Shefer: Shqipëria edhe më parë anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer e ka konsideruar Shqipërinë, si anëtare të denjë të strukturave euro-atlantike. Në një vizitë lamtumirëse që zhvlloi në Tiranë, Shefer u takua me kryeministrin Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp te perbashket per shtyp, kryetari i qeverisë shqiptare e ka falenderuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për mbështetjen që i dha Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO. Berisha tha se Shefer do të njihet e kujtohet përherë në memorien e shqiptarëve si mik i madh i Shqipërisë”.

“Së pari dua të të shpreh falenderimet e mia e mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e jashtëzakonshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Shefer do të mbetet në memorien historike të Kombit tonë si një ndër miqtë e këtij kombi”. Sipas Berishës, edhe pse Shefer ndodhet sot në Tiranë për një vizitë lamtumirëse, ai duhet uruar për drejtimin e shkëlqyer që sipas kryeministrit shqiptar, ai i ka bërë Aleancës. “Duhet ta urojmë për mënyrën me të cilën drejtoi Aleancën gjatë këtij mandati, në hedhjen e bazave të reja për forcimin e aleancës. I shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithë mbështetjen që i dha Shqipërisë”, përfundoi Berisha fjalën e tij duke i bërë të ditur Sheferit se Shqipëria për këto zgjedhje ka hartuar kodin më të mirë zgjedhor të hartuar ndonjëherë më parë.

Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s e përkufizoi Shqipëriën si një aleate të denjë për NATO-s. Sipas tij, Shqipëria vërtet u anëtarësua pak kohë më parë në NATO si anetare me të drejta të plota, por ka qënë pjesë e kësaj Aleance më parë se kaq. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka ndodhur më parë. Para anëtarësimit vendi juaj u përfshi në politika të reja të sigurisë ku dha kontribut të rëndësishëm”, tha Sheferi i cili vlerësoi edhe kontributin e NATO-s me anë të KFOR në Kosovë.

Shefer theksoi se anëtarësimi është një rrugë e rëndësishme për stabilimin e vendit. Ai garantoi kryeministrin Berisha se Shqipëria do të marrë pjesë në diskutimet e NATO-s për cështje strategjike të Aleancës.

Shefer do të largohet nga drejtimi i NATO-s, ndërkohë që vendin e tij do ta zerë ish-kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen.

Shefer do të marrë sot në Tiranë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit ne kuader te kryesimit nga Shqiperia te Kartes se Adriatikut, A5. Shefer do te mbaje edhe nje fjalim ne kete forum. Te ftuar te tjere do te jene Ministra të Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi si dhe sekretari i shtetit ne ministrin e jashtme dhe integrimit europian të Kroacise. Ne kete takim do diskutohet rreth perseptkivave te ballkanit perendimor dhe forcimit te bashkepunimit ne funksion te integrimit te gjithe rajonit ne strukturat euroatlantike si dhe ceshtjeve te sigurise ne interes te rajonit dhe me gjere. Kjo Karte nga tre vende qe kishte ne fillim si nisme e qeverise amerikane tashme ka anetare 5 vende te rajonit, ku perfshihet edhe Shqiperia, Maqedonia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
 

2 Komente

Une keto qe juve shkruani nuk i degjova , por degjova pjesen me te rendesishme te cilen jam mese i sigurte qe juve komunistave nuk ju pelqen .

          Shefer tha : Shqiperia e meritoi antaresimin ne Nato .

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).