Shkodranet nuk duan të punësohen

Paradoks punësimi në Shkodër. Një biznesmen shprehet se mungon fuqia punëtore, ndërkohë që numri i të papunëve llogaritet të jetë në rreth 30 mijë vetë.

Bëhet fjalë për një ndërmarrje rrobaqepësie, pronari i së cilës nuk po gjen dot punonjëse, madje ai shkon më tej duke deklaruar se në rast se nuk arrin të gjejë shpejt të paktën 100 punonjëse, atëherë do të jetë i detyruar të kërkojë fuqi punëtore në Kinë.

Gjovalin Shtjefni përfaqësues i firmës së veshjeve të brendshme intime “Cotonella” ka theksuar dje para mediave se sidomos kohët e fundit i kishte kërkuar ndihmë drejtuesve të zyrës së Punës në Shkodër, por ata nuk kishin mundur t’i gjenin punonjës, pasi merreshin vetëm me statistikat e të papunëve.

Kërkesa e kësaj ndërmarrjeje për punonjëse është bërë sipas drejtuesve të ndërmarrjes së veshje “Cotonella” edhe nëpërmjet njoftime nëpër pika të ndryshme të qytetit, pasi aktualisht punonin vetëm 120 punonjës në një kohë që ka nevojë për të paktën edhe 100 punonjëse të tjera.

Nuk dua punë!

Në ndërmarrjen në fjalë punojnë gra e vajza që vijnë përgjithësisht nga rrethinat e Shkodrës dhe të fshatrave përreth. Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, femrat qytetare shkodrane nuk e preferojnë punën nëpër ndërmarrje ,7-8 orëshe, me normë, ndonëse pagesat janë mjaft të mira, pasi shkojnë nga rreth 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj, rroga këto edhe më të larta se të mësuesve. Biznesmeni Shtjefini sqaron se tentative e fundit e tij është bërë në bashkinë e Shkodrës, ku i është kërkuar ndihmë për gjetjen e punonjësve që ka nevojë. Nga ana e saj bashkia e ka mirëpritur këtë kërkesë, pasi do të ndikonte në uljen e numrit të papunësisë në Shkodër. Biznesmeni Shtjefni ka theksuar se në rast se edhe bashkia nuk do të jetë në gjendje të gjejë punonjëset që i duhen, atëherë do t’i drejtohet tregut të shumë të punëkërkuesve në Kinë.

Deklarata e kësaj firme rrobaqepësie për mungesë punëtoresh vjen në një kohë, kur e gjithë bota është përfshirë nga kriza ekonomike e pasuar dhe me shkurtime të vendeve të punës. Vetëm pak javë më parë kjo krizë u pranua edhe nga konfederata e sindikatave në Shkodër, e cila theksoi se në tre muajt e fundit kanë mbetur pa punë mbi 200 punonjës të ndërmarrjeve private, fakt ky që u nuk u mohua as nga sindikata e pavarur.

23 Komente

 jane shkolluar qe te gjithe tani.....nuk duan te ushtrojne profesione te dores se dyte..........nuk duan te punonjne 7-8 ore po vetem part-time...nuk duan te bejne rrobaqepsin po synojne te behen keshilltare te larte te qeverise.......kane topallin kryetare parlamenti....jane rritur pretendimet andej......

pse nuk ve nje autobus falas ose me pagese simbolike ne dispozicion ky zotnia per fshatrat perreth, dhe ta organizoje fabriken me dy turne. ndoshta nga Lezha ose dhe nga Tirana?

jam e sigurt se ka plot gra nga fshatrat e pjesës së mesme qe duan të punojnë e të fitojnë.

 Une them qe te bej edhe spa dhe masazh falas pas punes per te gjitha rrobaqepeset.

- e bukur kjo pergjigjja e punonjesve te zyres se punes se Shkodres dhe te gjithe Shqiperise " Merren vetem me statistikat e te papuneve" sikur jane ne varesi te INSTAT

Detyrime ligjore të Zyrave të Punësimit, kundrejt qytetarëve dhe per cudi me sa di une i  mbajne  te shkruara neper muret e tyre jane:

Ju do të merrni shërbime të shpejta dhe efiçente, në ndihmë të plotësimit të vendit të lirë të punës...

• Ju do të merrni informacion aktual, të rifreskuar gjatë gjithë kohës...

• Ju do të këshilloheni mbi legjislacionin e punës në fuqi, mbi rolin tuaj dhe përgjegjësitë...

• Ju do të ndihmoheni edhe nga sektorë të tjerë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për të plotësuar nevojat tuaja për punësim e kualifikim...

• Ju do të keni në dispozicion, kandidatë me aftësi të kënaqëshme dhe të motivuar, në përshtatje me punën që ofroni...

• Ne do të vlerësojmë rezultatin e shërbimeve tona ndaj jush...

Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, femrat qytetare shkodrane nuk e preferojnë punën nëpër ndërmarrje ,7-8 orëshe, me normë, ndonëse pagesat janë mjaft të mira, pasi shkojnë nga rreth 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj, rroga këto edhe më të larta se të mësuesve.

Me sa di une, ne Shqiperi rrogat ne rrobaqepsi nuk i kalojne 200 mije leke ne muaj, kurse ne artikull thote 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj. Mund te gaboj, por ketu me duket ja kane fut kot.

Ju keshilloj qe ta besoni, pas 28 qershorit.

Ju keshilloj qe ta besoni, pas 28 qershorit. ne rast se rtibotohet.

Kjo eshte tentative e paster per te trafikuar 100 kinez.

ca demelash mer jahu, po sa per te vu pikat mbi e, ajo rroge eshte rroge norme dhe mesatarisht merret nqs punojne nja 3-4 pjestare te familjes bashke, fasonet sikur kishin probleme po ketij si i erdhi, lajmi mund te jete dhe si i para nja tre diteve: Shkoder mbyllen 2000 biznese dalin 600 te papune smiley

Ky nqs eshte kaq i deshperuar per punetore qe nuk gjenden ne Shkoder, le te kerkoje tjeter vend, psh ne Lezhe. Mjafton tu siguroje atyre transportin dhe  cdo gje rregullohet. E paska me kollaj tjetri te sjelle kineze duke u paguar ushqimin dhe banimin se sa te marre shqiptare te cileve do u paguaje vetem transportin...  Eh olio con mare...

Jo moj shoku. Jo.

Ky publikim i duhet atij shoqit - se 100 kinezeve doi tu behen vizat per Shqiperi. x 2000 euro.

si te duket.

 

Eshte me e besueshme kjo qe thote 18-a, qe ky zoteria do te beje gati terrenin per kinezet qe do te sjelle ketu, se sa ajo puna e rrogave 35-40 mije leke... E ku, ne Shkoder?! Zakonisht, ne te tilla ndermarrje, veshjesh apo kepucesh, rroga me e larte per punetoret e thjeshte s'i kalon 25 mije lek (dhe eshte shume) as ne Tirane, jo me ne Shkoder. Ne nje ndermarrje per prodhim kepucesh, ne nje qytet ne jug te vendit, rrogat nuk i kalojne 15-17 mije lek ne muaj, per me shume se 8 ore. Dhe kete e di te sigurt.

vlo peshku ka teorit konspirative

ej, po robi ka dal ne shtyp me emer te vet me emer kompanie dhe akuza direkte per zyrat e punes dhe dembelin e robve me te dhona konkrete. pse i djeg cave? ktu osh puna

gojt e liga ia bojn qe lajme si ky qe dalin gabimisht ne shtyp, nga pakujdesia, qesin bllof propaganden e krizes..

ne dac besoni e ne dac jo por ky problem eshte edhe ne tirane (te pakten).

 

nuk eshte problem i shkodres por i fasonit ne pergjithesi. ka nevoje te ripozicionohet ne treg perndryshe hapja e kufijve do ta shkaterroje perfundimisht kete sektor. rreth 3,5 euro hyjne ne shqiperi per cdo ore pune x 8 ore ne dite x 270 dite ne vit x 40.000 mije punetore (dikush thote 100.000 punetore po varja-500 firma me 200 punetore mesatarisht aq i bie ne fakt).

Shteti duhet te sqaroje pa propagande punen e levizjes se lire. Nese do behet, atehere duhen punetore kineze patjeter dhe duhet menduar shpejt kjo pune(megjithe ripozicionimin ne produkte te pershtatshme dhe ne tregje te pershtatshem).

 

p.s. kam pershtypjen se 300.000 ne muaj jane kosto per punedhenesin jo page neto.

Ne tatimet shqiptare  ky zoteria del se e ka pezulluar aktivitetin. Apo eshte kenaqesi te tallesh pak me popullin shkodran e me ca gazetare qe e marrin te mireqene gjithcka qe u thuhet e ndodh reth tyre.

ajo puna e autobuzeve mund te funsionoje nje muaj por jo me teper.

 

ne kohe piku, punetoret duhen edhe jashte orarit (se nuk merr dot punetore teper ne kohe normale) dhe, po te shtosh oret e udhetimit, eshte krejtesisht e paperballueshme. (nuk eshte thjesht kosto e autobuzit - qe gjithsesi te shton koston e punes)

o gene,

nuk eshte e mundur qe nje rrobaqepse te marri nga 300 mijë në 450 mijë lekë të vjetra në muaj.

sigurisht qe do e pezullosh aktivitetin nese nuk gjen punetore. perndryshe duhet te vazhdosh te paguash taksa e kontribute per ata qe ke se nuk me dit njeri fare.

nje rrobaqepese merr minimumi 180 plus kontributet kur nuk ka asnje pike eksperience (me shume kushton materiali qe prish dhe trajnimi se prodhimi) e pastaj mesatarisht 250 + kontributet, ndersa te specializuarat te pakten 300+kontributet. Shto ketu teknike linje, normise, shefe brigade etj etj dhe mesatarja del aty ku te kane thene.

megjithate mos e nenvleftsoni rrezikun qe po vjen me hapjen e kufijve per kete sektor. shih statistikat e rumanise me hyrjen ne be dhe do te bindesh.

 

Duhet nderhyje dhe duhet urgjentisht.

eshte interesante kjo puna e kinezeve..

Nje miku im qe ka nje biznes te ''madh'' sipas metrazhit shqiptar, ka pasur prej vitesh probleme me specialistet pijanec dhe enderrimtar  shqiptar. Rreth nje vit me pare punesoi disa puntore kinez qe me seriozitetin dhe deshiren per te mesuar e punuar i futen lemerine dhe xurrxullosen koleget autoktone.

konkurenca lind nga nevoja.

Patjeter qe nuk i proferojne profesionet e dores se dyte ne Shkoder sepse proferohen profesione si Kryetare parlamenti e lart....

Shqiperia ka paradokse te çuditeshme. E kam vene re sa here qe shkoj ne Shqiperi. Shoh njoftime punesimi neper xhamat e dyqaneve dhe kur futem e i pyes se,  sa dite ka ky njoftim ketu, marr pergjigjen se ka 1-2-3-4 jave, dhe kur i pyes me tej se sa eshte rroga qe ofrojne me thone 15 mije neto = 120 euro. Vertet rroge e vogel , por rroge e vitit apo muajve te pare.

Sa per rrobaqepsine ne fjale, mendoj se puna e rrobaqepseve -qe ju rri koka gjithmon ulur dhe syte e perqendruar ne nje pike- duhet te behet me ligj 6 ore pune ne dite dhe jo 7-8 ore. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).