Forumi i gruas së PD-së, administrata dergohet ne pallatin e kongreseve

Sot, grate e administrates se larte shteterore, u liruan me shpejt nga puna, dhe u nxiten te marrin pjese ne forumin e grave te PD-se ne ora 5 pasdite

Nga frika e humbjes se vendit te punes, nje pjese e tyre, shkuan.

 

Me poshte eshte lajmi zyrtar nga shekulli per aktivitetin.

TIRANË- Mbështetje për gratë dhe veprimtarinë e tyre ka premtuar kryeministri Sali Berisha gjatë forumit të grave demokrate në Pallatin e Kongreseve. Duke prezantuar programin e partisë që drejton, ai ka theksuar se një vend shumë i rëndësishëm i është kushtuar mbështetjes që qeveria do t'i japë veprimtarisë së grave.
"Dinjiteti i gruas shqiptare nuk mund të preket. Në katër vitet që vijnë, ne së bashku do të shohim një Shqipëri tjetër, e cila do të ketë një infrastrukturë më moderne nga jugu në veri, një Shqipëri tërësisht europiane" deklaroi Berisha përpara grave demokrate. Berisha garantoi mbështetje për gratë biznesmene, duke premtuar kredi të buta në mënyrë që ato të bëjnë një histori suksesi në biznesin e tyre.
Ndër të tjera kreu demokrat bëri të ditur se qeveria do të bëjë të mundur përcaktimin e kuadrit të ri ligjor për të mbështetur gratë që për një arsye apo për një tjetër kanë mbetur kryefamiljare. "Brenda këtij mandati do të përcaktojmë kuadrin e ri ligjor për ti mbështetur gratë kryefamiljare në të gjitha nevojat e tyre, të familjes dhe fëmijëve"- tha ai.
Në forum foli edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas të cilës "në mandatin e dytë qeverisës, maxhoranca do të sigurojë mbështetje sociale dhe financiare për të gjitha gratë në nevojë".
Ajo premtoi se në 4 vjeçarin e ardhshëm PS-ja do të bëjë çdo gjë për t'i mbështetur financiarisht nënat që rrisin fëmijët jetimë, gratë që i kanë bashkëshortët në emigracion duke u siguruar mbështetje në të gjitha drejtimet.

18 Komente

"Ajo premtoi se në 4 vjeçarin e ardhshëm PS-ja do të bëjë çdo gjë për t'i mbështetur financiarisht nënat që rrisin fëmijët jetimë, gratë që i kanë bashkëshortët në emigracion duke u siguruar mbështetje në të gjitha drejtimet."

Kjo ishte e jotja apo e Shekullit?

lol

e shekllit e shekllit smiley

 e jotja i bi t'jete ke titlli...triple L (s'te pelqen germa Ll?) smiley

jo, se o germë admini.

dhe unë i kam zët shefat smiley

Desdemona.

Po ne mitingun e PS a kishin shkuar grate e Bashkise se madhe,te minibashkive, bashkive e komunave te tjera te tjera te PS ne Shqiperi.

Me duket e sot ka qene 8 Marsi dyte per grate kete vit.

Duhet te gezohesh qe te pakten nje here ne 4 vjet grate kane dy 8 mars.

Kjo eshte nje metode e mjere qe perdoret nga te gjithe...

Para ca ditesh, punonjese te Bashkise se Tiranes ftoheshin me sms te mbushnin sallen e Xibrakut ku do bente nje tubim G99 e Tiranes..dmth akoma me e rende...pa fol qe te dy partite e medha ne Kryeqytet perfshijne administratat perkatese pa pik turpi....madje me detyrim

Neper rrethe pastaj avantazhin e ka PD se ka nderrmarjet shteterore por aty ku bashkite i ka PS-ja eshte i njejti avaz...

Jetojme ne Shqiperi....

 ke Xibraku? ke salla e dasmave?

Po ku i gje fondet G99 per te prenotu Xibrakun?

Xibraku osht i dores se tyne mer Cheno,

e bojne aq per fushate smiley

smiley

Para ca ditesh, punonjese te Bashkise se Tiranes ftoheshin me sms...

Ftesa eshte ftese, urdhri eshte urdher. Une psh qellon qe nuk punoj ne Bashkine e Tiranes dhe e mora ate ftesen per tek Xibraku. Dhe meqe i di nja dy gjona. Salla ishte ofru falas per 1 ore gje. Ndodhin keto ndere ne kohe fushatash, s'ka nevoje me prenotu deri ne dhemb cdo salle.

as une nuk thashe qe ata te PD  i detyruan.

Por ne qendrat e punes, i liruan qe ne 3 nga puna dhe  i instruktuan te shkojne. 

Pa detyrim, por frika eshte frike, e kupto vete ti smiley

Une mora vesh qe iu eshte dashur te "konfirmojne" pjesemarrjen me firma. Nqs nuk eshte detyrim, te pakten eshte presion...

sdi cte them.

une thashe ate qe di me siguri. mund te kete pasur dhe nga keto me konfirmim sic thua ti. nuk eshte hic cudi.

smiley

Faleminderit Outliner, 

jo vetem te ne por edhe ne gjith boten, nderi ne prag fushate o fond.

aman o desd qe ke hap ket teme, a e pe dje letren e ministrit te arsimit per femijet qe nxjerrin ne mitingje, "i kalit shendetin mendor" thoshte ai smiley

e pashe swed, por pasi e kisha hap ket temen dhe u skandalizova aq shume, sa smu dha as me e shkujt bashkengjitur..

smiley

 

a e pe dje letren e ministrit te arsimit per femijet qe nxjerrin ne mitingje, "i kalit shendetin mendor" thoshte ai Sad

Eshte thene me te vertete nje gje e tille nga ministri?

Eshte skandaloze!

se fundmi nuk po me terheq fare me ky peshku...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).