Sefgjini, kreu i strukturës së re të drejtësisë

Arben Sefgjini, një nga të akuzuarit për rrëmbimin me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës, është emëruar së fundi për drejtimin e strukturës më të re në sistemin e drejtësisë. Ai do të jetë në krye të Shërbimit të Provës për të Dënuarit.

Lajmin e ka pohuar vetë ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili ka firmosur edhe këtë lëvizje. "Kam emëruar Arben Sefgjinin në detyrën e re"- ka thënë sot për mediat Alibeaj, duke theksuar se funksionimi i një organizimi kaq të lartë është me një rëndësi të madhe për drejtësinë.

Shërbimi i Provës për të Dënuarit mendohet të jetë një nga risitë më të rëndësishme në sistemin e burgjeve. Kjo strukturë do të jetë përgjegjëse për përpunimin e të gjitha kërkesave të të dënuarve, që kërkojnë të lënë qelitë përballë një dënimi tjetër alternativ.

Marrë nga Shekulli

15 Komente

Ore se po me iken zari i kokes!!!

Po edhe sikur ky te mos kete lidhje fare me zhdukjen e Remzi Hoxhes, mjafton deshmia e atij grekofonit per ta plasur brenda per torture. Si shkojne dhe e emerojne prap kete?!?!   

Prandaj pra e  emeruan se ka rrahur nje grekofon.

Sa e kapshme eshte bere dhe miss Desdemona me keto tema mer jahu.

shif shif, s'e vuna re qy e paska pru Mona.

Ore Mone, ka nanji krushqi Sula me ket e nuk dim gjo ne a si o puna?

sdi gjo per zotin.

a ikim mo mire lajme breket ke liqeni se Sala ene Sefgjini e kane kryp djathin e tyre po he

"Shërbimi i Provës për të Dënuarit" - e lexova se cfare ishte, por s'e kuptova mire. C'nenkuptohet me "denim tjeter alternativ"?

C'nenkuptohet me "denim tjeter alternativ"?

Me duket se eshte te besh nai gje ne sherbim te komunitetit, si pune te detyruar a ku di une smiley

shkurt te rrish e te krush hallatet per qejf smiley

 

kur del para kohe nga burgu Aide mbikqyresh nga sherbimi i proves

denim alternativ dmth jo me burg po me pune per komunitetin e kesi gjerash

lexo artikullin e plote te shekulli,burimi i iformacionit te Desaures.

Tip lirimi me kusht, dmth? S'ka pas ekzistu kjo tek ne?

ma kon lli ujtin mi Mone, mu ka bo plaka xhind. "Cere do bojm, erdh behari" me thote mnjes,dreke, darke 

1. ka te beje me lirimin me kusht

2. qe ne fillim nuk denohesh me burg po me denim alternativ.

 

Ka pas ekzistu po nuk ka pas strukture te posacme per mbikqyrje. Detyroheshe me shku nje her ene jave a muj te prokuroria ene kaq. Masi shkojshe nja 3 here te thote ene prokurori qe boll mo se s'kom nge me u mor me ty.

Rrofsh per infon.

Interesant, se cka nje mani ky Ministri i Pare te emeroje ne strukturat e administrates se burgjeve persona qe ne fakt duhej te ishin ne burg. Mbase i meshon teorise se plumbi nxirret me plumb. 

ky shtet eshte buze gremines 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).