Sazani ose Alkatrazi Shqiptar

azani-ose-alkatrazi-shqiptar&catid=28:komenteanalizaopinione">Gazeta Imperial

Toka Shqiptare ku  Shqiparet nuk mund te shkojne as me vize

Historikisht  ka qene i tille.

Komunizmi bunkerizoi gjithë territorin Shqiptar, kuptohet për me shume arsye dhe ishulli i vetëm u trajtua si ishull  “bunker”.

Sistemi komunist nuk kishte asnjë ide apo shans për te zhvilluar industrinë e turizmit për vet faktin qe ai vet izolohej dhe shtrëngonte gjithnjë  e me tepër kufijtë dhe ndërgjegjen e njerëzve.

Por a është normale qe pas 15 vitesh demokraci, te vetmin ishull qe ka Shqipëria tua “fale” 10-15 ushtareve te huaj për interesa te paqarta , te pa motivuara, te pavlerësuara dhe sigurisht te papeshuara për alternativen ?

Ndoshta kjo është bere për kredo apo nënshtrim politik, ndoshta se ne s’kemi ditur asnjë here ti vlerësojmë drejt pasuritë tona,  megjithëse jo te shumta.

Greqia dhe Kroacia  kane mijëra ishuj dhe s’kanë falur asnjë, s?kane lënë asnjë djerre, por përpiqen te maksimizojnë përfitimet prej tyre.

Po kështu  ish “kampi i Pionierëve” ne plazhin e vjetër , apo me saktë ne ish plazhin, është një zone bunker  ne vijën bregdetare, është thëne përsëri për interesa kombëtare dhe këto tema trajtohen shpesh nga vete njerëzit si tema tabu, pa gjykuar, pa pretenduar, shpesh pa guxuar...

I njejti problem me Karaburunin .

Aktualisht rruga kalon neper bazen e nendeteseve ne Pashaliman.

Nje pike ushtarake qe mund te vazhdoje te mbetet te themi, vend ushtarak strategjik per te njejtin  qellim, por a s’mund te behet rruga ekzistuese e siperme,  qe kerkon ndoshta me pak se 300.000 euro per te shfrytezuar gadishullin e Karaburunit ne pjesen e tij me te bukur?

Kjo rruge e vjeter e parikonstruktuar, apo e prishur, pengon turistin shqiptar dhe te huaj te kaloje pertej kesaj pike, per t’a shfrytezuar gadishulin per qellime turistike dhe shlodhese .

Nje mefshtesi, papergjegjshmeri totale nga politika lokale dhe qendrore ne vite, ka penguar bisnesmenin Shqiptare apo te huaj, te investoje ne kete zone me potenciale te medha turistike dhe atraktive.

Per fat te keq, nje mungese vetdije totale e komunitetit qe “fle”.

Te shkretet njerez, ngelen gjithe jeten te varfer prane pasurive qe natyra ju ka falur pa kursim, ata vete thone se “jane interesa te medha”, “jane interesa kombetare”, te gjithe imitojne njeri tjetrin, ndosha pa e ditur se arsyeja eshte qesharake, eshte nje mosvleresim, eshte ndoshta nje nenshtrim absurd, nje moskokçarje dhe sigurisht nje zgjidhje e padrejt, e papeshuar, e pavleresuar, qe keto vende kaq te vlefshme per komunitetin dhe shqiptaret, i kane shitur, “falur”,  apo neglizhuar pak shqiptarë, ndoshta ne nje tavoline restoranti apo bari lluksoz, ndoshta hedhur si fishka pokeri gjate lojes ne nje  kazino jashte vendit, ne nje bisedë “tet a tet” per interesa te pastra personale, per mbeshtetje, kredo apo papergjegjshmeri  politike.

Kredon, qe ne fakt politikanet duhet ta kerkojne nga qytetaret e tyre, shpesh  e kerkojne ta marrin  nga nje fotografi , duke shtenguar duart me nje te “madhë ” jashte kufijve...dhe populli i politizuar, apo i pa qarte, u jep te drejt dhe perserit  “ jane interesa kombetare ”.

Çuditerisht askush nuk eshte “ulur” seriozisht, te  vleresoje perfitimet qe mund te vijne nga  shnderimi i ishullit te vetem qe ka Shqiperia, ne nje ishull tipik turistik, ndoshta ne nje “pol” turistik.

Ishulli, ne konceptin gjeografik, konceptohet si “toke tjeter”  dhe çdo shqiptarë do ta kishte synim te vizitonte ishullin e Sazanit, per shume arsye.

Ishullin do ta vizitonte dhe çdo kosovarë apo çdo individ me prejardhje shqiptare, por dhe shume te huaj. 

Sigurisht, idete per zhvillimin afatgjate te ketij potenciali mund te ishin te shumta :

Sazani mund te shnderrohet vertet ne nje atraksion me nje specifik te veçantë, si ishulli me i bunkerizuar  ndoshta i botes.

Mijëra bunkere te vegjel e te medhenj, ne skalione ne anen perendimorte , paraqesin çmendurine e nje njeriu dhe sistemit qe e polli.. ..

Ishulli, vendi ku shume ushtare kane rene poshte shkembinjeve, thyer kembe e duar duke montuar elementet e betonit, duke i transportuar mbi shpine pesha mbi 80kg, ne nje terren tejet te thepisur dhe te ashper shkembor, ku do ta kishin te veshtire  te kalonin kafshet .

Eshte e sigurte se ne bote ekziston nje numer i  madhe turistesh, qe do te donin te preknin nga afer permasat e kesaj çmendurie. Gjithe ishulli eshte nje muze bunker dhe Aero-Naval.

Nuk duhet harruar qe ne kete ishull eshte dhe historia e luftes se ftohte e bazës se ushtrisë shqiptare dhe asaj sovjetike.

Aty janë armatimet dhe reliket e asaj kohe qe kane vlera muzeale dhe turistike vërtet te ralla.

Dhjetëra kilometra tunele, pershkojne ishullin, disa prej tyre nen det, duke qene nje atraksion me vete

 Zona ekzistuese  e anijeve luftarake,  pas një  restaurimi mund të përdoret si port jahtesh,

Po aty, si pjese e Muzeut Aero Naval, mund  të ankorohen një apo dy nëndetëse dhe anije luftarake te luftës se ftohte, për tu vizituar falas nga turistet.

Ndërtesat ekzistuese ushtarake  janë një tjetër atraksion, te cilat pa ndryshuar arkitekturën, konfiguracionin e tyre, madje duke i rilyer me dizenjon, ne vija te lakuara kafe dhe jeshile, mund te kthehen  ne, bare dhe restorante  me fruta deti, dyqane ushqimore e artikujve te përdorimit te përditshëm, dyqane suveniresh, biblioteke, butikë, klube nate, pub-e, agjenci turistike, internet point, shërbime postare, farmaci, Exchange, aty mund te jete qendra administrative e ishullit përfshire një zyre policie, pse jo dhe një kazino qe do te shërbente dhe për fqinjët.

Kjo do te ishte  një specifik e veçante konceptimi dhe perceptimi atraktiv, kryesisht për te huajt, por dhe për vet shqiptaret, tipar qe mund te promovohej fort brenda dhe jashtë kufijve.

Qyteti ushtarak, tashme i braktisur ose Alkatrazi Shqiptarë do te ishte ndoshta një eksperience shume e ralle turistike e atraktive qe mund te bënte emër ne bote.

Sot ish ishulli i torturës  dhe burgosjes pranë kontinentit Amerikan, ishulli i Alkatrazit, vizitohet te paktën nga 5.000 vizitore ne dite, duke sjelle te ardhura për komunitetin mbi 1 milion dollarë ne dite.

Është e sigurte qe ishullin shqiptare me histori te ngjashme dhe te veçanta me Alkatrazin do ta vizitonin te paktën 1.000 qytetar shqiptare e te huaj ne dite, qe do te ishte një e ardhur vjetore e cila do te dyfishonte buxhetin e Bashkisë se Vlorës, duke krijuar frymëmarrje për biznese te reja dhe një tjetër mbështetje për ato ekzistuese.

Ne përputhje me terrenin kodrinor dhe malor, ne anën lindore te ishullit mund te ndërtoheshin 2-3 fshatra turistik gjithnjë duke respektuar kapacitetin mbajtës te zonës, raportin natyre ndërtim, si dhe efektet ndotëse.

Aftësia mbajtëse e ishullit mund te shkoje 2000-3000 persona , pra me tepër se kapaciteti hotelier  i  Vlorës sot.

Për te respektuar madhështinë e natyrës, ndërtimi i hoteleve shume katesh ne ishull, duhet te jete sigurisht shume i kufizuar.

Po kështu ne ishull mund te ketë kinema, bilardo, fusha futbolli, tenisi, pingpongu, terrene sportive te vogla,  pishina, ndoshta një fushe golfi, qendër tregtare, salle konferencash, ku mund te bëhen organizime e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare,  sidomos për vendet fqinje.

Gjithashtu mund te organizohen sporte ujore, dhe nënujore Një aerodrom i vogël do te ishte i nevojshëm, i cili mund të ndërtohej në pjesën me të larte të ishullit, tek ish fusha e futbollit.

Po kështu Sazani mund te jete një pike transiti turistike, për tragetet  Sarande – Himare - Sazan – Durrës dhe destinacione me larte bregdetit shqiptare.

Ky ishull mund te shndërrohet ne  një destinacion të ri për ushtrime dhe përdorime detare dhe sportive.

Sigurisht, nëse kjo projekt ide, apo te tjera te ngjashme, do  te realizoheshin, do te duhej te mendohej për te ndërtuar nga e para dhe rikonstruktuar infrastrukturën e rrugëve, furnizimin me ujë, energji elektrike, telefoni, internet, kanalizime etj.

Vlora ka shume energji dhe mund ta beje këtë, por aspak xhelozi nese këtë e bëjnë te huajte.

Por kushti kryesor për një zhvillim te qëndrueshëm dhe te integruar te ishullit  ngelet parandalimi dhe  eliminimi i  ndotjes për shkak te urbanizimit dhe numrit te madh te turisteve.

Ne tërësinë e tij, ishulli duhet te ngelet i pastër dhe i virgjër.

Se fundi le te shpresojmë, jo vetëm për ishullin, ne te ardhmen do te  vlerësohen interesat e komunitetit dhe nuk do te merret vendime te rëndësishme e pa një konsensus te gjere te banoreve  dhe grupet e interesit,  te një komuniteti, si ndodh sot ne boten demokratike.

Le te shpresojmë qe vet qytetaret do te ndërgjegjësohen, qe janë ata qe emërojnë dhe paguajnë klasen politike dhe pushtetin  vendor dhe qendror, per administruar  pasurite kombëtare dhe lokale.

Janë ata qe duhet te jene pale e paneglizhueshme per problemet themelore dhe zhvillimin strategjik te qytetit apo zonës ku banojnë..

Le te shpresojmë se vet komuniteti, do te beje presion te vazhdueshëm, pushtetit  lokal dhe qendror,  duke treguar qe është vërtet sovrani, jo vetëm ditën e zgjedhjeve...

20 Komente

...nuk e di por nuk e imagjinoj dot sazanin me hotele  e kazino...mua personalisht mè duket shumè i bukur kèshtu siç èshtè,ndoshta do tè duhej vetèm njè linjè trageti nè mènyrè qè njerzit tè shkonin e ta vizitonin...èshtè vèrtet bukur aty...por tè mos harojnè tè marin ujè me vete!!!

Nje mefshtesi, papergjegjshmeri totale nga politika lokale dhe qendrore ne vite, ka penguar bisnesmenin Shqiptare apo te huaj, te investoje ne kete zone me potenciale te medha turistike dhe atraktive.

Ishullin do ta vizitonte dhe çdo kosovarë apo çdo individ me prejardhje shqiptare, por dhe shume te huaj.

 

Ishulli eshte mister per shume vete. Autori duket qe e njeh me mire se shume te tjere dhe ndoshta do ishte me e kendshme nese shkruante nje artikull per te vecantat e ishullit.

nese do flasim per zhvillim le ta fillojme me nje plan se si te cohet uji ne Sazan.

Po te shikosh se cfare kane bere shqiptaret deri tani me pasurite e tyre natyrore ndoshta eshte me mire qe keto pak vende te pastra qe kane ngelur le te jene ashtu si jane.

Shiko cfare behet sot ne Dhermi, Himare, Durres, Sarande, pra gjithe bregdeti i arritshem nga masat.. Nje hale e madhe.. Sa kohe nuk do existoje autoriteti dhe forca e ligjit eshte e kote te enderrosh qe shqiptaret te mund te hane sot dhe te lene edhe per neser.

 

Autori z Levendi  u perfol pak kohe si kandidat i mundeshem per kreun e Bashkise Vlore    ne   2007.

Me sa duket shkrimi eshte ne thelb nje nga idete i tij per zhvillimin e Vlores ne menyren qe e deshirojne vlonjatet ,por fatkeqsishte nuk po vendosin ata por te tjeret  ...

Vlora pa shfaqet si potencial i jastezakonshem ekonomik se afermi me portin  ,industrin e naftes .energjine ,pozicionin gjeografik e tje ...komuniteti  ku shpreson autori te beje presion ka nxjerr perfaqsues  dhe i mireshperblen. Tek ata duhet bere presioni me riske e me kurajo ,sakrifica  dhe keshtu komuniteti te mbeshtet   dhe te beson fatin e tij Tek" palle me mendje " nuk  beson me njeri.

Sidoqofte problemet e Vlores tek peshku jane eveniment me interes dhe shpresoj per vazhdimesi produktive .

            

 

Levendi !!

Por a është normale qe pas 15 vitesh demokraci, te vetmin ishull qe ka Shqipëria tua “fale” 10-15 ushtareve te huaj për interesa te paqarta , te pa motivuara, te pavlerësuara dhe sigurisht te papeshuara për alternativen .

 

Ketu nuk permendaet Berisha, d.m.th. nuk eshte ky qe ja ka dhene ushtareve te huaj ishullin.

Kush duhet te jete, cili kryeminister na ka bere kete te zese.

Lumidrin nuk d.m.th. ashtu

Pastaj, ai kryeminister qe ja ka dhene ushtareve te huaj ne perdorim Sazanin dhe qe nuk e ka bere rrugen e Karaburunit ( ndoshta i ka vjedh leket e rruges)  atij i lumte ajo dore e vockel prej xhepisti se na e ka shpetuar Sazanin e Karaburunin nga germadhizimi i Levendeve private e  Levendeve shteterore bashke. 

 Mir e ka autori, po kush ndigjon, se per kete teme kam folur dhe une para disa vitesh, por s'ndigjon njeri. Autori nuk e kupton se qeveritaret dhe administrata jane te zene me postet, pushtetin, parate, firmat e tyre dhe s'kane koh per rregullimin e asaj pjese te virgjer.

Autori fantazon me sy hapur, shikoni bregdetin e vlores si po masakrohet, vlonjatet kane filluar e zaptojne detin, plazhi i ri qe vjet ju la ca tipave per ta administruar kete vit keta tipat e kane privatizuar duke ndertuar ne te. Nje marrezi totale i ka kapur te gjithe duke ndertuar gjithfarlloj "monstrash" arkitektonike.

Ndertojne ca kolibe qensh te shumtuara ka dale dhe moda e pistave, e kane masakruar vijen bregdetare me me ca tip limanesh me inerte te hedhura.

Dhe ky Levendi thote hapni dhe Karaburunin qe ta marrin ne dore konkretisht pastaj dhe ta bejne si dine ata vet ta ndertojne.

Kuptohet qe individi injorant dhe makut eshte nxitur dhe nga precedenti LEGALIZIM ALUIZN peshqesh i kryeministrit SAL Birisha

Nje mefshtesi, papergjegjshmeri totale nga politika lokale dhe qendrore ne vite, ka penguar bisnesmenin Shqiptare apo te huaj, te investoje ne kete zone me potenciale te medha turistike dhe atraktive.

E ka fjalen per te njejtin "biznesmen" qe ka investuar ne Vlore dhe ne Sarande?

Une besoj se arsyeja pse ato zona nuk po "zhvillohen" nuk ka te beje me mefshtesi apo papergjegjshmeri nga politika lokale apo qendrore.

Karaburuni dhe Sazani, sot perfaqesojne feten me te majme te bregdetit shqiptar.

"Bisha" e babezitur dhe injorante eshte thjesht duke fjetur me nje sy hapur, ne pritje te dites se fillimit te gares per zaptimin dhe perdhunimin e radhes.

une jam qe te ndertohet kazino dhe hotele te shtrenjta qe te punesohen njerezit dhe vlora te ja shijoje frytet

Sistemi komunist nuk kishte asnjë ide apo shans për te zhvilluar industrinë e turizmit për vet faktin qe ai vet izolohej dhe shtrëngonte gjithnjë  e me tepër kufijtë dhe ndërgjegjen e njerëzve.....Debilitete te ketij lloji mbushin faqet e te perditeshmeve sot . Se nga kam nje informacion nga CIA me duket se te gjithe qeverite Amerikane jane bere cope nga Levende sepse mbanin GuantaNamon si Burg dhe nuk e shfrytezonin per TURIZEM - Levendesh  smiley Historiku i Sazanit eshte se ai eshte perdorur si "karrem " ushtarak ...Si Poligon etj etj .I pari eshte Berisha dhe ne se duhet te kete nje fije respekti per kete monster k/ ministrore eshte ndrojtja per te perdorur ( shitur ) Sazanin . Eshte shume kollaj te brockullisesh per terene Kombetare si ky birbua lokal  qe ka dhe patetizem per te analizuar Kalate e Skenderbeut smiley . Per Sazanin akoma NUK ka LINDUR ai brez qe mund te VENDOSE... Po ashtu si edhe per Karaburunin ne mos e shitshin per Mullij ere dhe poshte tyre per gropa e shpella te grumbullimit te skorjeve berthamore qe do dalin nga Centralet Atomike . I propozoj admin. qe per kategori te tilla prurjesh "inteligjente" te hapet nje rubrike e posacme me titull " inteligjentet  e klubeve" sepse vetem atje nen avujt e rakise nxiten te tilla perfytyrime idiotesh.

Debilitete te ketij lloji mbushin faqet e te perditeshmeve sot

Ke te drejte, sh. Enver ka bere nje analize te thelle dhe sygjerime praktike per te zhvilluar turizmin Shqiptar ne vepren e tij nr. 38. I ndjeri mesues i yti i dashur ishte aq i kujdesshem sa jo vetem u hapte deren turistave, po u jepte edhe shoqerues me vete - me ose pa dijenine e tyre. Sigurisht kjo e gjitha behej qe mos t'u ndodhte gje turistave te shumte qe mesynin brigjet tona  - dmth ato qe ishin pa tela me gjemba.

Te kujtohet (me mall, sigurisht) moria e turistave, 90% e te cileve vinin e rrinin falas, si antare te partive motra komuniste ne mbare boten. Aq e preokupuar ishte Partia per sigurine e turistave sa nje pjese e zones se hoteleve te Iliria ne Durres ishte krejt e bllokuar per Shqiptaret. Te kishte lezet shpirti, dhe kishte aq shume turista sa robt i shifnin gjithe habi te huajt.

Dhe se fundi, meqe permende Guantanamo: te pakten ri-shfletoji pak ato librat e gjeografise a te historise, qe te marresh vesh qe s'eshte ishull me vete, por ne gji ne Kuben e mikut tend te dashur Castro - madje ne piken me te larget te Kubes nga Florida. Cuditerisht, sipas ca marreveshjeve, ajo baze, qe eshte baza me e vjeter Amerikane e marines, i eshte lene Amerikes, e rrethuar nga nje ane me territor Kubanez, nga ana tjeter Oqeani Atlantik.

Sazani kur ju dha Taljonve...ju dha me mend. Se PIRATET e Mogadishullit Vlonjat kishin rrifilluar Luftrat Ilirike me Perandorine Romake. Nuk mund te mendohet qe kur "biznesmenat" e nje vendi ne mes te anarkise e kthejne Adriatikun ne nje nga zonat me te rrezikshme te mesdheut...dhe kur qeveria Shqiptare s'kishe asnje mundesi per ti ndaluar...qe fuqite e Perandorise do rrinin duar kryq.

Pra ne pamundesi per vendin tone te ndaloj aktivitetin e "biznesmenave"...detyrimisht duheshe nje fuqi e huaj qe te vinte nen kontroll detin Adriatik. Deri ketu qeveria shqiptare (cilado qoft ajo) beri nje gje te mire qe e la nen kontrollin e te huajve. Dhe ne kte menyre "biznesmenat" Ilirik u detyruan te gjenin veprimatri fitimprurse te tjera (ndertimi i "hoteleve" dhe "kazinove&quotsmiley

Mendoni pak se si mund te ishe kthyer Adriaiku nese do ishte lene ne dore te piratve dhe "biznesmenave" Vlonjat. Mbase do shikonim ne CNN lajme per marrjen peng te anijeve ne Adriatik nga skafet e trimave.

Gjithsesi nuk e di se ne c'vit e ka shkruar autori kte artikull (per Gazeten Imperial...qe besoj s'ka lidhje  me Imperiun Romak)...po Taljonet dhe ushtaret e huaj ne Sazan jane larguar me kohe. Tashme s'ka me te huaj ne Sazan.

Po ashtu nje SHTET ka baza ushtarake dhe pika kufitare...ka vende policore etj per mbrojtjen e interesave te shtetit dhe po ashtu te fqinjve tane. Pra s'ka ndonje cudi qe te ket zona ushtarake te ndaluara per te tjeret. S'eshte e thene qe cdo gje duhet te jet plazh me lag prapanicen.

nese nje dite Sazani do perdoret per dicka tjeter pervec se nje zone ushtarake...atehere duhet pritur nje propozim konkret per nje investim. Sazani eshte nen pronesi te shtetit...dhe akoma nuk i ka dal pronari smiley Shteti Shqiptar nuk ka pse ta nxjerre Sazanin ne ankand kot se koti...

Po ashtu dhe per Karaburunin. deri tani s'ka pas ndonje projekt te sakte per shfrytezimin e Karaburunit...pervec se vend varrimi per anijet e Piraterise Ilire (qe e kan mbush bregdetin e Karaburunin me jo me pak se 20 anije te mbytyra). Tani qe doli projekti i parkut eolik...tani mund te dali nje perdorim i mire i nje pjese te gadishullit.

Dhe ne asnje menyre te mos lejohet qe kto vende te bien ne duar te "biznesmenave" Shqiptar. Te shfrytezohet nga ata qe kan projekte konkrete dhe financime konkrete...me perfitime konkrete.

Se kuptohet qe kta qe flasin si autori me siper...kan nje axhende te fshehte per interesat e ndonje "biznesmeni".

Nuk na duhen "zhvillime" te tilla.

Mendoni pak se si mund te ishe kthyer Adriaiku nese do ishte lene ne dore te piratve

Do të kishte menjëherë një ndihmë prej 50miliardë eurosh për sistemimin e istitucioneve shtetërore ... siç po i marrin të tjerët smiley (përveç parave të "bisnesmenëve", që gjithsesi nuk do t'i bënin keq asnjeriu kur të investoheshin në Shqipëri smiley

Grup vende vende "te paska zene dielli" per mire  smiley

Me qe jemi tek Sazani, a mundet njeri te me saktesoje dicka?

Kam lexuar diku, kalimthi fatkeqesisht, qe Sazani nuk perfshihej ne kufinjte e Shqiperise se 1913, kufinj te sanksionuar dhe garantuar nga Fuqite e medha!!

Ne mos gabohem, Sazani nuk paska qene pjese e Perandorise Turke, por gjithmone (relativisht) pjese e Sovranitetit Venedikas, dhe me pas Italian!

Do njeri dicka me shume per kete pune? Sidomos, kur dhe qysh e morem ne?

Si qysh dhe kur e morem ne? Po pse, kot e grisi gunen mbi tela Selami?

Ka ndonje Vlonjat ketu,te ja shpjegoi  me mire ,mikut qe shkruan per Sazanin.,se Sazani eshte pa uje(te pijeshem),nuk ka uje fare,dhe se Karabiruni eshte shkemb fare edhe ky pa uje,(te pijshem)?

Cfare fantazie ka ky Levendi!!

Ne fakt edhe po s'ka uje nuk eshte e veshtire per ta cuar me tubacion nga Karaburuni. Per ata qe kane leke te investojne s'besoj te perbeje asnje lloj problemi. 

Artian jemi mesu pa uje ne...jemi si gamile ne. Po patem pak uje me lag prapanicen...aq na duhet.

400 e ca km plazh me lag prapanicen...po paska mbet nje cope e vogel bosh dhe dalin "biznesmenat" dhe thone "po ke ai ishulli...pse nuk e lagim prapanicen dhe atje?"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).