Tre vetë me biçikleta ( copëza )

Një gjë tjetër që nuk duhet të bësh në rrugët e Gjermanisë, është të mos ushqesh kuajt, mushkat ose gomerët që i përkasin ndokujt tjetër. Po të hipi në kokë që të ushqesh gomarin e ndokujt tjetër, duhet të lësh takim me kafshën dhe duhet t’i japësh tagjinë në ndonjë vend të autorizuar. Nuk lejohet të thyesh ene qelqi ose porcelani në rrugë, madje në asnjë vend publik. Dhe nëqoftëse  e bën këtë duhet të mbledhësh copërat e thyera. Pasi i ke mbledhut të gjitha bashkë, këte s’di ta them. E vetmja gjë që di me siguri, është se nuk lejohet t’i lini ato gjëkundi, apo t’i merrni me vete. Pra duhet t’i mbani derisa të vdisni e të varroseni me to, mbase ju lejohet t’i gëlltisni.

>smiley>

Në Gjermani duhet ta përmbani veten të mos hidhni sende nga dritarja. Kjo gjë nuk lejohet as për macet. Javën e parë të qëndrimit tim në Gjermani, u zgjova në mes të natës nga zhurma që bënin macet. Një natë ato më çmendën fare. Grumbullova te dritarja një arsenal të vogël; tre copa qymyri, ca dardhë të forta, dhjete bishta qirinjsh të djegur, një vezë të madhe që e gjeta në tavolinën  e kuzhinës, një shishe bosh që kishte qenë me ujë të gazuar dhe ca gjëra të tjera të kësaj nayre. Pastaj hapa dritaren dhe i flaka andej nga vinte zhurma. S’besoj se godita gjë. S’ka bërë vaki ndonjëherë që ndokush të ketë goditur një mace, edhe në rast se e sheh mirë atë. Mbase vetëm rastësisht nëse merr nishan diçka tjetër. Kam parë nishanxhinj të përkryer që u shtinin maceve me çifte pesëdhjetë jardë larg dhe nuk u preknin asnjë qime.>smiley>

Sidoqoftë ato u larguan. Mbase prej vezës.E vura re që në fillim që nuk ishte vezë e mirë. Pastaj u shtriva përsëri në shtrat duke menduar se më në fund incidenti e pat me aq. Dhjetë minuta më vonë dëgjova zilen e derës.Bëra sikur nuk e dëgjova, por ajo vazhdoi të binte me këmbëngulje. Kështu u detyrova të ngrihem nga shtrati, zhvesha rrobdëshambrin dhe zbrita poshtë te dera. Atje po më priste një polic. Ai i kishte mbledhur të gjitha sendet e hedhura prej meje nga dritarja duke bërë një kapicë me to përpara derës sime. Mungonte vetëm veza.>smiley>

Të tuat janë këto sende ? më pyeti.>smiley>

Ishin të miat, por tani kam hequr dorë prej tyre, mund t’i marrë kush të dojë edhe ti mund t’i marrësh.>smiley>

Por ai nuk pranoi.>smiley>

Ti i hodhe këto gjëra nga dritarja?>smiley>

Po, i thashë, unë i hodha>smiley>

E pse i hodhe ato nga dritarja ? më pyeti ai. Një polic gjerman ka kodin e tij të pyetjeve. Ai nuk e ndryshon kurrë atë.>smiley>

Ua hodha ca maceve, iu përgjigja unë.>smiley>

Cilave mace ?  pyeti ai.>smiley>

Ishte një pyetje tipike e nje polici gjerman. Une iu përgjigja duke i dhënë zërit një ton sarkastik se me vinte turp t’i thosha që nuk e dija cilave maceve. Ato ishin të huaja për mua, por në rast se policia do mblidhte të gjitha macet e asaj zone, me siguri do t’i njihja nga zëri.>smiley>

Polici gjerman nuk e kupton shakanë dhe e dija mire se mund te haja një gjobë të rëndë po të bëja shaka me uniformën gjermane. Kjo quhej fyerje ndaj nje zyrtari. Ai më shpjegoi se nuk ishte detyra e policit të më ndihmonte të gjeja macet  Detyra e tij ishte të më gjobiste për gjërat që kisha hedhur nga dritarja.>smiley>

Unë e pyeta se ç’duhejt të bënte ne Gjermani dikush që zgjohej në mes të natës nga mjaullima e maceve dhe ai më shpjegoi se mund të ngrija një padi për të zotin e maceve. Policia do ta paralajmëronte dhe në rast se nuk do merreshin masa, macja do të vritej. Se kush do ta vriste dhe çfar do bënte macja gjatë këtij procesi, ai nuk ma shpjegoi.>smiley>

Unë e pyeta se si ta zbuloja të zotin e maceve. Ai u mendua pak, pastaj më sugjeroi ta ndiqja macen deri ne shtëpi. Unë e lash me aq se kisha frikë se mos  thosha gjësendi që do ta katranoste punën më keq. Si përfundim, ai sport nate më kushtoi dymbëdhjetë marka dhe asnjëri prej oficerëve gjermanë që më morën në intervistë në lidhje me këtë çështje, nuk pa aty diçka për të qeshur.>smiley>

...>smiley>

Në parqet gjermane ka rrugë të veçanta për kategori të ndryshëm njerëzish dhe cilido person, sido që ta ketë hallin e ka rreptësisht të ndaluar të shkojë në rrugën e një personi tjetër. Ka rrugë të veçanta për ata që shkojnë me biçikleta dhe të tjera për ata që shkojnë në këmbë, ka shëtitore për kalorësit, rrugë për makina të lehta, për makina të rënda, rrugë për fëmijë dhe rrugë për zonja të vetmuara.Është për t’u çuditur, si nuk ka akoma rrugë për qerosët apo rrugë për beqarët.>smiley>

Njëherë në Grose Garten në Dresden, pashë një zonjë plakë që qëndronte në mes të një kryqëzimi prej shtatë rrugësh. Në secilën prej tyre kishte një shënim kërcënues që paralajmëronte cilindo, të mos kalonte në shtegun që s’ishte për të.>smiley>

A mund të më ndihmoni ? tha zonja kur mësoi se une flisja anglisht  dhe lexoja gjermanisht .A mund të më tregoni se çfar jam unë dhe në ç’rrugë duhet të shkoj ?>smiley>

Unë e kqyra me vëmendje nga koka deri tek këmbët. Dola në përfundimin se ajo ishte e "rritur" dhe "këmbësore".pastaj i tregova rrugen ku duhej të ecte. Ajo e pa e zhgënjyer.>smiley>

Po unë s’kam punë atje, tha, nuk mund të shkoj këtej ?>smiley>

Jo, jo, Zot, ç’thua ashtu zonj? Ajo rrugë është rezervuar për fëmijët.>smiley>

Po unë s’do t’u bëj keq atyre dhe duke buzëqeshur S’dukej nga ato që u bënin keq femijëve.>smiley>

Zonjë. i thash une, po të ishte në dorën time, do t’iu lija të shkonit në atë rrugë, edhe sikur djali im të ishte në fund të saj, por ja të tilla jane ligjet e këtij vendi.>smiley>

Po të guxosh të shkosh në atë rrugë të pret një gobë e sigurt, në mos burgu.Ja tek është rruga jote, kjo duket qartë,.dhe po të dëgjosh këshillën time, nxito sa s’është vonë se nuk lejohet të rrish këtu e të ngurrosh.>smiley>

Po ajo nuk shkon në drejtimin që dua unë>smiley>

Ajo shkon në drejtimin që duhet të duash të shkosh, i thash unë dhe u ndamë.>smiley>

...>smiley>

Nuk është puna se qeveria gjermane e ka lënë ne haresë femijën gjerman.>smiley>

Për të ka vende të caktuara në kopështet apo parqet  publike, gjermane. >smiley>

Para secilit prej tyre ka një kapicë të madhe prej balte me të cilën mund të luajë sa të kënaqet duke bërë petulla apo duke ngritur kështjella.për një fëmijë gjerman një petull e bërë nga ndonjë baltë tjetër e jo prej saj, do t’i dukej petull imorale. Ajo nuk di t’i falte asnjë lloj kënqësie. Shpirti i tij do ndihej i revoltuar ndaj saj. Ajo petull do t’i thoshte vetes ai, nuk është e rregullt, sepse nuk është bërë nga qeveria për ketë qëllim. Vetëm të këqija  mund të presësh prej saj. Ajo është baltë e jashligjshme>smiley>>.
smiley>

nga Jerome.K.Jerome (1859-1927)

Përktheu: A. Miraka. >smiley>

18 Komente

Një çikërrimë kam unë: kujdes në disa vende me përdorimin e ë-së. Përndryshe, më duket në rregull.

 

Deutschland are the Best !!!

Me pelqen perkthimi dhe copezat me kujtuan ca tregime te Mark Tuenit, po ajo ironi e holle, ajo cukitje e gjerave te perditshme dhe te cuditshme.

Vetem dicka kam, qe e kam verejtur dhe ne raste te tjera, perdorimi i vizes per te treguar personazhet: Psh.

- Ti i hodhe këto gjëra nga dritarja?

- Po, -  i thashë, - unë i hodha.

- E pse i hodhe ato nga dritarja? - më pyeti ai. Një polic gjerman ka kodin e tij të pyetjeve. Ai nuk e ndryshon kurrë atë.

- Ua hodha ca maceve, - iu përgjigja unë.

- Cilave mace? -  pyeti ai.

Eshte nje difekt, qe une e kam pas bere vete dikur, e ndikuar nga autoret qe perktheja, por dikush ma korrigjoi.

Sa per ate qe thote dorfus, jam dakord, por mund te jene dhe thjesht lapsuse shpejtesie, pasi kam pershtypjen qe nga kenaqesia e perkthimit, harrojme t'i bejme nje redaktim me sy kritik punes qe nxjerrim nga duart.  smiley

mua m'u dukën si të përsëritur. gjithsesi no "bug" deal smiley

aide, nuk kisha kohe per te vendosur vijat per dialogjet, keto rreshta i kam shkeputur ashtu shpejt e shpejt nga romani me te njejtin titull i perkthyer nga perkthyesi i siperpermendur, i cili me qe ra fjala, nuk ka asnje faj per ngutin tim... uroj shume qe vijezat te mos ia heqin bukurine pjeses...

pertej kesaj,  me pelqen tmerresisht stili i ketij autori... per kete arsye i solla keto pjeseza ketu, dhe ne blogun tim personal... me pelqen ti ri-lexoj here pas here...

ka nje paragraf kur tregon per gjermanin e bindur deri ne vetmohim, te cilin gjykata e denon me varje dhe gjykatesi ia jep litarin te shkoje te varet ne shtepi sipas te gjitha manualeve...  dhe ai i bindur.... i zbaton nje per nje, qe te vdes gazit...

une kete autor do t'ia sugjeroja gjithkujt qe do te lexoje letersi te mire...

 

Flo, sa per bindjen gjermane, te sygjeroj te shohesh filmin "Gjermania, viti zero"! Aty do ta shohesh se c'eshte vertet bindja gjermane. Eshte e llahtarshme dhe e tmerrshme se si nje femije 10 vjecar i bindet ligjeve ( te xhungles)  dhe ish-mesuesit te tij dhe arrin deri aty sa te helmoje te atin!

aida ky autori mua me duket se  ka bere nje parashikim gati profetik per ate qe do vinte me vone; nazizmin...

sidoqofte, pertej kesaj profecie,  ndoshta rastesore, mua me pelqen shume per stilin... teper modern per koherat ne te cilat ka jetuar... eshte ai humori absurd, elegant ,  tipik anglez, qe me terheq tek ky autor...

 Tregimi ishte i lezetçem dhe eshte e vertete se jo vetem shoqeria gjermane por ter shoqeria europiane vuan nga ligje dhe rregulla budedallikshe. Vertete rregullat dhe ligjet rregullojne dhe disiplinojne jeten shoqerore te njerzeve, por me duket se disa rregulla jane vete pasqyra e nje psikollogjie sa te ftohte aq dhe idiote. 

 Jerom K Jerome eshte me i madh se Twain. Ta quash ate "te lezetshem" eshte si ta quash Shekspirin "king". Libri me i bukur i tij eshte "Tre veta na nje barke (pa llogaritur qenin)" qe eshte perkthyer kaq bukur ne shqip, sa nuk e lexoja dot ne anglisht se me dukej sikur e ndryshonin qellimisht. A. M nese nuk e ke lexuar do te ta keshilloja ta lexoje ne shqip, gje qe do te te ndihmonte patjeter ne perkthime te tjera te ketij autori. Stili i tij eshte kaq ngjites sa per nje grup shokesh qe ishim ne gjimnaz, u be e folura ironike standart per vite te tera, e shpeshere e perdorim edhe sot.

Jam plotesisht dakort me ty peshku fluturues,  ajo qe me habit, apo me sakte me indinjon, eshte fakti se ne shqiperi nuk flitet shume per kete shkrimtar, ne nje kohe qe per keta latinet, (marquezin ) te lodhin veshet ...

 

 Mbase sepse humori i tij nuk eshte ngjyre "portokalli"! smiley

A ia ma men ala kopertinen xheromit?  smiley  

edhe nji: a t'kujtohet "rruaza e katert"? po "rruget e fatit"?

Ha ha ha emo! Rruaza e katert ka nje histori te vecante, por e leme per nje here tjeter.5i te te them qe ka qene libri me shume I nenvizuar qe me ka rwnw ndonjehare ne dore. Libra te asokohe ka qene dhe vjedhja e elefatit te barshe dhe Apologjia e vertete e Sokratit

po pra, teper elegant per "masat", do doja te ndalesha e te flisja gjate per stilin po nuk kam kohe, E ADHUROJ...

 

 

 

 Posi jo mer. Ka qene nje vizatim verdhe e blu kryesisht i lumit dhe barkes. Por gjeja me fantastike ishte qe libri i takonte "Bibliotekes se Pionierit". Vallahi, po te kishte pionier shqiptar qe ta merrte vesh ate lloj humori, plaken duhet t'ia fusnin urgjent ne burg, se ajo do ket pas shku me  Ser Winston Curchill dora vete.

P.S Ky liber edhe Shvejku kane qene te memorizuar llaf per llaf dhe batutat e tyre shpesh sherbenin si parrulla e kunderparrulla prezantimi social per te pare se sa ia vlente te beje muhabet me aksh njeri. smiley 

Kena qene shume te zone me pune dhe selektiv m'kohe te Dulles! smiley

ne kohen e dulles edhe nordiket jane perkthy shume, thone se ka qene nje ambasador zotni njeri qe e ka inkuruajuar shume  perkthimin e tyre... yyy sa libra kam patur ne shtepi nga autore nordike...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).