"Të panjohurit" e suksesshëm

Nuk u gjendën me një të shtypur të telekomandës. Njerëz si ata nuk pikasen kollaj. Duan kohë... Sidomos kur jetojnë jashtë kryeqytetit dhe zgjedhjet bëhen nga lidershipi në Tiranë. “Të panjohur” politikisht për metropolin, por të suksesshëm në qytetet ku kanë lindur, ku kanë punuar në mënyrë profesionale, sepse janë specialistë të fushave përkatëse. Atje, kanë emrin e mirë, i cili i ndoqi deri në selinë e Partisë Demokratike.

Ata janë surpriza e listës së PD-së. Më 28 qershor do të garojnë nën siglën e partisë në pushtet. Iu bashkëngjitën PD-së dhe liderit Sali Berisha. Është partia dhe lideri që u jep mundësi të gjithëve. Të njohurve, të panjohurve, politikanëve, të rinjve... Hapësirat për ta gjenden në çdo periudhë, në ndërtesën trekatëshe të PD-së. Por gjetjet pikante bëhen më të dukshme në kohë zgjedhjesh. Një e tillë është dhe ajo e mbrëmjes së 19 majit, kur kryetari i mazhorancës, Sali Berisha, njohu publikun shqiptar me emrat që kërkon mandatin e ri qeverisës më 28 qershor.

Një listë akademikësh ndërthurur me politikanët. Të ndryshëm, por që përgjatë 30 ditëve të fushatës elektorale do të punojnë bashkërisht për fitoren e së djathtës. Dhe njerëzit do të takojnë për ditë njeriun e ri... Tashmë jo në rrethet akademike nga i kanë njohur, por në fushatën elektorale për t’u dhënë besimin e votës së shenjtë. Për t’i ulur në karrigen e Parlamentit, për një mision të qartë, të jetë përfaqësues i denjë i tyre. Këta kandidatë, që konkurrojnë për herë të parë në politikë, do t’u japin zë mijëra qytetarëve shqiptarë. Janë vizioni i ri i PD-së, ndaj lista “Berisha” ka nuanca perëndimore. Një pjesë e kandidatëve kanë studiuar në Perëndim dhe dijet e marra atje i kanë vënë në shërbim të bashkëqytetarëve të tyre. Tashmë është radha për të zgjeruar gjeografinë tyre, përtej vendit ku kanë lindur, për t’iu larguar lokalitetit sepse vlejnë më shumë. Të pozicionuar në vende favorite në listën e PD-së, për të fituar garën e 28 qershorit, përkrah politikane të njohur të PD-së, kandidatët e rinj synojnë suksesin e radhës, tashmë jo në specialitetet e tyre, por në politikë...

Çipi, kampion jo vetëm në futboll
Qytetari model që kandidon për siglën e PD-së. Një kampion jo vetëm në futboll. Shqiptarët kudo e njohin si ish-futbollist të mirëfilltë, por jo dhe aq si aktivist të PD-së. I tillë është Kreshnik Çipi, një biznesmen i suksesshëm. Në Vlorë, në qytetin e lindjes, njihet si një demokrat që sa herë PD-ja ka zhvilluar zgjedhje të brendshme, Çipi ka konkurruar për strukturat e kësaj partie. Por ajo që mbahet mend nga demokratët e qendrës, është “mburoja” që Kreshniku i bëri PD-së gjatë trazirave të ’97-s, ku Vlora ishte më e prekshmja nga rebelimi. Një disko në Vlorë, pronë e futbollistit Kreshnik Çipi, u bë strehëza e djemve të Forumit Rinor të PD-së për mbledhje partiake. Ato ditë të vështira, guximi kushtonte shumë. Dhe Kreshiku guxoi me çfarëdolloj çmimi. Ai ka një kontribut të veçantë për rilindjen e PD-së në vitin 1997. Vjen nga një familje e njohur vlonjate, që vuajti persekutimin politik. Prej kohësh është njeri politik, por që nga data 19 maj, do të jetë shumë herë më aktiv, me synimin për t’i dhënë PD-së një mandat më shumë në Vlorë dhe vetes emrin e deputetit të këtij qyteti.

Kandidatja Paulina Hoti
Datëlindja: 17-11-1973
Edukimi: 1988-1992 Shkolla e mesme e përgjithshme - Mamurras
1992-1996 Fakulteti i Drejtësisë - Universiteti Tiranë

Kualifikime pasuniversitare:
2002- 2008 Doktoraturë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Nantes - Francë
2000 - 2001 DEA (Master i nivelit II - “Karrierë Juridike, Shkencat Penale&rdquosmiley, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Nantes – Francë
1999- 2000 Mbrojtje e avokatisë, Universiteti Tiranë-Ministria e Drejtësisë.

Eksperienca profesionale:
2005 - 2009 Pedagoge në Fakultetet e Drejtësisë dhe Psikologjisë, Universiteti i Shkodrës – E drejtë Penale e posaçme, E drejtë Ndërkombëtare penale, Kriminologji.
01.04-30.09.03 Juriste në Bashkinë Mamurras
2001-2002 Përkthime zyrtare (frëngjisht-shqip, shqip-frëngjisht), Bashkia Nantes - France
1999-2000 Sekretare e KISH-se-Tiranë
1999-2000 Mësimdhënie (e drejta e punës) në kurse profesionale, Kurbin
1996-1999 Kancelare - Prokuroria e rrethit Kurbin

Tema e doktoratures: “La specialisation des juridictions en France et en Albanie”, mbi organizimin e pushtetit gjyqësor në të drejtën franceze dhe shqiptare, vështrim krahasues.

Tema e masterit: “L’execution des decisions de justice en droit europeen et communautaire”, mbi ekzekutimet e vendimeve të drejtësisë në të drejtën evropiane dhe të komunitetit.

Kandidati Arben Culli
Të dhënat personale vendlindja, vendbanimi: Tepelenë

Edukimi Arsimor 1985
Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Dega Matematikë.
Eksperienca në punë 1985 – Maj 2007
Mësues matematike në gjimnazet e qytetit Memaliaj dhe Tepelenë.

Qershor 2007 e në vazhdim Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër

Trajnime, kualifikime të ndryshme, pjesëmarrës në seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, të organizuara nga Këshilli i Evropës Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Asambleja e Rajoneve të Evropës, mbi drejtimin në nivel lokal dhe rajonal, etj.

Aktivitete te tjera Aktivitete politike:
Anëtar i kryesisë së PD-së në Tepelenë që prej vitit 1995
Kandidat për Kryetar Bashkie Tepelenë, në Zgjedhjet Vendore 2003, në një moment të vështirë për PD në Qarkun e Gjirokastrës dhe humb me një rezultat shumë të ngushtë.
Anëtar i Këshillit Bashkisë Tepelenë në 3 legjislatura.

2 Komente

ec mamurrsi smiley

Hajde fushate e nxehte hajde, po behet ne cdo cep, po na arrin drita e partise deri ketu, me tynele e hidrocentrale etj etj ..

O ta hongsha **then o shtet..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).