Çmimi i bibliofilisë për "Sonetet" e Çabejt

Libërthi me kapan në ngjyrë të përhime përmban poezitë që Çabej pati shkruar në vitet '50-të për bashkëshorten e tij Shyhretin.


Ishte Ministri i Kulturës, Ardjan Turku, ai që i dorëzoi çmimin Brikena Çabejt për realizimin e një botimi me cilësi të veçanta estetike dhe vlera të spikatura në transmetimin dinjitoz të trashëgimisë sonë kulturore. "Ky botim u dallua për kulturë të lartë botuese, për punë të kujdesshme redaktoriale, respektimin e normave drejtshkrimore, si dhe minimum gabimesh shtypi. Në këtë vlerësim u mbajtën parasysh edhe vlerat intelektuale të botimit", vijoi Turku me motivacionin e çmimit.

(Marrë nga "Shekulli" 22 Maj 2009; duhet të shtoj se botimi u cilësua si i rrallë se ishte printuar në beze.)

 

13 Komente

Dmth botim luksoz? Per kete jepet cmimi? Sa eshte cmimi (ne leke dmth) per librin, di gje trop?

epo profesor i modh ministri pranej....

 

më pëlqyen nënvizimet tropizma.

ps: tek e fundit jo më kot truri yt i ngjan timit për rreth 90 %  smiley

 

Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “LUMO SKËNDO” për vitin 2008, i jepet botimeve “Çabej” për realizimin e botimit me titull “Sonete” të autorit Eqrem Çabej me cilësi të veçanta estetike dhe vlera të spikatura në transmetimin dinjitoz të trashëgimisë sonë kulturore.

 

.................................................................................................................................................
Ishte Ministri i Kulturës, Ardjan Turku, ai që i dorëzoi çmimin Brikena Çabejt për realizimin e një botimi me cilësi të veçanta estetike dhe vlera të spikatura në transmetimin dinjitoz të trashëgimisë sonë kulturore.

"Ky botim u dallua për kulturë të lartë botuese, për punë të kujdesshme redaktoriale, respektimin e normave drejtshkrimore, si edhe minimum gabimesh shtypi. Në këtë vlerësim u mbajtën parasysh edhe vlerat intelektuale të botimit", - vijoi Turku me motivacionin e çmimit.

Gjatë kësaj ceremonie ministri theksoi se "krijimi i traditës është një sfidë që u vihet përpara institucioneve shtetërore, krijuesve, intelektualëve, grupeve të interesit dhe krejt shoqërisë shqiptare".

......................

 

Kerkon te pohoj qe ministri eshte avdall apo qe gazetari ngataron fjalen e ministrit me motivacinin e cmimit ?

Po eshte keshtu po te jap nje pjese te jurise : Uran Butka, Fahri BAlliu Aurel Plasari...

Liber  i pntuar ne leter, me kapak bezeje sipas tradites se viteve `30.

Kerkon te pohoj qe ministri eshte avdall apo qe gazetari ngataron fjalen e ministrit me motivacinin e cmimit ?

avdall askush. as ministri as gazetari por ama njëri  është idiot.

do të ta dija për nder po të kesh dijeni e të ma thuash se kush : gazetari apo ministri.

Po ja provo ta besosh qe kete :

Botimi u dallua për kulturë të lartë botuese, për punë të kujdesshme redaktoriale, respektim të normave drejtshkrimore, si edhe minimum gabimesh shtypi. Në këtë vlerësim u mbajtën parasysh edhe vlerat intelektuale të botimit.

Nuk e ka thene Ministri. Gjeje ke faqja e Ministrise se Kultures te plote dhe do shikosh se eshte formulim si pa autor dhe ka mundesi te vije nga tjeter fond xhevairesh.

Turku ka thene :

Ky çmim  i përvitshëm, i vetmi në llojin e tij në vendin tonë, synon të nxisë dhe të përcaktojë standardet në fushën e editorisë, duke vlerësuar botimet e realizuara me parametra cilësorë teknikë e estetikë të tyre, për t’ iu  dedikuar veçanërisht përkrahjes së prirjeve moderne dhe emancipuese, estetike të botuesve shqiptarë.

E kuptove se kush mund te jete idioti ?

                                                                    shqipëri të kamë dhjerë, ty që s'ma dite kurrë për nderë

                                                                                                 (përafërsisht)

disa thonë që e ka thënë F.Konica.

i dashur miku* im koth!

të jetë e vërtetë, vetëm për kaq, herën e parë që do vij në shqipëri, nji tuf lule do ja çoj varrit të enverit. por...... gjithmonë kam menduar: po sikur t'ia ketë vënë në gojë një gazetar i panjohur për ne sot ?

në rastin e mësipërm si në gazetën letër që na përcolli tropizma, po ashtu dhe në atë elektonike që e konsultova më pas, gazetari ia ka vënë në gojë ministrit dhe ashtu si e kupton dhe ti tashmë shpreh hapur një humnerë injorance. të isha unë ministër natyrisht që do e çoja çështjen në gjykatë.

* dembelizmi nuk më lejon luksin të kem armiq virtualë.

më dalin e teprojnë zeroarmiqtë në jetën reale  smiley

Nje prej atyre librave qe s'duhet lene pa lexuar, per hir te gjuhes se kulluar shqipe.

Emi nuk e di, po me rastin e rroges po kaloj nga libraria te shkund pak xhepat (te them te drejten nuk i kam sonetet e gjuhetarit prioritet ne blerje, por do te isha kurioze t'i shfletoja).

Et faleminderit per artikullin se une e kisha nga gazeta e shtypur, nuk ishte akoma ne internet besoj. Dhe faleminderit qe nenvizove se kush i beri komentet ne fjale, se kjo ishte ideja. Cudi e madhe qe nuk ka gabime drejtshkrimore Cabej smiley. Per keto gjera ekziston fjala e bukur turke derexhe, dua te them derexheja e letersise shqiptare kur gezohemi per keto 'arritje'.

trop, ja kshu shpejt e shpejt nga gugoja; shijimi eshte ceshtje e gjithsecilit. Si gjuhetar, duhet me qene zanatlli ta vleresosh taamam e jo pas berihajt. Si shqiptar, krenohem me at emer se respektin ja kane bere ustallare, dhe jo njerez radhiko. Trop, here you are (sonete nga E. Cabej):

Një fat na lidhi, nja fat na la

I

O ju, si flutra, që ju muar era
E ju përhapi tej-këtej te jeta.
Ju q’afruam bashkë dje pameta
U ftohmë a u ndamë për ngahera:
Në qe se ju gënjeva me të tjera,
U diç kërkova edhe dot s’e gjeta:
Na jemi byk që hedh veriu përpjeta,
Grurët e muar era edhe vera.
N’ato të njoma zëmra t’uaj ka
Nga një si dregëz nga një koh’e parë,
Thomse nga ditët q’ ishin ditët t’ona,
Atyre ditet u kaloi jehona,
Po te kjo zemër mbetet e pavdarë
Fytyra juaj siç pikoi e ra.

23.-24.V. 1949.

II

U jam ai lis i lashtë degëtharë,
Që fryn veriu e flett i hedh përdhé:
E blera urdhe degënjoma je
Që m’i pështille trungut e pandarë.
U jam ai qiparisi i kohës parë,
Ti je e bardha, je erdhi e re,
Me gjeth të plotë që më vesh me hije,
Me lëng të dlirë posi lot i qarë.
O urdh’e njomë, o erdhi e bardhë,
Pështillmu rreth e rreth me degët tote
Të ndihem një me ty e ti me mua.
Mos të më thajë më thëllim a mardhë,
Të ndjej se jeta edhe nuk m’u shua:
Po m’u përhap si ëndërr magjiplote.

VI.1949.

IV

Sa herë shihemi, jemi si ai
Që shuan etin te i ftohti krua.
Largët kur jemi, malli na u shtua,
Si udhëtarit q’ecën në shkreti.
Kur jemi bashkë vetëm un’ e ti,
Shpirti na hapet, ti je një me mua.
Në syrin tënd rri ëndrra që u dua,
Vera e rëndë që më deh kur pi.
Në gardhin tënd të artin ke rrethuar
Një shpirt që malli nuk e lë të qetë,
Mermeri q’është derdhur n’ato duar.
Zgjidh edhe merr: ose një mall të letë,
Ose një fat, që ka për të na ndruar
Jetën në ëndër, ëndrën në jetë.

Viti 1949.

V

Kur ne u pamë te ajo nat’e re
Një vesë maji kishte zbutur dhenë.
Vetëm veruam e gëzuam denë.
Tani erdh vjeshta – imja nuk më je.
Nuk je më imja mbi të rëndin dhé
Po ndahen rrugët, bashkë më nuk venë.
Ti të marrsh tënden, u do të rrah dhenë:
Po ku të jem, si zogu pa fole?
Në ditt e mia vjeshta që po u bie
Te fund’i but’i asaj zëmrës sate
Folé të ngrohët thashë se më gjeta.
Ajo u prish, u tret posi një hie.
Endër’e jetës shkoi si vesë nate.
Tani po shoh se vetëm jam te jeta.

20.-29. IX. 1949.

VI

Kur shkon sokakut si një sut’e vratë,
Me sy përdhé e me të rëndë hie,
Ndihem gjahtar që me shigjetë bie,
Zëmra më mblidhet dhëmbjes në gujatë.
Pa rri mendonem tek e rënda natë:
Si do të shkosh ti jetë vetëmie?
Më ç’lis do mbahesh, degëzë erdhie?
Do mund të ecësh kësaj rrugës gjatë?
Tani që ëndrra e një jete ra,
Na ra përdhé gjith’ajo hie e parë:
Të qënët bashkë, një e të pandarë;
Ditët e bardha edhe nett e arta,
Kodra jonë me selvi të larta.
Një fat na lidhi e nja fat na la.

X.1949.

VII

Tani q’erdh vjeshta, kodra ç’do të thotë
Që ne nuk vemi si dikur te vera?
Selvit’e gjata presin më të kotë;
Shi vjeshte bie, atje lart fryn era.
Në zall të detit ku kaluam motë
Ditët e gushtit kur na ndritte hera,
Atje jo ne më, po të tjerë botë
Do presin mbrëmjen plot me gaz nga tera.
(Kur të kalosh nëpër të tjera dete
Për dhé të huaj, e me vjet e vjete
Të jemi larg e gjer në fund të ndarë,
Mos të të dhimbset ai mot’i parë,
As dheu Arbrit me selvi të gjata,
As zall i detit ku na ndritte nata.)

10.-21. X. 1949

VIII

Kur u të bie në të rëndin dhé,
Në dhé të rëndë të humbas për jetë,
Mos të më ndjekësh, po me hap të letë
Të ecësh jetës, si m’e re që je.
Pastaj një mall do të na marrë ne,
Do zbreç njëherë n’atë zall të shkretë.
Te nat’e madhe do të dergjesh qetë,
Me gaz të vjetër, me hidhi të re.
O gjum’i rëndë! O i djegur lot!
Sa qemë gjallë s’u bashkuam dot:
Kur jemi bashkë jetë më nuk ka!
Prej meje del një qiparis i lartë,
Prej teje del erdhi me rrush të artë;
Në mes një drizë – bashkë nuk na la!

XI.1949.

IX

Ti je sirena: Me vështrim magjie
Nga larg më ndjell me mall ndaj vetes sote,
Me krip pas erës derdhurë, hirplote,
Gushën mermer, e me të lartë hie.
U jam detar’i regjur mbi anie
Që vetëm rraha valën disa mote.
Tani me mall’i bukurive tote
Më tej në dete s’dua më të bie.
Kur të vështroj, u shoh të tjera dete,
Ditë të bardha, plot me ar qytete,
Jetë pa fund si në një ëndër parë.
Një turbullirë kam në shpirt përhera
Si zmolet vala kur e tundën era:
Dua të reshtem, po nuk kam të ndarë.

XI.-XII. 1949.

X

Ti që më mbushe ditt e nett e mi
Me erë deti si që fryn në verë,
Me gaz të thellë, me hidhi të derë:
Me sy të mbyllur ti më the: Më pi!
U do t’të pi: Me verën tënde plot
U kupën t’ime do t’a mbloj njëherë
Pastaj e kthej të dehem kësaj verë,
Teje të dehem mos të pi më dot.
Një val’e ngrohët më përshkon ahere,
Posi detarin, kur pasdreke vere
Prehet në diell qetas mbi anie.
Dhe fryma jote rrjedh ngadal në mua,
Sa ndjej se jetës tjetër gjë s’i dua:
Të shkoj symbyllur e në dhé të bie.

1.-15. I. 1950

XI

Kur ti në verë anës detit rri
Dhe sheh si mugu ulet mengadalë,
Dhe qetas deti hapet valë-valë
E drita tretet në të natës gji:
Një mall i dhëmbur që ti s’di sesi
Të merr ahere për diçka që s’pate;
Dhe do të dalësh jashtë prej gujate,
Larg! e të bëhesh një me gjithësi.
(Krahët e tua hapen mengadale
Përtej mbi kodra, përmbi det e male,
Duke kërkuar pëndët përmbi dhé.
Pastaj, si shtrohet gjithë dheu në natë,
I lodhët shpirti e me krahë ratë
Nga ku qe nisur kthehet në folé.)

 

mqse ishe kurioze per shfletim, per asgje tjeter.

Nga kjo sample, une nuk do e bleja librin.

Shtoj ketu, per koincidence, mu kujtua edhe nje botim luksoz i IK ne USA (cmimi te 700+ dollarshi atebote), nje titull i tij nga ata "per reqende" (tip "Dite kafeneshe", por s'jam i sigurte), qe s'e mora vesh pse duhej botuar me lekure prej verteti dhe harfe (=shkronja) florini, kur ne fakt harfet e floririt i meritojne vetem dy fjale, emri dhe mbiemri i autorit, por jo pjesa tjeter.

Pune dhe shije lynotipistesh, me nje fjale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).