Kriza ekonomike, 11,000 shqiptarë humbin vendin e punës

Sipas një artikulli nga Benet Koleka (EN), që shkruan për Reuters, 11,000 shqiptarë që punonin në industrinë e veshjeve dhe këpucëve të prodhuara për eksport kanë humbur vendin e tyre të punës ose janë pezulluar përkohësisht si pasojë e rënies së kërkesës nga blerësit perëndimorë. Edmond Rusmali, drejtor i Dhomës shqiptare të prodhuesve të veshjeve, thotë se mbi 50% e fabrikave shqiptare që prodhojnë këpucë apo veshje për eksport në Itali, Greqi dhe Gjermani kanë ndalur aktivitetin pjesërisht ose plotësisht.

 

3 Komente

Ore po perse opizita nuk po e permend me ate ceshtjen e kufirit detar me Greqine?Apo se e pane qe genjyen?Benet Koleka-nipi i Spiro Kolekes.E mendoni sa objektiv eshte kur vjen puna per qeverine shqiptare?Po si i behet o Benet qe FMN parashikon ngritje te GDP ne Shqiperi?

Solidarnosc,

Te japesh pergjigje duke permendur farefisin e dikujt eshte menyra me banale per te bastarduar dhe vrare nje diskutim mes njerezish te civilizuar. Nuk je ne gjendje te diskutosh pa u futur ne keto dredheza? Sa per ilustrim po te sjell nje citim nga ty vetem pak sekonda me pare:

 

Personalizimi i shkrimint dhe sharja me rrenje e dege e XXXXX nuk i sherben fare pjeses tjeter ..........Shkrimi do te ishte shume me i mire pa sharjet qe i drejtohen XXXXX

nga 100.000 jane bere 90.000?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).