Tirana kampion pas fitores me Vllazninë

Tirana shpallet kampione e sezonit 2008-2009 duke fituar titullin numër 24 në historinë e saj. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, përballë Vllaznisë, bardheblutë kanë triumfuar 2-1, duke treguar se janë ata skuadra më e fortë e kampionatit. Në një kampionat nga më të bukurit e viteve të fundit, skuadra e Tiranës ishte ajo që bëri diferencën falë kampionëve të saj. Tirana e mbylli kampionatin me 68 pikë, kundrejt 64 të Vllaznisë, ç’ka tregon se titulli në fund të 33 javëve ka qenë i merituar. Në fund, festa ka qenë e gjitha për ekipin kryeqytetas.

Sa i përket ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë për Tiranën. Nën fishkëllimën e sllovakut Hrinak, bardheblutë kanë hyrë në fushën e lojës jo për një barazim dhe pas vetëm 2 minutash gjetën rrugën e golit me anë të kapitenit Devi Muka. Një gol që çoi në delir tifozerinë vendase, që ishte mbi 10 mijë veta në stadium. Pas këtij momenti bardheblutë mund të shënonin edhe disa gola të tjerë, por kanë gabuar. Gjithsesi, në minutën e 29-të Migen Memelli vulos fitoren e titullit, duke përfituar nga një gabim i Bashiç. Më tej, në fushë ka qenë vetëm një skuadër, pasi Vllaznia ka qenë e pafuqishme për të reaguar. Dy minuta para përfundimit, shkodranët kanë shënuar edhe golin e nderit, duke mbyllur kështu një kampionat ku padyshim ishin protagonistë. Megjithatë, në fund duket se fitoi skuadra më e fortë. Sa i përket pjesës tjetër të kampionatit, Partizani dhe Bylisi do të luajnë në plejaut, ndërsa Lushnja dhe Elbasani zbresin nga kategoria. (a.r/balkanweb)

6 Komente

nje ku u bon 24

nji e vjeter:

skuadra e tirones,

shtatmedhit nentori,

fitoret c'na i korri,

kupat se c'i mori.

.......

tifoz't e partizonit

le te rrin rehat,

se po u xefen cunat,

ato t'fusin shtat*....

*i referohet nji fitorje folklorike t'tirones 7:3 a 7:4 me partizonin

7:3 Cimo, dhe madje mbaj mend qe doli edhe nje shprehje: "Ia beri orar pune". Sepse dikur puna fillonte ne 7.00 ne mengjes dhe maronte ne 15.00 (3 pasdite).

Cdo fitore eshte e bukur, por besoj se per nga anatgonizmi, rivaliteti, bukuria, cilesia, futbolli i viteve 80 per shume kohe do te mbetet i pa arritshem...(Te pakten ky eshte nje perceptim personal)

Sa pe te plotesuar kroniken e plote te dites se fundit te kampionatit:

Elbasani dhe Lushnja zbresin nje Kategori me poshte.

Bylis (Ballshi) do te ndeshet me Gramozin (Erseka) per te qendrimin ne Superiore.

Po keshtu Partizani do te ndeshet ne Kastriotin (Kruja) per te njejten arsye.

Flamurtari (Vlora) fituese e Kupes se Shqiperise, Vllaznia (Shkodra) renditur e dyta dhe Dinamo e treta, do te lajne ne Ligen e Europes (Kupa UEFA).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).