Topalli në Kukës, autostrada e re e ka emrin "Sali Berisha"

Durrës-Kukës, shiriti pritet pak orë përpara zgjedhjeve

Topalli në Kukës, autostrada e re e ka emrin "Sali Berisha"

Partia Demokratike do të mbyllë fushatën elektorale me prerjen e shiritit të rrugës Durrës-Kukës. Ndërtimi i kësaj vepre të infrastrukturës rrugore do të përbëjë bazamentin e fushatës elektorale të selisë blu. Por vetëm reklamimi i punës nuk do të mjaftojë për mazhorancën në pushtet. Burimet nga qeveria deklaruan dje se është parashikuar ceremonia e prerjes së shiritit për mbarimin e tunelit, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Veprim që duket se është gjetja më e mirë e demokratëve për të përmbyllur fushatën dhe për të mbajtur sa më lart moralin. Kjo ceremoni do të ia lërë më pas vendin ditës së heshtjes zgjedhore dhe më tutje votimit të qytetarëve shqiptarë. Ndonëse ende data është në diskutim, mendohet se një kohë më e përshtatshme është 26 qershori. Burimet thonë se stafi i Kryeministrit është angazhuar maksimalisht për të realizuar një ceremoni sa më domethënëse për vetë faktin se ndodhet pak orë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Firma që po kryen punimet në tunel mësohet të ketë garantuar se përpara zgjedhjeve gjithçka do të jetë gati. Sakaq, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi dje turin e saj "Gratë për një Shqipëri që po ndryshon", me një ndalesë në qytetin e Kukësit. Ajo theksoi se Kukësi ka hyrë në historinë e mbarë botës me mikpritjen e jashtëzakonshme që u bëri kosovarëve të mbërritur gjatë luftës në Kosovë. Por Kukësi, vijoi Kryetarja e Kuvendit, do të hyjë në historinë e zhvillimit me një kryevepër të infrastrukturës, rrugën Durrës-Kukës. Duke u ndalur te rruga ajo deklaroi se "kjo rrugë ka lëvizur malet, kjo rrugë ka tundur tokën, kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve". Ne shqiptarëve në Shqipëri, vijoi ajo, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan. "Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha", deklaroi kryeparlamentarja. Duke sulmuar kryetarin e opozitës, Edi Rama, Topalli tha se "kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës, por nuk shkoi te rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Baltë mbi atë që është krenaria jonë. Baltë mbi atë që është tuneli i shqiptarëve". Sipas Topallit, kjo rrugë në 8 vjet u nëpërkëmb, u nënvlerësua dhe pastaj u vodh. E vodhën, tha Topalli, me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë. "Kur rruga filloi, ata filluan të villnin vrer", tha ajo. Ndaj, u shpreh Topalli, duke parë investime të tilla dhe përmirësim të mirëqenies sonë, ju duhet të votoni sërish Partinë Demokratike për ta mbajtur dhe katër vjet në pushtet.

45 Komente

kjo qeveri eshte nje nga qeverite me negative qe ka pasur shqiperia...me nje person qe dominon vendin dhe  vdes vetem per nje gjesmileyushtetin???

po si ka mundesi pyes veten qe njerez si ky(berisha) ose njerez si Rama(Kr. bashkise Tirane)...jane akoma udheheqesit tane...kur do te vije dita qe qeveritaret tane do te merren vetem me RES PUBLICA=gjeja publika=e mira publike/e mira e shtetit????kur do te mbyllet epoka e sloganeve te kota tamam sikur te ishim ne epoken e enverit???kur do te mbaroje kjo epoke e erret e vendit tone qe s'eshte as ne lindje as ne perendim...jemi bere me keq se republikat e bananeve....sllogane dhe vetem sllogane ku realja eshte zhdukur nga vezhgimi i atyre qe kuvendojne vendin!!!

kur do te vije dta qe sdo te kemi me turp per shqiperine dhe ata qe na komandojne??????

"autostrada sali berisha"

po spe vetem autostrada? perse mos te jete aeroporti sali berisha?universiteti sali berisha? qyteti berisha? parlamenti berisha? perse mos ti bejme nje bust dhe ta vendosim ne sheshin kryseor te tiranes, te heqim skenderbeun dhe te veme saliun me flamujt e natos dhe te europes...po po  sheshi Sali berisha!!! ky njeri nuk po ul  ne 90°  vetem partine e tij por gati gati gjith ata qe jane ne shqiperi....

gallat-gallat, anej ka zonat ku kalo rruga ashtu e qujn robt "rruga berishes". boni nai xhiro per sport

po topalli e ka llafin qe "osh merite e sales". mos mthoni qe as kto shprehje figurative s'morin vesh gazot e topit vetem e vetem qe me bo gja "humor" e me tregu sa "absurd" jon kta malokt. se ironia osh qe po e msojn kta bicim gazot dhe letersine ka jozefina, gjo qe trego per nivelin e tyne mirakuloz profesional

vë bast që kur të ketë gropa do i qujnë "gropat e Edit".

Apo do ia vejnë emrin tunelit kështu?

Shif këtu fitorje, se si flet Xhuzepina, më duket se i vika keq që ska qënë kuqe në rini e po bëhet në pleqni:

"kjo rrugë ka lëvizur malet, kjo rrugë ka tundur tokën, kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve".

ajo gjuh osh gjuh shqipe, jo kuqe.  "me lviz malet e tund token", vje bile ka eposi kreshnikve! po ti i ke bo hiperbolat ne letersi? apo je tu mrojt "imazhin" tashi, pavarsisht se e pe dhe vet qe dole bllof?

u mor vesh qe e solle me bo "humor", po sic ka thon dhe ho ci marksi:

 

ki eshte humor mo,

qeshni ju, pa qeshim ne

 

Unë jam i bindur që këtyre blluve ju ka ngel hatri që skanë qenë të kuq në rini, sinqerisht. Se të njëjtin fjalor, figura letrare e metoda përdorin.

Dola bllof për çfarë?

Sugjerim atyre banorëve të zonës: "mbikalim Lulzim Basha", kthesat "hiret e Xhozit", vendqëndrim "Fazlliç" etj.

Hajt se të kanë ngel do letra në dorë akoma, me deklaru humorin si "komunist" smiley

 

ja sa po shkrusha un paska dal leo, ku duket nplan te par efekti qe bojn mediat mi robt (emigrante). none mi none

(qe mos me spekulu i her qe ene ai qe e ka sjell pranej e ka sjell..)

ça te them o "drejt fitoreve..."    mediat kane   efekt por me shume se mediat efekt bejne faktet...dhe faktet me negative si kjo shoqja qe kur don "te kap per zhelesh dhe te hedh jashte" dhe here te tjera jep mendime si duhet te quhen rruget...se di pse por me vijne ne mendje kohe jo fort te largeta...ku lavda i thureshin miqve/idhuj te doktorit....

uhu, dmth thjesht deshe me shfry dhe ti, si i fare pellgu ku robt vijn beshtyjne shajne e masnej ikin te lehtesum, jo se kishe nai gjo me rastin konkret, po thjesht kaqe topallja nuk mush, kshu qe mun ta shash me patente, mjafto te hapet tema perkatese dhe sekrecionet gati

jo te them te drejten un se kam me jozefine...sepse ajo eshte maja e nje ajzbergu qe doktorin...nuk e di por jane disa tone te fjalimeve qe te lene te mendohesh thua a kane valle identitet keta njerez apo jane te gjithe  me nje fytyre te vetme ate te shefit....kiape, siç te thashe jo vetem topalli por çdo minister/zv minister apo njeri te thjeshte qe perdorin tone lepirese te tilla si i perdori doktori kurt para ca javesh ishte ne kine dhe tha qe pd i ngjan partise komuniste te kines...jane fjale qe te shtangin...megjithse ndoshta ke te drejte ti se kata jane perfaqesuesit tane dhe ne nje fare menyre jane shembelltyre e shoqerise qe sipas meje gjithmone e me shume po vihet ne pozicion 90° per per personat qe ne quajme mbi ne....

ose keto mendime me vijne sepse thjesht i shoh gjerat nga jashte....por ne disa raste gjerat shihen me objektivisht nga jashte se sa nga brenda....

Pse jo ?? Pse mos te quhem Ec Sali Berisha Mo???

Berisha eshte nje kapele e vjeter ne koken e shqiptareve,si e tille ajo eshte e perdorur dhe duhet te hidhet,ska me c`i duhet shqiptareve!

Nuk ja vlen me,as edhe ne gojen e Topallit,ti mbush mendjen shqiptareve se kjo kapele,duhet mbajtur edhe 4 vjet te tjera!

Kush e ka dëgjuar ndonjëherë që një udhëheqës në pushtet (i zgjedhur demokratikisht) t'i vejë një rruge emrin e vet? Me vërte e ka apo thjesht në kuptimin se kush e ka bërë të mundur? Zakonisht e bëjnë mbas vdekjes. Prite kur filloj t'i vërë emrin e vet uzinave (s/Enver Hoxha/Sali Berisha/g).

cik ka i cik tema po u shnderroka ne tem dokumentimi te pasojave te medias ne popullsi emigrante.

apo pergjigjet jon ne kuader "humori", ku te gjithe do bojn "batuten" e radhes dhe do morin i te ledhatume turmiste ku do ndihen mire qe shajten Shejtonin e Modh dhe perkasin diku..

bje llafi dmth

"Dhe ne fund te fjales se saj,zj Topalli i ftoji te gjithe te pranishmit qe te kercenin se bashku  Vallen e Shiut."

 

 

nuk do ja vene emrin rruges berisha mos keni frike ajo ishte vetem domethenie qe rruga u be me ngulmimin e berishes dhe populli mund ta quaje sic do rrugen dhe mos u beni xheloze per rrugen

Sido qe te jete e ssido qe te artikulohet kjo rruge eshte ne te mire te Shqiptareve. Personalizimi i saj eshte katastrofe uniteti osefilosofi e te marreve.

Kjo nuk eshte mode e keqe...duhet perkarur por pa hile. Psh Shqipria =Ismail Qemali ...Mbreteria Shqiptare =A.Zogu...Bulevardi  Ministrite dhe Universiteti = Musolini , Piramida =Ramiz Alia.. Qyteti Kuksit =Qyteti  Enver Hoxha...... dhe rruga qe lidh kullat e Vicidolit me trute pjerdhur te gazetareve Mixhist =Jozefina Topalli per te mbritur tek rruga e hajduteve patriotike =Sali Berisha....dhe kuptohet qe shiriti do pritet per kete te fundit .Tani per tani do te mungoje gongu i Gjyqtareve ne ceremoni.....po ate ...DANG..... aty e kane ne rreze te veshit !

...është tuneli i shqiptarëve

 

Me kete jam dakort me topallin. Ky eshte tuneli i shqipetareve dhe parajsa e bashes.

 

Shqipetaret mezi presin ti shohin fundin tunelit.

 

 

Idris, aty prane Kukesit ke harruar te thuash edhe Burgu i Spacit=Sketerra Enver Hoxha & Co. smiley

Parashikimet per funksionimin normal te kesaj rruge, duken te erreta qe nga emri smiley. Kam pershtypjen se do kete me shume ankesa se sa lavderime smiley

Pas 10 vjetësh në lajme....

"një tjetër aksident ka ndodhur sot ndaj të gdhirë në rrugën Sali Berisha. Një drejtues automjeti i ardhur nga korsia e majtë e rrugës, është verbuar nga një automjet që vinte në drejtim të kundërt. Si pasojë e verbimit me drita të gjata të automjetit me targa europiano-atlantike, mjeti i parë është përplasur në hyrje të të tunelit "... të Xhozit". Shoferi ka marrë disa plagë në kokë po sidomos te dy këmbët si pasojë e përplasjes së fortë me paretet e tunelit në fjalë.

Shkakun kryesor të aksidentit e konfirmon vetë i plagosuri që ka thënë:

verbimi më pengoi të gjeja hyrjen në tunel, përplasja ishte e paevitueshme. 

 O Idriz , si harrove te permendesh, si quhet sot e tutje Parlamenti?!

Ai do te quhet,sic e ka thone Jozefina:

"Parlamenti i Natos dhe i marveshjes se MSA-s"

Mezi po presim te themi       Bac (Sal)  u kry....

Idris, aty prane Kukesit ke harruar te thuash edhe Burgu i Spacit=Sketerra Enver Hoxha & Co....Une emertova vetem ca pjeseza te prodhimit Enver Hoxha...Ti ca te tjera smiley Po me qe qeme tek rruga, them se mund te kem harruar edhe nje gje te vogel qe ka te beje me "tredhjet" e gazetareve Mixhiste smiley aftesia e vetme e te cileve eshte lepirja pas Jozit dhe Mixhes....edhe kur keta peshtyjne bacile te swin flu smileysic eshte rasti i muallisjes  se tellalles se pallavramentit duke e quajtur me se normale thenien e saj. Biles nje me fitorje smiley ( ju befsha PPU per kete zevendesim te atij ) e qu me qujtje te modhe mre ,dhe tironsshe smiley ..gallate cuna gallate... A lexo ne cfare bataku keni rene ?????

Tani Idriso, pse u bie me qafe "gazetareve" per lepirje?? smiley

Ata lepihen si majtas e djathtas...jane si qeni qe i lepihet te zotit...

Mixha (ke te drejtene autorit), nuk leviz prej vendit per nje aresye te thjeshte fare: NUK KA ALTERNATIVE PERBALLE.... smiley dhe mund te dale e te perifrazoje Skenderbeun (sic e permend shpesh se fundmi) e te thote: Korrupsionin nuk ua solla une, ate e gjeta ketu midis jush... smileysmiley

Po te pyes dhe dua nje pergjigje te sinqerte (ti ne fakt gjithmone i sinqerte je, ndaj une te respektoj mgjs nuk ndaj me ty shume prej mendimeve te tua per te shkuaren), a mendon se Edvin Rama ka bere autokritike dhe ka ndryshuar qendrimin e vet ne lidhje me:

1- Nxjerrjen e (PPSH-se) PS-se jashte ligjit?

2- LANC-i ishte lufte civile?

3- Veteranet jane ca pleq qe vuajne vetem nga prostata?

A mendon se ZP (dmth anetaret e qemotshem te PPSH-PS-se, si Gramoz Ruci) do ta pergenjeshtrojne artikullin e tyre qe e ka quajtur Edvin Ramen Fashist?

Vetem dicka, te lutem mos bej krahasime me Mixhen dhe Mixhistet.

Rrofsh paraprakisht per pergjigjen.

Autostrada Sali Berisha? Ok, por edhe Gerdeci Sali Berisha.

Edhe borxhi tregtar qe na merr gjak ne vetull te per mbushur xhepat e ketyre.

Po mire se nuk e kuptova, ne Qershor perfundon komplet rruga Durres - Kukes apo vetem hapja e nje nga tyneleve kryesore? Pra Sula dhe Xhozi do ta pershkuajne me veture kete rruge deri ne Kukes, apo vetem tynelin kryesor? Nese do te jete vetem tyneli a do te jete ai i ndricuar ? Po komplet rruga kur mendohet te mbaroje? Me cfare mjeti do te shkoje Sula per ye inaguruar tynelin me helikopter apo me ballone?

Po mire se nuk e kuptova, ne Qershor perfundon komplet rruga Durres - Kukes apo vetem hapja e nje nga tyneleve kryesore? Pra Sula dhe Xhozi do ta pershkuajne me veture kete rruge deri ne Kukes,

në qershor sula përfundon rrugën.

përfundon - është folja.

qershori - është muaji i zgjedhjeve.

rruga - është autostrada.

gjej kryefjalën !

mire e bo, really. Se bo me mor seriozisht pathosin e te dyja kraheve, duhen me na rrjedh me ter men ene kto pako gjo qe na kan met.

@militantet, kjo qasje nuk eshte gje e re. Gjithnje ka pas dicka qe eshte prapagandu si po behet tani. Edhe per gjera kot, edhe per gjera plot. Pra bir militante te nenes, c'tu kujtoj me pare, rrugen e malsise se madhe, elekrifikimin e plote te vendit, metalurgjikun (clirim i dyte ai.... fiu fiiiiuuuu, tjeter konstelacion), buka ne vend!!!!!!!, barin-parimet e ml-vegjetarianizmin ton si pople... e kshu me rradhe usw usf....e kom llafin jo se kjo rruge nuk eshte GREAT, por te ajo qe qasja eshte fosile fare dhe tek kjo tjetra, qe mban vule shqiptare te cdo krahu qeverises, dmth qe me punu, me pas arritje eshte detyre e cdo qeverije, OK? ato qe nuk kane te tilla, nuk kan bo detyren, pike! se perndryshe do me kujtoni ato cezmat ku ngrihej dolli me "uje bjeshke qelibar", "dhurate e partise" - ku ne te semes e gjeti partia qe e beri dhurate, ec e gjeje, por hajt mo! Pra e kam llafin, t'u gezohemi gjerave qe ndertohen, por aman, mos na fusni kaq shume politike zgjedhore mer, se ne e zute ne gryke!

te djele te mire e turqeta everybody!

 Shqipetaret mezi presin ti shohin fundin tunelit.

 

 

Ec e ec e fund nuk ka... Eshte thes i shpuar..se ishte projektuar qe ne fillim keshtu.. e para rruge qe nuk dihej sa do te kushtonte... thane 500 ja beme hallall, ka vajt 1 miliard me duket dhe prape ska drite ne fund te tunelit... se e ze Sala me hije... 

Para ca kohesh dikush (i PD) deshi ta quante rruga Lul Basha.. po si u thelluan pak njerezia, u doli se ashtu do te kishin firmos ekzekutimin politik te Bashes... Ne Shqiperi dy njerezve deri tash u jane ngrit monumente segjalli.. E.Hoxhes dhe S.Berishes... Per kete te fundit jane ende ne tentative, por po ti lesh e bejne...

Durres Kukes eshte nje mrekulli.. shume dakord qe u ndertua, biles i lumtur... Po na i kurseni traplliqet... E para ashtu sic kenetat u thane nga puna e te perndjekurve politike, edhe kjo rruge u pagua nga xhepat e shqiptareve dhe u pagua 2 fish ne mos trefish... dhe eshte po aq e neveritshme mburrja e "Partise qe thante kenetat" me mburrjen sot te "Partise qe ndertoi rrugen"... 

 

 

 

 

Cfar te keqe i vjen shqipetareve nga kjo rruge me standarte nderkombetare?

Cfar te keqe kane shqipetaret se jane dyfishuar rrogat dhe pensionet?

Cfare te keqe kane shqipetaret se po ndertohen rruge nga jugu ne veri?

Cfare te keqe kane shqipetaret nga hyrja ne Nato,nga kanditimi per ne BE, nga paisja me pashaporta biometrike ,nga mundesia e liberalizimi i vizave?

Ku shkuan 250 milion dollare te takses Majko?

Pse E Rama nuk e viziton rrugen Durres Morine?

Pse z Rama ka frike te kanditoje per deputet?

 

Krasta Krau; "...E para ashtu sic kenetat u thane nga puna e te perndjekurve politike, edhe kjo rruge u pagua nga xhepat e shqiptareve dhe u pagua 2 fish ne mos trefish... dhe eshte po aq e neveritshme mburrja e "Partise qe thante kenetat" me mburrjen sot te "Partise qe ndertoi rrugen"..."

Ketu jam me ty, Krasta.  

Rruga u ndertua dhe do te mbetet e tille ( ashtu si kenetat qe u thane dhe u bene toka buke dhe mbeten te tilla)

Sa per emrin ai do te jete nje ndotje e kesaj rruge dhe si cdo ndotje tjeter do te pastrohet me kohe per tu zevendesuar me ndonje ndotje tjeter  si mund te themi, Rruga Edi Rama apo Erjon Veliaj apo Rruga Toplli mbas emrit te Rames ( Topalli pak e veshitre se duket si rruga e topalleve qe sikur nuk shkon ) Megjithate ajo do te mbetet nje rruge me shume rendesi kombetare dhe ekonomike.

Kombetare sepse do te lidhe dy anet e kombit tone Ska shume nevoje per tu sqaruar kjo, vec qorret militante qe nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne kete. Per qorret e politikes kur ja  do nevoja politike ciren e ulurijne per disa km vije uji ne bregdet me greqine, por ska aspak rendesi nje popullsi mbi 1 miljoneshe shqiptare qe jeton ne Kosove jashte kufjve te atdheut meme . 

Ka rendesi ekonomie se do te zhvilloj ato zona qe sot jane ne prag te katastrofes. Per militatet qorre ata banoret qe jetojne ne ato zona nuk jane po aq shqiptare sa edhe qytetaret e civilizuar te Tiranes, Korces ose Vlores. Per ju zoterinj qorra ato zona mbase nuk kane rendesi. Per ju rendesi ka mejdisi dhe shendeti i banoreve te  Vlores, Parisit apo Londres, por jo te Kukesit, Peshkopise apo Bajram Currit. 

Kalova kete weekend ne Colorado Visitova Parkun kombetar te Rocky Mountain. Do tju sjell ca foto me vone per tju treguar se ato malet nuk kane asnje ndryshim nga bukuria e Alpeve shqiptare Ndryshimi eshte vetem se ajo bukuri mban me buke dhe mireqenie nje popullsi te tere te atij shteti te SHBAse ne numur sa tere shqiperise ndersa tek ne ato male sjellin fatkeqesine dhe varferine e  nje nje popullsie sa ajo e disa fshatrave rreth ketij parku qe mbahen vetme me turizem qe sjell ajo bukuri. Ndryshimi i vetem eshte se une bera rreth 170km per ti vizituar ato male deri ne majen e tij (reth 3500m mbi nivelin e detit) per  vetem 1 ore, ndersa per tu ngjitur ne alpet tona do te duhet te pakten nje dite e tere me kembe se makinat as 4x4 nuk ngjiten dot.

Dhe o QORRA e dini perse? Sepse ne Rocky Mountain ka nje rruge qe makina time e vogel Toyta Corrola ( jo 4x4) e beri duke udhetuar ne me te shumten e kohes me 60-70km/ore. ( vec rasteve ku ngadalson shpejtesine per te pare peisazhet apo kafshet e egra qe kullosin buze rruges.)

Me shprese se qorave militante te politikes kjo do tju hape pak syte.

Cfar te keqe i vjen shqipetareve nga kjo rruge me standarte nderkombetare?

- Asgje e keqe nuk i vjen. Perkundrazi vetem te mira sjell. Prandaj nisi puna qe me qeverine e Majkos perpara 8 vitesh.

Cfar te keqe kane shqipetaret se jane dyfishuar rrogat dhe pensionet?

- Dyfishimi i rogave dhe pensioneve ne vehtvehte eshte mese i mirepritur, por nese edhe me dyfishimin e tyre blihen me pak mallra dhe sherbime se me pare, atehere kesaj i thone maskarallek.

Cfare te keqe kane shqipetaret se po ndertohen rruge nga jugu ne veri?

- Te ndertosh rruge eshte per tu lavderuar, por te ndertosh vetem rruge ne kurriz te zhvillimit te aresimit, rritjes se kujdesit shendetsor, perkrahjes sociale etj., do te thote se ke gjetur vetem menyren se si te vjedhesh para te taksapagueseve shqiptar.

Pse E Rama nuk e viziton rrugen Durres Morine?

- Rama nuk e viziton rrugen Durres-Morine sepse pret qe te mbaroje dhe ta inaguroje vete. Ai nuk ngutet sic ben Sula per ti treguar popullit se rruga eshte e tija! Mos valle po e nderton rrugen me paret e babes? Jo, Ram Berisha ka qene nje malesor i vuajtur, parate per rrugen vijne nga taksat, e taksat i paguan populli.

Pse z Rama ka frike te kanditoje per deputet?

- Rama nuk ka frike pasi sistemi nuk eshte me maxhoritar. Rama ben sfide duke  mos pranuar imunitet. Ai i thote ketij populli se nese i japin besimin, ai do te punoje teresisht i dedikuar ne ekzekutiv, pra per te permbushur te gjitha premtimet qe po deklaron ne fushate.  

Nisi puna qe me qeverine e Majkos?

U vodhen ato para, qe Majko nuk i mori nga i ati por

nga e famshmja taksa Majko.

Te ndertosh ne kurriz te arsimit?

Ne te gjitha shkollat po futet interneti,po ndertohen

shkolla te reja, arsimtaret morin dyfishin e rrogave.

Per 12 shkolla ka more fonde E Rama per bashkine por ka ndertuar vetem 2.

Si do ta drejtoje grupin parlamentare Rama me blibila e bori?

Po politiken e re do ta beje me S Gjinushin qe i sugjeronte dikure R Alise te mbyllte universitetin, apo kur Jozefina Topalli ishte studente e shkelqyeshme ne vend te shkolles se larte e dergonte te punonte punetore krahu ne nje fabrike?

Kjo eshte flori. Kjo dhe Fahri Balliu do ja bejne varrin qeveriut : i pari i tha Skenderbe, e dyta mjafton qe egziston .

"Une respektoj te gjithe nenat, po me shume nenat me femije " smiley

"Une respektoj te gjithe nenat, po me shume nenat me femije " Tongue

Xhozi moj Xhozi me keto fjalime do te kishte zili edhe xhaxhi Enver......

Kjo Xhozi sikur eshte harbuar fare mor aman sic duket qekur e zhveshen lakuriq ne Vlore ne vitin 2000 e mori era e detit per mire....

Hajde mo pas nje te diele dhe jo gjat nje te diele mund edhe te pergjigjesh smileyper pejetje politike. Si paraprake Syri le te vleje per te gjitha pergjigjet ..Njeriu rritet duke nxene Me qe ke qejf (deshire) te dish mendimin tim po marr mundimin smiley tu pergjigjem

!) Ka nje teze te lashte sa vet JETA e organizuar shoqerisht..qe vlen per cdo gje . Sa me shume te persekutosh nje fenomen Politik Aq me shume i zgjat JETEN .Se si eshte cfaqur ne HISTORINE E sHQIPERISE PK me vone PP nuk eshte atribut as i EDIT e as i nje brezi historianesh pas 50 vjetesh. Ajo pjese Popullit qe jetoi nen keto udheheqje ndjeu PROGRES ! Aq shume krijoi sa qe nje nga me funderinat  e saj , forca Politike kryesore, sot per sot  qe udheheq e ka BAB Haxhi Qamil. Nje tjeter te tille e ka flakur jashte teatrit si karagjoz po nje force Politike qe kerkon te marre kreun .

2) Pyetje pa lidhje po megjithate emertimi LANCL eshte ne kontradikte me Lufte Civile. Vetem adoleshentet ne fusha te dijes dhe TE Marret e lloit Mixhist e kane vleresuar POLITTIKISHT per karrike "Lufte Civile" duke interpetuar emocionalisht nje cilesim te "luftes vellavrasese" Po e perseris edhe njehere . NUK KA LUFTE CIVILE KUR JE I PUSHTUAR .Ka Lufte midis grupimeve qe luftojne pushtuesin dhe pjeses tjeter qe bashkepunon ZYRTARISHT me pushtuesin .Ne se e ka deklaruar EDI ndonjehere kam nje paragjykim ta vendos tek adoleshentet ne njohjen e te tilla fushave

3) E treta eshte nje pergjigje e tipit Rama per kohen....emocionale ..si breket e... etj etj . Ne ndjekje te "pjekurise politike" te tij ve re se ka ardhur duke i shmangur keto cilesime nga fjalori ndryshe me Mixhistet qe vijne duke i shtuar edhe MOTELET per motrat e te tjereve dhe ...i kemi e perpiqen te qendrojne k/ministra smiley .

4) Nuk do ti vleresoja shume etiketimet politike te thena per nje kohet te caktuar e probleme te caktuara . Gramoz Rucin une nuk e njoh personalisht por do te thoja qe eshte AI qe luan me dosjet e PD-isteve dhe te tjereve . Keshtu qe emertimet e tij dhe kerkesa per mbeshtetje po nga nga ai nuk eshte pa gje qe nga G. Ruli , N.Ceka e te tjere smiley

Se fundi per Edvinin kam nje mendim personal. Eshte cfaqur ne permiresim ne zgjedhjen e fjalorit. Eshte i vetmi qe vuri ne levizje (gare , konkurence) farmiresisht edhe nje mentalitet te perfaqesuar nga PUNA ne PD .Eshte barabar me Levizjen MJAFT qe zgjoi nga gjumi matufet e shumeditur SOT...Po qe se ai POPULL veshderr e Patriot kerkon te udhehiqet nga sharlatane le te mbaje Berishen..Po qe se do te udhehiqet nga njerez qe kane dhene prova PUNE e PERKUSHTIMI per mua le te zgjedhe RAMEN .I mbetet nje detyre shume e madhe ne se merr karrike Te mos e zere ne goje KURRE as si e shkuar MIXHEN as veprimtarine e tij. Te mos i pergjigjet KURRE te marrit ne se ai kalon e qendron ne opozite . Le ta lere te permjere ne poce si cdo pensionist qe ne menyre te pashmangeshme (Edhe TIkur te vish ne moshe ) vuan nga  Prostati.

Danieli; "....Kjo Xhozi sikur eshte harbuar fare mor aman sic duket qekur e zhveshen lakuriq ne Vlore ne vitin 2000 e mori era e detit per mire...."  

Ke nje te qerasme Daniel, dua te di si eshte kjo puna e zhveshjes se numrit 2 te hierarkise se shtetit tone shqiptar. 

Ta gezoje emrin autostrada e re. Ky emer vetem vdekje dhe fatkeqesi sjell, prandaj shyqyr qe po vonohet qarkullimi ne kete rruge, derisa ti nderohet emri. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).