Shehi: Meksi, i pari nga lista e LZHK-së në Tiranë

Ish-kryeministri i Partisë Demokratike në vitet 1992-1996, Aleksandër Meksi, pritet të kryesojë listën për deputetët të LZHK-së në Qarkun e Tiranës. Lajmin e konfirmoi dje kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama”. Megjithatë, sipas tij, kjo do të vendoset gjatë një takimi që krerët e Polit të Lirisë do të kenë me ish kryeministrin. Deri tani është rënë dakord që ish-kreu i qeverisë së parë të djathtë pas rënies së komunizmit, të marrë drejtimin politik të Polit. “Besoj që zoti Meksi do të jetë i pari në listën e LZHK-së në qarkun e Tiranës. Ne pretendojmë të marrim 2-3 deputetë në këtë qark dhe Meksi është një personalitet në kryeqytet. Nëse ai do të pranojë të hyjë në garë, gjë e cila do të vendoset gjatë një takimi që ne mund të kemi të martën, unë do të pranoja të isha i dyti i LZHK-së në Tiranë”, u shpreh kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Sipas tij së bashku me Meksin pritet, që Polit të Lirisë t’i bashkohen edhe disa figura të rëndësishme të Partisë Demokratike gjatë viteve 1992-1996. Kështu pritet bashkimi me Polin e ish –zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Bashkim Kompliku, ish-ministrit të Jashtëm, Alfred Serreqi, Maksim Konomi dhe Kreshnik Gjongecaj. Shehi tha se disa prej tyre duhet të futen në garë, duke u shprehur i hapur që ata të futen nga lista e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Ndërkohë deri tani është vendosur që Gilman Bakalli të jetë i pari në listën e Shkodrës për LZHK-në. Nga ana e saj PDK-ja ka përcaktuar emrat e kandidatëve për deputetë në 10 qarqe të vendit, ku bie në sy emri i parë në listë në Durrës, ish-anëtari i KOP-it të krijuar nga PD-ja, Apollon Baçe.

Ndoka
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të PDK-së në Qarkun e Vlorës, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka akuzoi dje PD-në për mosmbajtjen e premtimit për kthimin e pronave të ish-pronarëve. “PD e filloi këtë fushatë me përsëritjen e premtimeve të vitit 2005, kthimin e pronave, dëmshpërblimin dhe luftën kundër korrupsionit, premtime që kjo parti dhe qeveria e saj me suport të majtë nuk i mbajti në këto katër vjet. Për fat të keq, pronarë të tokave të pronarëve legjitimë në këto katër vjet i bënë fazlliçët dhe serbo-boshnjakët e tjerë”, theksoi Ndoka. Sipas tij “PDK nuk beson se e majta shqiptare, që flet për politikë të re dhe drejtohet nga ministri i brendshëm i diktaturës do të sjellë ndonjë model më të mirë se koalicioni Berisha–Xhuveli sot. Ndaj ne besojmë se ndryshimi i vërtetë nuk është zgjedhja midis të keqes më të vogël, por zgjedhje e më të mirës së mundshme dhe Poli i Lirisë, me alternativën, përbërjen, misionin dhe personalitetet e saj politike, përbën sot zgjidhjen më të mirë të mundshme”.

Lista e Polit

Shkodër
Nard Ndoka (PDK)
Gilman Bakalli (LZHK)

Lezhë
Ndue Shpani (PDK)

Tiranë
Aleksandër Meksi (LZHK)
Jak Ndoka (PDK)

Fier
Vladimir Beja (PDK)

Elbasan
Ymer Tola (PDK)

Dibër
Edmond Stojku (PDK)

Kukës
Kreshnik Lusha (PDK)

Gjirokastër
Aida Joanidhi (PDK)

Vlorë
Baki Jaze

Durrës
Apollon Baçe (PDK)
Agim Toro (LZHK)

14 Komente

Meksi recycled ???

smiley  

smiley

 

Pse do mos do kthehet gje dhe Namik Vehbi Fadile Hoti ?

smiley   

smiley

Sa do kisha deshire te beja pjese ne kete parti, ne kete periudhe fushate.

Me fondet e partis gjeja e pare qe kane porositur  nuk jane "posterat", por arkat e Wiskit.

Ummmmmmmmmmm.

Mua me vjen keq qe ne Polin e Lirise nuk merr pjese partia e avokatit, siç mora vesh nga nje teme tjeter ketu tek Peshku. Bashkimi i i partise se avokatit me kete pol, mund tu ngjisi disa % ketij poli.  

Avokati paska hik sepse paska ardhe Arkeologu! smiley

Ulu molo,

Ulu molo t'dali hona!

 

PUpuuppupuupup

Edhe Meksin kishim nevoje ne tani. Ky eshte shembulli, i Politikes Shqiptare. Sa e embel eshte aman, sa ta provosh nje here, do besh te pamunduren te rikthehesh. hahahhahahaha, edhe pse pak vone.

Prap Meksi, e ka me qejfe, me e zene nje karrige, ne ate fare Parlamenti.

 

smiley

Amon mer amon,ky Dash Shehi dhe ky Meksi,qe kur flasin duken se sa difekte kane ,ne aparence ne fizik.

Prape me Meksin,me Dashin? ..po keta jane teknologji e vjeter mer yahoo!

Keta vujne nga prostati!...po si skane turp keta politikanet!

Lene i here ate Meksin,ate qlbsinen ,qe i mori paret shqiptareve....ne 97!

I kon von dhe i emer te bukur fort"poli i lirise" jo po poli i jugut!  poli i b.jgave  ma mir!

 

Ky poli lires eshte i modh fare. Nard Ndoka, kushedi sa leke jep per disa vota me shume .

Do te kandidoje ne vVlore, Qetesorin e Big Brother hahahhahahah per PDK.

 

 

Eshte rrit ofrta, i japin Qetesorit 100mij euro vetem te kandidoje, te mori ca vota hhahahhahaha edhe 70 mij i mer nga Top chaneli , si doli keq, djalit.

 

 

Do kete gallata kjo fushate, shume.

Shumë komentues shprehen se Meksi dhe shumë të tjerë janë mall i ricikluar ose supë e nxehur në "politikën" e Shqipërisë.

Unë kam një pyetje të thjeshtë: Cilët nga ata "baballarët" e Shqipërisë që gjenden sot dhe ata që po kandidojnë për parlamentin e ri nuk janë të ricikluar ose supë e nxehur??!!

Të gjithë janë  fytyra që po i shohim prej 18 vjetësh. Shumë të tjerë, si Gjinushi, Kaci Islami ose Ruci i kanë shpëtuar edhe komisioneve të "virgjërisë" duke thyer edhe rekorde për mbajtje të mandateve edhe në kohën e "xhaxhit" Ramiz

Unë kam një pyetje të thjeshtë: Cilët nga ata "baballarët" e Shqipërisë që gjenden sot dhe ata që po kandidojnë për parlamentin e ri nuk janë të ricikluar ose supë e nxehur??!!

Erion Veliaj smiley

 

Te poli i lirise po mblidhen te gjithe politikanet e konsumuar ,dhe mendoj se

nuk do ta arrijne pragun e peqindjes per te hyre ne parlament.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).