13 Komente

do i boj nji poke paps

Imamet -> flirtimet online -> marredheniet jashtemartesore -> deshirat seksuale.........
 

 

me ne fund erdhen edhe ata ne boten e humaneve smiley

A nuk vine 1 here deshirat seksuale pastaj mardheniet jashtmartesore??? smiley

....e solla sipas rradhes qe ishte ne shkrim, copy paste ....vetem hoqa ca fjale te pa nevojshme ndermjet.

Shume interesant!

A ka ndonje peshk qe e njef mire doktrinen dhe fene islame me na shpjegu si eshte (me teori) kjo puna e paraqitjes se fytyres se femres ne publik?

Feja e Birit (si rrebele ndaj legalizmit) merr vendime mbi baza parimore, pra jane me fleksibel. Feja e Babes dhe e Profetit t'Babes (duke qene te ngjashme si dy pika uji) marrin vendime me baze rregullat.. Per cdo situate ka nje rregull. Keshtu qe s'kane fleksibilet fare. PSh, rabinet ne judaizem kane shkuar teza prej mijera faqesh duke argumentuar mbi sasine ekzakte te volumit te qumeshtit qe mund te 'ndyje' aksitendalisht nje volum te caktuar mishi. Ca thone 1/24 ca thone 1/48smiley (une e kom llogarit 1/42). Ose per rastin e lymave: ka rregulla ekzakte per dispozimin legal te thonjve qe ke prere..Ose shif si vishen debilat e Pakistanit..me shallvare jo me poshte se kycet e kembeve se bon vaki kur bojn cicin u bie naj pike neper kome s'e ndiejn qe ta lajne para se me hy n'mexhlis.

Eshte si puna me US GAAP and Canadian GAAP. Amerikanet e dhjene se jane 'rules based' ndersa Kanadezet kan dal t'nerum se jane 'principle based'.

Pse kujton se ka ndonjë doktrinë të qartë? Parashikimi im, Muhamedi ka dhënë nja dhjetë interpretime në vartësi se si ndihej në atë kohë, një dyzinë tjetër do jetë dhënë nga Tradita (Hadith), dhe nja njëmijë do jenë dhënë nga imamët e ndryshëm që ia plasin si ia do qejfi.

Me nje fjale, judaizmi dhe islami jane fe te Babes dhe kristianizmi fe e te Birit?

a duhet te shkojne te rinjte drejt fese apo feja drejt te rinjve ??

 

Une nuk kuptoj nje gje,si ka mundesi qe nje mysliman te shkoje ne nje vend te krishtere,gjen strehe,ushqim dhe edukim atje,te cilat nuk i siguron ne vendin e tij,mbrojne pasyrite e tyre,ne perendim,dhe nuk jane ne gjendje te nxjerrin vendin e tyre,nga varferia dhe mungesa e stabilitetit,dhe me e keqja zhvillojne aktivitete terroriste ne vendet ku ata kane perfituar shume shume benefite ?!!

Nese do te ndodhte e kunderta,qe shume nga perendimi kristian do te emigronin ne lindjen myslimane,e sigurte qe nuk do te kishin keto lirite qe i gezojne sot shume myslimane ne perendim,se paku do tu priteshe koka,ose do te kalbeshin ne burg!

 

Vendet me shume probleme,dhe te pa stabilizuara jane vendet ku sundon islamizmi,fakti qe, nje pjese e madhe,shume e madhe jane dyndur,ne perendim ose me mire ne vendet e krishtera e tregon se feja atje eshte nje hipokrizi.

Ne vendet me fene myslimane,ka njerez qe vdesin per buke,jane shume te varfer,dhe shume te pasur njekohesisht,gje qe nuk rezulton ne vendet kristiane.

Lajmi i Papes (Vatikanit me sakte) qe hyn ne Facebook, eshte i vjeter (rreth nje jave me pare).

Artan, eshte e vertete ajo qe thua ti, por kjo vjen nga ekstremistet fetare qe bllokojne çdo reforme.  

Kritiku i njohur kulturor amerikan Neil Postman ka shkruar ne disa libra se si teknologjia nenshtron kulturen, tjeterson natyren e maredhenieve sociale dhe nderton konstrukte te reja te cilat kane shpesh pasoja negative per themelet kulturore te nje shoqerie. Televizioni eshte rasti me i perfolur po kjo perfshin shume forma teknologjike. Tek lajmi/komenti i mesiperm perqafimi i facebook eshte E Mire, dhe opozita ndaj saj E Keqe. Maredhenia e ndertuar me facebook kthehet ne kriterin qe cileson fene e mire nga e keqja. Edhe pse liberal, kontribues i revistes The Nation, Neil Postman thoshte se e Djathta Morale ne Amerike, me gjithe neverine qe shkakton tek shume nga liberalet ofron rezistence ndaj disa formave teknologjike qe tjetersojne negativisht shoqerine. Konservatorizmi nuk eshte perhere i Keq, dhe perqafimi i facebook nuk mund te barazohet aq kollaj me Reform. Sigurisht qe krahasimi i ngritur katolik/mysliman ketu eshte absurd. Teksa katolicizmi ka hierarki fetare Islami, si Hebraizmi, nuk ka nje hierarki te tille. Kesisoj ka plot figura fetare myslimane, jo te tere iluministe, qe perdorin facebook e prandaj dhe kleriket e indonezise nuk mund te meren si perfaqsues te Islamit. Habia e disa komentuesve te tjere rreth prezences se myslimaneve ne vende te perendimit, shume prej te cileve do mendoheshin dy here perpara se te cilesoheshin si te krishtera, kerkon nje bisede tjeter. Emigracioni sic eshte vene ne dukje bollshem ne literaturen e shkencave sociale eshte e lidhur me realitetet qe pasuan kolonializmin dhe shpjegimi nepermjet cilesoreve fetar nuk na tregon asgje per natyren e problemit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).