Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODHIR-it

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtar të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kurikulumi i drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike Audry Glover, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjecare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundmi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funskionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë kur ajo nga 1994 deri në 1997 ishte drejtoreshë e ODIHR-it.

 

Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë e cila është sërish sot në pushtet ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponentëve të shumicës raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare.

Situata duket se ka hyrë në një ngërç. Në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë. Në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Autoritetet shqiptare shpresojnë në një zgjidhje konsensuale, që mesa duket të përmbajë një tërheqje pa zhurmë të ambasadores Glover. Në situatën e krijuar është përfshirë edhe Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik me Zërin e Amerikës ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura në 1996. Zoti Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim te arbitri, ky besim mund të cënohet.

E pyetur nga Zëri i Amerikës pak ditë më parë nëse ishte e shqetësuar për kundërshtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit të saj ambasadorja Glover tha ajo do të bbënte punën e saj sic duhet duke shtuar se 1996 është një histori që i përket së kaluar dhe se në këto 13 vite Shqipëria ka ndryshuar shumë. Duket se jo më kot, në konferencën për shtyp të së premtes, në deklaratën e saj kishte një frazë jo të zakontë në raste të tilla:

"Kam dëshirë të theksoj se nuk kemi mbërritur këtu me ndonjë paragjykim apo ndonjë axhendë të fshehur. Si gjithnjë do të lemë që faktet të flasin vetë".

Një frazë që i ngjan më tepër një mesazhi garancie se ngjarjet e 13 viteve të shkuara nuk kanë vend në mision e saj aktual.

Por kur po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambsadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e jashtëm dhe as me kryeministrin, sic ndodh rëndom duke qenë se është qeveria ajo që i fton vëzhguesit. Situata shihet si jo e thjeshtë në OSBE, pasi një tërheqje e mundshme e ambasadores do të krijonte një precedent problematik për këtë organizatë, për misionet e ardhshme të vëzhgimit të ODIHR-it, vecanërisht në vendet që ende kanë problem me zgjedhjet e lira e të ndershme.

28 Komente

Ka te drejte Sala,ne 96 po te mos ishin ngateruar keta te jashtmit PD-ja do kishte mare me shume vota se Ahmadinexhadi ne Iran. 

 

 

Rapsodi  - 12 Maj 2009 - 11:56am rapsodoi : heu trim mbi trimatai sul ram berisha. viu, viu, viu , viu. heu shkoi për sume n'sum e hongri. viu, viu, viu, viu.

 

Ky eshte lajm eshte shume i rende dhe per me teper qe behet publike! Sic duket ka gjasa qe zgjedhjet te shkojne ne nje konfrontim te dhunshem si me 96! Shume keqe nese ndodh, shume keqe!

Nga qeveriu vetem heshtje. Te gjithe presin se c'do te thote Sala! Edhe ne peshk heshtje! Jane bere per te ardh gjynah !

 

Po duket qarte dhe fytyra e vertet e disa mediave  si  Alsat .... Gazetari i kesaj medie ne Bruxelles Ernest Bunguri me thote privatisht dhe publikisht qe lajmi i derguar prej tij ne ALSAT  eshte censuruar per te fshehur te verteten ne lidhje me ambasadoren e ODHIR-it ....!!!!!!!

ps. Shikoni sa poshte kemi rene ooo njerez , dite te zeza na presin ...!!!!!!!!!!!!!!!

Nese zonja drejtoreshe ne 1996 nuk tha asnje fjale per bojkotin e pakuptimte te opozites,atehere kush na siguron se kete rradhe do te jete e drejte?

Ne raportin e ODHIR ne 1996 u sulmua vetem qeveria.Opizita qe bojkotoi zgjedhjet jo vetem qe nuk u kritikua per kete papergjegjesi,por u shty nga ODHIR.Raporti i ODHIR ne 1996 u kritikua edhe nga EDU.

Solidarnosc  pyesim shefin e kabinetit te qeverise se sotme Arben Imamin per zgjedhjet e 96!  smiley  Apo edhe zevendes kryetarin e parlamentit Ceka!

Nga darka do fillojne te flasin per komplotet e lobit Grek dhe CIAS-s ndaj Shqiperise.  smiley

 

Ndersa ke te drejte per Ceken dhe Imamin, perseri i ke bere bisht pyetjeve te mija qe mendoj qe jane shqetesime te drejta.

Psh.Duke ditur se arbitri i mohoi Chelsea-s 4 penallti ne ndeshjen me Barcelonen dhe per kete Barcelona u kualifikua,mendon se lojtaret e Chelsea-s do te jene te kenaqur nese ky arbiter ju bie perseri ne te ardhmen?Jam i sigurte qe klubi do te protestoje nese kjo do te ndodhe.Pastaj UEFA mund te mos e marre parasysh kete proteste.Kete po ben edhe qeveria,por i takon OSBE te vendose.Nuk shikoj ndonje gje skandaloze ne sjelljen e qeverise.

Skandaloz eshte fakti qe qeveria dhe S.B. po luajne me fatet e shqiperise. Skandaloz eshte fakti qe me kete sjellje kokforte dhe justifikime absurde Shqiperia do te marre note ngelese (cilado parti te vij ne pushtet) dhe nje njolle e zeze me shume ne historine shqiptare.

Dritero Agolli tha : Vertet kemi bere shume arritje keto vite, por mos te behemi si lopa qe pasi mbush kusine me qumesht i fute shqelmin dhe e derdhe!  smiley

P.s. ai shembulli me Chelsean mir e ke ti. Por Chelsea u ankua mbasi mbaroi ndeshja e futbollit me Barcelonen, jo perpara ndeshjes..  smiley

 

 

Por edhe qeveria po ankohet pasi mbaroi ndeshja e pare ne 1996.Kjo eshte ndeshja e dyte Liqen.

Jam shume i bidnur qe Shqiperia do te marre note kaluese ne keto zgjedhje dhe opozita do te kete pjesen e saj ne kete sukses te perbashket te te gjithe shqiptareve.

Rama-Glover diskutojnë për zgjedhjet. PS-ja mbështet ODIHR

(Gazeta Shekulli)

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pritur sot shefen e misionit të ODIHR për zgjedhjet, Audrey Glover. Rama ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR, ndërsa qeveria kishte kërkuar largimin e saj nga drejtimi i këtij misioni. Për këtë Zëri i Amerikës shkruan sot se "Glover nuk është pritur nga Kryeministri Berisha dhe shefi i diplomacisë, Basha, siç ishte parashikur në axhendën e ndërkombëtarëve".

Gjatë takimit, Rama ka njohur Glover me procesin e pajisjes të votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike. Sipas tij, procesi I pajisjes së shtetasve me karta ka hasur në shumë pengesa dhe është shoqëruar me vonesa, duke u bërë rrezik serioz për zgjedhjet. "Ky ka qenë një nga problematikat e ngritura nga opozita. Një numër i madh i zyrave të aplikimeve edhe sot mbeten të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit" tha Rama.

Kreu i Misionit Vëshgues të ODIHR dhe Kryetari i Partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershmë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s.

Ambasadori Bosch reagon për largimin e Glover, ODIHR është mision i pavarur

TIRANË - Ambasadori i Prezences së OSBE në vendin tonë, Robert Bosch ka reagaur sot lidhur me pretendimin e qeverisë shqiptare për të ndryshuar kreun e misionit vëzhgues të zgjedhjeve znj. Audrey Glover. Bosch është shrehur se "strukturat brenda OSBE janë të pavarura, siç është edhe ODIHR. Ai tha se ambasadorin e misionit e caktojnë palët dhe jo qeveria e vendit pritës.

Ndërkohë sot ambasadorja e ODIHR është refuzuar edhe nga Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Takimi i planifikuar u anullua pa u dhënë arsye. Ndërkohë që në axhendën e OSBBE/ODHIR ishte caktuar qe sot në mesditë ambasadorja e ODIHR, Audrey Glover të ishte në KQZ për të takuar kreun e këtij isntitucioni Arben Ristani. Ky i fundit nuk ka komentuar arsyen e pezullimit të takimit.

Po sot ka reaguar opozita për kërkesën e qeverisë për të ndryshuar shefen e misionit të vëzhguesve. Arta Dade është shprehur se qeveria konteston vëzhguesit e zgjedhjeve dhe ky eshte nje rast i paprecedent. Sipas saj qeveria nuk duhet të ndërhyjë në mision, por thjesht duhet të bëjë kërkesën për vëzhgues. Dade e cilësoi qeverinë Berisha si problematike me ndërkombëtarët. Sipas Dades veprimet e Berishës janë arkaike.

Bashkimi Europian shpreh me shqetësim pretendimet e qeverisë shqiptare për të kontestuar mission vëzhgues trë zgjedhjeve. "Shprehim shqetësimin tonë pas informatave se autoritetet shqiptare kane bërë perpjekje për zevendesimin e kreut të misionit te emeruar nga ODIHR", shpjegoi nje zyrtar i larte i BE-se, duke argumentuar se te tilla emerime behen gjithnje pa pyetur vendin prites dhe as ndonje organizate tjeter.

"Emerimi i ambasadores Glover eshte i prere dhe ky parim mbeshtetet nga BE. Nese ajo do te zevendesohej, atehere cdo vend tjeter do te kerkonte te emeronte misionet vezhguese", tha ai. Po keshtu diplomati europian tregoi se ambasadorja Glover nuk eshte pritur nga Kryeministri Berisha dhe nga ministri i Jashtëm Basha, te cilet kane kerkuar pranine e ketij misioni ne Shqiperi.

Qeveria: Të ikë ambasadorja e ODIHR

TIRANË- Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit është vënë në vështirësi. Kështu raportoi dje "Zëri i Amerikës" në edicionin qendror të lajmeve, duke iu referuar kurrikulumit të drejtueses së këtij misioni, ambasadores britanike, Audry Glover.

"Kurrikulumi, ndonëse i mbushur me një përvojë të pasur shumëvjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, së fundmi edhe ato të zhvilluara vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, ku ajo ishte në krye të misionit të ODIHR-it, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë, kur ajo, nga 1994-a deri në 1997-ën, ishte drejtoreshë e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë, e cila është sërish sot në pushtet, ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover.

Madje, sipas eksponentëve të shumicës, raporti i atëhershëm i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktorë të tjerë ndërkombëtarë dhe jo vetëm nga qeveria shqiptare",- thuhet në raportin e përgatitur dje nga "VOA". Po sipas "Zërit të Amerikës", situata duket se ka hyrë në një ngërç. Ajo raporton se në lëvizje janë vënë dhe përfaqësues të diplomacisë perëndimore këtu në Tiranë, ndërsa në zyrat e OSBE-së situatën po e ndjekin me një farë shqetësimi. Sipas "VOA"-s, në situatën e krijuar është përfshirë edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili është përpjekur të negociojë personalisht. Në një komunikim telefonik me "Zërin e Amerikës", ai shpjegoi se qeveria e kundërshton shefen e misionit të ODIHR-it për problemet e lindura në 1996-ën. Ristani shtoi se interesi është që palët në procesin zgjedhor të kenë besim te procesi dhe kur njëra palë nuk ka besim te arbitri, ky besim mund të cenohet.

E pyetur nga "Zëri i Amerikës", pak ditë më parë, nëse ishte e shqetësuar për kundërshtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit të saj, ambasadorja Glover tha se ajo do të bënte punën e saj siç duhet, duke shtuar se 1996-a është një histori që i përket së kaluarës dhe se në këto 13 vite Shqipëria ka ndryshuar shumë. Por "VOA" raporton se kur po mbushet java që ndodhet në Tiranë, ambasadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e Jashtëm dhe as me Kryeministrin Berisha. Një situatë e tillë duket se ka krijuar shqetësim edhe tek zyrtarët e Bashkimit Europian. Mediat shqiptare të akredituara në BE, raportuan dje se zyrtarët evropianë, jo zyrtarisht, janë shprehur se një raport për zgjedhjet me përmbajtje negative, rrezikon kandidaturën e Shqipërisë për të kryesuar OSBE-në në 2012-ën, por edhe aplikimin për në BE. Ndërsa duke iu referuar pikërisht problemit të fundit të shfaqur nga autoritetet shqiptare, mediat njoftojnë se nga ky organizëm pritet që të ketë edhe një qëndrim zyrtar.

Qeveriu nuk e do anglezen sepse e ka të sigurtë që nuk mund të vjedhë asnjë votë.

Si the o peshkaqen qe Qeveriu nuk mund te vjedhe asnje vote? Po ri dot hajduti pa vjedh? A e di ti o peshkaqen pse jane ngadalesuar shperndarja e kartave te identitetit? Sepse po prodhohen karta me emrat tuaj, pra te juve qe jeni ne emigracion, por me fytyra te tjera si ato te fahri balliut me shoke shume. E keto karta do te perdoren per te votuar per qeveriun dhe asnje person nga komisioni nuk mund ti kontestoje. A e di pse? Sepse nuk eshte parashikuar qe qendrat e votimit te pajisen me aparaturat e nevojshme qe lexojne cipin elektronik te kartes.

'anglezja' te shikoje zgjedhjet e Anglise, se vete ketu i vjedhin votat. Perlamentin Anglez e kane bo plot me hajduta dhe pa pike morali mundohen tu japin mend te tjereve (hipokrita)

Problemi asht se kjo zoj vjen me paragjykime per procesin zgjedhor ne Shqipni.

Asht paragjykuese per njanen pale ne garen elektorale dhe pas fitores te PD ne zgjedhje, mund te baj me njolle te zeze zgjedhjet e ti jap nji dore justifikimesh opozites se Edvin Rames.

Vezhgusit e ODHIR apo prej organizatave te tjera jane te mirepritun nga qeveria shqiptare, kundershtimi asht vetem per nji individ, ket zojen. asht cashtje personash.

Nëse e ndjen veten të pastër, dhe nuk e vjedh votën, nuk ke pse ke frikë nga kundërshtimet, apo nga ato që do të shkruaj apo thonë të tjerët, si: humbësit apo ODHIR etj.

Z/ Berisha dhe PD-istëve të udhëhequr prej tij,- jo gjith PD-istëve të ndershëm - ODHIR apo ç'do lloj personi apo organizate i bën të ndjejnë ETHE sepse janë të sigurtë se, në mos Gishtin, Dorën do ta ngjyejnë diku në m*** si dhe ka ndodhur në kaq kohë të politikës shqiptare. Kjo shkon dhe për PS-istat e tipit Berishist.

Ai që e ndjen veten i pastër, nuk ka të tilla probleme. Gjithesesi, politika shqiptare po ritregon dhe njëherë tjetër fytyrën e shpifur të saj në arenën botërore.

Mjerë ata që i bëjnë ISO njërës apo tjetrës palë në ç'do lloj pafytyrësie që politika bën. Kjo, për të vet'men arsye të thjeshtë,se, nëse Berisha apo Rama mbushin xhepat me të holla, duartrokistët  "fytyrshpifur" lëndojnë duart dhe nxehin nervat për hiç gjë.

Thonë se, sa më shumë duartrokistë apo zëçjerrës kundra në stadium, aq më e nxhehtë e bukur dhe e bujëshme bëhet ndeshja, dhe se, sa më pakë duartrokistë, aq më e qetë dhe pa konflikte është ajo.

Unë nuk votoj PD-në se kundërshton ODHIR-in, e as PS-në se, pranon ODHIR-in. Gjithkush duhet të votoj për programin që një parti politike parashtron, dhe ato që ajo duhet të "prodhoj" apo "prodhon" në praktikë.

Interesi real i Berishës nga konflikti me ODIHRNga Mero Baze

Kryeministri Berisha ka ngjallur dyshime të besueshme te faktori ndërkombëtar për rikthimin e gjendjes së luftës së ftohtë mes tij dhe ODIHR, njësoj si në vitin 1996. Refuzimi nga ana e palës shqiptare e drejtimit të misionit të ODIHR nga ambasadorja Glover, me arsyetimin se ajo e ka udhëhequr këtë mision dhe në vitin 1996, ka ngjallur dyshime dhe panik në Bruksel për standardin e zgjedhjeve shqiptare.

Por pyetja themelore që lind në këtë rast ka të bëjë me interesin e Berishës për këtë konflikt në dukje të palogjikshëm.

Berisha i disa muajve më parë ishte shumë i relaksuar dhe sa herë dikush i përsëriste biografinë e tij të keqe me zgjedhjet, ai dhe zonja Topalli nxitonin të thoshin se ishin të gatshëm të ftonin gjithë botën t’i vëzhgonte. Në të vërtetë, ata po refuzojnë tashmë kreun e misionit profesional për vëzhgimin e zgjedhjeve, i cili është në të njëjtën kohë certifikues i standardit të këtyre zgjedhjeve, të cilat kanë rëndësi jetike për Shqipërinë.

Berisha e di mirë këtë. Ai po ashtu e di mirë se Bashkimi Evropian do të ngrihej në këmbë, jo më për një refuzim të tillë, por dhe për një qëndrim jomikpritës ndaj vëzhguesve apo intimidim të tyre. Fakti që Berisha i di këto dhe bën më të rëndën, pra refuzon ambasadoren Glover, do të thotë se ai është i ndërgjegjshëm që kërkon konflikt doemos. Dhe kam frikë se ky zell i ka ardhur javët e fundit.

Arsyet mund të jenë të shumta, por kryesorja duket se janë skandalet publike të djalit dhe vajzës së tij lidhur me lobimin e kontratës së Gërdecit dhe lobimin rreth koncesioneve nga vajza e tij. Duke qenë se kjo është një histori që do të vazhdojë gjatë në drejtësinë shqiptare, Berisha nuk e përballon dot më në mënyrë demokratike drejtimin e vendit. Atij do t’i duhet të jetë, ose demokrat dhe të respektojë drejtësinë, ose të bëjë luftë për të ndarë palët në llogore dhe për të bërë të pavlefshëm, së paku politikisht, çdo cenim të familjes së tij. Ky është i vetmi arsyetim që na bind pse kryeministri me vetëdije kërkon konflikt me institucionin certifikues të zgjedhjeve pikërisht tani që vendi zien nga skandalet financiare të familjes së tij. Duke destabilizuar procesin dhe duke e bërë atë të goditshëm, ai ka shanse të fusë duart në zgjedhje dhe të injorojë moscertifikimin e tyre. Ky është i vetmi skenar i sigurt që e mban atë në lojë si aktor të krizës, të cilën për ta zgjidhur do të na duhet kohë e gjatë dhe një kthim i fortë mbrapa. Të gjitha arsyet e tjera, që thotë Berisha, nuk qëndrojnë. Ato janë të pabesueshme.

Dyshimet janë rritur, pasi fare papritur, pas 12 vitesh, kryeministri Berisha zbulon se nuk ndjehet aspak fajtor për zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe konsideron përgjegjës të vetëm për imazhin e keq të atyre zgjedhjeve misionin e ODIHR dhe ambasadoren Glover. Ky qëndrim refraktar i kryeministrit Berisha ka krijuar një shqetësim të ri për standardet e zgjedhjeve që ai ka në mendje të bëjë më 28 qershor. Nëse Berisha i quan të rregullta zgjedhjet e 26 majit dhe fajtor të vetëm në këtë proces quan ambasadoren Glover, atëherë Perëndimi ka arsye të shqetësohet se ai do të përsërisë të njëjtin standard zgjedhjesh më 28 qershor dhe ky do të ishte një hap gjigant mbrapa i Shqipërisë nga proceset e integrimit evropian.

Nga ana tjetër, ambasadorja Glover është treguar e përmbajtur dhe ka bërë deklarata të kujdesshme. Ajo ka bërë thirrje që palët të lënë mbrapa vitin 1996 dhe të shikojnë përpara. Por, nëse ka një mënyrë që Berisha të provojë që ka ndryshuar nga viti 1996, ai duhet ta bëjë këtë duke pranuar që zgjedhjet të vëzhgohen nga ata që ai nuk i konsideron miq të tij. Vetëm në këtë mënyrë certifikimi i zgjedhjeve do të jetë i besueshëm dhe ai do të mund të rehabilitohet si kryeministër që ka bërë zgjedhje të lira. Rasti i ambasadores Glover është një rast i artë për të, për të provuar vullnetin e tij për zgjedhje të lira, rast që ai po e shpërdoron.

Nëse zoti Berisha ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira dhe nuk ka ndërmend të përsërisë vitin 1996, ai duhet të ndjehet mirë që në krye të misionit është e njëjta kryetare që ka konstatuar shkeljet e vitit 1996. Në rast se ai shkeljet e vitit 1996 nuk i konsideron reale dhe i vlerëson si të shpikura nga ambasadorja Glover, atëherë ai ka problem real me përfytyrimin e tij për zgjedhje të lira dhe më tej me standardet e zgjedhjeve që janë test për rrugën tonë drejt BE. Dyshoj shumë se Sali Berisha ka interes jetik penalizimin e arbitrit për të futur duart në zgjedhje dhe për të pozicionuar palët rreth së ardhmes jodemokratike të tij. Dhe ky është alarmi real, që duhet të ndjejmë sot, kur shikojmë papritur një kryeministër që ka aplikuar dy javë më parë për të hyrë në BE, të kundërshtojë njeriun e besuar nga Perëndimi për të gjykuar zgjedhjet shqiptare. Ai nuk ka asgjë me zonjën Glover, nuk ka asnjë emocion për atë që ka ndodhur në vitin 1996, pasi atë, të cilit i ka thyer dhëmbët në sheshin “Skënderbej”, e ka shef kabineti. Ai ka problem me të ardhmen e tij dhe po përpiqet të bëjë atë që di më mirë, konfliktin. Ai e ka mbajtur gjallë deri më sot.

Ke te besoj Meron e ketij artikulli,apo Mero Bazen qe ka shkruajtur 2 libra ne mbrojtje te Berishes ne zgjedhjet te 1996?Mero Bazen qe ne keto libra dhe ne dhjetra artikuj te tjere nuk ka lene fjale pa thene kunder saj?Dhe qe ka paraqitur fakte shume te forta qe kompromentonin paanesine e Glover?

Nuk po diskutohet se zgjedhjet e 1996 ishin te rregullta.Ato nisen te rregullta dhe perfunduan te parregullta nga papargjegjesia e opozites qe braktisi komisionet dhe nga babezia e PD.Thjesht po diskutohet se rapoti i ODHIR te 1996 i nxorri karton te kuq vetem qeverise,ndersa opozites per bojkotin e saj te papargjegjshem, jo vetem qe nuk i nxorri karton te kuq apo te verdhe por nuk e qortoi fare.

Ai raport i kritikua edhe nga EDU si i njeanshem dhe jo real.

Sa per kete anglezen ODHIR duhej te ishte konsultuar me palet para se ta emeronte.Jam i sigurte qe ajo do te qendroje,por vete qenia e saj ne krye te ODHIR do te jete nje justifikim i mire per qeverine,pasi dihet qe kjo zonje eshte e njeaneshme dhe kete e ka treguar njehere ne Shqiperi.

Nese ODHIR do te kishte zgjedhur dike qe nuk ka qene i perlyer me pare,jam i  sigurte qe palet nuk do te kishin justifikime per arbitrin.

 Ore qe Sala, pavaresisht se cfare mendon Sovrani, e ka ndare mendjen qe ti marre keto zgjedheje, kjo s'do as mend as kalem. Qe ketu pune e ka marre vesh edhe Rama, kjo duket ashiqare qekurse po luan per off-site.

Ato gallupet e zogbyt jane shpesh pallavra te manipuluara. Ajo qe tregon te verteten eshte nje Zyre Bastesh per zgjedhjet ne Shqiperi. Po te kete takat PPU le te hape nje numur bankar ku te cohen bastet dhe ky do jete treguesi me i sinqerte se ne c'drejtim po shkojne zgjedhjet. Une jam gati te votoj 5:1 qe zgjedhjet i fiton Berisha. (Nuk me rruhet fare  kush e ka ble arbitrin, paguhet vetem per rezultatin)

Hudhuni po ua majti!

  ..e morem vesh qe nuk e do kyt Glover-in,po cilen do mer yahoo,ate Doris Parker-in?

..si nuk ja zgjedhin nji ene kta te BE,tja bojne qefin me,se i njelet hatri pastaj!

Nuk ka faj,osht bo si ai Sulltani,i Stambollit,qe i do femnat e ODHIR,te reshtume, dhe ky vetem sa te luj gishtin!

Ne sistemin e Berishokracise shoqeria civile eshte damkosur si majtiste, ramiste... dhe perpjekja e qeverise per tja ulur rendesine eshte panderprerje. Qe ska llogjike demokratike tek kerekesa e qeverise Shqiptare, kjo eshte ashiqare fare. Po ti referohemi sistemit shqiptar te Berishokracise, rregulli qe nqs nuk je me ne automatikisht je me ato, nuk le vend per organizata apo persona neutral.

Kjo nuk eshte vetem ne sistemin e Berishokracise,por ne te gjitha vendet perendimore shoqeria civile dhe media anon nga e majta.Shiko ne SHBA, ACLU dhe do te shohesh sa "centriste" eshte.

Po luan bukur Fort dhe Pasdter Berisha. Ketu s'ka inate. Kush luan me paster me me dinakri dhe dominon situaten Brenda Ligjeve dhe Rregullave te lojes ...hallal i qofte. Le ta dominoje garen....kur fle opozita dhe merret me norma morale smiley Se cfare fsheh Berisha e se cfare kerkon te arrije eshte shpejt te nxjerre kembet. Si gjarper qe eshte deri tani ka nxjerre gjuhen per znj. Glover, dhembet per ODHIR dhe ...akoma nuk ka aktivizuar "Burneshen" e pallavramentit smiley Une jam nga "armiqt " e njohur kunder Berishizmit por edhe vete Berishes si i papafte , k/hipokrit e hileqar . Por ne kete rast e vleresoj si nje levizje SHUMEQELLIMSHME . Per tu vleresuar kendi analizes M.B.por "ruajtja e familjes " bie poshte me argumentin me te dobet. Ne se Fiton ...KUSH e PREK ???? Pra qellimi tij eshte larg dhe une shoh nje argument tjeter ate te pas ZGJEDHJEVE.... Ai njeri po fut ne loje kontestimin ne rast humbjeje  ...dhe alibi me te bukur nuk mund te hidhte ne fushen e lojes. Mbani mend pas nja dy-tre "nderhyrje" te miqve te mikut tim...ai do dale ne TV duke biseduar me znj Glover. Realizimi largimit te saj ne keto kushte qe eshte Memedhembja sjell ne vemendje nje acarim situate te panevojshme si ne Memedhembje ashtu edhe jashte e ne struktyrat Europiane. Zeri Amerikes lexohet QARTE ne infon e tij!

Audry Glover, mikesha e ngushte e Carla Del Pontes ne krye te OSCE ODIR  ne Shqiperi,ca faji ti veme Sali Berishes qe e kundershton.Sido qe te behen zgjedhjet te ndershme apo te pa ndershme kjo plake e vjeter ka ardhur vetm me nje qellim; Urdhrin e marre nga shefat e saj per kontestimin e zgjedhjeve me qellim qe te pengoje anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe dhjete vjet te tjera.

Urdhrin e marre nga shefat e saj per kontestimin e zgjedhjeve me qellim qe te pengoje anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe dhjete vjet te tjera.

Ah po ju jeni ftof keq fare vallaj. Mjere ne qe na duhet te ndajme te njejtin konak me ju smiley

 Ne zgjedhjet e 1996 isha antar komisioni perfaqesues i aleances demokratike.I forti i lagjes hyri me kobure ne brez nga ora 9-30 e paradites futi disa flete votimi ne kuti dhe ngriti dy gishtat. I forti Xhelo nuk i ngre  dot me gishtat se e vrane ne 97 se kishte marre shume vajza ne Itali per prostituta dhe njeri nga prinderit e ketyre vajzave e vrau te dera e shtepise se tij.Kjo ishte politika e atyre viteve te mbrapshta ku politikani Berisha mbeshtetej fort. Mallkuar qofte ai

 

I forti Xhelo nuk i ngre  dot me gishtat se e vrane ne 97 se kishte marre shume vajza ne Itali per prostituta dhe njeri nga prinderit e ketyre vajzave e vrau te dera e shtepise se tij.

Ka filluar t'ju dhimbset lekura tani... per fat te keq!

Sdq. eshte per t'u vleresuar dhe inkurajuar cdo hap, sado i vogel, qe afron keta specie drejt homo-sapiensit.

Eshte nje "faux pas" i papare politik dhe etik te sillesh ne kete menyre mesjetare dhe mashkullore/ballkanike ndaj nje zonje te nderuar per kaprico personale dhe per faktin se te ka ngelur hatri 11 vjet me pare. Eshte nje reagim feminor e i papjekur nga pikepamja psikologjike dhe si i tille i ben dem vetem Berishes dhe klikes se tij.

Ky eshte skandali me  i fundit qe po na servir ky bashibozuk e dallkauk qe si  nje feudal anadollak e i prapambetur dhe krijese e mbrapshte ballkanike nuk do tja dije sesa dem i bejne veprime te tilla kokefortesie e injorance imazhit te shqiperise kur dihet se cfare ky person ne vete te pare dhe per 18 vjet na ka bere qe te skuqemi para komunitetit nderkombetar dhe cfare aspetativash e paragjykimesh kane per shqiptaret organizatat dhe autoritetet europiane kryesisht prej lolove si puna e berishes me kompani.

Kush do te kuptoj me teper lidhur me budallallekun e mashkullit ballkanas lidhur me kete ceshtje mund te lexoj shkrimin infantil e te pakuptimte qe ka shkruar dje ne gazeten panorama dikush me emrin CILI.

Zot ruaji CILIT mend e kokes!  

Audry Glover, mikesha e ngushte e Carla Del Pontes ne krye te OSCE ODIR  ne Shqiperi,ca faji ti veme Sali Berishes qe e kundershton.

o me mos thuj kshu gjonash, se s'ishin ne rend te dites. ti thjesht duhet te mash ison

mir qe jon emigrantet qe japin men, se do kishim vajt per lesh tashi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).