Roskovec, vritet deputeti i PS Fatmir Xhindi

Deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi eshte vrare mbremjen e sotme ne Roskovec, pasi eshte qelluar me arme zjarri.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne momentin e vrasjes Xhindi ndodhej ne nje lokal me disa miq.

Sipas burimeve, autori i krimit eshte larguar nga vendngjarja, drejt se ciles jane nisur kreret me te larte te Policise se Shtetit.

Deputeti Xhindi, 49 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije.

Top-Channel
 

 

Më poshtë është biografia e të ndjerit sipas faqes në rrjet të Kuvendit të Shqipërisë

XHINDI, Fatmir Faslli

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 1.4.1960
Vendlindja: Fier

Edukimi:

Universiteti "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastër – 1986.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik – 2003.
Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë – 2005.

Veprimtaria profesionale:

1986-1989: mësues historie në Vlosh, Fier; drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, Fier.

Veprimtaria politike:
2005: deputet i PS-së.
1991: anëtar i PSSH-së.
1989-1991: kryetar i Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier.
1992-1996: kryetar i Komunës Kurjan, Fier.
1996 e vazhdim: anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë KPD-së të PS-së.
Komisioni hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave", anëtar.

Zgjedhur në:

Legjislatura:  XVII
Zona zgjedhore:  68
Qarku:   Fier
Nr. i votave:  6708
Përqindja:  45%

 
Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar:  PSSH
Komisioni parlamentar: Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

82 Komente

Balkanweb thote se deputeti eshte vrare kur ka qene duke udhetuar me makinen e tij ne Roskovec, jo brenda ne nje lokal.

 

Vritet me armë zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

Balkanweb

ROSKOVEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku është qëlluar për vdekje një deputet i parlamentit. Mësohet se është vrarë me automatik pranë banesës së tij, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së Roskovecit . Automjeti me të cilën udhëtonte i vetem eshte qelluar me arme zjarri

Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ste paret shërbimet e policise lokale dhe drejtoret e drejtorise se pergjithshmne te policise.
(e.n/BalkanWeb)

Ndersa tani N24 thote qe deputeti ka qene ne kembe (jo me makine) ne nje rrugice prane shtepise...

 Jane cmendur njerzit,do zoti nuk ka motive politike!

Ngjarje e rende. Ngushellime familjes dhe te afermeve! Autori/autoret sa me shpejt para drejtesise.

Ca motive politike thua ti mer artian. Kujt i interesonte vrasja ketij, vetem PD qe jo.

Por eshte mire te presim,versionin zyrtare.

Po cfare nuk ben vaki ,castor,un thash do zoti, jo motive politike!

Kujt i interesonte vrasja ketij, vetem PD qe jo.

 

Nuk i intereson PD, ashtu mendoj edhe une ,por ti ke besim se atje ne Roskovec,nuk ka budallenje?.

o Artian une e kuptoj qe ne Roskovec ka budallenj si kudo. Por sma merr mendja te vrasesh kundershtare politik, pa urdher nga lart, qe sma merr mendja qe ta kishin dhene. Se listat i ben partia, nuk ka as kundershtare te drejte perdrejte. Kupton.

 

Por meqe ti e the atje ka edhe budallenj, ta thash edhe tek shkrimi me poshte, perseri nje budalla, ose nje Shqiptare ne pergjithsi, kur e prek ne disa Pika qe nuk duron , sic jane nderi, ose prona, ose sedra personal ose hasmeria . Nuk i hyne shume ne pune je deputet apo je i thjeshte.

 

Pastaj edhe vete Rama e tha, presim te zbardhet ngjarja, ose kerkojme te zbardhe. Nuk e tha qe eshte motivi politik.

 

Pastaj ky I Ndjeri, as nuk eshte degjuar si emer, rrinte aty merrte ate rrogen, ngrinte kartonin e kuq.

 

Prandaj mendoj perosnalisht, qe do jete per motive personale, ose rrethanore.

 

Te presim.

 

Cfare motive politike more?! Njeriu eshte vrare dhe ende nuk ka qofte edhe nje informacion per motivet ketu menjehere flitet per to. Mos keqperdorni fatkeqesite e njerezve.

Ngushellime familjes, zoti na ruajt cfare nuk degjojme e kam  edhe deputetin e zones, duhet te marr ne telefon te pyes si ka ndodhur realisht se jemi shume confuze me mediat rreth te vertetes.

ngushellime familjes. lerini politizmat , nuk eshte e hijshme  te behen biseda politike nen hijen e ngushellimeve te nje njeriu qe nuk jeton me!

Eshte vra nje deputet, i disa legjislaturave madje, normal qe ngjarja ska ku te shkoje me e rende se kaq.

Sigurisht qe do aludohet per motive te renda.

Pas permbysjes se komunizmit, ky eshte rasti i dyte qe vritet nje deputet. Rasti tjeter ka qene Azem Hajdari..............

Ngushellime familjes.....

Keqardhje per gjithe miletin, qe shikon sesi te vrasin tek dera e shpise sot dhe pse je rob me imunitet..........

 

Topi thote qe i ndjeri kishte 3 femije. Ngushellime familjes e gjynah ata femije qe mbeten pa baba.

Sipas Balkanweb:

Brace: “Eshtë shpejt për të folur për motivet e ngjarjes, por unë përjashtoj kategorikisht konflikte personale. Ai nuk ka patur probleme personale me askënd”

Ruci: “Nuk mund të përjashtoj se kjo mund të jetë vrasje politike, jam duke pritur informacionet përkatëse” tha Ruci.

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.ph...
 

Topi tha qe atje ka shku dhe Jozefina apo e degjova une gabim Llukan ???

Sidoqofte, Roskoveci dhe gjithe ajo zone eshte bastion shume shume i forte socialist.

 

Po, Top-i thote qe kane vajtur Topalli, Rama dhe krere te larte te policise se shtetit.

hmm news24 thote qe edi rama ka shku ne shtepine e te ndjerit, kurse jozefina gjendet ne ambientet rrotull shtepise......

 

  Po u kap vrasesi ,zgjidhet enigma,po nuk u kap,atehere kemi shtigje interpretimesh, dhe kjo do ta rendoje situaten!

 

Jozefina,...i takon te interesohet se eshte kryetare,e ka deputetin e Parlamentit,eshte nje ngjarje e rende kjo,dhe duhen patjeter ,sa me shpejte te gjenden motivet, pse eshte vrare?

Se ne te gjithe boten ka vrasje te tilla,por menjehere policia nxjerr motivet !! Shteti duhet te veproje shpejte ne se do te nderohet !

 

policia sapo foli pas me shume se 3 oresh dhe nuk thote asgje.

sic duken bathet asgje skane per te sqaru.....

Edhe Ai i Modhi dhe i fundit, thote se:" Shqiperia  eshte vendi me i sigurte i planetit,pale!!!

o Artian po rri o burre, mos fol kot. motivi politik thote, sa me qejfe e paske mer te jete motiv politik.

 

Sado socialist te jesht apo komunist, asnjeri nuk i ben mire, qe te jete vrasje politike.Edhe kushdo e vendos mendjen ne pune, se sesi mund te jete politik kjo vrasje, Ca i duhet Sales te bej nje gje te tille??????

 

Ne jemi Shqiptare, ashtu si une edhe ti ne Angli, nuk eshte qe na mungojne shkaqet per te vrare. Nje nder, nje prone , nje fyerje tjeter, ka shume opsione edhe i fundit mund te jete opsioni politik ( qe ti e nxjerr te parin).

Per kete thone qe paska qene njeri korrekt , edhe perseri te gjith e dine, sesa korrekt duhet te jesh qe te behesh deputet ne Shqipteri. Sa i ndershem, edhe sa i drejte duhet te jesh.

Prandaj mendoj, qe te mos aludojme kot, por te presim pergjigjen zyrtare te policise, edhe po qe se nuk e besoni, merrni edhe hetues te huaj.

 

Ok, normal qe eshte prag fushate, por te pakten dinjitetin mos e humbni, si me rastet e tjera.

 

 

Respekte.

 O Castor,po ka dal me yahoo,se me duket me shume po i meshon ti ,"motivit politik" duke e permend me shume se sa une, duke e kundershtuar kete mundesi kur shkrova"do zoti jo motiv politik",ti tani po e perserit!

Ndersa ti aludon,sic thua vet:

Per kete thone qe paska qene njeri korrekt , edhe perseri te gjith e dine, sesa korrekt duhet te jesh qe te behesh deputet ne Shqipteri. Sa i ndershem, edhe sa i drejte duhet te jesh.

Pastaj mendon te mos aludojme,por te presim:  smiley

Prandaj mendoj, qe te mos aludojme kot, por te presim pergjigjen zyrtare te policise, edhe po qe se nuk e besoni, merrni edhe hetues te huaj.

Per aq kohe sa shteti(policia) nuk jep dot motivet,njerzit do ti krijojne dhe do ti hamendesojne vet,do ti interpretojne sipas fantazise.

(Fantazia ime).

Ne ate vend ku problemet nuk zgjidhen(prona,gardhi,kufiri)por akumulohen,mblidhen e mblidhen,te tjera,si nuk mund te kete raste te tilla?.

Nje mekanizem i thjeshte, i mungon asaj shoqerie atje,Drejtesia!.

Nuk e dime cila eshte e verteta, shpresoj te mos degjojme ndonje motiv te stisur e banal neser...cfare nuk ngjet ne kesi koherash.

Ngushellime familjareve.

 

Po pse do i veje prapa qeveria 4.2 milione shqiptareve 4.2 milione police?!

Po flitet se mund te kete pasur ndonje konflikt pronesie i ndjeri.

Flini tani dhe kur te zgjoheni neser do ndegjoni qe autoret jane kapur.

Hajt noten e mire te gjitheve dhe ngushellime familjes.

Po thash une , per nder edhe per prona ne ste falim.

 

Aty cfar nuk degjon, vret vellai vellane per nje kanal uji.

 

Pastaj per prona, kur vret vllain tende, e jo me deputetin, as nuk e ke iden fare, ka apo nuk ka imunitet.

 

 

Po thash une , per nder edhe per prona ne ste falim.

 

 

Edhe pse ne Shqipot e perdorim shpesh kete shprehje eshte jo bindese dhe e pavertete.  Shko ne Itali, Belgjike, France...deri ne stripclubet apo bordellot e Canadase do gjesh femra Shqiptare, keshtu qe po ta rrunin per nderin njerezit atje do ishin vrare me mijera deri sot. Per pronat as sja vlen te flasesh se ke gjithe Alpinet qe kane zaptu pronat e qytetarve dhe seshte ngrit ndonji deri me sot te vrasi per token apo pronen.

 

Ndodhite qe "vret vellai vellane" nuk jane gje tjeter vec handikape te shoqerise sone qe ndodhin prej injorances, varferise etj por nuk karakterizojne Shqiptarin.

Thuj shyqyr qe kemi opozite te pergjegjshme se te ishin keta Salistet do kishin bere nja tre grushte shteti deri me tani.E mbani mend cthane per ate kryetarin e PD se Kukesit qe e vrane ata "cunat" e Olldashit?

Ngushellime familjes dhe sa me shpejt autoret ne pranga.

p.s. thujini Bodes te veje   nje ze te vecante ne buxhet per funeralet se u pa puna e shqiptarve

Qe ka/kishte  familje e mesuam , qe ka/kishte  gruan dhe tre femije e mesuam, qe eshte/ka  qene deputet e mesuam,  qe ka qene deputet i PS edhe kete e mesuam

Ajo qe nuk e thote asnje dhe nuk dime eshte  sa shtepi ka/kishte, sa llogari bankare ka/kishte, sa prona dhe sa miljona ka/kishte ky i ndjeri. Se vetem e keshtu do te mesojme lajtmotivin   e kesaj vraseje. Ne kete bote nuk ka azgje qyl. Cdo gje ne kete bote  ka nje cmim. Ky eshte cmimi qe kishte per te paguar i ndjeri,  per fitimet e fituara qyl.

Perendia e ndjefte. Gjynah i shkreti. Ngushullime familjes.

toko... je cinik, dikur nje ish-plehre e PD-se, thoshte, nuk kendon zogu pa pare, ne parlamentin e pare, pluhur-ralist. Nejse, ti mund te kesh bindjet e tua per cdo njeri, qe vjedh, e ti, je hjdut vete, sepse te dyshosh per cdo njeri, vetem hajduti mund ta beje.....sje i vetem jo, ke shoke.... une i pari, por....beju nje cik njerezor, kur te vrasin ne hyrje te shtepise, ai smerr asgje me vehte, pervec plumbave.... je cinik, sepse nga nje ane ngushellon, e nga ana tjeter, kerkon te dish pasurine e tjetrit. E dije pra..... ai ska pasur as emrin e Azem Hajdarit, as gruan e Azemit, edhe mbi te gjitha...... jetonte ne te njejten shtepi, qe Zoti....... ja kishte ngritur prej 20 vjetesh.

Tano,

Edhe une shqiptar jam pra jam hajdut si ti si tere te tjeret. Sa per pasurine GSH/BW thoshte se ai po kthehej nga puna ne" firmen private". Me rrogen e deputetit apo me ate Kryetarit te lagjes e beri kete prone private. Ah po me fal ka parert e fituar nga bursa ne Amerike smiley

Tano nuk te vret tjetri kot ka nje arsye dhe ta them me bindje nuk eshte earsye politike se kush i var trapin per politike qe te vrase nje deputet. Jo  or jo ka te tjera interesa (cmimi per paret e mara qyl)

Toko, më pëlqen cinizmi yt... bile për të qënë akoma më cinik se ty do të shtoja: Këtu ASNJË nuk është i kënaqur nga politika dhe politikanët shqiptarë, ashtu siç nuk ishin të kënaqur me "maskat"... nëse "maskat" shkuan për lesh sepse më shumë vranë njëritjetrin dhe nëse kjo është mënyra, atëhere, për sado cinike që të duket, rrofshin mënyrat më efikase.
E kuptoj dhimbjen e familjes dhe të familjarëve, por vdekja e tij si person nuk më ngjalli më tepër dhimbje se dhjetra të vdekur që vriten përditë për arsye nga më të ndryshmet në Shqipëri... nëse jemi bërë refrektarë ndaj vdekjes, nuk ka pse të krijojmë heronj së koti.

Preferoj 100 herë më tepër cinizmin e dështakëve sesa ulërimat idjote për ta etiketuar këtë vrasje me emra që nuk mund të ketë...

Kur dëgjoj për  "vrasje politike"(!!!) akoma pa u dhënë lajmi, ai cinizmi im më sjell ndërmënd ulërima të tjera të ngjashme... ulërima që si gjithmonë kthehen në bumerang ndaj ulëritësve, prandaj mbaje moralizmin për vehten tënde... dhe mos u përpiqni të kujtoheni që jeni kaq të ndjeshëm vetëm në të tilla raste apo ndaj Ferideve të rradhës.

U paste lene ymer femijve dhe respekt emri i tij .Ngushellime te gjith te dashurve .Te ben pershtypje nje "shume aktiv""'........Per kete thone qe paska qene njeri korrekt , edhe perseri te gjith e dine, sesa korrekt duhet te jesh qe te behesh deputet ne Shqipteri. Sa i ndershem, edhe sa i drejte duhet te jesh....thekson ai pas ca "nderhyrjeve" Dhe pa dashje duke kundershtuar motivin politik jep motivin nga me thelbesoret e POLITIKES sot . Ne vaki , me tradite shqiptare , nuk ka shume te "fencur" diten e ndodhise! Neser ke kohe per konkluzione!

Vrasje te tilla ne forme ekzekutimi jane lehtesisht te zbardhura, biles do te thosha, jane nje test per nivelin e policise se rendit dhe te asaj kriminale.  Sidomos per motive personale, vrasesi identifikohet dhe kapet brenda 24 oreve. Cferedo te kene qene motivet, ngjarja eshte e rende.

 

 Nese motivi i vrasjes eshte prona, ketu faji bie mb autoret e ligjit 7501 te ndarjes se tokave (S.Berisha e A.Meksi e qeverise se tyre), ligj qe ka fut ne konflikte plot shqiptare. Nese motivi eshte tjeter, p.sh. ndonje mos pagim i rroges per punen qe ka bere (duke qene se ketu doli se deputeti paska firme te tij), kjo ngelet te zbardhet pas kapjes se autorit te vrasjes. Tani per tani, ngrihen vetem hipoteza. 

Ajo qe thote Toko, ne pamje te pare duket si cinizem, por nuk eshte e tille, eshte thjesht qe shteti shqiptar (drejtuesit e saj, te skenes dhe prapaskenes) t'i vene gishtin kokes, e te kontrrollojne ter parlamentaret, kryetaret e mini-bashkive, komunave, bashkive, nenpunes e qeveritare qe kane diçka ne dore nga ana financiare, per te pare se sa kane abuzuar me postin qe mbajne. Komisioni parlamentar i verifikimit te pasurise se deputeteve, qeveritarve dhe shtetarve me poste, si dhe prokuroria e krimit financiar, duhet te ishin me aktive ne punen e tyre. 

Ngushellime familjes se viktimes per humbjen e njeriut te tyre.

 

 

Ngushëllime për familjen e të ndjerit. Cilido qoftë motivi, Fatmiri shkoi dhe i la fëmijët pa baba dhe gruan pa burrë...

Ngjarje e rende. E dyta ne shume pak kohe mbas plagosjes e Anetarit te Gjykates se Larte. Ate e ruajti perendia, kete jo. Fat i keq per femijet qe do rriten jetime dhe per ate vete qe iku i ri shume.

Ka dicka qe nuk shkon dhe nuk eshte krejt rastesi : siguria nuk duhet te jete demagogji por fakt.

Qeveriut i paska  ik nje bande apo kriminel pa e kap ne keto kater vjet !

Bile  paska qene goxha i rrezikshem gjersa shenjester paskeka pas nje deputet !

 Ndjese paste e ngushellime familjes.

Ja, kjo eshte Shqiperia; Te vrasin naten e te qajne diten...

Ka dhe raste kur perdoret arkivoli si "brire dashi ( ose sqapi) "per te shqyer dyert e institucioneve shteterore...njesoj si ne mesjete kur sulmoheshin Kalate ! Po vetem kur vrasjet cilesohen nga Mixha si Politike! Dhe yryshesit me kuaj Troje e me cjeper bjeshke.... gati jane per sulm!

Ka qene nje artikull i G Tema, mbi kercenimin qe i behet politikes e politikaneve Shqiptare.

Para se te dergoni ngushullime, kthehuni dhe lexoni komentet e peshqeve, mbi kete artikull.

ngushèllime familijes....p.s. mè habit diçka sinqerisht,duke parè gjithè kronikat e lajmeve thuhet se deputeti po kthehej nga puna...puna e tij ishte njè fermè qè kishte ngritur nè tokat e tij ku kishte mbjellur ullinj dhe pemè frutore,dhe dje kishte pastruar barishtet pèreth kètyre pemève,punè tè cilèn ky njeri e bènte çdo fundjavè kur kthehej nè roskovec...èshtè diçka e rrallè pèr njè deputet sidomos nè shqipèri...ndoshta pikèrisht pèr kètè fakt nuk e kisha dègjuar kurrè mè parè emrin e tij...respekt!! ngushèllime familjes pèrsèri dhe uroj ti kapin sa mè shpejt vrasèsit!!

Shtypi kanadez thot

"Fatmir Xhindi venait de quitter une réunion électorale lorsqu'il a été tué, selon la direction du Parti socialiste albanais."

Perkthim : "Sipas drejtorise se Partise Socialiste Shqiptare, Fatmir Xhindi u vra atehere qe sapo kishte dalur nga nji mbledhje elektorale."

http://www.tv5.ca/sujets/actualites/un-depute-socialiste-albanais-abattu.html

Kurse "Deshmitari" shqiptar thot ne Top Channel : “Deputetin e takova rreth ores 7:30 te mbremjes. Ai erdhi dhe u ul bashke me ne, pastaj erdhen te tjere me radhe. Ndenjem rreth nje ore, folem per halle familjare, politika nuk u permend fare. Mua nuk mu duk i shqetesuar. Me pas u larguam dhe me vone morrem vesh ngjarjen qe eshte vrare” (...).

http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=150535

Po ju la qe t'a kuptoni vet domethanjen e deklaratave te drejtorise se Partise Socialiste ne shtypin e huj...

...te shtunen dhe te djelave ,Fatmiri bente sherbime buqesore ne token e vet., priste barin,dhe barishtet e keqia,- do te thoshte nje fshatari i tij.,...dy rruge jane qe hyjne ne fshat,nje nga Fieri, nje nga Berati...deklaron nje tjeter fshatar.,pra ai te jep sigurine se vrasesi nuk eshte nga fshati i Fatmirit!

Ai duhet te jete ekzekutuar me nje plan te mire organizuar...perderisa policia ,ende nuk po jep versionet e saja, tregon se krimi i ketij lloji, eshte profesional.

viksland citon shtypin Frances,se:

"Sipas drejtorise se Partise Socialiste Shqiptare, Fatmir Xhindi u vra atehere qe sapo kishte dalur nga nji mbledhje elektorale.

Kam mendimin se ky lajmi francez,eshte i pa sakte,sepse ne kemi shtypin tone dhe deri tani deshmitaret kane treguar se Fatmiri ishte duke punuar dhe ishte kthyer ne shtepine e tije ,jo nga mbledhja por nga puna ne tokat e tij,Fatmiri sipas nje deshmitari,fshatar i tij,i kishte marre atij nje kose,per te prer barin,nga doli ky fakti "mbledhje elektorale" mer Viksland?!?!

 

."

 

 

Ashtu eshte,Shtypi Kanadez.,se nuk e pashe me vemendje! smiley

Cfare ironie ,  punon deputeti 3 mandate per te ngrit nje shtet- kahsapane me qeveritare kriminele e me ligje vrasese si puna e 7501  dhe pas kaq vjet masakre te Shqiperise e te Shqiptareve, si perfundim te vjen radha edhe ty  .... kesaj i them Karma une.

U bene nja tre muaj qe akoma s'eshte zbardhur ngjarja e qellimit me arme te Ardian Nunit. Te shohim sa kohe do marre kjo ngjarje.

Ngushellime familjes.

Te nderuar peshkatere, kjo eshte nje ngjarje qe ne dukej jo e lehte. Edhe me duke si shume pa vend per te dhene supozime. Nuk na mbete shume per te dikutuar.

Per ndershmerine edhe korrektesine e ketij deputeti, nuk na takon te flasim, me ato qe lexojme tek gazeta, se po te nisesh nga ato te gjith dalin te paster keto, por sna takon as ta shajme e ta akuzojme.

Por mendoj, personalisht qe nuk prapavije politike, se do ti bente dem te dyjave kraheve, edhe arsyjen e thjeshte qe ky nuk ishte ndonje deputet figurativ,ky ishte nje nga te shumtit deputet qe si kemi degjuar nodnjehere, po marrin rrogen.

Per kete mendoj qe nuk ka prapvije politke, mund te hamendesojme,edhe te akuzojme qeveriene per aftesite sbuluese te krimit, kjo eshte pune tejter.

Por mesa ma merr mendja, sidomos qe thone pas shperblimit 250mij euro ka pasur shume telefonata, per informacion. Mund te hetohet ndonje gje edhe te zbardhen me mire rrethanat. 

Gje qe e urojme te gjith.

Ngushellime per familjen e tije.Ngjarja eshte shokuse, uroj qe autori ose autoret te vihen para drejtesise.

ngushellime familjes . shpresoj te mos jete nje vrasje politike dhe te degjeneroje ne lufte politike

c'a lesh motive politike me dhe ju...

kush prej jush ja kishte degju emrin me perpara atij per ndonje polemike te fuqishme apo per denoncim trafikesh/ korrupsioni apo gje tjeter qe t'i prekte kujt interesin?

Nuk eshte mire me fol keq per te vdekurin po, nuk do habitesha sikur e verteta "te zbulonte" ndonje mekat te ktij te ndjerit...tek e fundit, ne Shqiperi, deputetet historikisht kane blere vend ne parlament dhe kane perdor poziten e deputetit per te siguru pazare dhe perfitime.

Sa per ate qe "vetem ne Shqiperi ndodhin", kjo eshte subjektive / e trumpetuar per te treguar se "shteti nuk funksionon".

Historia njef vrasje me te bujshme njerezish me te fuqishem sesa nji deputet shqiptar dhe kjo nuk ndryshoi aspak idene per shtetet ku ndodhen ato.

Shteti nuk eshte "i fuqishem" sepse siguron jeten e cdo deputeti; kjo eshte praktikisht e pamundur ne cdo vend.

 

Ke tëdrejtë Br3dharak!

Vrasje politike mund edhe të dyshohej sikur të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër... jo vetëm në rastin ku fraksionet e kundërta kanë rivalitet, por ku edhe nuk ka interesa më të larta se politika për të shtyrë dikë deri në vrasje.

Kur dëgjon për një vrasje të një personi me të drejtë firme në Roskovec, o ndoshta ja fus unë kot në ktë rast, nuk mund të mos të të shkojë mëndja tek NAFTA... dhe rreth argumentit NAFTË, sidomos vitet e fundit, ka një lëvizje shumë të fuqishme interesash përballë të të cilave kemi parë të lëpijnë të pështyrat e tyre edhe personazhe politikë shumë më të lartë se sa një deputet zone...

 ndjese paste dhe u prefte ne paqe..

nese mund te imagjinoni dhe ndertoni ne mendjet tuaja nje model realist deputeti te ndershem dhe njeriu te drejte, i djeri ishte nga te paktet kokrra ne kuvend qe i afrohej. 

 

 

Sipas GSH nje nga motivet me te mundshme eshte per Pronat. Sa familja e ketij paska perfituar prona qe mund ti perkisnin te tjerve.

 

kur eshte puna per prona, edhe seder shqiptari, nuk pyet njeri , je deputet apo qytetare i thjeshte.

 

Gjithsesi.

O Castor nuk eshte Tropoje apo Malesi e madhe aty.. Nuk vriten robte per toke ne Roskovec mos shkruani budalleqe.

Ata jane njerez shume te bute. E dyta eshte shume e rralle qe krime te tilla te ndodhin brenda nje fshati ne Shqiperi, pa asnje lloj lajmerimi me perpara. Pa asnje lloj konflikti apo debati. Ata qe kane gjuajtur mbi te nuk mendoj se jane nga ajo zone. Ka shume mundesi qe ky te jete nje ekzekutim me pagese, qe do ta veshtiresoje shume zbardhjen e ngjarjes.

 

O Liqen, nuk eshte e thene mer ti, qe per toke vriten vetem ne Tropoje, ne Shqiperi pa a shume kane te gjith te njejten nivel kulturore, edhe cdo gje mund te ndodhi ne cdo cep te Shqiperise.

Por me mire te presim, ca do na thote Policia e shtetit. Eshte e kote te aludojme.

Trole,

meqe e ke mbush moshen madhore :

Ka ndodh nje vrasje shume e rende. Vrasja e nje deputeti eshte ngjarje ekstrem per sigurine e jetes . ( Jo rendin publik se e shof qe ngatarohesh qe rri nga rri dhe thua Policia )

Nga ky moment detyra e zbardhjes se krimit nuk eshte me ne duart e policise, por te prokurorise dhe oragneve te tjera te specializuara qe nuk varen nga qeveriu.

Policia eshte gjithashtu pjese e strukturave zbuluese, por tashme me rol sekondar. Pra, qe te mos ngatarrohesh here tjeter .

Hetimet tashme i udheheq Prokuroria e Krimeve te Renda qe do bashkepunojne me te gjitha organet e specializuar , perfshire ketu dhe policine e shtetit.

Sigurohen deshmi apo prova, behen teste apo te tjera gjera, bashkepunohet apo jo me homologet jashte vendit, tashme procesi eshte kolegjial dhe e vetmja gje qe duhet evidentuar nga pikpamja sociale eshte : Pse u krye nje krim i tille dhe a eshte ligji dhe zbatimi i tij ne Shqiperi ne situate qe te mos pjelle mungese sigurie.

Parandalimi nuk u be dot i mundur, mbase dhe nuk ishe i mundur qe te mos jem ne gjynah, por cenimi i sigurise ka nje efekt te jashtezakonshem frenues dhe ketu politika duhet te ndjehet pergjegjese

Ka prova ne dore prokuroria kjo eshte sigurte dhe ketu dallohet profesionalizmi me hajvanllukun e policise lokale qe shperndante sms vetem 20 minuta mbas ngjarjes se deputetin e ka vrare i vellai per konflikt prone. Keto mesoi se te duhen per vete.

Situata nuk ka prapavije politike, pervecse nese jemi qorruar te gjithe krejt ketej, por terthorazi politika e te gjitha kraheve ne te gjithe kohet ka bere aq gabime sa produktet po i vjelim keshtu me goditje te forta.

Sepse nese ja cenojme figuren deputetit publikisht me : te fus plumbin ballit, do flasim me kanun, te thyej kafken, te qes per zhelesh perjasht, ta bej fytyren sholle kepuce, ta martoj motren, motra te shkerdhehet moteleve, apo sulmet ndaj prokurorise e gjykatesve  etj etj mesazhe publike pa fund atehre krimi merr zemer dhe inkurajohet deri sa vret. Ndaj gjuha personale duhet evituar kur i jep mesazhe publikut dhe kjo eshte pergjegjesi. Nese perseritet atehere behet me dashje, le ta kete emrin si te doje ai qe e ben. Hysen apo Hasan, Sali apo Edvin.

Edhe ato mut sondazesh qe behen dhe qe identifikojne perceptimin popullor per korrupsionin ne shume fusha , nuk eshte se bejne ndonje gje te madhe shume pervecse shtyjne apo yshtin procese vetgjygjesie, krahas aneve te mira qe sjellin. Ndaj qasja na con nga edukimi dhe niveli i zbatimit te ligjit qe ne Shqiperi eshte per faqe te zeze.

Ja kaq se u lodhe per te kuptiar cer ka ndodhur ne kete vrasje.

Kjo vrasje i nxorri petet lakrorit shoqerise shqiptare. E kam fjalen keshtu me ze e figure une se gjera qe dihen jane.

Analize interesante.

 

shume faleminderit KOTH

Me pak fjale duke qene dakord me mendimin e ketij siper, kjo ngjarje perkufizon ate qe SOT ne vitin 2009 ne Shqiperi gjithkush dhe cdo kush mund te te marre jeten,per c'fare do lloj arsye. Nuk ka rendesi nese je deputet, biznesmen,prokuror apo gjykates! Mos dhente zoti qe edhe te jesh kryeminister, president apo kryetar i nje partie politike jeta jote nuk eshte e sigurte.

Por mbi te gjitha SOT nuk ka rendesi edhe nese je nje njeri i mire ne Shqiperi, perseri jeta jote nuk mund te sigurohet.

Dhe nje shtese tjeter te vogel , kjo me shume per Adminet :

Sot nis procesimi gjyqsor per 29 personat qe e kane ngjyer doren ne Gerdec. Natyrisht qe te dyja keto ngjarje, pra zbardhja  e vrasjes se deputetit dhe hetimi gjyqsor i drejte i Gerdecit, jane prova themelore per te kuptuar nese ky vendi qe kemi zgjedh te jetojme do behet ndonje here vend i jetueshem.

Le te pretendojme qe do i mesojme te vertetat lakuriq : te gjitha

Ngushellime familjes.

Konfliktet e pronesise ne Shqiperi jane kthyer ne plage sociale.

Nuk mendoj te jete nje konflikt prone arsyeja e ketij krimi. Kjo sepse qe ne diten e  pare do e kishim pisten e hetimit, dhe do kishte madje edhe te dyshuar konkrete. Ne ate vend njerezit njihen te gjithe me nj-tj.

Per mendimin tim:

1. Mund te jete politike, por i ndjeri mund te kete ditur dicka qe ishte kercenim si per poziten dhe per opoziten (diten shahen, naten flejne bashke keta trimat smiley dhe asnjeres pale nuk i intereson te dale ne pah ky motiv, per arsye qe dihen...

2. Mund te jete ndonje ceshtje qe ka patur lidhje me moralin e te ndjerit...por nuk japin shpjegime sepse nuk duan te denigrojne figuren e tij????

Nje gje eshte e sigurt, Z. Xhindi i ka shkelur keq dikujt ne kallo.

Ky krim do te ngelet enigme, si shume te ketij lloji gjate ketyre viteve...

Mbas 97,dhe deri tani qe po flasim,krimi i rruges,ordiner,i organizuar,nuk eshte ulur ne shkallen qe ka qene me perpara 97.

Armet e zjarrit,qe perdorin sot kriminelet jane te gjitha te rrembyera,te ruajtura,per krim,bisnes qe nga shperthimi i depove ne vitin 1997.

Ne nje far kuptimi,akoma ne Shqiperi,kriminelet perdorin per krim rruge , ordiner,ose te organizuar pikerisht armet e rrembyera nga viti 1997.

Ku dhe si e ka gjetur  "kallacin" ky vrasesi?

Dikush mund te kollitet, e pastaj, do te thote:" Ne shqiperi hap gojen,dhe armen e ke ne dore"!!

 

 

 

Me falni admina po pse eshte tek 'shkurt' kjo?

sa mir qe asnji s'e perdor per arsye politike vdekjen e ktij robit. ka i far evolucioni n'atmosfer..

shef ti, harrova komunistet..

Ndjese paste. Motivet nuk besoj se i gjejme dot ketu, por violenca dhe dhuna jane pasoje dhe pasqyre e politikes. Kur kryetari i qeverise apo e parlamentit perdorin gjuhe horrash ne parlament, TV etj. eshte normale qe dhuna te duket normale ne syte e dikujt qe eshte i prirur per ta perdorur. Kam frike qe shperblimi prej 250000 eurosh tregon qarte qe vrasesi nuk do gjendet, qofsha gabim. Cilido qofte motivi ose vrasesi, kjo ngjarje ndikon shume keq ne syte e botes tamam perpara zgjedhjeve, aq me teper kur situata behet me e ndezur perdite midis dy forvae politike.

 

 

 

Personalisht gjeja pare qe qe me duket shume OK ne keto zgjedhje eshte fushata politike.

 

kjo per me merite te Rames me shume,duhet te jemi realist per kete. Eshte shume paqesore, edhe mendoj qe do jete me me pak incidente se te tjerat. Pavarsisht se kush do te fitoje, me shume na intereson qetesia,edhe besueshmeria e zgjdhjeve. Edhe nuk duhet , ti fryjme ere zjarrit me kesoj rastesh. Te pakten ,eshte morale edhe per zgjedhjet qe te pritetn hetuesit per prononcim.

 

The show must go on...

 

 

 

 Shume pa incidente paska hyre fushata castor! 1 u vra... te presim te tjere rruges... rama mori djalin ne podjum te fliste per kancerin (ska gje me te ndyre ne politike, jo per gje po politika ska lot), lsi shkon ne vlore ben takime me femijet e policeve te vrar... a thua se do i kthejn babin, se marr vesh c'guxim kan, se te kishin ardhe tek shpia ime i kisha peshtyre...

Bukur eshte, pse jo fushata... ambjente festive kudo... Living, havana, lolipop!

p.s Po kot s'thon kur vijn zgjedhjet cdo gje qe keni peshtyre per 4vjet e lepini!

Ore Klen.

Ku qendron e keqja e te marrit te djalit ne podjum. A nuk e pe dhe ti Hilary Klntonin me te bijen , Obamen po ashtu etj etj. Te jane veshur syte o i mjere dhe nuk kupton dot turpin nga normalja dhe njerzorja.

Me mire ta marresh femijen ne tribune apo femija  te vjedhe miliardat  e popullit duke vrare ne Gerdec, duke grabitur neper tendera rrugesh e duke drejtuar kontrabanda karburantesh neper rajon ? 

Ah po , se per pak harrova ; me mire te dalesh te presesh shirita ( leter tualeti) per vepra inegzistente dhe te tallesh si klloun me popullin tend.

 

Hap syte o i mjere, gjej rrugen tende...

Klenni nuk ishte ne miting per PS me djalin por ne nje manifestim kunder semundjes se kancerit. Djali i tij ka qene me kete semundje. Kush me mire se ai mund te flase per sensibilizimin e kesaj semundje dhe pasojat e saj?

 

Le te pretendojme qe do i mesojme te vertetat lakuriq : te gjitha

 Te verteten lakuriq, mor mik,  e shikoje vetem ne komunitetin primitiv kur njerzit te c'veshur lakuriq shkonin per te gjuajtur...peshk.

Pronat kane hapur nje plage te thelle qe nuk mbyllet kollaj. Ato bushtra politike qe zihen diten dhe *ien naten do ta paguajne haracin kush me shpejt e kush me vone. E verteta vonon por nuk haron. C'do gje ka nje cmim. Jam me ty anushke.

Nuk eshte mire te flasesh keq per nje njeri kur ka vdeke, po nuk me rrihet pa thene se me nipin e Fatmirit kam qene shoke klase ne gjimnaz, dhe ky shoku im qe ishte kanditat ngeles cdo vite, ne lendet matematike dhe fizike sot ai eshte nje mesues matematike, qe edukon brezat e rinj. Po neser pasi zgjedhjet ti fitoje PS? - patjeter kanditat per drejtor e pse jo edhe kanditat per deputed, si axha i vet. Te qofte dheu i lehte zoti deputed, se per 12 vjet as ta degjuam zerin ndonjehere ne Parlament, po ama ish shokun tim te klases ma bere koleg pune, thnx God i am not there.

Balkanweb njofton se policia ka identifikuar te dyshuarin si autor te vrasjes dhe qe ka nje operacion qe vazhdon per kapjen e tij nga Renea dhe forca te tjera policore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).