Sondazhi i "Gani Bobi" per Elbasanin

Sondazhi i “Gani Bobit”, betejën e Elbasanit e fiton PD-ja


Partia Demokratike do të fitojë qarkun e Elbasanit. Sondazhi i radhës i Institutit “Gani Bobi”, tregoi se PD-ja ka një avantazh të thellë ndaj PS-së në këto zgjedhje në këtë qark. Ndryshe nga viti 2005, ku Partia Demokratike fitoi vetëm 1 mandat deputeti në këtë qark, kësaj radhe, nga 14 mandate që ka ky rajon, Partia Demokratike, sipas sondazhit të djeshëm, duket se ka siguruar 7 mandate, ndërsa po lufton për mandatin e 8-të. Referuar sondazhit të djeshëm të “Gani Bobit”, Partia Demokratike ka një avantazh prej 6 për qind nga PS-ja. Duke mbledhur votat si koalicione, ai i PD-së ka një avantazh prej 2 përqindësh ndërsa Poli i Lirisë dhe LSI nuk përfitojnë asnjë mandat për shkak se kanë më pak se 5 për qind. Duket se fushata e PD-së e udhëhequr nga ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka dhënë rezultat duke kthyer këtë qark djathtas.


Sondazhi

Anketat janë bërë ballë për ballë me 1600 votues në të gjithë qarkun e Elbasanit, si në qytet ashtu edhe në komunat e qarkut, duke marrë një ndarje proporcionale të anketave sipas numrit të banorëve. Anketat janë bërë në javën e dytë dhe të tretë të muajit maj, deri në datën 17. Nisur nga numri i anketave, marzhi i gabimit është pothuaj i papërfillshëm.

Kush do të fitojë ?

Qytetarët në qarkun e Elbasanit janë pyetur se si do të votojnë në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel. Sipas rezultatit, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PD do të merrte 38.6 për qind, e ndjekur nga PS me 32.6 për qind ose 6 për qind më pak. Votat e tjera janë 3.3 për qind për G99, 2.1 për LSI, 1.9 për qind për partitë e tjera, 6.1 shprehet se nuk do të votojnë për asnjë, 2.1 për qind shprehen se ende nuk e dinë, ndërsa 1.9 për qind janë ende të pavendosur. Kjo pyetje u është bërë njerëzve direkt se për këtë do të votojnë ata në rast se zgjedhjet do të mbaheshin ditën e diel.

Si voton qarku ?

Një tjetër pyetje u është bërë qytetarëve, duke pasur parasysh perceptimin e tyre. Përgjigjet e kësaj pyetjeje kanë dalë të ngjashme me votën e tyre ku edhe këtu qytetarët shprehen në shumicë të bindur se PD do të fitojë qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave të këtij sondazhi, duke iu referuar pyetjes së kush e fiton Elbasanin votuesit janë shprehur se PD do të marrë 38 për qind, ndërsa PS do të marrë vetëm 32.6 për qind, ose 5.4 për qind më pak. Votat e tjera i takojnë 3 për qind G99, 2.1 për qind LSI, 0.6 për qind PDS, 0.3 për qind Poli i Lirisë, 0.2 për qind PBDNJ, 0.2 për qind PR, 6.1 për qind për asnjë, 11 për qind të pavendosur, ndërsa 2.4 për qind janë pa përgjigje.

Vota e deklaruar

Sondazhi i radhës në Elbasan i realizuar nga “Gani Bobi” bën edhe një ndarje në votës së deklaruar. Referuar përgjigjes së pyetjes së për këtë do të votoni në rast se zgjedhjet do të mbaheshin ditën e diel, janë hequr votat e të pavendosurve dhe aty që nuk preferojnë ta deklarojë. Kjo pyetje në sondazh, tregon në fakt votën e sigurt që kanë partitë. Sipas këtyre të dhënave, PD ka vota më shumë të deklaruara. Kështu, duke marrë parasysh votën që deklarohet, PD ka 49.3 për qind vota e ndjekur nga PS me 41.6 për qind ose rreth 8 për qind më pak. Votat e tjera të deklaruara i përkasin 4.3 për qind G99, 2.7 për qind LSI-së, 0.7 për qind PSD-ja, 0.4 për qind PAA-në, 0.4 për qind Poli i Lirisë, 0.2 për qind PR-ja, 0.2 PBDNJ-ja dhe 0.1 për qind PDK-ja. Duket se zgjedhësit që kanë vendosur të votojnë në këto zgjedhje në qarkun e Elbasanit, preferojnë të votojnë PD-në.

Performanca e Berishës

Sondazhi ka përfshirë edhe pyetjet në lidhje me standardin e tyre të jetesës si dhe performancën e punës së Kryeministrit Sali Berisha. Sipas këtij sondazhi, 38.5 për qind e qytetarëve të Elbasanit mendojnë se performanca e Kryeministrit Berisha është e suksesshme, ndërsa 28.2 për qind mendojnë të kundërtën. Rreth 10 për ind më shumë se Berisha ka punuar mirë si Kryeministër, ndërsa 31 për qind e qytetarëve mendojnë se Berisha ka punuar as mirë, as keq, ndërsa vetëm 2.2 për qind nuk kanë pranuar të japin një vlerësim. Një tjetër pyetje ka qenë edhe si se qytetarët e Elbasanit e perceptojnë nivelin e jetesës së tyre në katër vitet e ardhshme. Nga përgjigjet del se elbasanasit janë optimistë për të ardhmen e tyre.

Si voton qarku i Elbasanit?

38% PD

32.6% PS

3.3% G99

2.1% LSI

0.6% PDS

0.3% Poli i Lirisë

0.2% PBDNJ

0.2% PR

6.1% Asnjë

11% Të pavendosur

2.4% Pa përgjigje


Si është vota e deklaruar në Elbasan ?

49.3% PD

41.6% PS

4.3% G99

2.7% LSI

0.7 % PSD

0.4% PAA

0.4% Poli i Lirisë

0.2 % PR

0.2% PBDNJ

0.1% PDK


Si ka qenë i suksesshëm Kryeministri Sali Berisha në këtë mandat ?

38.5% I suksesshëm

31% As mirë as keq

28.2% I pa suksesshëm

2.2% Pa vlerësim

25 Komente

qyqja gani bobi ta hangsha zemren,

po elbasani, merre si ta dush, si qark, rreth apo qytet, ka qene dhe ka per te vdek i kuq.

cer jane kto 49.3 % ???

Ne fakt Elbasani ka votuar gati gjithmone kunder rrymes. Ne kohen kur qeverine e kishin socialistet bashkia shkoi ne dore te demokrateve dhe tani qe jane demokratet ne qeveri bashkia u be socialiste.

Ka komuna qe kane qene dhe do te jene gjithmone te majta, por ka dhe te lekundura qe votojne ashtu si ne bashkine e Elbasanit.

Jam kurioz te shoh se si do votojne belshaket tani qe s'e kane me deputetin e tyre te dashur qe i ka perfaqsuar prej '97 e kendej.

Po ashtu dhe ne Gramsh nuk eshte me deputeti qe e votonin po ashtu dhe keta si belshaket Hysen.

Peqini ka qene gati vazhdimisht demokrat, por aty vetem nje deputet del.

Per Librazhdin nuk di c'te them se nuk e njoh situaten tamam.

Shkurt muhabeti ose dalin jek e jek ose nese fiton njeri krah do te fitoje shume ngushte.

 

shqiperia po ndryshon pra

aaa ? hajt per hajer  pra smiley

 

Desdemona.Shiko rezultatet e partive te koalicioneve per vitet 2001,2003,2005 e 2007 ne qarkun e Elbasanit:

                                               2001                 2003                      2007

Koalicioni djathte                   56131              72265                     62727

Koalicioni majte                      71296              49207                    50109

LSI                                            ---                   8494                     11768

Me duket se pas 2001 ka ndryshuar ngjyren

2003 dhe 2007 kane zgjedhje lokale mre

megjithate, dhe une kot llap., se nuk i di mire shifrat.

por me sa maj mend, elbasani qytet ka qene reth 3/4 i PS-se.  Katunet mooo dihet ajo pune, gati te gjithe me deuptete te PS.  Po dhe Librazhdi ene Gramshi, vallai bastione te majte jane. Vec po pat ngel Peqini tashti me bo diferencen.

nejse nejse, se sjam kompetente, e as vezhguese e kujdesshme apo e interesume.

time will tell.

Kesaj i thone, me te hyp vetja, ne qef!

 

 

Jasht teme, por kush e merr seriozisht një kompani të quajtur Gani Bobi? Mua më vjen për të qeshur sa herë e lexoj emrin, them mos jetë ndonjë krijesë e Portokallisë.

 ditto. por mua me kujton me shume ata jevgjit qe benin video 100000 lekeshe tek BBF dikur

Eshte e dyta here qe me duhet te intervenoj per sondazhet e GB. Ju ciniket as qe tentoni ta beni nje kerkim te vogel ne google para se te shfryni mllef dhe injorance. Dhe kjo thjesht per shkak se nuk ju pelqen rezultati, ndonese Lefty dhe permeti dhane nje sqarim mjaft te sakte: e majta dhe e djathta jane ne barazim statistikor si koalicione dhe kjo vertetohet edhe nga rezultatet e zgjedhjeve te meparshme.  

Sa per informim, Gani Bobi ka qene nje sociolog i shquar kosovar (tashme i ndjere) ndersa Instituti qe mban emrin e tij udhehehiqet prej disa figurave te njohura ne Kosove. Ky institut ka dhene rezultate te sakta per zgjedhjet e vitit 2005 (perfshire edhe exit pollin), ndersa ka qelluar me perpikmeri rezultatet e zgjedhjeve lokale ne Bashkine e Tiranes ne vitin 2007 (te cilat asokohe TV Klan nuk i pati botuar per shkak se publikimi nuk i pershtatej agjendes politike pro-PD te ketij televizioni).  

Gjithsesi, ky sondazh ka 1600 respondente, pra ka marzh gabimi te vogel prej 1.5 - 2-0%. Do ta shohim se sa ka qene i sakte apo jo tek pas dites se zgjedhjeve.

 

Flm per sqarimin !

Ne fakt, dhe analistet e ftuar ne studion e TV KLAN mbreme (Nazarko prsh), treguan me shifra se vota e qarkut te Elbasanit eshte "aty-aty" midis kampeve, por, sistemi ka per te favorizuar koalicionin "me pak te perçare".

Me keto rezultate qe dha "Gani Bobi" mbreme, shperndarja e deputeve mund te jene ose 7-7, ose 8-6 (PD-PS). Por duket e veshtire qe e majta te marre me teper deputete se e djathta.

Rezultatet e viteve te kaluara dhe sidomos ato te 2007, tregojne se vota ne fshat do te jete vendimtare. Prandaj Edi Rama beri nje fushate intensive ne fshatrat e Shqiperise, me Enciklikat e Bujqesise dhe me Kodin e Tokes. Mirepo, sondazhet tregojne se vota e fshatit nuk po shkon nga e majta ... te pakten, jo aq sa shpresonte Rama.

Edhe une kam bindjen se rezultati i zgjedhjeve do te jete shume afer sondazhit te "Gani Bobi", sepse eshte i vetmi sondazh ne Shqiperi qe zhvillohet QARK per QARK, tamam siç do behet dhe votimi. Kurse Zogby, jep vetem nje "perceptim" Kombetar, por sistemi zgjedhor Shqiptar nuk eshte Porporcional Kombetar, por eshte porporcional Rajonal : pra, dueht pare perceptimi i votes qark me qarke, zone me zone, siç po e kryen Gani Bobi.

Sa per INFO : Te enjten tjeter, publikohet Sondazhi i Gani Bobit per Qarkun e Fierit, i cili ka 16 deputete dhe eshte qarku me i madh pas Tiranes. Sipas llogarive te mija ne lidhje me voten e 2007 ne kete qark, do te kemi perseri nje epersi te Koalicionit te PD-se, sepse LSI ne kete zone ka per te marre nje % te konsiderueshme.

Kjo eshte nje pergjigje me vk qe mund te jepet.

Cfare rendesie ka se si quhet nje rob a nje kompani?

Keto tip komentesh e kujtojne ate Prifti-n e LSI qe merrej me dialektin e zedhenesit te kesaj kompanie, duke thene se nuk di te flase shqip. A thua se vetem dialekti i laluceve te Fierit quhet shqip.

Nese PS, pas qarkut te Tiranes humb edhe qarkun e Elbasanit, le t'i beje shu...... bahçes pastaj.... Te gjitha sondazhet pak a shume e japin rezultatin ne rang vendi aty aty, PD e PS rrot me rrote...dmth nje skandal i madh per PS qe pas nje qeverisje si kjo, me kaq shume skandale e bema, nuk arriti dot te krijonte nje fryme - nje bashkim te se majtes dhe te te gjithe faktoreve, solidaritet dhe ortek fitoreje....

Nese shkojne deri diten e fundit sic po duken bathet, qeverine e ben vetem Ilir Meta..ose mbetet ne pushtet Saliu.....E papame.......

Ky sondazh eshte shume heret me u analizu po duke konsideru median aktivisht pro te majtes, dhe fakti se qarku i Elbasanit ka anu historikisht paksa nga e majta, atehere  e djathta duhet te jete e kenaqur.

Vec po pat ngel Peqini tashti me bo diferencen..... smiley  Tani qe Grupi hodhi poshte edhe teorite e zhvillimit te zonave bujqesore meti vetem Kavaja si DJEPI i DEMOKRACISE.. smiley Maje menimin e pare ma e cyt ma ...se e kishe tamom.... smiley dhe nuk gabo ti per keto . Bobi o qytets dhe s'merr vesh si ta hudh katnari kur e testo "sy me sy " Le t' maje shenimet Bobi smiley . Ose me mire le te pyes Balliun qe kandidoi ne DUMRE ..... Keshtu e ka emrin - i tha FARI Balliu , Bobit - se nuk bi shi smiley

Nuk ka shpresa PD-ja te fitoje ne Elbasan me Lul Bashen dhe Balli Fariun ne lista.  Mire qe svun edhe Shaban Memine ne Elbasan dhe nxirrnin ndonje Bob tjeter per te deklaruar fitoren e te djatheteve. Edhe Gjinushi me Milon gabim kane ba qe kane kandiduar ne Elbasan.

Fahri Balliu nuk kandidon fare or mik, e aq me pak ne Elbasan !

jo o burr po n'Elbasan duhet me vone kadidature naj far personaliteti nderkombtar, tip- B. Clinton ose Obama, ke parasysh?

Kush jane deputetet e Elbasanit sot?

Durim Hushi, Taulant Dedja, dhe Aurel Bylykbashi.

 

Vallaj, ktyne, as Clintoni nuk ja ze dot vendin

 

Faleminderit Permet qe solle shperndarjen e votave nga zgjedhjet e 2001 e deri tek ato te 2007. Te dhenat jane ne fakt online tek KQZ, por duhet pak kohe t'i besh llogarite.

Edhe une si Desdemona, kisha pershtypjen (paragjykimin) se Elbasani ishte i "kuq"; Ne fakt, po te shikosh rezultatet e zgjedhjeve te kaluara, duket se realiteti nuki eshte tamam keshtu.

Nese PS-ja vertet fitoi Elbasanin si qytet ne 2007, diferenca ishte 600 vota, nga 15.000 vota afersisht qe mori secili koalicion.

Po te verehen dhe rezultatet e Librazhdit apo Gramshit te 2007, çuditerisht Desdemona, do veresh se aty fituan kandidatet e koalicionit te PD-se. Madje dhe ne Peqin fitoi PD-ja. Dhe ne 2007 PS-ja ishte bashke me LSI dhe me Partine e Cekes, e cila ka vota ne Elbasan.

Sa per sondazhin, dua te them se verej nje konstante : sondazhi i Gani Bobit i afrohet shume rezulateve te zgjedhjeve te 2007. Ne qarkun e Tiranes prsh, nese koalicioni i PD-se mori ne 2007,  137.000 vota nga 280.000 gjithsej, Gani Bobi i tha 47 %, qe do te thote 131.600 vota. Pra, diferenca eshte aty-aty, midis zgjedhjeve te 2007 dhe sondazhit per Tiranen.

Ne Elbasan, nese koalicioni i Djathte mori diçka me teper se 62.000 vota ne 2007, nga 125.000 apo 130.000 gjithsej, kesaj here si koalicion PD ka sipas Gani Bobit 50 %, qe i bie 62.000 deri ne 65.000 vota.

Pra, rezultatet perputhen tamam me ato te vitin 2007, prandaj kjo tregon se ne Shqiperi elektorati leviz ngadale, ndaj mos prisni "Revolucion" nga 2007 ne 2009 : gati-gati njelloj do votojne njerezit

Ps.He....he...he!  Me se fundi nje LEFT pa ....YYYYYYYYYY ne fund e ne mes. smiley por me mbarese Shqipe Left me iiiiiiiiii ....ne fund ! Shpura te kete kujdes ! I pari Juaj ka filluar te belbezoje ne shqip...po e braktis anglishten smiley

goxha bukur

prape mos u gezoni, edhe ne Tirane edhe ketu baraz dalin: 7 PD, 7 PS. Ky sistemi i ri do na nxjerre ndonje 70-70 me duket, hehe

s'eshte puna per t'u gezuar, por ne keto zona PS dhe e majta ne teresi kishin pretendime. Disa ketu folen se Elbasani ishte i "kuq"; te tjere e quajne Tiranen ne "xhep", sepse Edi fitoi 3 here ne Kryeqytet ...

Ja te shikojme zonen e Fierit sesi do dali, por dhe atje rezultati ka per te dale i ngushte

Pastaj, po mori "barazimin" PD-ja ne Tirane, Elbasan dhe Fier, e hodhi lumin, sepse dihet qe qarkun e Shkodres, Kukesit, Lezhes, Dibres dhe Durresit i ka ne dore ...

Ca i ngelt PS-se ? Berati, Vlora dhe ndoshta Gjirokastra, se Korça eshte aty-aty

Mos e menderos tani Left me ........ ne fund! Ne Shqiperi nuk ka te kuq e blu . Ka votues e simpatizante te percaktimeve politike ku mendojne se do tu realizohen shpresat e qellimet . Eshte nje perpjekje e deshtuar te futesh Kuksin ( plotesisht i PP) ne krahun e djathte . Po ashtu ke harruar djepin e demokracise ( kavajen) ne krah te PD-se. Ndersa me Dibren e sh .... mos e kruaj shume . Sa per dijenine tende ne VERI te Shqiperise eshte organizata me e forte e P.K. smiley prandaj dhe Mixha s'ka fituar asnjehere atje me vota te numuruara REALISHT. Si zakonisht marin kutite ne Tirane dhe bejne ndarjen e Votave ..Na ti ...Na une...se po qe per votuesit( e sidomos per sondazhazuesit) ata te na hane m...ne . S'te kam pyetur je VOTUESE ti ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).