Të dashur peshq...

Po lexoja rastesisht nje koment ketu ne blog, qe dikush ne emigrim e kishte leshuar, ndoshta pa kujdes. Dhe te them te vereteten me la nje shije te pakendshme. Nuk me lendoi sensin e vetes, egon, por ndjeva ate qe ndjen njeriu kur perballet me nje padrejtesi, sado intime e te parendesishme. Komenti shprehte opinionin e dikujt jashte vendit qe mendonte se sistemi (social) qe ka pllakosur kete vend prodhon vetem njerez te poshter, dhe ligesi. E nuk ishte i pari, qe percon kete mendim per sa ndodh ketu ne memedhembje.

E kam vene re kete, hera pas heres tek komentet e peshqve larg vendit, ndoshta sepse ne prej se brendshmi, shpesh ju japim material te bollshem per te besuar keto. Qofsha i gabuar por duket sikur se jashtmi krijohet nje bindje vetesugjeruese e veteushqyer per cilesine gjithnje ne degradim te njeriut shqiptar qe jeton ne memedhe. Dhe kjo nuk eshte aspak e mire, sado e rrejshme te jete - pastaj, merr nje jete te veten kur krijon nje perceptim kaq banal.

Mos ta nxijme keshtu eh!!!? Se po me duket se imazhi qe kane disa per Shqiperine eshte si ndonje film noir. Comic book stuff! Opinioni kaq absolutist sigurisht qe nuk eshte i veretete. Me duket se kur Shqiperine e perjeton vetem nepermjet artikujve kritike te shtypit (sado te mire te jene keta) bie pre e kontekstit te shkrimeve, dhe harron, qe Shqiperia, dhe shoqeria shqiptare nuk perbehet nga germa te zeza mbi te bardhe. Eshte prej mishi, prej gjaku, me ngjyra te verteta magjepsese.

Ne Shqiperi ka halle, ka padrejtesi, trishtim - por ka edhe shume njerez te mire, ka qe punojne fort-fort, ka qe japin gjithcka per tjetrin, nga ata qe ta restaurojne besimin tek rraca njerezore. Ka miq, ka dashuri, femije, buzeqeshje, njerez qe bisedojhne miqesisht me ze te larte se ashtu dine... ka mal, ka det, ka art (edhe pse pak)... ka birra me miq, ka diell, ka shi me gjyma, ka virtyt, ndershmeri. Ka malesore qe ta hapin shtepine edhe kur u troket ne mes te nates, ka qe heqin nga goja per tjerin.

Ka familje te medha, kujtime te vjetra, memorje qe krijohen rishtaz. Ka shtepi te femijrise, fshatra te prinderve, varre te gjysherve, endrra te brezave qe do vijne pas nesh. Ketu ka nje shprese qe rritet e qe perhapet si rrathet qe leshon nje guricke kur bie ne ujra te qeta. Ka qe diturine ia pasojne brezit tjeter, ka qe dine te falin, ka qe nuk dine te urrejne. Ka qytete plot me te rinj, ka moshen mesatare 28.9 vjec, ka mehalla me kalldrem, ballkone me mullaga, ka vajza te bukura, ka kafe ekspres me uje "Tepelena", ka gazeta ne mengjes, ka biseda der ne mengjes...te gjitha ne nje gjuhe te bukur te cilen e mesuam te paren, sado bukur folem te tjerat me pas.

Sigurisht ka probleme, po ku ne bote nuk ka?

Sigurisht, ka telashe, ka varferi, ka injorance, cmire, shpifje dhe zhgenjime por kjo nuk do te thote asesi se nuk ka nje vullnet per t'i zbutur keto, per t'i kapercyer, per te bere gjene e mire edhe kur gjendesh keq. As nuk dmth qe shemtia mbulon bukurine, une me modesti them se e kunderta eshte e vertete. Dikush eshte i poshter, dikush tjeter eshte i mbrapshte por kjo nuk e zbeh shpirtin e florinjte te nje te treti, as miresine e dikujt me tutje. Gjithe cfare dua te them eshte se here pas here, ndoshta sepse gjuha shkon gjithmone aty ku dhemb dhembi, ne harrojme te shohim bukurine e hatashme e ketij vendi. Harrojme se jeta eshte me e madhe se nje rroge e mire, se qielli eshte me i gjere se nje cati qe nuk pikon. Humbasim nga syte, sidomos kur jemi larg, qe per cdo hall me shume, ne Shqiperi ka nje gezim me teper. Nuk e di nese ky eshte instikt vetembrojtes, si ne rastin e atij qe e nxin prej se largu si per te mjekuar nostalgjine, ashtu edhe tek une qe e shijoj dyfish prej se brendshmi, per te mos i lene shteg dyshimit. Kemi nevoje per njeri tjetrin, dhe ky vend, afer dhe larg qofshim ka nevoje per ne. Jo per lajka kur i duhen dacka, por per miredashje realiste mbi gjithcka.

A ju tregova me lart sa mire haet ne Shqiperi? smiley

Nuk dua te bej oponence atyre qe mendojne se gjithcka ne kete vend eshte terr, kjo do te ishte nje ndermarrje veteposhteruese, thjesht dua te them qe ne Shqiperi ka njerez te mrekullueshem, e mund te kalohet mrekullisht. Por nese ju qe jeni jashte e humbni nga syte kete fakt per shkak te largesise, humbasim shume, si ju, edhe ne qe jetojme ketu.

70 Komente

c'me bere me kete foton blend me griu uria...

p.s

per klete shkrimin le_ rose do kishte gati nje recete me titull "si behen petullat "

smiley

 

Flo,

E kam thene pra dhe njehere qe s'gatuaj, s'jam shtepiakezuar ende! Oj ky milet! smiley Ene boll me permende ne cdo postim tendin se po na ben te mendojme qe t'ka kap noj gjo ne ndonje pike te dobet per mua. smiley

Blend, ky postim eshte nje ode e kendeshme optimizmi. Sdq, koka duhet kthyer here-pas-here drejt realizmit, ndryshe do kalojme ne ndonje sistem te tipit dhe byrek do hame por ne duart e realizmit s'do biem.

PS. Lum ato qe shijojne byrekun!

PPS. Ene lum dhe ato qe ju shijon qumeshti, aq me teper me byrek!

Hej, me te vertete, si eshte puna e ju te dyve?! smiley

Persa i perket realizmit, une mendoj se shkrimi flet pikerisht per kete.

Thjesht eshte nje ane e medaljes, por nuk do te thote se eshte me pak realiste.

Edhe ti e paske vene re?! smiley

Realizem? Olsi, ky eshte patriotizem perzier me nje doze te kendeshme optimizmi. Sdq, ne Shqiperine e duam. 1000 vjete te jetojme vendlindje tjeter s'do kemi. smiley

Ore, tamam e gjetet te na flisni per shqiptarizem/nacionalizem me nje pjate tipike turke! Börek!!!

Poooooo....!

Une nuk mendoj se eshte vetem patriotizem dhe optimizem, edhe pse mund te kete doza te tyre.

Une mendoj se eshte lodhje nga negativiteti. Nga te parit e anes negative te medaljes kur qartazi ka dhe nje ane tjeter.

E kam fjalen... ne fund te dites, cfare e ben diten tone jete? "Banalitetet" e perditshme ndoshta.

Mendoj se vendet qe sot ne bote jane me te zhvilluara, jane ato qe pertej problemeve dhe krizave nuk kane harruar te jetojne te perditshmen.

Olsi, te jetoje tamam ne ritmin e botes perendimore, s'do thoje qe keto jetojne te perditshem. E perditeshmja jetohet ne Shqiperi, Itali, Greqi,... pra ha sot, bej qejf sot dhe neser te behet c'te doje. Ne vende te tjera ke nje te perditeshme te planifikuar jave me pare. Carpe Diem eshte vetem nje motto.

le_ rose, nuk me ka kapur gje jo, ( nuk kam hequr dore ende nga meshkujt, kur te heq ti do jesh e fundit ne liste smiley ) por sic ta kam thene dhe me pare, me dukesh tmerresisht negative kur flitet per shqiptaret e shqiperise. Flet per cdo gje me nje lloj superioriteti te llojit "kam pare e kam ngrene " qe te ben shume qesharake  ne syte e mi...

keisi nuk ben, nuk eshte seksi, eshte delirante e patalentuar,  flo eshte injorante se nuk perkrah gegnishten per gjuhe zyrtare, etj etj etj, sic te kam thene dhe me pare nuk me pelqejne keto recetat e tua, te llojit te olimbise te karnavalet e korces... kaq...

Uah! I qenke kthyer dhe femrave per hirin tim? U pa puna, do te te kem ne koshience tere jeten.

Te paskam traumatizuar o grua, pse s'thua? Te paskam share Kejsin, te paskam share ndrydhjen linguistike...por vallai karnavale s'te kam share. Betohem!

kthehu dhe njehere dhe lexoje me vemendje shoqja akademike, se e ke kuptuar gabim, jo per gje po ne gjuhen zyrtare e kam shkruar smiley

5 * per foton Bledno , per shkrimin me duket sikur edhe ti pak po i paragjykon keto qe jane jasht shtetit. smiley

 

 

ME te vertet, ti i shikon gjerat pak me ndryshe,edhe kur je jasht shtetit nuk i vene re disa gjera, qe ne dukje te pare nuk bie ne sy. Por me pelqen, edhe kjo menyra e jote e te parit te gjerave. Qe ne peshqit ketu e kemi humbur,se me shume jemi munduar te komentojme gjera te medha. Si TECe, qeverira, autostrada... e me the e te thash.

 

Shqiperia, asnjehere nuk eshte Terr, aq me shume per ne qe jemi larg.E vlersojm me shume sesa ato qe jane aty. Edhe po te besh nje anketim, mendoj qe 70% e atyre qe jane jasht do mendoj pozitivisht per Shqiperine, kurse ato brenda shqiperise tek 47% do mendoj pozitivisht. smiley

 

 

Ciaoooo

Eh mer Blend, sa qenke lodh per t'u marre me problemin pa thene thelbin.

po ne pse i dime gjithe kto gjera, prandaj e kemi mendjen aty tere kohes. prandaj kthehemi sa here me kenaqesi. kte e ke provuar edhe vete apo jo.

Gjithe cfare dua te them eshte se here pas here, ndoshta sepse gjuha shkon gjithmone aty ku dhemb dhembi, ne harrojme te shohim te bukuren e ketij vendi.

Shume i bukur shkrimi Blendi. Faleminderit qe na kujton here pas here edhe anet e tjera pozitive te vendit tone, qe me te vertete kur mendohesh, jane te pafundme, edhe pse gjuha ka tendencen te shkoje atje ku dhemb dhembi.

Nuk e di se cili nga keta dy qendrime eshte me i miri. Mbase, si gjithmone, me e mira eshte e "mesmja e arte".

"Frame"-i i pare qe me vjen ne mendje kur mendoj per Shqiperine pozitive eshte autobuzi i unazes ne mengjes heret, ku shikon fytyra studentesh, zyrtaresh, te moshuarish... te gjitha shume dinjitoze.

Ndoshta, here tjeter kur flasim me negativitet per Shqiperine, do te ishte mire te mendonim edhe per ata te tretet, per ata qe vazhdojne me qetesi, thjeshtesi e ne "anonimitet" te plote ritmin e perditshem te jetes.

5* per shkrimin, te gjitha cfare shkruan qendrojne. Megjithese i kemi siguruar vetes gjithcka ne dhe te huaj, prapeseprape jemi jo te lumtur.Kur lexon disa komente ketu sidomos nga peshqit qe jetojne ne shqiperi qe cdo gje e bejne sketerre ne atdhe te vjen plasje. Fotoja siper flet shume per mua, dhe me kujton me nostalgji femijerine time, kur mblidheshim te gjithe drekave dhe darkave, kurse sot te gjithe motrat dhe vellezerit e mi asnje ne Shqiperi, te gjithe jane rrugeve te botes.

 

shqiperia po ndryshon

çudi, kam pershtypjen qe pikerisht ata qe jane aty i shohin gjithnje e me pak keto smiley.

 Ata qe flasin ketu nga jashte, perderisa gjejne fuqi te flasin patjeter qe i motivon nje arsye me e madhe dhe nje shprese me e forte. Ata qe shkruajne nga Shqiperia zakonisht perpiqen te justifikojne kritikat qe u behen ose te flasin me interesa te partive qe u perkasin, ndaj lodhen te regjistrohen me 120 nick ne fushate elektorale.

 Jeni ju qe jeni aty qe keni nevoje te rinovoni shpresen dhe kur pas nje viti akoma te kesh te njejten shprese si sot, s'do kete nevoje per artikuj te tille per te treguar qe jo te gjithe bien pre e pesimizmit dhe dekurajimit.

ja ke fut kot Blend.

Ndoshta ke nje perceptim tendin ne subkoshiencen tende per kete, po per te justifikuar gjith ket shkrim eshte e ekzagjeruar.

vendi jone eshte po aq normal sa dhe cdo vend tjeter i botes, normaliteti eshte relativ ne shoqeri te ndryshme dhe kjo vlen edhe per shqiperine.

Nje shoqeri si kjo e jone, e re dhe ne pergjithesi injorante ne botekuptimin bashkohor, reagon dhe perpiqet te pershtatet ne menyren me normale te mundshme.

Asnje nga ne, si ata qe jetojne ketu ashtu dhe ata qe jane jashte, nuk pretendojne qe vendi jone te behet si vendet nordike, ne do kalojme ne po ato rruge te rremujshme qe kane kaluar vendet e ngashme me ne greqia , italia , spanja, turqia.

shiko ca  thote Luis Fernàndez Galiano te Pais: "Territori gjithnje e me shume eshte nje shembelim fizik i kultures qe e ka modeluar dhe, na pelqen apo jo, peizazhi i ri spanjoll reflekton tamam ate qe ne jemi: te pasur, vulgare dhe te kenaqur".

Nuk dua te bej oponence atyre qe mendojne se gjithcka ne kete vend eshte terr, ..

 

 

Nuk e besoj se ka ndonje shqiptar,te pakten ketu tek peshku,qe te mendoj se ne ate vend atje eshte nje terr!

C`fare ndodh ne te vertete,eshte se shqiptaret e duan vendin e tyre,dhe mendojne qe nje dite te kthehen aty kur te behet mire!

Po ne ketej,sipas radakes se vete,u biem ne koke atyre gjerave,qe ketej duken keq,te deformuara!

Gjerat e keqia duken ndonjehere me mire kur i shikon nga larg,ne distance!Eshte me e lehete!  smiley

kadosh, eshte shkrim pa pretendime. Nuk kam bere asnje perpjekje per te fshehur c'eshte e verteta. Shprehja ee Galianos me duket e sakte dhe e pershtatshme (deri diku) edhe per ne. Kjo ketu eshte thjesht nje ndjesi e skicuar ne cast.. Shkakun ma kane dhene disa njerez ne menyre specifike. Nuk e kam me emigrantet ne pergjithesi. Po ka disa tipa qe bien nen nivelin e "qesharake" dhe mesyjne per tek "gjynah" me menyren sesi flasin per vendin. Eshte shenje e mikro-botes se tyre vetjake, dhe sikur ta mbanin per vete ate opinion do ishte gjithcka ok, por kane driteshkurtesine te shperhapin helmin.

O blendo, s'e kam parasysh se cilit koment po i pergjigjesh, dhe sic thote swed, shume verdalle i ke rene pa na thene burimin e ketij shqetesimi.

Sidoqofte, byreku! Byreku e ka historine e vet shume interesante. (Full disclosure: une kam qene me Blendin tek shtepia ku eshte marre kjo fotoja e byrekut.)

Se, ne qe jemi jashte jemi pak si te huaj kur jemi ne Shqiperi. Jemi turiste ne vendin tone. Por te qenit turist ne vendin tend eshte nje ndjenje pak e cuditshme, por edhe shume e vlefshme. Shkurt muhabeti, kur je turist ne vendin tend, ve re gjera qe si "i vendit" nuk do i kishe vene re. Po, dakord, nuk hedh dot me shume se nje veshtrim pergjithesisht siperfaqesor, dhe nuk i bashkohesh dot kollaj legjendave urbane te vendit. Ama, ca gjera i ve re. Dhe ca gjera i ndjek, siç eshte rasti me byrekun e fotos.

Nuk po dua ta them se cili koment ishte ai qe ma shkrepi se nuk ia vlen te merresh me at personin "whose shit don't stink" ishte ndej ka dicitura.

Gjithesesi, nuk eshte se u lodha me e shkrujt. me kollaj se kyt nuk kam shkrujt asnjehere gje... nese ju lodha tjeter gje. Ndjese. smiley

Por une kam nisur te besoj se forma eshte substanca Penar. Prandaj, adresimi i ceshtjes eshte ne menyren sesi eshte adresuar. Mund ta kem gabim, po ka nje shkolle te menduari keshtu.

Nejse, per mu ishte me e kendshme fotoja sesa shkrimi. Se njerez te rreshkitur ka plot, si kendej, si andej.

P.S. Ate punen e "form=substance" s'e kuptova. Nejse.

"Por une kam nisur te besoj se forma eshte substanca Penar. Prandaj, adresimi i ceshtjes eshte ne menyren sesi eshte adresuar. Mund ta kem gabim, po ka nje shkolle te menduari keshtu."

Kjo teze, pavaresisht origjinalitetit te mendimit tend Blend, eshte nje teze e vjeter e Rames, kur shkruante per qejf te artit e jo politikes. Egzaktesisht ky ishte thelbi, forma dhe permbajtja nuk ndryshojne per aq sa kohe sa njera kushtezon tjetren.  Eshte e vertete se eshte nje shkolle mendimi keshtu por fillesen e ka mu pikerisht tek artet pamore. Dhe si me i vonuar se imazhi qe eshte zakonisht mendimi, ia ka huazuar edhe kete teze te  re. Ne kete shkrim tendin, ky eshte nje pohim qe ia zbeh vleren qellimit tend te mire. Kaq per tezen. Sa per shkrimin, do te te isha shume me mirenjohese sikur te mos gjeja superlativa te tipit: mrrekulli, mahnitese etj etj. 

Jo Blendo jo, s'na lodhe hic, sidomos neve t'shqypnis qe na kishe majt me hater, po vetem qe i kishe ra pak anash e anash smiley

Ere mos kam thone gjo une se une para i leshoj ca fjale si lopa bajgat. po dhe po pata thone gjo nuk ta kom pas me te keq kur mos ti kem kalamojt.

Ene do zoti po me del i rruge Kazakhstani ket muji qe vjen, dhe po i hidhem nja dy dite dhe ne Shqiperi. Boji ze Llukanit edhe do mblidhemi ta ndezim nga nje Cigar cubanez diku nga blloku se e di qe dhe ju i keni merak vete.

~ciao

Luis Fernàndez Galiano te Pais: "Territori gjithnje e me shume eshte nje shembelim fizik i kultures qe e ka modeluar dhe, na pelqen apo jo, peizazhi i ri spanjoll reflekton tamam ate qe ne jemi: te pasur, vulgare dhe te kenaqur".

Jo gjithmone kjo eshte e vertete. Nuk mund te flas per te gjithe territorin, por mjafton te sjell ketu shembullin e transformimit te Parisit pergjate Perandorise se dyte ne gjysmen e dyte te viteve 1800.

Transformimi i Parisit ishte shembellture e vullnetit te vetem nje njeriu, Luigj Napoleon III Bonapartit, perandorit te asaj kohe, e realizuar me ndihmen e Haussman, urbanistit qe i dha forme vullnetit politik.

Olsi, re ne kurthen e vetes: kultura modelon njerezit dhe njerezit modelojne vendin e tyre. Haussmann eshte produkti i nje shoqerie qe ka qene ne majat e kultures boterore me shekuj, nuk ishte produkti i Bonaparte-ve. Ku jane Haussmann-et ne Shqiperi? Do thote qe s'eshte krijuar akoma biotopi social per ndryshime te tilla?

Blendi-t do i thoja qe shkrimet e cdonjerit ketu t'i marre pak me sportivitet, duke mbajtur parasysh qe cdokush ka te drejten e mendimit te lire. Pak rendesi ka nese i pelqen Blendi-t, Olsi-t, mua apo kujtdo qofte. Nje shoqeri e lire dhe perparimtare eshte e hapur ndaj kontrasteve, sidomos duke pare qe s'jemi ne ndonje absolutizem.

Olsi, re ne kurthen e vetes: kultura modelon njerezit dhe njerezit modelojne vendin e tyre. Haussmann eshte produkti i nje shoqerie qe ka qene ne majat e kultures boterore me shekuj, nuk ishte produkti i Bonaparte-ve.

Ti ngele duke ruajtur mua nese bi ne kurth apo jo?! smiley

Po ca kurthi mi zemer.

Po pse nuk kishe ti ne Shqiperi gjate 45 vjeteve Haussmann (te te gjitha fushave) qe ne vend qe te perdoreshin per aftesite e tyre, u burgosen, u pushkatuan, u vrane, u internuan?!

Me vijne tani ne mendje ata djem te mrekullueshem te naftes qe iken per lesh si pasoje e ligesise se nje personi te vetem qe beri keq.

Ashtu si miresia e nje personi te vetem mund te beje mire.

Historia e botes njeh fraktura (pozitive apo negative) qe vijne si pasoje e vetem nje njeriu apo edhe te pak njerezve. Jo gjithcka eshte rezultat i mesatares. Shpesh here mesatarja eshte vecse nje iluzion.

Dmth ti mendon qe bemat e Hitler, Mussolini,Hoxha, Berisha,... jane produkti i ideologjise te nje njeriu?

Une ne te kunderten tende jam e bindur qe jane produkti i nje populli.

Hitleri, Mussolini, Hoxha... jane njerez djallezore qe i jane dedikuar e i kane sherbyer te keqes.

Ata kane interpretuar nevojat bazike te popullit, per t'i keqperdorur ato sipas planeve te tyre diabolike.

Edhe Amerika ishte teper e ekspozuar ndaj te keqes me krizen e 29-es, por pati fatin te kishte si president nje njeri si Ruzvelt qe jo vetem nuk e keq-menazhoi kete problem per te rritur popullaritetin e tij, por perkundrazi i dha nje zgjidhje te qarte qe quhej "Wellfare State" qe shpetoi jo vetem Ameriken, por revolucionoi vet sistemin kapitalist ne te gjithe boten.

Une besoj se po te abstraktonim ne maksimum tipologjine e njerezve, ne bote do te kishte njerez konstruktive dhe destruktive.

Zoti na shpetofte kur keta te dytet hypin ne majat e pushtetit.

Dakordohem me nje pjese te mire te atyre qe the! Sdq, besoj/shpresoj qe e ke pare Das Experiment...? Ku mbaron llogjika e shendoshe dhe fillon shperlarja e trurit?

Persa i perket Roosevelt etj. thjeshte nje tregues me teper qe populli amerikan ne ate moment krize ka bere zgjedhjet e duhura, ne te kunderten e atij europian. Pse duhet te lesh te ardhmen e populli ne deshiren e mire te nje individi duke instaluar sisteme absolute? I bie qe europianet ne ate moment nuk treguan aftesi zgjedhjet.

Blend, shume i mire shkrimi. Une mendoje se per emigrantet deshira e madhe dhe epshi i tepert qe kane per ate vend, ne te shumten e rasteve jep rezultat te kundert dhe i kthen ata ne ate pik saqe ta shohin vendin me nje ntjeter kendveshtrim, duke mbajtur nje qendrim te rezeruar, te ngurrojne dhe ne dhenien e mundesis te shprehen ashtu!

Se nuk besoj qe egsiston dikush dhe te mbarte brenda vetes ndonje "urrejtie" per ate vend, pervec zhgenjimit qe kan fituar nga klasa e politikes shqiptare....

  • Se, ne qe jemi jashte jemi pak si te huaj kur jemi ne Shqiperi

jalla mer Blendo pse te paska djeg kaq shume smiley 

kjo trego qe sje bo hala shqiptar shqipnije por je ke klasa e emigranteve smiley

edhe ajo fotoja sma mush menjen te jete shqiperi, duket si kosove mo teper. nejse....

aman aman, ....

maskarenj mre jane shqiptaret smiley  si ata jashte, si ata mrena.

atyre jashte jua kane lidh kembet dhe se bejne xhapin. neve knej e hedhim vallen simas qejfit smiley

vallai menjen ke sherri e kemi qy me sabah, mo edepsez milet sbon vaki...

apo ti blend po kerkon falje qe na qujte "pis  milet"  ke tema albana vokshit smiley

 

Flet subkoshienca e ngaterruar fort me friken se edhe vete mos mendon ne ate menyre. Jemi ne fazen e mohimit te problemit, qe do te thote nuk jemi asgjekundi.

 Blend! Ai qe te rref, ai te do , ka thene populli yne trim, punetor e liridashes smiley

po mr po. parë nga ai kënd vështrim, fare mirë mund edhe të thuhet dhe: i qeeri t'qee smiley

blendi me kte shkrim sentimental e plot optimizem

kshu quhet patetizmi tashi e? smiley

speca jane ato? po ku shkon byreku me speca?!

Shkon shkon, jane speca speciale qe shkojne me kosin/dhallen dhe djathin. Turqi hesapi or lal, se po na shkon leng goja tani.

Nuk e di pse po sec kisha nje ndjenje se dikush nga admin do vinte me nje shkrim te tille sot. Me pelqeu me preku dhe do e lexoj edhe nje here per qef.

Ne more Blend nuk kemi asnje gje me ate per te cilet flet ti ne shkrim sepse ne jemi njelloj si ata qe jetojne atje. Ne vetem ata qe e drejtojne ( shtremberojne ) vendin na e shpifin.

 

si i thone llafit blend... pyet 100 vete dhe bej si di vet smiley

le ta thone mendimin e tyre peshkataret ne mergim... nuk eshte e thene t'i besojme..

Ksaj i thone nje pllak buke e nje sapllak llalle mo

5 * !!!

Kjo eshte shprehja e DITES !!!

"Ashtu te lumte, mo xhà Braho !"

 o deso cjane keta vullnetar kandilash mi? smiley 

 

o blendo, 

mir mer mir ke shkrujt ti, po njerzit ne Shqiperi karakterizohen nga te njejtat virtyte dhe cene si kudo ne bote. Per aq kohe sa sdo kemi dhe sdo kerkojme zbatim ligji qe zmeriloj cenet e te nxjeri ne siperfaqe virtytet, mos prit levdata te pamerituara.

Ne Shqiperi jeta eshte si kudo ku sistemi ligjor nuk eshte ngritur akoma ne niveline  duhur dhe nuk respektohet.

Te dashur peshq...

Mire hallet tona te shqiperise etj etj qe do i zgjidhim ne mos sot neser sigurisht, po me Berluskonin si do ia bajme se e kena paksa si pa qejf.... e kena paksa qejfli kete rrypin smiley

Ndihma sociale jepet ne cdo shtet,te botes,sipas ligjeve te secilit shtet.

Nuk mendoj se ndihma sociale i ben njerzit kriminele ,por nje pjese e ketyre shtresave behen dembele,abuzojne me keto ndihma.Politkat qeveritare duhet te planifikojne dhe te punojne per reduktimin e kesaje ndihme ,duke hapur vende te reja pune.Keto vende pune hapen duke nxitur dhe ndihmuar boten e biznesit. z Rama premton ne fushten elektorale qe do te

shtoj ndihmat per shtresat sociale,dhe biznesit te vogel i rrit taksat.

Ndersa Berisha ul taksat inkurajon hapjen e bizneseve te reja,qe te hapen vende te reja pune dhe te reduktohen te pa punet d.m.th ata qe morin perkrahje sociale.

Perkrahja sociale eshte me e ulet se nje page minimale e nje personi qe punon

Sigurisht ka probleme, po ku ne bote nuk ka?

Ka probleme e vertet.. Bile me te renda dhe me te thella se ne Shqiperi..Por nuk ka probleme Shqiptare ne bote, por probleme botrore ne Shqiperi! Probleme kulture, mjedisi, sjellje , halle , fatkeqesira dhe mbi te gjitha "vrasja" e kohes jane probleme tipike Shqiptare. Aq sa fatkeqesisht Shqiptaret ne Shqiperi kane fituar nje fare imuniteti moral  ndaj problemeve qe i rrethojne apo kercenojne..

E kritikojme Shqiperine se na digjet zemra o Bled.. I bertasim dhe i ulerijme se e duam!

Na preke o Blendo me kete foto.

Sofra eshte tipike kosovare.Ky nuk eshte byrek,por pide me kos e hudher,ndersa ne gota nuk ka qumesht por kos te  t'holluar nga t'pini. Speca te ferguar me thelb te hudhres e te zhytur ne uthull s'bashku me pjaten e mbushur me djath Sharri....

Te 10vsha kuzhinen franceze.

 @jakova

Krejt sakte eshte ashtu (meqe jam Kosovar, e njoh kete sofer)...pervec qe djathi nuk eshte shume sigurte nga Sharri.

 

Le te rrime shtrember e te flasim drejt.   Aty nuk eshte ceshtja se mjaft shqiptare kane mendime te zeza per njerzit ne Shqiperi, por problemi eshte se ay qe qendron jashte shqiperie e ka me te lehte te perceptoje hipokrizine, dyfytyrsine dhe degjeneraten katastrofale shpirterore e rrjedh si nje llagem i prishur qe nga parlamenti i politpordhaceve e deri tek portieri i nje institucioni te thjeshte. 

Nuk eshte puna se shume nga ne e shohin te zeze kohen 18 vjecare te sundimit nazifashist te serbomadhit Sali, ceshtja qendron ne ate se eshte shume e vertete qe ne Shqiperis rritur shume numuri i njerzve te dhjere si pjella te shemtuara de Demokracise se shtremberuar deri ne diktaturen apo anarkine feudale e mesjetes.

  Ne se shhpesh kam shkruar ne peshk per njerez te tille, kjo nuk vjen se nuk e vleresoj shqiptarin e ndershem dhe Shqiperin, por e gjitha vjen nga ai shqetesim i ligjshem kur shikon emisionet televizive te paraqesin ne  programet e tyre ate realitet me te verete te prcudnuar nga dhuna e fashizmit berishian. 

  Shembulli i fundit ishte turpi i madh nderkombetar kur nje shqiptar (s'mund te kete qene shqiptar) rreh me pellemba nje grua te verber.   Keto gjera ti errin syte dhe detyrimisht gjykimi do marre ngyre te zeze.    Eshte e verete qe ka dhe jane krijuar gjera te bukura por perfytyrimi qe te jep morali i pergjithshem i njerzve ne Shqiperi nuk eshte i ngjajshem me moralin perndimor. 

Te krijohet pershtypja nganjehere sikur demokracia ne Shqiperi ka kuptimin o ti ngresh kembet perpjete dhe te pallohesh sipas deshires pa kufi (de zha vu - nuk di ta shkruj mire ate emisionin e Mucos) ose te besh dashuri pa tjeter ne big bradher. Por kjo eshte nje teme jashtzakonisht e gjere dhe tema e sexit ne Shqiperi trajtohet si thelbi i Demokracise.  Te pakten nga emisionet e shumta qe kemi ndjekur, kjo ndjesi te krijohet.

Natyrishte qe malli per djathin e Gjirokaster dhe hudhrat e njoma me nje cickez raki eshte i madh. Dhe ato te flamosura hudhra jane me te mira se sa pellembet e asaj nevojtores qe qelloi gruane e verber.

car tpaskon bo mediat ty daku, flota izraelite ne bejrut

megjithate per tjeter gjo po nderhy ne shfryrjen tate, desha me mor leje a mun ta perdor ket shprehjen per i poster:

Nuk eshte puna se shume nga ne e shohin te zeze kohen 18 vjecare te sundimit nazifashist te serbomadhit Sali, ceshtja qendron ne ate se eshte shume e vertete qe ne Shqiperis rritur shume numuri i njerzve te dhjere si pjella te shemtuara de Demokracise se shtremberuar deri ne diktaturen apo anarkine feudale e mesjetes.

Nuk e di per ke e ke fjalen, por si ish emigrant duhet te dish se ata qe vijne ketu tek peshku vijne sepse e duan shqiperine ndryshe, ti e di me mire se kushdo se ketu ne emigrim ka 1000 gjera te tjera te kalosh kohen.

Tjetra qe duan te them eshte ti ke qene vete emigrant,  per te mos kaluar e germuar ne arkive jo pak here kur ke qene ne mergim ke qene ti qe ke  share ato qe te duken shtremebra ne atdheun tend Tani qe u ktheve nuk besoj se nuk je ai qe ishte.

E perseris arsyeja qe ankohemi , gricemi, shajme apo edhe ofendojme nga ndonjehere eshte se duam ate vend ndryshe......... nesje shume gjate pa dale asgjekundi

Blendi vetem me kete foton ke shprehur kaq shume sa nuk  kam fjale!

 Behet fjale per fli apo byrek me qumesht ?

 

Sapo erdha nga Kukesi dhe me vjen inat sepse po te kisha pasur kohe do te kisha vajtur tek halla ime per te ngrene fline me te mire ne bote, ate me miell misri hmm

Alidea, kjo ne kosove quhet pite ose pide. Ngjan shume me byrekun por nuk eshte tamam ashtu. Ishte me qepe apo presh, po se mbaj mend tamam, mbaj mend qe i kam ngrene dy copa. Shoqerohej me dhalle dhe ata specat e skuqur qe ishin pak djegs, dhe me djathin e bardhe. Fantastike. Ishim ne Llashtice, fshat prane Gjilanit.

Ahh ok, edhe ne kuksianet i themi Pite, eshte vertete shume e shijshme, sidomos e shoqeruar me dhalle  .. me mori uria tani

 

 

Ne Shqiperi ka halle, ka padrejtesi, trishtim - por ka edhe shume njerez te mire, ka qe punojne fort-fort, ka qe japin gjithcka per tjetrin, nga ata qe ta restaurojne besimin tek rraca njerezore. Ka miq, ka dashuri, femije, buzeqeshje, njerez qe bisedojhne miqesisht me ze te larte se ashtu dine... ka mal, ka det, ka art (edhe pse pak)... ka birra me miq, ka diell, ka shi me gjyma, ka virtyt, ndershmeri. Ka malesore qe ta hapin shtepine edhe kur u troket ne mes te nates, ka qe heqin nga goja per tjerin.

Ka familje te medha, kujtime te vjetra, memorje qe krijohen rishtaz. Ka shtepi te femijrise, fshatra te prinderve, varre te gjysherve, endrra te brezave qe do vijne pas nesh. Ketu ka nje shprese qe rritet e qe perhapet si rrathet qe leshon nje guricke kur bie ne ujra te qeta. Ka qe diturine ia pasojne brezit tjeter, ka qe dine te falin, ka qe nuk dine te urrejne. Ka qytete plot me te rinj, ka moshen mesatare 28.9 vjec, ka mehalla me kalldrem, ballkone me mullaga, ka vajza te bukura, ka kafe ekspres me uje "Tepelena", ka gazeta ne mengjes, ka biseda der ne mengjes...te gjitha ne nje gjuhe te bukur te cilen e mesuam te paren, sado bukur folem te tjerat me pas.

Bravo Blendi!!!

 

S'evitova dot te mos shikoj ku ka shkruar ky tipi tjeter se s'ja kisha pare nickun me pare dhe vura re qe ka shkruar vetem ne temat e Blendit. Paske qene fans i madh! Pergezime!

hej, po dhe ketu i fshini postimet? wtf...ju erdhi keq qe ne NY ka kosovare dhe boshnjake qe bejne nga keto "burek" (me theks tek u-ja&quotsmiley dhe i shesin me $4 nje cope apo $16 gjithe taven?

wtf..

 "...Dikush eshte i poshter, dikush tjeter eshte i mbrapshte por kjo nuk e zbeh shpirtin e florinjte te nje te treti, as miresine e dikujt me tutje. Gjithe cfare dua te them eshte se here pas here, ndoshta sepse gjuha shkon gjithmone aty ku dhemb dhembi, ne harrojme te shohim bukurine e hatashme e ketij vendi...." 

 

Mora kete pasazh te Blendit duke menduar se kjo ishte dhe thelbi i temes se ngritur. Pikerisht ketu qendron dhe ter skena dhe mizaskena shqiptare. Vertet ne emigrantet shohim (jo vetem nepermjet reportazheve dhe temave qe na sjellin adminet ketu) ne Shqiperi -kur shkojme me pushime- njerez te poshter, te trullosur, qe abuzojne, indiferente ndaj problemeve, qe bejne pis ambientin, etjera negativitete, dhe gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Dhe kur te dhem dhembi, nuk ke kohe dhe mundesi te shijosh bukurite. Keshtu ju ndodh shum emigranteve kur vijne ne Shqiperi, te cilet duan me shum deshire te shijojne dhe te kujtojne çdo gje te mire aty, por marrin dhimbje. E megjithse marrin dhimbje nga vendi i tyre, nuk vendosin bomba aty, nuk e bejne pis ate vend, nuk rrahin apo qellojne ate te poshtrin/ren, nuk bejne peticione kundra vendit te tyre ne organizatat vendimmarrse, veç ulerasin -spontanisht- nga dhimbja me shpresen se ne ate vend ka akoma njerez te mire qe do t'ua ndigjoje dhimbjen. 

Njerez te poshter dhe qe abuzojne me postin e tyre, gjen dhe kendej ne perendim, por kur i shohin qe e teprojne e qe ja nxijne jeten qytetarit, marrin masa, e degradojne nga detyra ose dhe e heqin fare. Une kam patur raste ketu kur nenpunesja, per mua perdorte te tjera standarte nga ç' thosh ligji apo nga ç'perdorte per te tjere, dhe kur ankohesha me te drejte se pse per mua kish zvarritje te çeshtjes dhe per te tjere zgjidhej shpejt problemi, fillonte hetimi siduket dhe kur shkoja perseri , nuk e shifja me ate nenpunesen qe ma zvarriste çeshtjen (ngaqe nuk i pelqente fytyra ime, ose kish fjetur keq ate nate me burrin e vet, ose ngaqe une i dukesha nje lloj burri apo emigranti qe ajo kish qejf ta thyente). Keshtu lloj nenpunesesh gjen dhe ne Shqiperi, qe perdorin dy lloj standartesh per qytetaret. Dhe jane pikerisht keto lloj nenpunese dhe politikanesh qe ia prishin imazhin Shqiperise, dhe jo emigrantet. 

"ju keni ca nenpunese te poshtra qe ia prishin imazhin Belgjikes" - i thashe nje dite nje mikut tim kur me erdhi per vizite me nusen e tij shqiptare, nenpunes i rendesishem i qeverise qendrore. "Mos u merzit Pjero, ne kemi muaj qe ndjekim shumicen e ativiteteve abuzive te ketyre nenpuneseve, dhe siç e ke vene re po i heqim, dhe do fshijm akoma, çdo gje ne kohen e vet, mbushet kupa fesht." .

Ndersa ne Shqiperi, persa kohe nuk merren masa degradimi nga detyra deri ne heqjen e plote te ketyre nenpuneseve, poshtersia do vazhdoje dhe emigrantet do zhgenjehen gjithnje e me teper nga vendi i tyre. Prandaj duhet qe  "..shpirti i florinjte i nje te treti, dhe miresina e dikujt me tutje.." te veproje, te bashkohet me thirjen e dhimbjes per ta mundur poshtersine. 

Blendi eshte i ri, dhe si duket punet e dokumentave, çertifikatave, burokracive te ndryshme atje ne Shqiperi , ia ben plaka/nena e tij  dhe ai akoma nuk e ka ndier ate pergjegjesine se bashku me dhimbjen e perzier me çudine se, pse te ndodhi keshtu. 

Blendi nuk di se pse ky shkrim ben pjese ne autoqejfin tend....te bindesh edhe nje here me shume veten sa mire ke bere per zgjedhjen tende....

Shqiperia eshte e mrekullueshme,e bukur ,...e embel.Shqiptaret jane te gjithe si yje ,por na kane inat...Ashtu si yjet Shqiperia duhet te admirohet nga larg....Por ti te jesh i bindur ...ke bere shume mire qe je kthyer ne Tirane.çdo ne Boston nje si ti...?  smiley

Blend, me pelqeu shkrimi, por thelbi bie ne kontradite me arsyen fillestare te shkrimit; ashtu sic eshte Shqiperia nje kaledoskop realitetesh, ashtu jane dhe emigrantet apo perceptimet e tyre.  Keshtu qe nuk eshte film noir, per te mos thene qe jo ralle here, edhe kur nuk do, ta nxijne vendasit (psh, specifikisht peshqit kuq e zi smiley.)

Nejse, keto krahasime, kategorizime ne vs ju me dhembin shume ...

PS: E kam te qarte qe je shprehur "disa" peshq emigrante, por sidoqofte, meqe eshte shkruajtur goxha per mendimin e "nje apo disave", largohesh disi me pershtypje gjitheperfshirese.  Sepse ndryshe, s'do kishte qene teme me vete, por thjesht replike ndaj nje individi.

ne vs ju mendoj se lind nga ideja e xhelozise qe kane disa  ndaj "atyre"

Ka nga atA qe jane ketej qe mendojne se ndonjeri qe shkuan keq per gjendjen andej i duket se ben per te treguar se sa me fat jane keta ketej nga ata andej. Dhe keshtu pala tjeter kur thote ndonje gje te mire per ata andej i duket se thuhet per ta bere zili atyre qe jane ketej dhe nxitohet te thuehet se nuk eshte ashtu. Mendoj se eshte kjo ndjenje qe shpesh na ndan ne keta dhe ata, ketej dhe andej. Kur ne fakt mendoj e si ata ata ketej dhe ata andej kane nje qellim si te behet me mire atdheu meme.

 

Shkrimi eshte shume i mire, sidomos pasi eshte barazpeshe per "ata disa peshq emigrante" qe flasin zi per Shqiperine.  Ne kontekst me te gjere, sidoqofte, une si shqiptare do degjoja me me deshire kritikat, ne menyre qe te permiresohemi, sesa elozhet dhe te mirat, te cilat kane tendencen qe tu hedhin hi syve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).