Kine, ndalimi i qeseve plastike “shendosh” ambientin

Mosperdorimi i qeseve plastike ndikon ne permiresimin e jetes pasi ulet ndjeshem ndotja globale dhe kur behet fjale per nje vend si Kina qe mundohet ta praktikoje kete teori, kjo nuk eshte vetem nje pike ne oqean per shkak te numrit te madh te popullsise.

Rreth nje vit me pare ne vendin aziatik u ndalua me ligj perdorimi i qeseve plastike per te bere pazarin dhe rezultatet e marra pas 12 muajsh jane vertet mbreselenese. Qe prej asaj kohe jane kursyer 1.6 milione ton nafte nga mosperdorimi i rreth 40 miliarde qeseve.

Llogarite jane bere nga “Chain Store and Franchise Association”, qe thekson se rregulli i ri ka shkaktuar mbylljen e fabrikave me te medha te qeseve ne vend, por nga ana tjeter ka bindur shoqatat ambiantaliste per perpjekjet e vendit komunist ne luften kunder ndotjes globale.

Sipas shoqates, hapi i ardhshem do jete dhurimi i cantave prej stofi, te cilat mund te perdoren disa here.

7 Komente

o moj kina popullore,

garancia je për ne.

( albanian folk song )

ne e kemi bere para kines ne kohen e enverit, dhe n fakt nuk mbajem mend qe te kemi hequr keq nga mungesa e qeseve plastike. As sa mire sikur te behej nje ligj sala apo edi per kete.

ato rrjetat e pensionisteve kane qene fantastike. ka ende?

Blete, nuk e di ne ka ende ne Shqiperi nga ato rrjeta, por kane filluar t'i shesin tani ketu dhe i kane bere rrjetat me te trasha e duken mysybet (per faqe te zeze).

 Kam pershtypjen se Shqiperia zinte vendin e pare ne Europe per perdorimin e qeseve. Dhe per nje byrek , te jepnin qese. ç'popull dhe biznes budalla qe kishin qelluar.

per ne eshte risi ende perdorimi i qeseve prandaj i duam aq shume. megjithate shqiptaret dashur pa dashur jane shume te talentuar me riciklimin e gjerave njeperdorimshme, psh riperdorimin e qeseve per te nxjerre plehrat perjashta, tharjen e riperdorimin e pecetave te letres, larjen e takemeve plastike, etj.

te mos flasim per gjyshen time qe e ka ende ate rrjeten qe permenda me siper e nuk e leshon nga dora. e ka dhe si tip matesi, qe kur mbushet plot, e di qe e ka tepruar.

Shume pak gjera ja kalojne shemtise se qeseve plastike ne rruget, hendeqet, arat, malet dhe lumenjte e Shqiperise. S'do me vinte fare keq sikur te ndaloheshin me ligj dhe duhet bere nje ore e me pare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).