanos me Berishen dhe martesave te te njejtit seks. 

Du me kuptu se ku ndryshon kjo deklarate nga ajo e Gert Bogdanit per moralin e gjethes se fikut?

Asnje gje, vetem se ky vishet Casual kurse Gerti me serioz. Se fundja fare, Gerti e ka fituar nje mini Bashki, kurse ky Vetshpallet kryetare ne te gjitha qarqet.

 

Ore nje pyetje kisha une , Po ajo ajola XOXA nuk ishte ne listat e PS?

mos eshte terhequr nga politika ,mora amani mor ama.Thone qe 2 vete nga nje familje nuk i pranojne ne parlament smiley

 

p.s Gerti eshte me i qete, duket nga natyra.Kurse kete e ka mesuar pak ai keshilltari Rames qe te flasi si i qete.

Monda te zgjoj une ne 29 qershor pa merak....

Mendoj se Erjon Veliaj ka humbur shume kuota, besim dhe profil publik muajt e fundit kryesisht per disa te verteta te thjeshta:

1. Sepse mendon se njerezia do besoje perrallen e krijimit dhe financimit te partise me bakshishe simpatizantesh.

2. Kthimi ne marionete kunder kujtdo aleati te majte te Rames qe nuk preferonte kushtet e Rames. Shpesh me ka bere pershtypje se  ka akuzuar "familjet" Nano-Xhoi apo Iliri-Monika, por ama kur shof se te fejuaren e vete e ka deleguar te FRESH-i i Edit, mendoj se edhe vete Erjoni eshte njefare "Hysni-Vito" i bllokut, por si modeli i bllokut te vjeter, atij me tela dhe jo ketij me drita dhe minifunde. Habitem qe asnje nga ata qe ka atakuar nuk ia ka permendur kete fakt qe eshte po aq amoral sa dhe amoraliteti qe Veliaj ka denoncuar.

3. Erjon Veliaj erdhi ne Shqiperi dhe u shfaq si lojtar i dores se pare i asaj qe quhet "levizja civile". Mendoj se Erjoni nuk do ta kishte bere dot kurre kete kalim akrobatik ne nje shtet tjeter(si Kroacia themi) ku do te ekzistonte qfte dhe hierarkia minimale e vlerave ne perfaqesim. Kam lexuar para pak ditesh librin me te fundit te Xhorxh Soros(nje perle e vertete) mbi krizen dhe recensionin qe perfshiu ekonomine globale. Ai diku nga mesi i librit shprehet shume bukur kur thote se: "Shoqeria civile eshte shume e frytshme kur vihet kunder dikujt  dhe tejet e paafte kur vihet per te prodhuar dicka".

Ne lidhje me pergjigjen qe Veliaj i ka kthyer fatos Nanos ne reagimin e tij, mendoj se duhet ti japim hakut pavaresisht problematikes qe e karakterizon Erjonin.

Absolutisht qe Fatos Nano eshte nje Antivlere e Certifikuar me standardet ISSO dhe qendrimi i tij ne "Opinion" nuk ishte gje tjeter vecse nje ftese publlike per te sabotuar te majten. Mendoj se eshte ekstremisht amorale qe "babai per 14 vite" i nje shtepie te dale publikisht kunder shtepise te vete dhe te coje haptazi uje ne "mullirin e hasmit"(kerkoj ndjese per kete krahasim por keshtu e paralelizova me mendjen time pas atij emisioni)

 

Ne keto kushte mendoj se jo Erjon Veliaj( qe smundet te kete vetem rekorde te zeza ap vetem rekorde te bardha) por edhe demokrati me i flakte e me "kokeshkemb" d ta kishte te drejten tia kthente surratit Nans ate qendrim, pasi nje baba qe ben thirrje per te shkaterruar shtepine e vete, nuk ka cti jape e as ti ndihmoje PD-se.

 

Ne finale mendoj se pavaresisht akrobacive politike te Erjon Velise, dalja e sotme ka qene perfekte, e domosdoshme madje e MORALSHME.

 

Jo o Peshku me uje, se do e zgjoi Sala se deri ne Amerike do te degjohet, po fitoi smiley

Jo o Peshku me uje, se do e zgjoi Sala se deri ne Amerike do te degjohet, po fitoi Laughing

LOL

Ore talleni ju apo e keni seriozisht kete pune qe nuk shikoni ndryshim mes Veliaj dhe Bogdanit? I keni lexuar ndonjehere deklaratat e Bogdanit qe jane te mbushura me referenca personale? Deklarata e Veliaj me siper ka te beje me veprimtarine e Nanos si deputet, jo si individ. Sa per kujtese me poshte ca fraza nga deklaratat e PD-se te shqiptuara nga Bogdani:

 

Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë.
Kjo sepse je ti z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin ’91 leshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tende te nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuze te pështire sa vet morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artiste të çmuar të këtij vendi”-deklaroi ndër të tjerash Bogdani, duke vijuar me akuza nga më të ordineret në drejtim të Ramës, që sipas tij janë të gjitha të provuara dhe të ndodhura.

http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqflash&LajmID=35746&flashkat=AktualitetID

Partia Demokratike i ben thirrje z. Rama tʼu kerkoi te falur, me se paku, te gjithe atyre qe u pushkatuan, burgosen apo u varen per bindjet e tyre politike, ne aktet finale te te cilave ka firmosur edhe i ati

http://www.alsat.tv/lajme/lajme_nga_vendi/_ligji_per_pastertine_e_figures_bogdani_rama_mbron_xhelatet_komuniste_200812186198/

Censurues i fjales se lire, Mr. 20%, njeriu qe po jeton friken e dosjeve ,te krimeve te familjareve te tij, urdheroi dje Tele Belinden dhe Tele Pallatin

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=37433&idr=2

"cuni i Kristaqit" nxori "cunin e Xhelilit", me gjuhe halabaku dhe pamje terroristi, per te share si rrugac, ministrin e Financave Bode

http://www.infoarkiv.com/html/media/artikull/iden/200918/titulli/Bogdani-Rama-nxori-cunat-e-Bllokut-kunder-Jales

 

 

"Kam lexuar para pak ditesh librin me te fundit te Xhorxh Soros(nje perle e vertete) mbi krizen dhe recensionin qe perfshiu ekonomine globale. Ai diku nga mesi i librit shprehet shume bukur kur thote se: "Shoqeria civile eshte shume e frytshme kur vihet kunder dikujt  dhe tejet e paafte kur vihet per te prodhuar dicka"

Erjoni kete e ka lexuar qe kur Sorrosi e kishte ne mendje ta shkruante librin.Edhe e din me mire sesa ti edhe mua kete situate. Me pelqen deri diku analiza jot qe i ke bere ketij Byroisti te vogel. Po mundohem te shtoj edhe une dicka ne ato pikat qe ke thene ti

4.Qe ky anti -vlere morale, nuk ka fytyre te beje politike, edhe qe eshte Totalisht aty ne ate podium vetem per interesa vetiake,edhe aspak per Idealizem polikik.E tregon edhe me menyren,sesi sulmon LSI, sikur te mos ishte e majte , sikur te mos ishin te gjith kunder Berishes.Amerikanet ne luften e dute boterore bashke me Anglezet,mbeshten edhe vendet komuniste,si Rusine edhe ne po ne nuk pranuam, vetem sa te luftonin Hitlerin.( po si mbolizoj Berishen me keteterm, nga kenddveshtrimi i Erjoni,ose te pakten ate qe deklaron). Kurse ky, behet majonete e Rames, edhe do ti sulmoj te gjith,qe te fitoje vete ne fund. ( tipik Enveri ne kohen e vete , me mbledhjen e Mukjes).

5.Pse nuk deklaron Sa eshte kontrata qe ka paguar Alban Skenderan per ti bere ISO ne fushate elektorale??? mos thote qe edhe ky ka ardhur gratis, se eshte simpatizant se nuk e hane njeri.Edhe te gjith e dine qe Albani merr 1500 euro vetem per nje nate ne lokal.Ky do e mbaje shume net nga pas.Sa eshte kontrata????

Trasparencen miku im, per kete kemi nevoje ne.

...

 

Nuk mundet ky , te perfaqesoje kurr Rinine Shqipatare, Studentet Shqiptare brenda apo jasht shtetit qofshin ato.Ky thjeshte eshte nje Hajdut, qe ka filluar te vjedhi qe kur eshte i ri, vetem mosha e ndan me ato qe rrin me nje podium.

 

 O Llukan nuk tallen ata... s'kane se si... Ndonjehere me ndodh te mendoj qe ca nuk dune me lexu, ca nuk dune me degju, ca nuk dune me shiku....

Keta lexojne njelloj si faktin mbi nje krim qe vrau 26 njerez, si thashethemin per nje divorc... Kaq mjafton. Fund... Se ka edhe me keq...........

Me thoshte njeri sot "e ca se Berisha ka lidhje me Gerdecin?"... He e ça....................................................................................................................................................................................................................................................??

Keta edhe te mbyllin gojen ne diskutim, ske mo ca me i thon smiley

Seriozisht e trishtueshme kur sheh nje nivel te tille...

është mbush peshku plot me hala. Kliko këndej halë, kliko andej halë... është bërë hale fare. smiley

 

Erion Velia nuk e ka provuar asnje here veten me voten e popullit, ndersa

Gerti Bogdani hyri ne gare dhe fitoj.Erioni udheheq pionieret  e Enverit ,Gerti eshte ne krye te rinise demokratike te Shqiperise.

Nano eshte i vetperjashuar ,nuk ka moral ma per tu kthyer ne politike.

hihihihihihihihiihihihih

PD + PS kan 19 vjet qe nuk bejn asgje trasparente mbi finacimet e fushatave (kusht i BE).... Kur Berisha te deklaroje sa dhe me cfare i paguan reklamat qeveritare (jo te PD) dhe pse jane te nevojshme (si psh ajo e kopjumja per korrupsionin ecetera) ja kerkojme trasparencen edhe Erjonit per 7.500 mije eurot e Alban.S....................

e pse te mos ia "lypim" qe tani transparencen veliajt?

Ore kot per kuriozitet ca ndryshimesh ka Veliaj nga Bogdani meqe e hapi Ll kete muhabet?! Une di qe Bogdani eshte provuar dhe ka fituar nje minibashki. Po Erioni per cfare eshte provuar?!

O Peshk,

A ke sy me lexu? Kthehu lexo me siper e mos harxho bandwidth kot smiley

Mua me pelqeu, jan gjerat e para qe me vine ne mendje kur degjoj emrin Fatos Nano... dhe cuditem me teorite konspirative ne peshk, kemi pak kujtese peshku neve si popull.

Kot per kuriozitet, soap opera... sapun-opera??? :O

Duhet te jesh naiv dhe te genjehesh nga ata qe bertasin per politike te re apo te vjeter. Ne fund te fundit eshte e njejta politike.

Veliaj qe para 2005 ne politiken e vjeter fuste Nanon, Rucin  dhe Gjinushin, tashme me keta 2 te fundit ka bere aleance....

Ka karrociere qe e besojne kete perralle....

Ore talleni ju apo e keni seriozisht kete pune qe nuk shikoni ndryshim mes Veliaj dhe Bogdanit?

Ore kot per kuriozitet ca ndryshimesh ka Veliaj nga Bogdani meqe e hapi Ll kete muhabet?!

Ndryshimi qenkerka qe kur nuk sheh ndryshim per mire tek njeri harxhokerke bandwidth kot ose nuk ka se si ta kesh seriozisht. Ndryshimi eshte formal (kjo s'do te thote se nuk eshte i rendesishem). Veliaj dhe ata qe e rrethojne rrezatojne ne te njejten kohe nje sjellje tere edukate por edhe nje mendjemadhesi e krenari prej profeti. Por ndokush mund te thoshte se te dy i bashkon aftesia marramendese per te kryer efektmerisht rolin e tellallit, edhe pse njeri ka bertitur e share sic e kane instruktuar dhe tjetri eshte veshur si misionar me/per Banana Republic.

O Llukan. Shife me kujdes ate paragrafin per vjedhjet e rruges Durres-Kukes qe kalojne nga rruga Tirane-Vjene, se nuk eshte shume larg nga ajo e Bogdanit. Per te mos thene qe rrezik eshte me keq, pikerisht se nuk hyn neper moral familjar. Ca jane keto akuza e konjuktura mediatike, politike e re, apo eko mediatike kunder "kleptokratit Nano"? Shife pak edhe kur thote se nuk pati asnje kritike per Berishen, se genjen. Aty eshte intervista. "Qeveri e dhunshme" e quajti. Nga ana tjeter ia futi tmerrin votuesve, po nuk e nxorret Berishen ne pension do me detyroni te le buzuqet e t'i kthehem politikes full-time, tha. Rolin e Germadhes Morale e luajti ne menyre perfekte, vete. Cfare do Erioni, t'i thoshte ato qe tha ashtu si do Erioni t'i thoshte? Ate pyetjen qe iu be nja 100 here Nanos, se po te ishte ftuar neper lista, a do e shante Ramen aq shume, beje njehere per Erionin. Po t'a kishte lavderuar G99-en Nano, do dilte kjo deklarata nga Erioni? Nano hodhi nje sfide, se retorika e "politikes se re" eshte retorike boshe. Urdhro pergjigja ndaj kesaj sfide:

"alternativa e të rinjve shqiptarë, e atyre që besojnë te pasioni, te energjia dhe te aftësitë e rinisë shqiptare, alternativa e qytetarëve shqiptarë."

Bosh, me i llaf. Dhe jo, Zoti Nano dje nuk volli mllef pa fund per G99, megjithese Erionit do i pelqente sikur t'a bente. Thjesht, dhe me pak fjale, vuri ne dukje se G99 nuk ishte e detyruar te zgjidhte alternativen e germadhes kryebashkiake perpara alternatives se germadhave kryeminstrore apo ish-kryeministrore, dhe se nese e konsiderojme si te detyruar, atehere kjo tregon mungesen e vizionit te G99-es. Ky nuk eshte mllef, por argument, qe pavaresisht ne e ka thene germadha me e madhe morale, apo jo, nuk mund te kundershtohet duke vene ne dukje as gjethet e fikut, dhe as kazinote e pijetoret e Evropes. Mos duhet te vinte ne dukje martesen e dyte te Nanos patjeter kjo deklarate qe t'a konsideroje te njejte me ato te Bogdanit?

Thoni c'te doni, por per sa i perket bashkimit te se majtes, Nano ka bere pune te fisme ne ate interviste. Problemi qe kane kjo politka e re perpara vetes eshte te tregojne se memorien dere-madhe-komuniste ne kurriz te popullit per te cilin qahej Nano, nuk e kane zevendesuar me nje borgjezi te re po ne kurriz te popullit. Problemi pra qe kane G99, nuk eshte germadha morale ish-kryeministrore, por germadha morale kryebashkiake.

LK,

mire dakort. Po e vetmja gje qe nuk pranohet eshte qe cilado qofte ecuria e PS se Rames, nuk ben sens ta sulmosh nga brenda ne prag zgjedhje. Kjo eshte hera e dyte po te kemi parasysh zgjedhjet lokale dhe ne kete kuptim meraku i zotit Nano per PS, nuk lidhet fare me ato cer tha pardje.

Ridalja ne te njetin format me paralokalet ma ben te veshtire ta besoj. Keshtu qe me ngelet te pranoj qe kontenstimi lidhet me te tjera gjera dhe ketu dal jashte diskutimit sepse nuk i di kulisat e tyre.

Nano beri ate Gergurin qe parashikon motin si njeri i perendise : do bjere shi a termet se ashtu them une.

Dalja e Nanos vetem sa perforcon ate qe the dhe vete : terheqjen e vemendjes se rreziku eshte gjithmone aty.

Nese Nano enderon nje format Papulias ( ish socialist grek qe e votun demokratet greke per president ) nuk duhet te beje si Shab Hunderi. Natyrisht qe linja e kritikes ndaj PS-se e ndihmon qe te gjithpranohet ( ky mund te jete interpretimi kryesor per daljen e tij ) por meqe e kemi fjalen per dalje publike le te jete pak me i qarte dhe i drejperdrejte qe mos marre "merakun" e rrezikut me vete.

Njerezit ne pjesen e tyre dermuese jane militante dhe kurba e ekuilibrit eshte e domosdoshme per te. Le te beje politike, te nesermen e rezultatit zgjedhor, por keshtu parazgjedhorisht nuk e con ne pozicion moderues per te cilin vdes qe ta kete.

Nese humbet PS ( alibia e humbesve per militantet e tyre do jete pikerisht kjo dalje ) sikurse eshte alibi per humbjen e tij ikja e Ilir Metes nga PS dhe ti e di militantet nuk te vijne mbrapa me statusin e percaresit. Mesa u ngrit Meta atje ku enderonte e ka fjalen.

Ndersa per Erionin te jap te drejte. I pa pjekur dhe i nxituar gjithashtu, por ne fund te fundit shkakun e mori nga nxitimi i vete Nanos. Nese do te mesoje se kush mund te ishte pergjigjia per Nanon le te lexoje reagimin e Gjinushit dhe te mesoje se si mund ta besh tjetrin me nje fjali te kuptoje sa per nje fjalim : shushunjezat nuk rriten ne trupin e shushunjezes.

Nano nese vazhdon keshtu do behet perfundimisht karte e djegur ( kurrsesi kufome politike ) dhe po punon kunder vetvetes. Dalja ne TV favorizoi Ramen dhe ta masim ne ditet qe vjen sa pike i dha Nanos vete.

Nga sa duket ne cast te pare ishte nje hardallisje qe ngazelleu gjithmontegabuarit ( do fle me mullixhine per inat te vjeres ) dhe "vazhdoi te gaboje" Meten ( per hir te pranimit qe u beri disa emrava pro Nano ne listen LSI ) se ata te dy mund te punojne se bashku.

Gjithsesi duhet prit qe te shofim efektet realisht.

Te gjithe po flasim ketu per djegien qe po i ben Nano vetes a thua se jemi ne me te zgjuar se ujku i vjeter i politikes. Levizja e Nanos sigurisht qe do shkaktoje paksim votash ne krahun e PS ashtu sic do shkaktoje edhe pakenaqesi apo urrejtje ndaj tij.Mos harroni qe ky njeri ka rregulluar shume njerez neper punera dhe ka bere shume njerez me leke ne kohen e tij dhe ka plot elektorat te majte qe lene koken per te cfaredo qe te beje apo sido qe te sillet ai. Synimi i tij eshte shume i qarte: Te mari PS-ne dhe duke pas parasysh aftesite e ketij njeriu qe i doli i vetem kunder te gjithe ujqerve te PS me katarsisin e famshem atehere konkluzioni logjik eshte qe edhe Rama do kete te njejtin fund.

Nano nese vazhdon keshtu do behet perfundimisht karte e djegur ( kurrsesi kufome politike ) dhe po punon kunder vetvetes. Dalja ne TV favorizoi Ramen dhe ta masim ne ditet qe vjen sa pike i dha Nanos vete.

Nano si politikan eshte teresisht karte e vetdjegur. Por ai po na suprizon se kerkon te digjet edhe si figure morale, duke shperfytyruar teresisht ate kontribut pozitiv qe na ka dhene gjate 10 vjecarit te fundit te shekullit te kaluar. Fatkeqesisht ai po perjeton ndjesite ndoshta te munguara te moshes djaloshare dhe ka braktisur pergjithmone racionalitetin e mendimeve dhe veprimeve qe diktohen nga mosha dhe eksperienca. Tendenca te ketij lloji verrehen edhe tek ish kolegu i  tij partiak (anetar te PPSH-se) Sali Berisha, por ne nje forme me te ndrojtur. Ndoshta  psikologet mund te na thone dicka me shume per ndikimin ne evolimin e karakterit te njeriut te faktit mos shijimit/kapercimit  te periudhes se adoleshences. 

Koth, nuk eshte hera e pare qe degjoj se Rama eshte bere Sfinks, i paprekshem, i pakapercyeshem, sekret i gjalle. Kete sulmoi ai, dhe e mbeshteti kritiken ne opinionin publik qe Rama ka krijuar. Nga gjithe ajo histori, une mbaj mend paktin 10 vjecar dhe rolin e zedhenesit te nje kontrate orale mes Rames dhe Metes. Kjo mund te jete trillim i tij i influencuar ndoshta nga pakti i famshem Blair/Brown. Mund te jete e vertete e te kene qene keta te dy te influencuar nga pakti i famshem anglo-sakson. Pak rendesi ka. Ndrikulla foli, e nuk foli per punet e zotit si Gerguri per motin, por per punet e njerezve. Ka nje aluzion publik tashme ndaj nje bese te dhene mes kryetarit te PS-se dhe kryetarit te LSI-se. Eshte cun me zemer Meta, tha, gjeja telat. Kjo ka vlere te madhe per te majten. Eshte ne koherence madje edhe me sulmin ndaj zgjedhjeve lokale, pasi jane pikerisht keto zgjedhje lokale qe e kane bllokuar kryetarin e PS-se ne cilesite e Sfinksit e ne nje nevoje imediate per kryeminister jashte PS-se ne rast barazimi. Rama t'a mase mire pulsin e sondazheve, e te behet me zemer perpara Metes, se perndryshe s'ka gje ne dore. Normal, qe kritiken me te madhe e kam ndaj atij qe ka pushtetin me te madh, tha. E per sa i perket LSI-se, ai e konsideron po aq PS, sa dhe PS-ja. Eshte rrokade e fuqishme kjo, o Ezop, qe vetem torra mund t'a kryeje, e jo keta ushtaret e rinj a ushunjat e vjetra, e as edhe ndonje oficer i brendshem.

E mire e ke perseri.

Po kur ta harroje Meta batuten e Nanos ke Rogneri : "Ilir bej ADN-ne e kalamajve" atehere hajde me jep mend mua se si duhet ta percjell debatin sidomos ne raport me Meten.

Po meqe e paske kuptuar keshtu si me siper shkrove daljen e Nanos, merr vemendje per ngjarjet e Nano fliste per breket flamur te Monikes, apo per videot e Arta Dades dhe fillo dhe kupto se kush e sa i fuqishem do jete rikthimi.

Po qe ta kuptosh kete pale sa mund te duhet.

Po gjithsesi,  qe te mos i hujme kulisave se mund te emocionohesh ti, Nano ridel ne faqe te dheut serish me rol te vertete kur te mesoje se ne disa raste duhet te heshte. Ky ishte rasti. Ai foli. Pune per te, por mos harro se goje kane te gjithe.

Tani ja dhe poetikisht se mos e kupton me mire :

Dhimbja ngryset e bardhe,

Por gdhihet e zeze,

Sipas rastit qefin.

Here tjeter te them me shume nese do marr shenje qe i kupton ca gjera.

 

Eh mer Ezop, qe s'e ke mor vesh ala se politika nuk varet nga breket e djeshme por nga ato te nesermet.

Por kur m'a thu keshtu me poezi, coku me ben te mendoj se kupton edhe ti, se "sipas rastit qefin," e po brenda logjikes se rrokades, dhimbja mund te ngryset e bardhe, por te gdhihet po e bardhe.

 

Une nuk kam tjeter gje per te thene. Je larg. Te kerkoj ndjese qe provova nje here. smiley

O Koth, shif pse e ke gabim me nje fjali:

Vetem Berishisteve i duket se ka folur Nano, pa per kedo tjeter, heshtja e tij nuk eshte thyer.

Tani fol me vete. E mbylla kete debat tani. Ndjese te kerkoj qe po te humbas kohe.

E mo mire, se e mbyllem. Mos kerko ndjese kater here, se do ma harxhosh kohen duke me kerkuar ndjese pastaj.

Koth pa dashur te ofendoj po ti shkruan gjithmone sikur je ne brendesi te konspiracioneve te medha qe ndodhin ne jeten politike te kryeprovinces, ne nje kohe qe ngjarjet jane aq te thjeshta, sa veza e Kolombit do thoshte emigranti.

Nano sido qe eshte nuk ja fal dot bojkotin qe i beri Rama per presidentin dhe sipas tij kjo e  legjitimon mllefin e tij dhe eshte e drejta e tij te mendoje dhe veproje ne kete forme.

Mesazhet Nano i dha por duhet te jesh pak me i rritur qe ti kuptosh, Cunat e Gocat e suksesshem me duket se nuk vibrojne ne te njejten rezonance.

Kadosh,

Tani kur te kuptosh historine e gjelit te ri me te vjetrin do ta pranoj te me tregosh dhe arat. smiley

Here tjeter me gjate dhe per Kristoforin si semplicist qe ishte.  smiley

Puna eshte o Koth djali qe nuk kam ca arash te te tregoj.

Une thjesht desha te vija ne dukje nje kategori njerezish qe une i quaj "njerezit e puneve te thella".

Nano sido qe eshte nuk ja fal dot bojkotin qe i beri Rama per presidentin dhe sipas tij kjo e  legjitimon mllefin e tij dhe eshte e drejta e tij te mendoje dhe veproje ne kete forme.

E mire, paskam kujtu se kishe ardhe per te na zberthy kete tezen me siper .

Ti paske ardhe "per pune punesh te thella". Varja fare atehere. Te kerkoj ndjese edhe ty . Bile ty edhe qe te lexova smiley

Nga Deklaratat Bombastike te Nanos tek Opinion, mund te jete fyer (madje rende) Erion Veliaj dhe Edi Rama, por kurresesi rinia Shqiptare, sepse nuk e vet-perfaqeson dot rinine Shqiptare nje njeri si Erioni, qe eshte marionete politike.

Une e kuptoj se edhe Rames dhe Erionit, u "dogji" shume shprehja e Nanos : "Burri i Xhemiles", sepse me mire se kushdo tjeter, ata te dy e kuptojne kush eshte burri dhe kush eshte Xhemilja.

E degjuat qysh tha Nano ? "Me Meten takohem, kam kontakte, Meta eshte Normal ! Rama s'kapet; ka ca huqe te çuditeshme; Prandaj te huajt nuk e takojne. S'kane probleme te huajt, eshte Rama qe s'eshte Normal"

 

LEFTY - 21 Maj 2009 - 11:27am

Une e kuptoj se edhe Rames dhe Erionit, u "dogji" shume shprehja e Nanos : "Burri i Xhemiles", sepse me mire se kushdo tjeter, ata te dy e kuptojne kush eshte burri dhe kush eshte Xhemilja.

Per cfare e ka fjalen? Kush eshte Xhemilja?

P.S. Fatos Nano nuk me ka pelqyer dje e vazhdon te mos pelqejne sot. Ama Edi Rama me pelqen akoma me pak. 

Mesa kuptova, "Xhemilja" duhet te jete Rama, sepse ne nje moment Nano u shpreh : "Xhemilja ka pasur shume burra" - aluzion per "huqet e çuditeshme te Rames" -

"Burri i Xhemiles" - Erioni, sepse Nano tha : "E sillnin burrin e Xhemiles te veshur si Grua perpara Kryeministrise, si travestit" - aluzion per Portestat e Mjaft, Nano Ik ne 2004 nga Mjaft

Qe te jeshe politikan duhet te keshe njohuri dhe kulture politike ,keto cilesi nuk i ka Rama.Rama kujton se ashtu si po ben me bashkine e Tiranes do te beje me gjithe shqiperine por e ka gabim.Te jeshe kryeminister i nje vendi anetar i natos duhet te horizont te gjere politik.Une nuk e perkrah Nanon pasi edhe ai nuk eshte i paster,por duhet te pranojme qe ne politike eshte profesionist.Ne se aftesite e tije politike doti kishte perdorur me ndershmeri do te ishte akoma ne pushtet. Kurse Rames i mungon edhe aftesia politike edhe ndershmeria njerzore.Nga nje here rastesia sjell ne lidership edhe njerez te tille qe me pa aftesine dhe pa ndergjegjshmerine qe i karakterizon mjere ai popull qe i ka ne krye.

Qe te jeshe politikan duhet te keshe njohuri dhe kulture politike ,keto cilesi nuk i ka Rama.

Mos do te thuash qe i ka Berisha? Dmth., pse ishte mjek i Byrose Berisha, degjonte me vemendje e merrte mesime politike fshehurazi? Cili politikan Shqiptar i sotem ka kto njohuri dhe kulture politike? Fatkeqsisht, duhet te themi qe vec Nano, se te pakten ai ishte n/drejtor i Institutit te Studimeve M-L.

O Gjembi, Rama eshte shume larg me Berishen na te gjithe drejtimet,nga niveli politik,nga niveli kulturor ,nga morali njerzor,etj. Ne kohen kur ishte minister kulture shkonte neper plazhet nudo,akoma nuk ka nje jete normale familjare.Ne se nuk nderton nje familje te shendoshe si mund te ndertosh nje qeveri te suksesshme?Zot na ruaj nga ferrat me gjemba.

O anglezo i ke futi nje cap buke ca koqe ullinj me qep te njoma, e pastaj shplaje germozin me nje got dhalle. Ket boj tina e na le neve te ketushmit ti zgjidhim keto pune. 

Berber eshte zanat i mire,

Spiropali u be deputete, grini sallat ju...

Akoma nuk jane bere votimet ....................

Nga nje here rastesia sjell ne lidership edhe njerez te tille qe me pa aftesine dhe pa ndergjegjshmerine qe i karakterizon mjere ai popull qe i ka ne krye.

mjer peshqit thuaj...

kam ndjere nje kenaqesi te jashtezakonshme ta shihja germadhen politike ne nje dite te tille siç e pashe, kisha qe nga viti 2002 qe  e prisja nje moment te tille.

duke i thene germadhe morale dhe politike i jane thene te gjitha s'ke çi shton me shume, llafet e shumta jane fukarallek.

lereni ne budallallekun e tij dhe futjuni punes çuna.

 

 

Po deshe merr mundimin e na e perkthe nje cike ne gjuhen tone qe ta kuptojme tamom. Ose na e thuj me pak fjale se ca ka thone per Sulen. Ka qene 2007 e akoma nuk dihej korupsioni GERDECI.

Ne ate shkrim Veliaj thekson se pritja e Bushi ne Shqiperi ishte me shume nje farse e Berishes per poena politike ne shkembim perkrahjes (se pamerituar) nga Amerika per heshtjen e tij gjate "konfliktit" ne Kosove.

Gjithashtu ben paralelizma mes Pushtetit te Chavez me ate te Berishes duke e klasifikuar si tiran.

Dhe ne fund ky fajson Berishen per zbrazjen e depove te armeve te cilat depertuan ne Kosove sipas Erion V. shkaktuan edhe nje lufte tjeter (dmth te panevojshme) ne Kosove duke i shkaktuar SHBAve nje humbje prej 45 miliarde dollaresh per ta ndalur luften!

Sikur te kishte Gerdec atehere kushedi se cfare do kish shkruar ky berllog.

 

 

Ti o lal ose s'di anglisht ose e ke kuptuar perseprapthi shkrimin.!

Perktheje kete pjese per berberin!

As the Western press pointed out during the visit, we were taught in history class that President Woodrow Wilson stood up for Albania's independence about a century ago. We credit America for helping us overthrow communism. And perhaps most importantly, we are grateful to the US for its intervention in Kosovo, which saved our brethren from Slobodan Milosevic's ethnic-cleansing campaign in 1999.

 

Lal, mos ki dert. une kuptoj bukur fare. 

 

.... but here's what the press didn't report: our government, led by Prime Minister Sali Berisha, has abused this relationship with Washington, using it as cover to shore up his increasingly tyrannical rule. Today's Albania is the closest European resemblance to Hugo Chavez's Venezuela.

dhe

....when a string of fraudulent pyramid investment schemes collapsed, bilking tens of thousands of people out of their lives' savings. They took to the streets and demanded his resignation, but not before they raided the country's armories. Many of these weapons they looted eventually wound up across the border in Kosovo, provoking yet another war in the former Yugoslavia -- stopped only by a $45 billion NATO intervention. Exactly what the US wanted to avoid happened.

Ky e ben te duket thuajse lufta ne Kosove u shkaktua si rrjedhoje e nje gabimi te Berishes?!

Qenke i trublluar nga mendja ti, lexoje deri ne fund heren tjeter!

 

 

Fatkeqesisht kete gjuhe perdor edhe vete Erioni, qe duhet te ishte ndryshe nga te tjeret!

Tani edhe Erioni duhet te "flase" me ta kete gjuhe. Nese Erioni donte te sillte nje politike te re, duhet qe cdo akuze te tij ose te grupimit te tij ta bazonte ne fakte, vendime gjykate, prova, pra qe te mos bente ate qe ka bere deri sot Saliu & co ne politiken shqiptare.

Kur Erioni del e mban fjalime lart e poshte me ky vodhi kaq e ky vodhi aq, si zakonisht elokuent por sistematikisht pa e shoqeruar kete me asnje fakt apo prove, duhet ta marre parasysh se ne kete vend kjo ka 100 vjet qe ndodh, duhet te jete koshient se kjo nuk mund te quhet dot Politike e Re dhe duhet te marre parasysh se e gjitha ketu te kthehet mbrapsht njesoj sic ja hodhe tjetrit.

Shqiperia ka nevoje per ndryshim, ka nevoje per ndryshues, ka nevoje per heroj te rinj, por ama keta duhet te kene kurajo e te mos perdorin rrugen me te shkurter te mundshme per t'u ngjitur.

Nje ndertues tek rruga Hoxha Taksin (e vertetuar kjo) i ka shitur nje apartament para disa vitesh, 2004-5, se jemes se Erionit, nje goxha apartament, me nje shume maft te konsiderueshme, per Erionin. Sa veta nga ne, te rinj 20-30 vjec, kane fatin t'ju bleje mamaja nje apartament fringo? Po e jema ku i gjeti mbi 60 mije euro? A nuk shkon megjithe mobilimin te rreth 70-80 mije euro nje apartament i tille? Ne cilin vend te botes nje i ri ka dhurate 70-80 mije euro dhe e fillon jeten kaq paq? Apo e jema eshte thjesht qe te mos figuronte se Erioni vete bleu apartament kur qe 20 vjec? Ne e dime se si torturohen robt me shkolla me kredi, me makina me kredi, me cdo gje me kredi deri sa behen 40-50 vjec e vdesin pa paguar dot kredine e plote te apartamenteve te tyre. Minimalisht, pra edhe nese kjo gje mund te jete normale per familjen e Erionit, rezulton se vitet 2004-2009 s'paskan qene aspak te varfera, skandaloze apo te pajetueshme per Erionin qe ne te gjitheve na flet vetem per varferine, dramen e jeteses, dhe poshtersite e qeveritareve.

A ka paguar taksa ndonjehere familja e Erionit? E jema, prinderit, ai vete? Apo ai vazhdon te pretendoje se ka jetuar me honorare te konsulencave te tij ne institucionet nderkombetare kur ai nuk ka asnje gjurme fiskale, asnje te ardhur personale te deklaruar apo sigurim shoqeror te paguar ne kete vend? (Kete e deklaroi ai vete tek NTV) Si e ka arritur Erioni bilancin e tij personal ekonomik deri sot? A nuk do ishte pikerisht kjo E REJA e levizjes se tij qe ai ta fillonte me pare nga vetja, dhe keshtu te perbente nje mesim per mbare klasen politike shqiptare?

E pra le ti japim Erionit ate qe meriton, e nese Erioni do na binde le ta gezoje voten tone, pastaj t'i japim edhe cdokujt tjeter ate qe meriton, por ama vemendja me e madhe duhet te jete tek ata qe po na kerkojne t'u besojme nevojen tone per ndryshim, sepse zhgenjimi nga keta mund te jete shume me tragjik sesa zhgenjimi nga te tjeret.

Kishim shume shprese tek Erioni - por dite pas dite kjo shprese po zbehet....

 

Diskutim i shendetshem. Me ne fund, dicka me mend. Kur politika kapet peng nga njerez te rinj qe mendojne si te vjeter, te me falni, por kjo me duket shume me e paturpshme dhe me e pacipe se shume e shume budalliqe te kaluara.

Megjithate, me sa kam pare une, Erion Veliaj perfaqeson vetem veten e vet, dhe ndonje kokerr ketu tek-tuk, pa ndonje peshe kushedi cfare. Dhe aq me mire, per te gjithe. Diskutimet alla avokatçe te tipit te dhjere amerikan, nuk ngjitin ne ca popuj qe te hedh trute ne ere po qe se nuk e sheh ne sy, pa levizur bythet majtas-djathtas.

Le t'i gezoje Veliaj nja 100 vota Robert Camcakizesh, ose sic thoshte Mehmet Shehu "bythepambukesh te Tiranes".

Pikesepari Erioni eshte i Ri, (viti i ri).

Se dyti ka qene ne konflikt me "germadhen" apo  kemi harruar, aq sa e fyeu nga "nusja".

Mbas disa pikash te tjera them se as ai nuk i shpeton - rrotes makiaveliste qe udheheq politiken (fyerjen e dhunimin e paraardhesit-per te na dhene te njejten qeverisje qe e meritojme) , pasi ndryshe ...............Fluturon.. & makiaveli ka ca qindra vjet qe na e ka treguar.

Uroj qe parlamenti i ri t"mos kete asnje Erion deputet,se nje qe ishte na neveriti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).