Ti që rri në një karrige me mua

Sinqerisht po ta them se nuk kam asgjë me ty. Ti erdhe një ditë në zyrë, jo krejt pa pritur, (ashtu siç kisha ardhur unë dikur) dhe nuk fole, po qëndrove pak si i hutuar tek dera, (ashtu siç kisha qëndruar unë dikur), dhe unë e kuptova se ti ishe ai që do të uleshe në karrigen time. Në këtë cep të botës ku jetojmë, nëpunësit ikin e vijnë aq shpesh sa i shpeshtë është ndryshimi i humorit të shefave atje lart. Ne të dy jemi pjesë e kësaj gracke ikjesh e ardhjesh. Ndërsa ti “erdhe” dhe unë “ika”, pas pak kohësh do të gjendeshim në një qerthull të ngatërruar, duke formuar një tip zyrtari me një emër të pa dëgjuar si “ikuerdhi”, apo “erdhiiku”.

 

Ne të dy vazhdojmë të jemi zot të asaj karrigeje, ne të dy vazhdojmë të jemi nëpunës po të të njëjtit vendi pune dhe rrogëtar të së njëjtës karrigeje, po tani të dy shteteve të ndryshme, një shteti real dhe një virtual, sepse karrigia jonë e përbashkët është kthyer në një mjet vërtet të çuditshëm.

Në fillim të çdo muaji, ti i sapoardhuri vrapon drejt arkës për të tërhequr pagën për punët e shumta që ke bërë gjatë muajit, po edhe unë i sapo ikuri, bashkë me ty gjendem atje tek sporteli i arkës ku nis numëroj lekët e pagës sime. Të dy nuk ngutemi deri sa i numërojmë qindarkë pas qindarke dhe nuk kemi arsye të shohim me inat, madje tani nuk mund të jetojmë dot pa njeri-tjetrin. Ka raste kur mendoj se paga që marrë mund të më duket edhe pak si e pa drejtë. Gjithë jetën jam mësuar vetëm me punën dhe djersën time, po duke qenë se unë jam një nënshtetas i mirë, duke qenë se unë respektoj të gjitha llojet e pushteteve dhe në mënyrë të veçantë pushtetin e tretë, atë që e quajti ikjen time shkelje ligjore dhe më tha se ti vazhdon të jesh nëpunës dhe do të vazhdosh të marrësh pagë, them se nuk kam pse të ndihem ngushtë kur hedh firmën në listë pagesë. Po pavarësisht nga sa thash më lart, do të jepja gjithçka vetëm që të mos gjendesha në një lloj të tillë gjyqi, ku siç e di unë fitova. Kjo shpjegohet me bindjen time që kur më thonë ik, iki sado e dhimbshme të jetë kjo ikje. Sa e sa herë isha gati të bëja veprimin më pa mend që mund të bëhet në një proces gjyqësor, duke i thënë gjykatësit ta pushonte këtë çështje pasi unë që isha ankuar nuk kisha aspak të drejtë. Unë do të isha gati t’i thosha gjykatësit se gjithçka kisha kërkuar ishte krejt e pamenduar mirë, pasi shefat dinë se çfarë bëjnë, qoftë edhe kur të hedhin në rrugë si një gjë pa vlerë. Nuk e bëra këtë sepse unë kam besim tek pushtetet e shtetit tonë demokratik. Është kjo arsyeja që e kam quajtur të mbyllur këtë kapitull dhe nuk mendoj më për të, po për të tjera gjëra, si për shembull si mund të jem sa më i devotshëm për shtetin tim dhe kjo devotshmëri nuk mund të kuptohet pa zbatuar ligjet, pra për të ndenjur denjësisht në të njëjtën karrige me ty.

Kjo është detyra që më është ngarkuar mua tani e tutje. Të dy vrapojmë çdo mëngjes, për t’u gjendur tek dera e institucionit fiks në orën tetë pa pesë minuta, megjithëse unë e kam pasur si zakon që shkoja edhe më herët kur nuk kishe ardhur ti, po tani jam i detyruar të ndjek lëvizjet e tua dhe nuk ngutem aq shumë. Hapim dritaret të ajroset zyra, përshëndesim kolegët, u hedhim bashkë një sy gazetave të ditës dhe si me sustë shtrembërojmë turinjtë kur shohim ndonjë shkrim jo të këndshëm për sektorin që mbulon karrigia jonë. Kur troket ndonjë tek dera, ti ngre zërin si me inat dhe ai që pret atje rrudhë buzët duke mërmëritur, po mua më duket se thotë se në atë karrige dje ishte ulur një tjetër, a diçka përafërsisht të tillë. Në këto çaste, unë i ulur po në atë karrige që je ulur ti, ndihem me të vërtetë ngushtë. Do të doja të dilja nga hija e karriges dhe të thosha se edhe unë kam të drejtë ligjore të flas e të sqaroj popullin që rri tek dera, sepse edhe unë paguhem. Po nuk është nevoja të flas sepse ti më kupton pa folur.

Çohesh në këmbë, çohem edhe unë bashkë me ty dhe me një zë, nëpërmjet buzëve të tua, nisim e i flasim atij që rri në derë dhe që nuk është në gjendje të dallojë kush është i ulur në karrige. Edhe dje, edhe pardje, këtu kam qenë i ulur unë thua ti. Unë do të jem edhe nesër edhe përgjithmonë! Kaq fole, (fola) ti, (un&eumlsmiley. Po pse duhet të flisje (flisja) më shumë? Je i madh bashkë ndenjësi im i një karrigeje! Je i madh! Me sa duket e kuptove se duhet të flisja unë dhe fole në emrin tim, apo ndoshta isha unë ai që fola, rëndësi ka që u kuptua se në atë karrige jemi ulur ne të dy së bashku. Zakonisht në orën dhjetë unë e pi një çaj tek kafja e vogël e institucionit. Edhe atje ulemi në të njëjtën karrige sepse nuk mund të ndodh ndryshe. Atje ka edhe të tjerë që janë si ne të dy dhe do të duheshin dyfishi i karrigeve për të pirë çajin e mëngjesit. Ti ndoshta si i ri që je, nuk e dallon se si janë ulur në çdo karrige nga dy vet, po unë nuk e kam vështirë të kuptoj pse secili rri në cep të karriges për të lenë vend edhe tjetrit, ashtu siç bëjmë pa u kuptuar unë e ti.

Edhe ti merr një filxhan çaj, ashtu si unë, madje të njëjtin filxhan që marrë unë. Ne pimë në të njëjtin filxhan. Pasi e konstaton zakonin tënd të të pirit çaj, dikush që është ulur pak më tej, të thotë se edhe ai që ishte para teje nuk e vinte kafen në buzë. Pinte vetëm çaj si ti dhe me sa duket këtë gjë ua imponon karrigia. Kaq thotë ajo bashkëkohësja jote, po aty për aty edhe ajo edhe ti kafshoni buzët si të kishit frikë se mos ju dëgjonte njeri, mos u dëgjoja unë dhe ai tjetri që jemi hije në dy karriget tuaja dhe tonat dhe e ndjeni se nuk mund të vazhdojë ajo biseda me të ikur dhe të ardhur, pasi nuk është morale të flasësh për të ikurit, do të shtonte ajo që foli pak më parë, po ti seç mërmërit nëpër buzë, ndërsa unë ndihem keq pasi më duket sikur ti po pi çajin tim. A e ke parë se ç’ndodh, kur tek dera e zyrës sonë shfaqet shefi i madh, apo zëvendësi i tij? Më dhimbsesh kur të shoh në pozitë aq të sikletshme.

Ti çohesh në këmbë i skuqur, me faqet që të djegin dhe shtyn tutje karrigen si me inat, duke harruar se atje jam edhe unë i ulur. E bënë këtë veprim inatçor si të duash t’u thuash atyre, më falni që më gjetët ulur pasi unë në çdo moment duhet të jem i çuar në këmbë, në gatishmëri për të marrë urdhra prej jush. Ata të dy, shefi dhe zëvendësi i tij, vazhdojnë t’i mbajnë sytë të ngulur jo tek ty, po tek karrigia. Mos vallë ata e kuptojnë se para tyre po ndodh një lojë imazhesh që nuk mund ta besojnë kurrë dhe nuk e dallojnë dot nëse ti je çuar në këmbë, apo vazhdon të rrish ulur? Pas çuarjes tënde prej saj, karrigia nuk është bosh, sepse mbi të vazhdon të jetë ulur pjesa tjetër e saj, pra unë, po thua ta kenë kuptuar ata një gjë të tillë? Unë rrallë çohem prej saj. Nuk më pëlqen të çohem fare, veçanërisht kur hyjnë shefat.

Ata të dy, shefi i madh, po dhe zëvendësi që vjen pas tij dhe rri me duar të zhytura thellë në xhepat e tij si të ishte duke kërkuar diçka që i ka humbur atje në thellësi,  janë zot të gjithë asaj godine. Janë zot të atyre grave dhe burrave që hyjnë e dalin aty, i gëzimeve dhe streseve të tyre, i sherreve dhe grindjeve që ata bëjnë me bashkëshortët e fëmijët e tyre, i gështenjave në oborr dhe borive të makinave zyrtare që parkojnë para derës, i dorezave të dyerve ku plotë hallexhinj i lëvizin gjithë ndrojtje në pritje që dikush t’u thotë hyr, i stendave ku janë ngjitur pjesë nga rregulloret e rrepta që ne duhet të zbatojmë, i neoneve në pjesën ballore që fiken dhe ndizen sa herë duan ata, i tarracës ku ca pëllumba të trembur ngrihen dhe ulen herë pas here. Ata pra, janë zot të gjithçkaje me përjashtim të karriges sime.

Aty jam unë zot, sepse unë jam hije dhe një hijeje nuk mund t’i japësh urdhra. Ti del nga puna, edhe unë iki bashkë me ty, deri sa rrugët na ndahen diku, po bisedat që bëjmë edhe kur jemi të ndarë, janë krejt të njëjta sepse burimin e kanë tek e njëjta karrige. Sa troket në derë të pyesin a u lodhe sot, dhe fëmijët të hidhen në qafë nëse u ke blerë ndonjë gjë kur është ditë pagash. Bashkëshortja jote gëzon kur shikon tufën e vogël me pagën e muajit, ndërsa të thotë si rastësisht se tani që u sistemove në punë e kam hak një dhuratë të vogël. E njëjta gjë ndodh edhe me mua. Gruaja më pyet nëse kam bërë llafe me shefat, kur do të iki me shërbim, etj, duke vënë buzën në gaz dhe po si rastësisht më thotë se tani që munde të vazhdosh të jesh prapë në atë karrige që ke qenë për kaq kohë më takon një dhuratë e vogël.

Fëmijët, si fëmijët, fillimisht u ligështuan që ati i tyre, gjoja iku nga puna, po më pas edhe pse nuk e kuptojnë si funksionon kjo skemë u ndjen mirë, pavarësisht se ata nuk dinë të përgjigjen kur dikush i pyet nëse unë jam në punë. Si mund të thonë ata për mua se nuk është në punë kur më shohin që shkoj tek sporteli i arkës rregullisht për të marrë pagën? Jo, jo, ati i tyre është në punë, kaq le të dinë ata se po të futen më thellë, ndoshta do të trishtohen, ndoshta do të ngatërrohen keq dhe nuk do të dinë si të dalin. Mirë është që ca gjëra që ndodhin tek të rriturit t’i mësojnë kur të rriten vet. Ti më pyet nëse unë skuqem pas atyre që thash më lart? Nuk po të përgjigjem por po ta lë që ta mendosh ti, si të kesh qejf, veçse nuk duhet të harrosh se unë kam shumë respekt për ligjet e shtetit tim dhe i zbatoj ato me seriozitet.

Kam frikë se një ditë edhe ti do të kesh po këtë fat. Nuk ke nga shkon, pasi duket se kjo është e vetmja rrugë ku ne mund të ecim. Ti do të ikësh nga puna, siç ika unë dhe pastaj do të rendësh në ca dyer gjykatash të cilat do të thonë të vazhdosh të rrish në po atë karrige që ke ndenjur deri tani, po në atë karrige që kam ndenjur unë dhe të tjerë para meje. Kjo është kaq trishtuese, po duket se ne nuk mund të ndryshojmë asgjë. Fillimisht edhe ti do të habitesh duke e thënë se atje është ulur një tjetër, po shumë shpejt do ta kuptosh se mund të ndodh edhe kështu. Shteti ka ligje miku im dhe ti duhet t’i zbatosh ato ligje.

Do të kthehesh në hije duke vazhduar të rrish për pak kohë së bashku me dikë tjetër që do të vijë në vendin tënd, po uroj vetëm një gjë që kjo të mos ndodh për sa kohë në atë karrige jam dhe unë. Nuk dua që ti të ikësh kaq shpejt. Të jem i sinqertë jo se më vjen shumë keq për ty, as se unë kam shumë pretendime, po thjesht një karrige është shumë e vogël, pasi në fund të fundit ajo është bërë për një palë të ndenjura, po ne sikur u mësuam të dy dhe po u bëmë tre më duket e pamundur, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Nuk e di nëse e kuptove miku dhe bashkëpronari im i karriges se unë nuk kam asgjë me ty.

Unë nuk kam asgjë jo vetëm me ty, por edhe me shefat e tu, madje edhe për ata më vjen keq. Si ne të dy edhe shefat e zëvendësojnë njeri tjetrin, madje më shpejt se ne, duke u endur për pak kohë dy veta, a më shumë rreth një karrigeje. Të gjithë duket se jemi duke hedhur këtë valle fatkeqe, ku të gjithë jemi bërë rob të së keqes. Të më ndjesh për këtë zgjatje, po fjala është për diçka tjetër që nuk ka shumë lidhje me punë karrigesh, se sa me lirinë e shpirtit që nuk e paskemi në dorë aq sa e kemi menduar. E themi këtë sepse ndoshta dikush që i njeh bëmat e shekullit të kaluar ku shpirti ynë më së shumti ishte skllav, do që të hakmerret me këtë liri, duke e kuptuar se tani nuk e ka të vështirë të luaj me personalitetin tonë. Po nëse ky “dikush” duke na njohur mirë, mendon se tani është futur në oborrin e ca shpirt skllavëruarve dhe mund të bëjë ç’t’i teket me ne, kjo do të ishte trishtuese. Do të ishte trishtuese edhe nëse do të ishte sadopak e vërtetë, po le të shpresojmë se nuk është tamam kështu.

14 Komente

nice detail,

vecse shume e gjate, lexova vetem fillimet e cdo paragrafi. Por e kam shume shume te qarte situaten.

Ta themi troc, eshte e dokumentuar, sesi qeveria Birisha ne raste te panumerta ka paguar 3 rroga per nje pozicion pune :

rrogen e te larguarit nr 1 , per shkak te reformes fillestare politike

rrogen e te larguarit nr 2, pa shkak pa shkak, thjesht reforme, shkurtim etj

rrogen e te punesuarit aktual

E pastaj kryefinancieri i qivirise tone, shtrengon prapanicen se ska leke me pagu rrogat, dhe ka arritur gjer aty sa ka ulur rrogat (demek ka ul kategorite e punonjesve civile ne kuader ristrukturimi) sepse ska pas mundesi me perballu kompenismet financiare te qindra ish-punonjesve civile qe kane fitu te drejten e tyre ne komisionin e sherbimit civile, ne gjykate te shkalles se pare, e mandej dhe ne ate te apelit.

Tallje trapi me leket e shqiptareve !

Kompensimi i te larguarve, eshte proces me vete qe i ka te gjitha brenda, perfshire rryshfetin e majme.

Tallje trapi me ligjin !

Pasi duhet te jene me gishta rastet kur eshte zbatu vendimi i qarte i gjykates qe pervec kompensimit, percakton qarte, RIKTHIM NE DETYRE !

Si perfundim, te gjithe te kenaqur dhe xhepat e shtetit bosh, dhe puna ka ngel akoma pa u bere ne ato tavolinat per te cilat paguhen 2-3 rroga !

 

 

qe te zgjidhet problemi i nenpunesve duhet te vihet ne zbatim statusi i nenpunesve. statusi i tyre ju siguron pune ne administrate pavaresisht nga levizjet politike (deri ne nje fare mase). por qe te vihet ne fuqi statusi duhet qe kta nenpunes te jene te kualifikuar dhe jo te zgjedhur me mik apo me parti. e qe te kesh kte siguri, duhet vene konkursi i hyrjes ne funksionin publik, me pak fjale konkurs per tu bere nenpunes.dhe qe te hysh ne konkurs je i detyruar te kesh nje diplome universiteti te nje niveli e profili te caktuar.

Lefty,

Te gjitha ato qe percaktove me siper (kualifikim, konkurs etj) kane ekzistuar prej vitesh. Shkarja e qeverise ishte qe nuk e zbatoi ligjin dhe prandaj u detyrua te harxhonte nje qerre me pare per te paguar njerez shtese se edhe per ti larguar njerezit nga puna nuk ndoqi rruge me te zgjuara por i ra me vare, shpejt e shpejt per te punesuar militantet.

Problemet nuk ekzistojne vetem me nepunesit civile por edhe ne nivele te tjera. Psh nje vend i BE harxhoi para ca kohesh para per te pergatitur punonjesit e policise qe u shkolluan ne vendin prites. Personin qe mbaroi klasen i pari dhe mori nderimet perkatese, e larguan nga puna 2 muaj pasi u kthye ne Shqiperi pa justifikim duke shkaktuar terbimin e ambasades te vendit qe kishte dhene pare per shkollimin e tij.

se di me saktesi se cfare ligjesh per nenpunesit ka ne shqiperi, por edhe nqs jane ligjet copy/paste nga vende te zhvilluara, derisa te mos zbatohen eshte e kote.

problemi me shkarkimet politike te nenpunesve nisi nga socialistet ne mos gaboj, sepse ata zevendesuan gjithe administraten pasi erdhen ne pushtet ne 97.ndaj kta borxhin i kthyen. por ne fund te fundit kto levizje ndodhin ne te gjitha vendet qofte dhe ato me demokratike e te zhvilluara. tek ne gjerat jane shume me te dukshme sepse kemi nje administrate te vogel shteterore,aq me teper te larte. franca ka 3 milion nenpunes administate, prandaj ndryshimet politike te saj nuk u pane me sy te keq, perkundrazi u duken normale. sepse vetem ata te lartet ndryshuan, jo niveli i ulet, imagjino 3 milion nenpunes te pushuar politikisht! problemi tek ne eshte se gjerat bien shume ne sy, sepse nje b.. vend jemi.

Lefty,

1) Ligji per nepunesin civil ekziston prej vitesh.

2) Ligji per nepunesin civil gjithashtu zbatohet prej vitesh. Fatkeqsisht jo prej qeverive por prej gjykatave. Qeverite e para '05-es e kane shkelur disa here kete ligj dhe kane humbur gjyqe. Qeveria e pas '05-es e ka shkelur qindra here kete ligj dhe ka paguar nje thes me pare.

3) Ne '97-en kur socialistet bene spastrimin e rradhes te administrates nuk ekzistonte ky ligj. Qeverite nuk zgjidhen per te "kthyer borxhe" por per ti sherbyer popullit, per kete ndaje mire mendjen.

4) Ne Shqiperi ndryshimet preken deri ne nivele specialisti, dmth goxha poshte, jo si ne vende te tjera ku nderrohen vetem pozicionet politike.

5) Ke nje mangesi te madhe ne parimet e tua: problemi nuk eshte renia ne sy e gjerave, problemi eshte shkelja e ligjeve! Kjo mangesia jote ilustrohet shume mire tek "thenia e momentit".

problemi yt dhe i atyre qe mbron eshte se jeni mitomane dhe hipokrite!

jeni hipokrite ( po ju fus ne nje thes) sepse vetem kur ju intereson nxirrni ne shesh zbatimin e ligjit, sherbimin ndaj popullit etj.  sepse kur ju benit ato qe benit, as qe pyesnit per ligj, i di vete s'eshte nevoja te perseritem.

por problemi nuk eshte thjesht ne mitomanine tuaj, por ne te shkuaren tuaj. kur thua ne 97 u be spastrimi i rradhes i administrates , gabohesh, sepse atehere ishte spastrimi i pare politik, vetem nqs te pare atehere quan spastrimin e administrates komuniste, nga ku del dhe inati juaj i vjeter.

administrata e vjeter e meritonte te hiqej e gjitha sepse ishte 100% e korruptuar! dhe nqs kjo e sotmja eshte, ne politike me mire te haje i joti se sa i botes, dhe e di se per cfare po flas sepse per ket pune po bejne te gjithe gam-gam!

un parimet e mia si kam shprehur asnjehere neper citate, nqs ju prisni gjysma mendimesh dhe i trafikoni per te tilla, pune e juaja, ju keni dhe gurin dhe arren.

administrata e vjeter e meritonte te hiqej e gjitha sepse ishte 100% e korruptuar!

Kujdes Lefti se ket do ta mbajme shenim gjate. Se eshte nje gur i rende qe te bie kokes.

E korruptuar ka qene, por shume pak kane qene te korruptuarit qe jane largu. Perkundrazi, te korruptuarit kane ly qerren e pushtetit te ri.

Pastaj te te bej nje pyetje ty qe flet nga maja e thanes. Nga e nxorre ti ket konkluzion i here ? 

Le qe lere fare, se sja vlen me ty..

Eh i dashur Lefty, eshte natyrale qe te pakten ne kete copez interneti ta mbajme edhe gurin edhe arren e ta perdorim mire per te nxjerre ne pah budallallekun dhe hipokrizine. Ta them kete sepse fundja vetem kjo na ka ngelur; ne boten reale ti dhe shoket e tu te stershumte te vini ne poziten e asaj shprehjes "ne fshatin e budallenjve i zgjuari eshte i cmendur" e natyrisht qe me budallenjte s'matesh dot kurre  smiley

Do flisja me teper por sic e ka thene Tushja me siper, s'ja vlen me u marr me ty smiley

+

  • Nje bravo per frymen qe ka sjelle. Nje e vertete qe artistikisht vret me shume sesa potenciali i saj vrases

-

  • Nje para e taksapaguesit shqiptar e shkuar dem, e neperkembur.
  • Nje keqmenaxhim i burimeve njerezore e financiare
  • Nje komb qe tallet me fatin e vet

 Ne fillim nuk po e kuptoja, kujtova se ishte nje ankese e nje nenpunesi ndaj nje nenpunesi  tjeter, kur duke lexuar me tej doli me qarte thelbi i tregimit. 

Me kete shkrim mendoj se tregohet e gjithe qeverisja e ketye kater viteve. Nese do ju referohemi fakteve qe ne kete rast jane kokefort do te na rezultoj qe kemi nje administrate virtuale qe paguhet per shkak se eshte pushuar pa drejtesisht dhe nje amdinistrate reale e cila rri gjithe diten neper zyra dhe del ne fushate ne kohe zgjedhjesh,,,

Po harrive qe te mbash shenime nga Left me......YYYYYYYYYYYYYY   ne fund , shko vizitohu tek ndonje mami se do mbetesh me barre nga Budallalleqet smileyKa shume tregues ne nje shtet qe masin nivelin e korupsionit . Une per krahasim do marr vetem njerin TITULLIMIN ...Ne ate kohe thuhej  Mori Pergjegjesine  ne kohen e Left me...... YYYYYYYYYY ne fund thuhet Mori Portofolin smiley  Keta jane shtetare te Papergjegjshem. I kane vene flaken Shqiperise me dhjetor 1990, gjate gjithe 91 , ne shkurt e mars 92, gjate kater vjeteve shkatruan e vodhen ,dogjen e shiten djersen e papaguar te 3 miljon e gjysem shqiptareve....dhe inkasuan parate ne xhepat e tyre . Me politikat e zgjuara perzune nga atdheu per 4 vjet rreth 2 miljone shqiptare maleve e kodrave ujrave e nenujrave qe lane kockat gerxheve e  detrave si ushqim per peshq e korba.....dhe  e vetmja arsye ishte se nuk e benin dot dhe nuk e kishin ne moral VJEDHJEN ne me se 90 % e te perzeneve. Mbriten me se fundi ne 97 ku RIDOGJEN por edhe VRANE dhe prap bejne LLOGJE me ish Komunizmin smiley Pergatiten e vune ne pushtet njerez te soit te tyre me Kompanine NANOISTE qe i dha edhe nje dore tjeter vjedhjes se sofistikuasr te pasurise se popullit...dhe po ky nga ana e tij nuk kishte se si mos t'ja shperblente arkitektit te Injorances ,Xhahilllekut e Paaftesise (alias Mixhes) ne drejtimin e shtetit me Shpuren me injorante qe ka pas kjo POPULLSI besoj qe nga koha e Piros se Epirit! Dhe kete shpurre te mbertheckave e zbertheckave me kasapet e ekonomise (Blerimrit te Partise dhijaret e sqeprit e te tjere ) e quajne ADMINISTRATE . Dhe kete krahasim vjen te na e beje ajo me ...YYYYYYYYYY ne fund smiley nje fanatik pa piken e inteligjences dhe arsyes e lloit sikariste me chip Berishist ne tru .

upupu je bo i palexushem fare ..

nejse, Leftit do ja maj shnim, se do vije puna e do permendet nai emer nga keta te "pakorruptumit" e sotem, ene do dali qe ka qene dhe ke ai 100% i Leftit.

Jane shume mer, per zotin, nuk jane pak.

Vallaj me nxite ti  dhe thashe "si ka mundesi te  vleresosh  te mbllaciturat  e Left me ...... YYYYYYYYYY ne fund smiley "

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).