Të shitesh pjesë-pjesë

Kjo është një histori që mund të shkruhet në formën e dramës, por njësoj do të tingëllonte nëse shkruhej në formën e komedisë. Dramë, nëse kihet parasysh ndikimi në një jetë vetjake, komedi nëse kihet parasysh ...se personazhet e saj janë tipa tipikë të shoqërisë sonë politike; të shoqërisë pranë pushtetit, rrotull pushtetit apo dhe aspirantë për pushtet.

Skena e parë mund të niste në këtë mënyrë: drejtori i përgjithshëm i KESH-it, për muaj e muaj me radhë si një korrespondent shëtitës mori me radhë që nga faqet e gazetave dhe suplementeve rozë të tyre e deri tek ekranet e televizorëve në debate politikë e apolitikë. Synonte të tërhiqte vëmendjen e Doktorit që i besoi menaxhimin e krizës së paprerë energjetike tre vjet më parë, që t’i besonte menaxhimin e degës më të rëndësishme lokale të PD-së, atë të Tiranës. Teknologjia për të tërhequr vëmendjen e Doktorit është e thjeshtë dhe e pandryshueshme: shaj Edi Ramën, mallko lejet e ndërtimit, modelin e Bashkisë së Tiranës, drejtimin e Partisë Socialiste, mos pengo, por firmos kontratat shumëmilionëshe në euro të Fazlliçit dhe mbro emrin, dinjitetin dhe moralin e familjes kryeministrore duke shitur pjesë–pjesë emrin, dinjitetin dhe moralit vetjak në publik. Pastaj nëse Doktori e vlerëson siç duhet këtë performancë – ia vlen të përdoret ndonjë fjalë e huaj në një artikull shqiptar se fundja kështu është dhe moda – pjesa tjetër është e lehtë. Në fillim drejtori i KESH-it do të bëhej kryetar i PD-së së Tiranës, pastaj një vend i sigurt në listën e kandidatëve për Tiranën dhe më pas, kur fiqtë dhe qershitë të piqeshin në klimën tonë të nxehtë politike, të synonte të bëhej pasardhësi i Edi Ramës në bashki. Nuk dihet se çfarë ndodhi dhe çfarë nuk funksionoi në këtë plan të qëndisur afatgjatë, por fakt është se pavarësisht të gjithave, drejtori i KESH-it nuk u bë kryetar i PD-së së Tiranës, u vu në zonën e akullt të listave për kandidat po në qarkun e Tiranës dhe, si rrjedhojë, duket se i ka dhënë fund dhe aspiratës për të zëvendësuar me blunë e tij, rozën e Ramës në Tiranë. Dhe e ka kaq të qartë sa ende nuk ka dhënë dorëheqjen nga drejtorllëku, megjithëse kandidon në listë.

Skena e dytë është më e thjeshtë: një nga drejtorët e OSSH-së parkon makinën e tij zyrtare në vendin ku normalisht parkohej makina e drejtorit të KESH-it, përballë godinës së institucionit. Drejtori i KESH-it lajmëron policinë bashkiake dhe djemtë me uniformë blu dhe makina me stemë, nuk vonojnë. Vendosin sipas ligjit bllokuesin ngjyrë të kuqe në rrotën zyrtare të makinës së drejtorit. Në xhamin e përparmë të saj vendosin një letër ngjyrë rozë me gjobën 3 mijë lekëshe, nën arsyetimin: parkim i gabuar.

Skena e tretë nis e ndërlikohet disi: po ky drejtori i OSSH-së natyrisht mërzitet shumë me çfarë i ka ndodhur, por jo me vlerën e gjobës. Tre mijë lekë të nxjerra në mënyrë private nga xhepi, në rastin më të keq, përballë 102 milionë eurove që do të paguajnë zyrtarisht çekët që blenë vendin e tij të punës, janë më pak se thërrimja e një thërrime. Nuk ia vlen as të zihen në gojë. Problemi është shumë më parimor. Kështu që ai, sa hyn në zyrë, kujtohet se KESH-i nuk ka një kontratë për energjinë që përdor e konsumon po vetë. Pra, është një debitor ndaj OSSH-së. Zgjidhja është e thjeshtë: KESH-it i pritet energjia elektrike.

Skena e katërt nis e merr tone serioze: drejtori i KESH-it nxehet me karshillëkun e ish-vartësit të tij. Bisedon me Entin Rregullator të Energjisë, lidh me shpejtësi rrufe kontratën për energjinë që konsumojnë zyrat e tij dhe e paguan atë qindarkë më qindarkë.

Skena e pestë nuk ka ndodhur akoma. Drejtori i KESH-it është kandidat për deputet në Tiranë. Por në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ai ka me mijëra punonjës që paguhen me çekun e tërhequr nga banka dhe të firmosur prej tij. Drejtori i KESH-it është ende në detyrë. Si dhe të tjerë që kandidojnë, por nuk janë dorëhequr ende. Si paraardhës i tij, në vitin 2005, edhe pse nuk e kisha detyrimin ligjor, u dorëhoqa menjëherë. Sepse atje ku ligji hesht, flet morali. Në këtë rast, me dhembje më duhet të them se me pasardhësin tim na ndan morali. Jo vetëm vetjak. Edhe politik. Ai është një nga ata që duhet mundur në 28 qershor. Jo vetëm si individ, sepse ai është i mundur që nga të tijtë kohë më parë. Ai duhet të mundet si modeli i një menaxheri të pronës publike që tenton të hyjë në politikë, duke hyrë në zemrën e shefit të madh me të gjitha mënyrat.

11 Komente

Andiso, ti ishe ne gare koke me koke me Shaben, edhe kishe mundesi te fitoje sic fitove, Gjergji eshte ne liste ne nje pozicion qe dihet qe s'ka asnje shanc te fitoje, pra eshte thjesht per te mbush numrin. Keshtuqe s'keni te njejten baze krahasimi.

Pse i bi rrotull, po pse Andiso ti nuk e di qe ne e dime qe Bojaxhija osht nxef se Dallapi ka i ka marre hisen ke tenderat or burre. Ene kapardiset Dallapi me sekretaret e reja qe ka marre n'pune smiley  Ene sherri midis tyre osht bo telenovele.

Ka ra Dallapi n'kos, por vallai mo mire ai se Bojaxhiu smiley

Nuk ka qeder se rri ne detyre gjergji dhe pse e ka emrin ne liste. Le qe se mos eshte nga ato qe rri ne zyre ky pallaveshi.

Qederi eshte ke rrumpalla qe ka kapluar KESH qe nga ardhja e tij ne detyre. 

Ndersa Bojaxhiu dilte ne suplement e blutooth, apo vilte cdo ulli qe i zinin syte rruges si psh nje ulli ke spitali ushtarak (e vertete fare kjo smiley ) anej nga ndermarrja bohej kerdia. Aq rrumpalle ka qene, sa thone qe plotsonin kerkesa per dieta per 32 dite ne muaj smiley  smiley   Shembull banal ky, po imagjino ca bohej me gjona me te medha.

 

Nuk e dija qe situata ishte e tille. Gjithmone nqs. ajo qe thua eshte e vertete.

Me fal por nqs. ka qene rrumpalle, pse KESH-i me Bojaxhiun ka dhene me teper rezultate se me pare. Apo ka te beje thjesht me blerjen e energjise dhe me asgje tjeter?

ca lesh rezultatesh ka dhone bojaxhiu mer. e ke pa nai here ti me fol per punen at rob, pervecse kur dilte me pinca ne TV ??  

ai vec po mbolli nai ulli o m'rregull smiley

ka menu perenia me shiun mbi koke, dhe blerjet .

tashti kshu thom une, se nuk jam eksperte e energjise. pale osht dhe ndryshe.

puna e bojaxhiut nuk eshte vetem te sjelli drita neper shpija, por ta administroje mire ate ndermarrje. duhen pa letrat se sa mire e ka administru. se di pse kam pershtypjen se e ka bo lesh.

gjithesesi, edhe ne kohen e ktij horrit te piset (Andisit) kena pas drita smiley

 

si vilte ullinj mi? punonte ne buqesi ne kohen e lire a si?

Ai duhet të mundet si modeli i një menaxheri të pronës publike që tenton të hyjë në politikë, duke hyrë në zemrën e shefit të madh me të gjitha mënyrat.

Ah! Mendova se menaxheri duhet "te fitonte" apo "te mundej" ne baze te performances se dhene dhe jo ne baze te thashethemeve te personit qe ishte ulur me pare ne kolltukun e tij.

Nqs. Bojaxhiu ka bere gjithe ate "show up" per t'u vene ne vemendjen e liderit te partise, a mund te thuhet se edhe Harasani po thumbon tani kolegun, per te njejten arsye?

Apo eshte thjesht xhelozi profesionale?

Spekullim per spekullim...

 

Andis, vec ti te lutem mos fol per bolleshtine e moralit ne heshtje te ligjit, se ti te parin e  zhvesh te dytin e ...

paska patur gallate mes Bojaxhi dhe Drejtorit te OSSH. A mund te na thote njeri me gjate??

gjergji si hyri dot ne zemer keshilltareve te Sales anej nga Klani pranaj kalon kohen tu mbledh ullinj.

Gjegjin Sala e perdori si menaxher te mire, por vetem kaq. Ai nuk mund te hynte kursesi ne preferencat e Sales per ushtaret politik. Ata (ushtaret politik te PD-se) duhet te jene te robotizuar, te tjetersuar, pra te tredhur nga trute.  Eh Gjergji eshte ndryshe, nuk eshte as Bode e as Palok, as Basha e as Minister i Ndertimit (spo ja kujtoj dot emrin benjaminit te Sales)........................Per Salen misioni yt mbaroje. Prandaj ben mire te ikesh andej nga erdhe perpara 4 apo 5 viteve. Ne fund te fundit te gjithe kane nevoje per pak eksperience pune elitare per te njohur me mire shoqerine njerezore dhe ligesite e saj.

Harasani bo mire qe vjen po qeka shume larg REALITETIT . Nje fitore e BOJAXHIUT do te ishte nje vleresim per tere brezin e tyre perfshi dhe HARASANIN. Do te ishte nje SHPORRJE perfundimtare  e kesaj skote Mixhiste me sqiftere ( Paloker ne shumes ) e gallofer ( nofullkatroresh si Bode e Patozi) . Vetm per nje gje te jesh i sigurt . Bojaxhiut mund ti shkoje uje neper shale cdo IDIOT i kategorise se Dollapeve te mbeshtetur ne menyre absolute nga Partia e MIxhizmit . Me te vetmen arsye sepse ai erdhi jo Per ti Terhequr Vemendjen MIXHES ( IDIOTIZMIT) dhe per te edukuar IDIOTET e KESH-it (hap e myll Dollapet) por per te dhene nje sinjal pas se cilit lindi edhe kerkesa per NJE KTHIM te te SHKOLLUARVE me shprese se Memedhembjamund te BEHET. Ky sinjal nuk eshte kuptuar mire nga z.Harasani , por gjithsesi e ftoj ti lere menjane koleget sepse ai e njeh shumne mire punen atje se cfare interesash kane patur K/..aret e Partive me ate NDERMARRJE qe pillte flori cdo dite e jave ,cdo muaj e vit ne interes te....Varferimit e vjedhjes masive te POPULLIT !Shembulli i Bojaxhiut eshte afatshkurter por gjithsesi me vlere per te kuptuar se CFARRE rrenjesh kane akoma Grupimet Politike dhe e famshmja PD.... Rrenje me BUM-je! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).