Gripi i derrave ne Shqiperi?

Pas paralajmerimeve dhe alarmeve te javeve e muajve te shkuar, duket se virusi i gripit te derrave ka prekur edhe Shqiperine.(UPDATE)

57- vjecari, Sajmir Rrepishti, diplomat ne Ministrine e Jashtme eshte izoluar ne sallen e reaminacionit ne Spitalin Infektiv ne Tirane dhe mjeket kane dyshime te forta se ai eshte prekur nga virusi H1N1, ndryshe i njohur si gripi i derrit.

 

Rrepishti po kthehej nga Damasku  dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.

Diplomati ka patur temperature te larte, ndaj mjeket austriake kane kerkuar qe t’i behen analiza te detajuara sapo te mberrinte ne Shqiperi.

“Konsiderohet si nje rast i dyshuar dhe eshte izoluar”, u shpreh Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministri.

I gjithe personeli i spitalit dhe pacientet jane pajisur urgjent me maska mbrojtese.

 

Ne Institutin e Shendetit Publik do te kryhen te gjitha analizat e duhura dhe pas 40 oresh pritet te dalin analizat e sakta, qe do te konfirmojne ose do te largojne dyshimet e mjekeve.

 

Burime zyrtare njoftojne edhe ne te kaluaren ka patur raste te dyshuara qe jane mbajtur te izoluar, por qe ne fund kane rezultuar jo te prekur.

 

Saimir Rrepishti eshte punonjes i Ministrise se Jashtme. Ai sebashku me nje pjese tjeter te delegacionit shqiptar ka marre pjese ne konferencen islamike per rezoluten e Kosoves.

 

Top Channel

8 Komente

Rrëfej !

Mua mu desh te isha atje sot. Pikerisht mu ke spitali ku ishte shtru ai robi smiley

Maska ne fakt kishin vu vetem gazetaret qe po bonin reportazhin. Mjeket rreth e qark se kishin TM shume.

Po nuk shkrujta ditet ne vazhdim, dijeni se kam vdek nga gripi derrit

po pse ne shqiperi lajmet globale fluturojne kaq shpejt, pse ka kaq panik per raste kaq te largeta, pse duhet ta mendojme veten si te mallkuar dhe qe jemi gati si qendra e botes dhe gjithshka rrotullohet rreth nesh? Ndoshta kjo eshte dhe aftesi, aftesia per te folur per probleme boterore sikur jane shume afer nesh., ndoshta e kemi nga izolimi i gjate dhe frikesohemi nga te papriturat e botes qe enver hoxha me PPSH na e pershkruante si te keqe dhe qe ne kishim parajsen tone prej bunkeresh dhe varferie....

ca debilash qe jane keta o zot, i kane nxjerr emrin tjetrit.  

nuk paska qene grip derrash jo smiley

le te merziten armiqte e mi smiley

des shyqyr moj goce se na bere merak ia paske hudh ti derrit kete radhe, sta paska hudhe ai jo ahahahahahahahh

Edhe kjo s`ka b.... ku te rrije.... te shkosh   ne Organizaten e Vendeve Islamike dhe te semuresh nga gripi i derrave  ....... Ca na ke bo mer Saliiiiii....ngele duke vrare njerez dhe popuj ....!!!!

emigrant + top channel = ultimate product

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).