1 maji, qindra te arrestuar ne Rusi dhe Turqi

Protesta dhe disa qindra te arrestuar jane regjistruar ne vende te ndryshme te botes, me rastin e dites se 1 Majit.

Ne Rusi policia ka ndaluar rreth 100 simpatizante dhe militante te se djathtes ekstreme qe po perpiqeshin te manifestonin ne Shen Pieterburg.

Por protestat jane zhvilluar ne qytete te tjera, mes te cilave Moske, ku per shkak te perleshjeve me policine jane arrestuar 120 persona qe mbanin arme te ftohta.

Gjithashtu, protestuesit mbanin ne duar fotografi te Leninit dhe kendonin himne komuniste.

Nderkohe, ne Turqi 11 police kane mbetur te plagosur ne Stamboll, ndersa 68 protestues jane arrestuar.

Manifestuesit, edhe pse kishin leje per te zhvilluar aktivitetin e tyre, nuk iu shmangen dot konfrontimit me policine.

Paksa me e rende situata paraqitet ne Gjermani, ku ne qytetet Berlin dhe Hamburg kane mbetur te plagosur 50 police.

Duke kenduar kenge kunder kapitalizmit, rreth 200 persona ne Berlin kane hedhur gure dhe shishe ndaj policise, si dhe kane thyer vitrinat e shume dyqaneve dhe bankave. Ne reagimin e saj, policia ka arrestuar 57 persona.

Burimi: www.top-channel.tv

2 Komente

Kjo është kuje e zezë. Edhe në Turqi e Rusi më të civilizuar se në Shqipëri. Në Shqipëri festojnë për 1 majin (thua se i kanë të gjitha punët në regull) ndërsa në Turqi dhe Rusi dalin e protestojnë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).