NATO vëzhgues në zgjedhje

Asambleja parlamentare e NATO-s ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për të sjellë vëzhgues të saj për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, shkruan Panorama.

Një gjë e tillë iu bë prezent Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë pjesëmarrjes për herë të parë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Nato-s, John Tanner tha se është pranuar kërkesa e paraqitur për praninë e vëzhguesve. Në fjalimin e saj, Topalli theksoi se “sfida kryesore që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Unë si Kryetare e Kuvendit ndihem shumë mirë që për herë të parë shqiptarët do të shkojnë në këto zgjedhje me një infrastrukturë tërësisht të re dhe moderne, ndaj dhe ju ftoj të jeni monitorues të këtyre zgjedhjeve”.

5 Komente

Mire . Por ne kete fjalim ka thene dhe kete :

Shqipëria ka sot barrën më të ulët fiskale në Europë. Kjo falë doktrinës së rritjes së investimeve, rritjes së pagave dhe pensioneve dhe uljes së taksave.

E kemi si yll. Shyqyr qe e kemi, por fat i madh qe eshte e vetme ne llojin e vet . smiley

le te shpresojme se gjithe kjo vemendje nderkombtare te ndergjegjesoje palet per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme. 

NATO do të vëzhgojë zgjedhjet!!!hahahahh

Prisni kur një ditë të na nxjerrin edhe nga NATO dhe të na thonë: Pajisuni me letërnjoftime dhe pasaporta biometrike. Na falni po keni hyrë para kohe në NATO. Pasi të futen të gjitha shtetet e Ballkanit vjen radha juaj. Bushi (që na futi në NATO) doli në pension. Barakut (Che Gevarës) nuk i intereson shumë as Shqipëria e as Ballkani sepse ka probleme të tjera në shtëpinë e vet. 

Po Evropi, Evropi c`thotë?! Do të dërgojë vëzhgues apo jo?!

Oblomov

Sigurisht që po bën shaka. Shprehja zgjedhje të lira e të ndershme është harruar që nga viti 1939 në Shqipëri.

shpresa vdes e fundit!smiley

Peshkaqen,

eshte deklaruar qe ka te dhena te forta per te ven dore tek lista e zgjedhesve. Procesi monitorohet emer per mer dhe duket ai personi qe merret me kete pune andej nga qeveriu e ka bere gafen dhe kjoe dhenenuk mund te tjetersohet, ndaj PS kembengul qe listat ti vijne zyrtarisht me firmen e ministrit te brendshem.

Ku eshte zarari i vertete ? Zarari i vertete eshte qe linjat e sigurise ( pra jo linjat politike te Evropit )  do japin konkluzion qe do na disfavorizoje neve qe jemi ketej per procese te tjera e sidomos me inventarin e kallaballukut qe ndikon drejperdrejte ne procesinin e legalizimit te vizave.

Situata po shkon me ultimatume dhe edhe sikur te jete bllof i madh, frika endet perqark.

Evropi ka vezhguesit e perhershem tashme dhe pritet te vije dhe nje kallaballuk tjeter nga java e fundit e fushates. Problem eshte tendeca e akuzes qe formulon nje pjese e opozites.

Megjithate procesi  kesaj here eshte me lehte i monitorueshem sepse dhe frika nuk eshte e te njetit rend si sot 13 vjet me pare, 28 Maj 1996, ku haje dru edhe se kaloje ke trotuari afer PS-se .

Pra kjo puna e shpreses e kam fjalen nuk duhet humb deri diten e fundit. Edhe une andej anoj. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).