PBDNJ i bashkohet koalicionit të majtë

Nga burime të sigurta brenda rrathëve politikë mësojmë se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur t'i bashkohet koalicionit të majtë "Bashkimi për Ndryshim" që kryhesohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë. PBDNJ është aktualisht pjesë e mazhorancës dhe vendos në këtë mënyrë të hyjë në zgjedhjet e qershorit si opozitare e Qeverisë Berisha. Kjo parti ka qënë pjesë e koalicioneve fituese qysh nga krijimi i saj. Bashkimi me koalicionin e majtë do të bëhet publik sot pasdite në kryeqytet.

32 Komente

Thjesht jam kurioz te di, i keni burimet nga PBDNJ apo PS ?

Zor se ka parti tjeter qe e ka MJEL politiken ne keto vite, ne menyren me efikase te mundshme. Simboli i kesaj partie duhet te jete KAMELELEONI.

A ekziston fjala PARIM ne progogramin e kesaj partie?

ja bëri topin athinaja sulës...

apo do t'ja ngecë në derë Ramushit?

Nuk behet qe te mos i pranoji asnje koalicion keta gogolat e PBDNJ-s?

Keta si duhen as djallit. Ti kesh miqe s'te bejne pune,ti kesh armiq te hane mune.  Apo na shkul veshin Garamanliu po si lozem??

 

PBDNJ-ja shquhet per nuhatje politike. Fakti qe ka vendosur ti bashkohet koalicionit te majte tregon se zgjedhjet e Qershorit 2009 do te fitohen nga koalicioni i majte i kryesuar nga Edi.

Sala nuk është se do fitojë... ai do mbetet në qeveri sepse nuk do fitojë e majta.

Unë si i majtë që jam, nuk gjej asnjë lloj arsyeje (program/koalicion) që të më bëjë tëzgjohem me 28 qershor dhe të shkoj e të votoj për PS dhe këta... smiley

Hmm Lezhianet shkojne me PD

Grekofonet me PS

Vazhdon thellimi i ndarjes Lart-Poshte

Pse Lesi e perfaqson Lezhen ? 

 Mos harro se e beri Tosi deputet ( ishte koha pasi Sala i dogji gazeten )

Pastaj Lesi ja shiti partine Nokes...

Tani kerkon nje strehe dhe ai ku te futet.

Edi e pa qe s'ka asnje pas vehtes dhe nuk ja vari.

Nikolla ju ngjit Sales si "ai" pas kepuces...

Lajm jo i vertete,por gjithsesi edhe sikur te ishte i vertete Dulja nuk e merr kokrren e deputetit.

E kush po pyet për Dulen.... ne kemi hallin që mos na ngelë pa poltronë Bollanua

tabulatet i mban athinaja

Ναι κύριε

smiley

Banco, lajmi eshte i vertete. Shiko lajmet e ores 5 per nje dalje Live te Koalicionit per Ndryshimin.

Deri ne oren pese..................ka kohe ........................ciften per gjah dhe ...............shpohet goma.

O recordo kaloi ora pese e djeshme kaloi ora pese e sotme na le para televizorit mor burre.A kushedi ne pese te mjesit po atehere jemi ne Pub daje na vjen shume keq per lajmin e vertete.

Nuk ka rendesi kujt do ti bashkohet PDNJ,para zgjedhjeve ,spse kjo parti eshte bashkuar gjithmone me koalicionin fitues,dhe ka 18 vjet qe nuk ka qendruar asnje here ne opozite.

Kur u thane gjithe ato gjera per Bollanon te mengjerit ju hodhen Sales ( me te drejte) ne gryke qe solli Athina Bollanot ne pushtet me koalicionin. Sot qe athinaja po ben koalicion me te mengjerit per te ardhur ne pushtet, te mengjerit e duartrokasin si nje shenje te fitores. Ja keta jemi ne. Mjere kombi turp per ne.

Toko, me kë sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham(filmi Kapedani)... nuk e di se ku i paske parë këta të mëngjërt duke duartrokitur smiley

prite kur te fitoje pd zgjedhjet kta te bashkohen prape me berishen!!ahahaha.

Kjo eshte levizje e zgjuar e PBDNJ.Nga te djathtet zor se do te marrin ndonje vote ndersa te majtet votojne per ta sepse akoma kane ne dore librin "Dy popuj miq".Por kjo eshte e keqja per te majten,sepse pasi tju marrin votat do te bashkohen perseri me Berishen fitues.Kjo do te jete dy here me e keqe per PS.

toko!

Kujdes se mos shan ndonje pale pak me shume se tjetra!50/50% e ke mbajtur shume mire.Mos kalo 51/49 se behet hataja pastaj dhe te iken monopoli i pa-anesise!1 fjali kunder te djathes duhet te pasohet detyrimisht me nje fjali kunder te majtes!Jemi apo sjemi te paaneshem!Edhe zoti do te kishte zili per keto komente 50/50 se dhe ai nuk e ndjek me kaq rigorozitet kete stilin tend dhe kalon ngadonjehere me ndonje pale.Po keshtu pa shtylle kurrizore eshte me mire dhe me rehatshem.Shaj te dy palet dhe je i qete se ke bere detyren tende dhe je permbi palet si zoti.Keto i duhen Shqiperise njerez qe nuk jane te zote te vene pikat mbi i kur duhet ta bejne dhe toko eshte nje ekzemplar i rralle i peshkut per kete gje.I barabarte me Rexhep Mejdanin ne kete drejtim.Shaj te djathen vazhdoje me te majten futi dhe nje dacke popullit shqiptar dhe mbaroi detyra e sotme!Urime ne kete detyre "te veshtire"!

...Kjo parti ka qënë pjesë e koalicioneve fituese qysh nga krijimi i saj.....

Per te qene te sakte, ka qene pjese e koalicioneve qeverisese, jo fituese. Ne 2005-en u fut ne zgjedhje me koalicionin e majte, pastaj nderroi krahet. Gjithsesi per te majten s'eshte ndonje gje per tu trumbetuar futja e ketyre tipave, qofte edhe si "zevendesues sondazhi" per fitoren e zgjedhjeve.

po erdhi ora 5 dhe PBDNJ nuk ishte pjese e koalicionit te majte, cfare ndodhi, nuk ishte dhe aq i sigurte lajmi ? smiley

Ke te drejte left. PBDNJ ja la targat rames me duket,  nuk eshte aq trim ai greku jo.  Ajo qe thote "e" eshte shume e vertete, ska motiv elektorati i majte te votoje ramen

PBDNJ-ja, eshte Kali i Trojes qe u fut ne gjirin e Opozites

Ku asht PBDNJ-ja? Tri parti (psd, pds dhe g99) u tubun me Ramen ne oren 5, nese llogarisim si parti grupin e Erion Veliajt.

PBDNJ-ja nuk u pa kurrkund. Apo edhe ky forum interneti ka fillu me ba lojen e socialistave te Rames tu dhane lajme te paverteta?

Zgjedhjet, te majtet zyrtarizojne koalicionin

12/05/2009 18:20

Zgjedhjet, te majtet zyrtarizojne koalicioninNe sallen e Akademise se Arteve ne Tirane, partite e majta, PS, PSD, PDS dhe G99 kane zyrtarizuar koalicionin e tyre per ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.

... 

 

Top-Channel.tv

Zgjedhjet, PBDNJ i bashkohet koalicionit të majtë

» Dërguar më: 13/05/2009 - 17:30   Lajme nga Arkivi     

• Zyrtarizohet plotësisht koalicioni opozitar “Bashkimi për ndryshim” i kryesuar nga PS. PBDNJ deklarohet përkrah katër partive të tjera të opozitës, PS, PSD, PDS e G99. Nesër koalicioni në KQZ. Dule: Nuk gjetëm terren të përbashkët me PD. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Koalicionit të majtë “Bashkimit për ndryshim” i bashkohet edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kreu i kësaj partie, Vangjel Dule konfirmoi sot vendimin zyrtar të marrë nga kryesia e partisë. Sipas Dules, negociatat me Partinë Demokratike dështuan dhe PBDNJ nuk gjeti terren të përbashkët me maxhorancën aktuale.
Dule theksoi se vendimi është marrë me korrektisëinë më të madhe, duke shtuar se në ditët në vazhdim do të jepen detajet e këtij bashkëpunimi. Ndërkaq, kreu i PBDNJ nënvizoi faktin se partia që ai drejton ka prioritet integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Koalicioni i majtë “Bashkimi për ndryshim” i kryesuar nga Partia Socialiste u zyrtarizua pasditen e djeshme, gjatë një ceremonie të organizuar në amfiteatrin e Akademisë së Arteve. Koalicioni ka në përbërjen e tij PSD, G99, PDS dhe së fundi i është bashkuar edhe PBDNJ. Pika kryesore e deklaratës së përbashkët të koalicionit është nevoja që ka shteti për të ndryshuar, duke theksuar se reformat e deritanishme të qeverisë në pushtet kanë qënë të panevojshme.
Kryetarët e partive përbërëse të koalicionit të majtë mbajtën fjalimet e tyre duke theksuar se ky bashkim është një koalicion për qytetarët përtej të majtës apo të djathtës. Kreu socialit, Edi Rama theksoi gjatë fjalës së tij se bashkimi i ri i së majtës ka lindur për ti hapur krahët e bashkëpunimit të gjithë atyre që duan ndryshimin.


koalicion apo cirk me dajre, kjo o coshtja

Prisja ta thoshte ndonje trim ketu. Hic.

Na i hudhin keta greket ne gjithmone. Na i fusin me mire ta theme.

Zyrtarisht kalojne nga PS. Nje pjese bejne sikur kontestojne Dulen dhe ngazellehet PD dhe thote qe nuk kan ik nga koalicioni jone. E ka bere Dule me koke te vet.

Ai prefekti i Gjirokastres ben si i revoltuar dhe PD e vendos ke listat e veta dhe PPDNJ maksimalizon votat e veta .

Pra nese do kishim nje deputet ne Gjirokaster tani greket e mutit mund te marin 2 nje nga koalicioni me PS e nje nga Koalicioni me PD-ne.

Shkurt na e fusin dhe na marrin me shume vende se nje parti shqiptare. Keta jane te pjerdh per at zot. Nuk hap goje njeri fare.

PS vete fut dy minoritare nga listat e veta, 4 i fusin nga keto manovra atehere hesapi del lem me te ngjash. Ka mundesi qe te kene luajtur aq mie me listat ne keto 4 vjet ( transferim votuesish ne Tirane ) sa mund te marrin deputete dhe ne Tirane. Do votojne dhe vllehet me karta greke per kete parti dhe mos u habisni fare nga keta patriotet e medhenj nese numri i deputeteve greke ne parlament te jete me i madh se 6.

Pastaj le te dalin keta kozmopolitet te thone qe si e qysh hesapi.

Per 80 mije grekofone ka 6 deputete me mesatare 13300 banore grekofone nje deputet, ndersa pjesa tjeter 1 deputet per 30 000 banore.

Dhe me kaq deputete kane te drejten e zotit te kerkojne 2 Ministri. Ministrine e Mbrojtjes dhe Ministrine e Jashtme. T`i bejne te gjithe ambasadoret shqiptare ne bote nga minoriteti. T`ja japm gjithe shtetin grekerve zyrtarisht, jo si ne rastin Delijorgji qe me dy cika pare iu zhyti koken ne mut gjithe politikes .

( Sa pare kishte vene Beogradi ne dispozicion per te destabilizu Shqiperine atehere dhe qe u deklarua ne parlamentin serb ? ) Me te hapur serbet, me te hapur. I thone gjerat. Keta greket jo. Keta kane marifetin e vjeter.

Na e fusin, na e fusin.  Hajde dhe rrefuzoi pastaj  per te mos e fituar Himaren vazhdimisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).