Sondazhi, thellohet diferenca mes PD e PS

Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel me 18 maj, ato do te fitoheshin nga Partia Demokratike. Te pakten keshtu rezulton nga sondazhi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan". Nga sondazhi i organizuar tek 1029 persona, rezulton se nese shqiptaret do te shkonin te votonin kete te diele, atehere zgjedhjet do t'i fitonte Partia Demokratike, me 46.6% te votave. Drejtori Maliqi, tha se te pyeturit, 46.6% u shprehen se PD do te jete forca politike qe do te fitoje zgjedhor. Ndersa 42.1% u pergjigjen se do te jete Partia Socialiste e pasuar me 6.2% nga Levizja Socialiste per Integrim dhe 2.9% Levizja G99.

Ne kete menyre, sipas sandazhit te publikuar mbreme, nga "Gani Bobi", rezulton se diferenca mes PD dhe PS eshte thelluar shume ne favor te demokrateve, nga 3.1 per qind qe ka qene sondazhin e kaluar, ne 4.5 per qind ne sondazhin e fundit. Pasi mbeshtetja sipas sondazhit te kaluar ishte 45.6 per qind per PD, ndersa per PS mbeshtetja ishte me 42.5 per qind. Nga sondazhi i fundit i kryer po nga ky fondacion, forcat e medha politike PD-PS kane pesuar nje rritje shume te vogel. Maxhoranca demokratike, renditet serish ne krye per marrjen e nje mandati te dyte, por me nje perqindje te vogel kryeson ndaj selise roze. Pak me shume se 4% me pak renditet e dyta Partia Socialiste. Nje detaj i rendesishem ne kete sondazh, mund te permendet se 18.5 % e te anketuarve jane te pavendosur se cila do te jete forca politike qe do te fitoje zgjedhjet parlamentare. Nje perqindje jo e paket kjo per diferencen e ngushte mes dy forcave politike.

Drejtori i fondacionit Maliqi, tha se edhe per kete sondazh u ndoq e njejta metodologji ashtu dhe me te tjeret e kryer me pare. Maliqi u shpreh se fondacioni "Gani Bobi", do te nxjerre edhe nje sondazh, qe do te jete i fundit para zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Ai do te behet publik ne periudhen e dyte te muajit qershor, cka perkon pak para zhvillimit te zgjedhjeve. Sondazhi sipas Maliqit, u zhvillua ne te 12 qarqet e vendit. "Metodologjia eshte standarde per keto lloj sondazhesh dhe perzgjedhja eshte ne baze te rastesise", u shpreh ai. Ndersa analisti Fevziu tha se nese do te ishte matur nga 1 prilli deri ne 30 prilli, do te kishte nje rezultat edhe me te thelle. Ndersa Nazarko, pa mohuar kategorikisht eshte shprehur se rralle ndikimi pozitiv ka ne sfond takimet me nderkombetaret.

Anketimi per realizimin e ketij sondazhi eshte bere gjate periudhes 13-28 prill. Sipas te anketuarve, anetaresimi ne NATO, nuk ndikon ne ndryshimin e qendrimeve te tyre politike. 62.2% jane pergjigjur se anetaresimi ne NATO nuk ndryshon qendrimet e tyre politike. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonit. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise.

31 Komente

Lefty duhet ta ndryshoje emrin ne Righty (apo DJATHTI)

Po dhe keta gazetaret po me i brime i bijne dihet ajo pune mo.

PD-52,09 %

PS-38.67%

te tjeret diferencen.

Ore po qeka haber i mire ky.

42.1+2.9+6.1=51.1%

Ikerkeshka Sula dmth

6.1 tironso? nga doli kjo.

LSI ? aaaaaaaaaaa e llogaritkeni dhe LSI tani e.Po jo mor daje se ne jemi gati ta bejme Ilir Meten kryeminister vetem qe ju te rrini ne opozite.

kush Ju mer plako?!?! Shef gjo logon e PS-se ti poshte atyre qe shkruj une?

He mer ka plas peshku nga lagjia ?

Kush ishte ai armik qe ta bani plaken xhind ty mer ? Une kam tre dite qe kam mesuar gjithe ato lloj mallkimesh mer  qe si kishe ngju prej plakes teme fiu fiu.

LSI-u a ba i urte qengj, ama ate Goxhene e nxurr dje andej per te than qe do e thjane liqenin se dun te bejne pallate. smiley

Qeveriu nuk mund te marre me shume se 62 depytete duke qene me shume hater nga ana e tij. Pas tre ditesh dalin listat dhe do merret vesh  qe per cer ka menduar vete qeveriu, per qeverisje apo per opozite.

Nese Godevica e vogel psh eshte ne nje zone qe mund ta nxjerre deputete, atehere kemi qeveriun ne opozite. Do votoje  ajo vete per qeveriun tjeter se nuk ka cere ben, e ka hater baben e vet shume dhe nuk e do ta shofi ate ( krijuesin e Ali  Pashait ) me ndonje liste te dhjere shume smiley

Tani kot me te pyt ato pallatet ke pishinat te behen apo jo ? smiley

He me ti nga u fute? Ti  "copa e mishit" qe i merr vesh gjerat qe nga "brenda"? Ha-Ha-Ha

Koth,

mos me merr te drejtat e autorit per Liqerin dhe Kullat e Shtrira te Pishinat! smiley Te lutem shume!

E kam nje koment te "Ndotja e Liqerit" per kete smiley

Jo jo,

TIronsi ka nje TM ne peshk : Nuk e dum dhe sa e nacmoj i cike une. smiley

Per ate fjaline ke tema tjeter ? Nuk jam nga ata qe habitem une. Dhe nuk mbahet mend se qe kur nuk habitem me . Fiuuuuuuuu. smiley

...Pas tre ditesh dalin listat dhe do merret vesh  qe per cer ka menduar vete qeveriu, per qeverisje apo per opozite....

S'te mjaftoi qe Rama nuk do te kandidoje,qe ta merrje vesh qe po mendon per nje tjeter 4 vjecar ne opozite?C'fare shenje tjeter pret o Koth?

Ne zgjedhje, jam i sigurt se do te dali nje rezultat pak a shume i tille : me PD-ne qe kryeson, por me te majten qe ne % mund te dali mbi 50 %.

Kjo nuk do te thote se e majta do t'i fitoje zgjedhjet ! Perkundrazi !

Zgjedhjet ka shume here me teper shance t'i fitoje ajo parti qe del e para ne shumicen e qarqeve, sepse do te perfitoje per te marre deputetin e fundit, me mbetjen me te larte (presjen dhjetore) : duke ditur se ka 12 qarqe, konkurenca midis koacilicinit te PS-se dhe te LSI-se, ben qe kur te "zihen" te 3 forcat kryesore per ate deputet, do te avantazhohet PD-ja me koalicionin e saj prej 10 partish.

Pak a shume kjo tendece u vu ré dhe ne zgjedhjet e 2007, per shkak te perçarjes se opozites. Ne baze Qarku, PD-ja me aleatet e saj doli forca kryesore ne gjithe Shqiperine (votat e fshatit dhe qytetit bashke) - Ja perse arriti te fitonte qe te 12 qarqet e Shqiperise.

Applikojeni kete rezultat ne te 12 qarqet e Shqiperise, sipas deputeteve rrepektive qe ka çdo qark, dhe do te shikoni se kush avatazhohet me kete lloje sistemi

Pra, ata qe mbledhin % e PS, me LSI dhe G-99 dhe se ju del rezultati mbi 50 %, duhet te mendohen mire, se nuk jane kaq te thjeshta llogarite !!! Ky sistem nuk eshte Proporcional Kombetar, por RAJONAL ... sado pak, perçarjet e te majtes ne 2 koalicione do te kene effektet e tyre

Sipas te anketuarve, anetaresimi ne NATO, nuk ndikon ne ndryshimin e qendrimeve te tyre politike. 62.2% jane pergjigjur se anetaresimi ne NATO nuk ndryshon qendrimet e tyre politike.

Hahahaha! smiley

Mire, mire, dakort, te besojme! Tani vishi breket se Sala doli nga dhoma, dhe na u pergjigj per kete pyetje!

Ku mund ta gjejme ne harten e te anketuarve sipas qarqeve, dhe nese keni pasur kohe, a keni bere juve  te Ganise ndonje perafrim midis votave sipas qarqeve dhe nr te deputeteve qe i korrespondojne?!

 

mroklla shife ketu institutin Gani Bobi sa i sakte ka qene me zgjedhjet e meparshme tek ne dhe nxirri konkluzionet vete. Sot per sot sondazhi i ketyre eshte i vetmi sondazh i besueshem (i provuar ne realitet).

http://ganibobi.com/gani_bobi_presentati...

Ah, yeth! smiley

The ever-elusive poll of 2005! smiley

Ky ishte ai "polli" qe Ganija e kishte bo' por pastaj vendosen qe te mos publikonin para zgjedhjeve "si mos u ndikojke votuesi shqyptar", apo jo?

PmU!

Ganija, deri tani ka prove te "besueshmerise" vetem Exit Pollet!

Exit Polli qe i boni Shqipnise ky vllaji vertetoi vetem se votat u numeruan korrekt, dhe nuk u vodhen! Asnje grame parashikim!

Edhe broshura qe ofrove ti ketu kete tregon; statistika te tipit "sa ore televizor shikoni", pra statistika faktuale, jo parashikuese!

Dhe nqs mund te shtoj, te paverifikueshme! Se mos do i dale ndonje ketij ti thote qe jo Ferizaj nuk shikon 2.4 ore televisor, por shikon 1.7?

Anketa e 2005-s prej ktij dostit prej Kosove, deri sa keto kishin vendosur ta mbanin ne "fjoke" per mua eshte MASHTRIM nga ata banalet, me ate qe i merrte leke katunarve kur kaloi Kometa Halley! smiley

Them banal, sepse jam i bindur qe eshte bere me pas,

"post factum" per juve te CIA-s qe monitoroni Peshkun Pa Uje! 

Mrroklle njihesh gje me kastriot myftaraj? smiley

Ncuk!

Po e di kush eshte!

Eshte ai vllaji qe shkrun poshte e lart. qe po fitoi Ed Rama, Shqipnine do e sundojne Cifutet, The Elders of Zion!

Dill i forte atje m'Shqipni! Duhet m'u rujt! Se masanej fillo e rreshket i cike robi! Kujto se i di t'gjitha!  

Per Ganine, po folshim!

Noi gjo tjeter, per ne skeptiket ndaj ktyne malsurve te Sales ka dale anej verdalle, apo vetem kshu... Glossy Booklet te vete Ganise!

Noi sqarim tjeter per ate punen e atij sondazhit qe u bo po pastaj u la pa u kallxhu, apo edhe ajo eshte kshu "me non e moter nuk po rrej"?

Edhe i' t'funit, se po vje ene vafti i drekes!

Se ai fanatiku siper thote, e majta ka shumicen, po meqe kemi proporcional rajonal fiton Sala, sepse merr me shume deputete si parti e pare!!!!  Ganija, a ka gjet kohe me na i dhone i cike t'shperndame neper qarqe keto parashikimet e veta? Perndryshe, sic do thote vete zotni Maliqi, a do kene pase disponim me na i dhane me numer deputetash per qark k'ta mysafiret ne?

Ika tani, se sot u dhiva tuj shkrujt! S'ka bo vaki!

Me t'mira t'gjithve!

Pachi nji vikend te vizllushem!

Ika tani, se sot u dhiva tuj shkrujt! S'ka bo vaki!

Ahahaha e forte kjo mrroklle. Thuaj shyqyr qe nuk del era ne internet se do na shkaterroje serverat smiley. Kalofsh edhe ti nje fundjave te kendshme ne vendin e imperialisto-revizionisteve smiley

Me politiken e re ,por me politikane te vjeter,te konsumuar,si G Ruci, N Dokle

mbernda PS-se ,apo me S Gjinushin, P Milon ne koalicion PS do te humbe edhe me shume pike.

Nese mbas 4 vitesh ne Qiveri PD-ja vazhdon te kryesoj ne gati cdo sondazh...pra nese mbas 4 vitesh asgje nuk ka ndryshuar perseri ne preferenact e popllit...kjo tregon dy gjera. Se pari PD-ja ka bere nje pune pak a shume te pranueshme ne kto 4 vite...dicka qe nuk mund te thuhet per vitet qe PS-ja ishte ne pushtet. Plus kjo tregon qe Edi ka deshtuar thelle ne strategjine e tij...qe dita dites shnderrohet ne shkerdhatokraci si e meparshmja (me mbledhjen e gjith qurramanve e kalamoqeve te bankave te shkolles rreth vetes...po pa ndonje vizion ose potencial).

Tani sikur PD-ja te zevendonte Komandantin Legjendar me ndonje tjeter...do fitonte edhe voten time. Por nga ana tjeter PS-ja nuk e fiton voten time  per aresyet se pervec kritika dhe kundershtime...akoma nuk na ka dhen nje vizion te qart dhe pervec dy-tre personave qe ka me potencial dhe vizion (dhe ka vetem 2-3 fatkeqsisht)...te tjeret vazhdojne te jene shkerdhatokrat...dhe tani i jane shtuar dhe qurramanet dhe kalamoqet nga mbrapa.

Une besoj se koha ka arrdhur qe Poplli Heroik te jet lodhur nga klanizmat dhe politikat e kritikave dhe kundershtimeve. Tani besoj se preferencat bazohen ne PUNEN qe eshte kryer...dhe jo thjesht ne parrulla partish, "turinj te rinj" apo tendenca majtas-djathtas (kte e gjeti tamam Edi). Dhe te thon cte duan pune e mire eshte bere kto 4 vite...dhe ka nje vizion pak a shume te qarte...ndersa Edvini duhet te marri vesh se "politika e re" behet me pune, me vizion, me potencial dhe me alternativa...dhe jo thjesht me shkerdhatokracira.

Drejtori Maliqi

Ktu ka Grup Armiqsor...e demaskova!

Komplimentet e mia per analizen, me pare te kam pas konsideruar si militant, dhe ne komentet e fundit kam vene re qe mbizoteron llogjika "pertej te majtes apo te djathtes". Eshte shume e drejte qe politikanet te vleresohen ne baze te punes dhe jo se jane te se majtes apo te djathtes, nese ka ardhur koha qe SB te hapi krahun, duhet qe edhe Gjinushi, Ruci, Dokle etj, t'u hiqet patenta fare.

Une e di qe njerzit me kan konsideruar si militant...po une asnjehere s'kam qen militant. Kam mbrojtur te dya anet dhe kedo qe ka bere pune te mire ne baze te meritave.

Se pari PD-ja ka bere nje pune pak a shume te pranueshme ne kto 4 vite...dicka qe nuk mund te thuhet per vitet qe PS-ja ishte ne pushtet. Plus kjo tregon qe Edi ka deshtuar thelle ne strategjine e tij...qe dita dites shnderrohet ne shkerdhatokraci si e meparshmja (me mbledhjen e gjith qurramanve e kalamoqeve te bankave te shkolles rreth vetes...po pa ndonje vizion ose potencial).

Dakort me analizen tende Grupi !

Komandanti Legjendar eshte pak i veshtire per t'u zevendesuar, sepse dhe pasuesit e tij s'po nguten tani per tani t'a zevendesojne. Po s'do vonoje shume edhe sikur te fitoje perseri, s'ma merr mendja qe Berisha t'a mbaje pushtetin deri ne 2013 : me llogjike do ishte sikur nga mezi, te filloje te tregoje se ke do zgjedhi si pasues ...

E vleresoj faktin se per ty, keto 4 vite kane qene ne pergjithesi pozitive, Grupi, sepse jo te gjithe mendojne keshtu

ku leshon gje Sula o Lefto, apo po tallesh ti?

Meqe ra fjala per sondazhet, duket sikur ato po zene nje vend te rendesishem ne fushaten politiko-mediatike per zgjedhjet e muajit te ardhshem. Tashme, edhe emisionet TV politike kane filluar te kryejne sondazhe online nepermjet sms-ve; Ne debatin e djeshem ne Ora-News, ku ishte i ftuar Kryeministri Sali Berisha, rezultati i sondazhit LIVE ishte 54.5 % ne favor te PD-se dhe 45.5 ne favor ne PS-se.

 

Një ditë pas sondazhit të qendrës për studime humanistike "Gani Bobi", i cili e rendiste Partinë Demokratike sërish partinë fituese në zgjedhjet e qershorit, një tjetër sondazh i organizuar nga "Ora News" në emisionin ku ishte i ftuar kreu i qeverisë, rezultoi me një mbështetje dërmuese për Partinë Demokratike. Mbi 54.5 % e pjesëmarrësve në sondazh votuan në favor të PD-së dhe kryeministrit Berisha, kundrejt 45.5 % që mbështesnin Partinë Socialiste. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare vihet re një rënie e lirë e Partisë Socialiste në të gjitha sondazhet e organizuara. Sipas analistëve kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së një alternative nga ana e Partisë Socialiste dhe nga demagogjia e shfrenuar e kryetarit të saj. Shumica e qytetarëve besojnë se platforma e shpifjes dhe trillimit mbi të cilën Rama e ka bazuar fushatën e tij, mund të rezultojë katastrofike për Partinë Socialiste dhe për karrierën e kryetarit të saj.

 

une propozoj nje sondazh

 

A egziston mundesia qe shqipetaret te jene kaq ... ?

pjer-sondazhi me 1000 veta eshte shume serioz,per kete duhet te jesh i bindur.

Kam nje eksperience prej 3vjetesh ne kete fushe dhe numri i te intervistuarve, ne pjesen derrmuese nuk i kalon te 1000-ose 1500 persona,kjo edhe ne nje vend si Italia me 60milione banore.

Sondazhi me 1-2 mij veta , m'duket jo serioz. 

 

Pjer eshte pune statistike kjo. 1029 veta nga nje grup votuesish...le te themi 1 milion...dhe me nje interval prej +/-3%...i bie afersisht nje nivel konfiednce ne rezultate prej 95%. Nuk zgjidhet kot se sa njerez do pyten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).