Saimir Pirgu - Ambasador i Kultures Shqiptare

“Torinezët dëgjojnë ungjillin sipas Abbados”. Kështu shkruanin gazetat italiane menjëherë pas koncertit te organizuar nga Associazione Lingotto Musica, duke i thurur elozhe sa dirigjentit historik të Mahler Chamber Orchestra, Claudio Abbado, aq edhe vetë orkestrës, korit të Radios së Suedisë dhe katër këngëtarëve “fuoriclasse” lirikë, ndër të cilët spikaste emri i tenorit me famë botërore shqiptarit Saimir Pirgu.

 

Në Torino dy koncertet "Requiem" te Orkestrës Mahler Chamber Orchestra, e drejtuar nga maestro Claudio Abbado, u zhvilluan në Auditorium Lingotto, ish-godinë e grupit FIAT, e transformuar në një nga sallat më prestigjioze të muzikës klasike në mbarë Europën. Ato u ndoqën nga mbi 2000 spektatorë të zgjedhur të shoqërisë së lartë torineze.

 

Pirgu 28 vjecar, pas impenjimeve me Abbadon dhe orkestrën Mahler në Torino e në Bolzano do të udhëtojë drejt Parisit, ku e presin 5 data të njëpasnjëshme, gjatë të cilave do të interpretojë përkrah Placido Domingos në operan “Cyrano de Bergerac”.

 

Saimir Pirgu, 28 vjeçari Shqiptar me origjinë nga Elbasani është sot një nga tenorët më të njohur e më të kërkuar të skenës operistike ndërkombëtare. Me një ritëm prej enfant prodige, ai i përfundon në vitin 2003, në Konservatorin e Bolzanos, në Itali, studimet e nisura në moshën 6 vjeçare në qytetin e lindjes. Në Itali e ka zanafillën edhe karriera e tij profesionale. Po këtu, në 2004-ën, Saimir Pirgu debuton si profesionist, në moshën rekord 22 vjeçare, në rolin e Ferrandos, në operan moxartiane “Così fan tutte” të drejtuar nga maestro i madh italian Claudio Abbado. Që atëherë karriera e tij, e vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, ka shënuar vetëm rritje të shpejtë dhe suksese të njëpasnjëshme. I vlerësuar nga Pavarotti si një nga talentet më premtuese të lirikës botërore, Pirgu debuton në Vjenë, në Berlin, në Salzburg, në Romë, në Londër, në Paris, në New York e në Los Angeles, përkrah profesionistëve më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. >smiley>

> smiley>

>smiley>

I intervistuar në Torino nga ATSH, ai rrëfen për publikun shqiptar etapat më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale deri më sot. >smiley>

> smiley>

>smiley>

A keni dhënë ndonjëherë tjetër shfaqje në Torino?>smiley>

> smiley>

>smiley>

Jo, kjo është hera e parë në këtë qytet dhe jam me të vërtetë i lumtur që ndodhem këtu. Kam dëgjuar se Torino ka një publik artdashës, të ngrohtë dhe të kualifikuar, prandaj për mua shfaqja këtu do të jetë një kënaqësi.>smiley>

> smiley>

>smiley>

Koncerti i Torinos shënon për ju një rikthim. Atë të bashkëpunimit me Claudio Abbadon. Si jeni njohur me maestron e madh?>smiley>

> smiley>

>smiley>

Me Claudio Abbadon jam njohur në vitin 2003, në një audicion për operan “Così fan tutte”. Pak kohë më parë pata fituar në dy konkurse të rëndësishme kantoje çmimin “Enrico Caruso”, në Milano dhe atë “Tito Schippa”, në Lecce. Gjatë një audicioni, një person i afërt me Abbadon më kishte pikasur dhe më kishte prezantuar tek maestro.>smiley>

> smiley>

>smiley>

Sot ju jeni një nga profesionistët më të kërkuar të muzikës lirike, një nga yjet e skenës operistike ndërkombëtare. Po cilat janë fillimet tuaja, ku e ka zanafillën rruga juaj drejt suksesit?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Studimin e muzikës e kam filluar në moshën 6 vjeçare. Talentin, apo më mirë prirjen time e ka “zbuluar“ për herë të parë një mësuese muzike. Në atë kohe mësuesit e muzikës shkonin në shkolla e kopshte për të përzgjedhur talentet e reja. Audicionin e parë ma kanë bërë në kopësht. Prindërit e mi më kishin rregjistruar në shkollën “Jeronim de Rada”, në Elbasan, të cilën duhej ta frekuentoja së bashku me vëllanë tim binjak, por një telegram ju ‘komunikoi’ se unë duhej të vazhdoja studimet në shkollën e muzikës, fillimisht për violinë.

 

Studiova në Elbasan, tashmë për kanto, deri në vitin e dytë të shkollës së mesme. Atje frekuentoja liceun artistik ‘Onufri’. Pak a shumë në atë kohë kuptova se qyteti im i lindjes nuk mund të më ofronte mundësitë që kërkoja. Vendosa t’i vazhdoja studimet në Tiranë. Ju kërkova prindërve të mi të më ndihmonin për t’u transferuar. Mendoja të jetoja në konvikt, ndërkohë që do të vazhdoja studimet në liceun artistik “Jordan Misja” të kryeqytetit. Por im atë mendonte ndryshe. Ai është jetim. Dhe më tha se nuk dëshironte që edhe unë, djali i tij, të rritesha vetëm, duke jetuar në struktura publike, një përvojë të cilën ai e kishte kaluar vetë. Kështu, për të mbështetur aspiratat e mia, prindërit e mi shitën apartamentin tonë në Elbasan dhe të gjithë familjarisht u transferuam në Tiranë. Këtu kemi jetuar në një shtepi me qera në periferi, në zonën e qytetit të nxënësve.

 

Në Liceun Artistik të Tiranës u diplomova në vitin 2000. Gjatë vitit të fundit të shkollës, Ambasada Italiane në Tiranë, ose më saktë Instituti Italian i Kulturës, na dërgoi disa formularë dhe materiale informuese për mundësitë e vazhdimit të studimeve të larta në Itali. Në materiale prezantoheshin 4-5 institute apo shkolla muzike ku mund të bëja kërkesë të shkoja, Accademia Santa Cecilia, Conservatori Giuseppe Verdi në Milano, shkollat në Bolzano, Torino, Bologna. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Përse zgjodhët pikërisht Bolzanon?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Mendova se konservatorët e Romës apo të Milanos, për shkak të flukseve të mëdha të kërkesave që ju drejtoheshin, nuk kishte shumë shanse të më përgjigjeshin. Ndërsa në Bolzano, këto shanse ishin më të mëdha. Ajo e Bolzanos ishte gjithashtu një shkollë mjaft prestigjioze, e cila frekuentohej nga emra të mëdhenj të muzikës botërore si pianisti Michelangeli. Atje zhvillohej gjithashtu edhe konkursi i njohur për piano ‘Bossoni’. Bolzano ishte gjithashtu fare pranë Austrisë, e cila për mua ishte një alternativë e dytë, në rast se në Itali nuk do të më pranonin.

 

Në atë periudhë, motoja e ditës ishte “të ikim nga Shqipëria”, nuk pyesnim shumë se ku apo pse. Zgjedhja e shkollës ishte e rëndësishme, kjo nuk diskutohet, por prapë kryesore ishte të largoheshe, si mënyrë për të rregulluar të ardhmen. Mbaj mend se fjalët e mia të fundit drejtuar prindërve të mi, përpara largimit nga Shqipëria ishin “Mos prisni të kthehem. Fitova s’fitova do të rri atje”.

 

Në Bolzano pata bërë kërkesë për tu pranuar dhe ju nënshtrova konkursit. Komisioni i vlerësimit ishte i përbërë nga dhjetë persona. Në atë garë dola i pari.

 

Kursi i studimeve të larta për kanto në konservatorin e Bolzanos zgjaste pesë vjet. Unë arrita ta përfundoj, me rezultate të shkëlqyera, brenda 2 viteve të para. Gjatë asaj kohe më është dashur ta studjoj çdo lëndë veçmas, me profesorët e mi, pasi asnjë nga studentët e tjerë nuk ndiqte ritmin tim.

 

Studioja shpejt edhe për arsye të faktit se, në atdhe, familja ime po përballej me probleme ekonomike. Mbështetja e tyre nuk më ka munguar kurrë. Ata më patën dhënë gjithçka që kishin mundësi të më jepnin, madje kishin shitur edhe shtëpinë për të financuar studimet e mia. Kjo ishte për mua një përgjegjësi e madhe, ndonëse prindërit e mi nuk ma kanë përmendur kurrë. Kështu, me paratë e para të fituara bleva një shtëpi në Tiranë për familjen time. Në vitin 2002 fitova dy çmime të rëndësishme, “Enrico Caruson” në Milano dhe “Tito Schippan” në Leçe. Secili çmim shoqërohej me nga 10 mijë euro. Me këto para si garanci mora huanë e parë bankare që më mundësoi financimin e blerjes së apartamentit.

 

Suksesi profesional i kësaj periudhe, flasim për vitet 2003-2004, u shoqërua edhe me rritjen e të ardhurave ekonomike. Dhe këtu më lindi një problem i paparashikuar. Prindërit e mi nisën të shqetësoheshin për burimin e të ardhurave të mia. Im atë kishte dyshime serioze përsa i përket përfundimit të studimeve. “Të gjitha shkollat duan 5-6 vjet të përfundohen,” thoshte ai, “nuk të besoj që ti e ke mbaruar përpara kohe, pa parë diplomën”. Unë isha diplomuar në vitin shkollor 2002-2003, me nota maksimale. Ama pergamenën zyrtare të diplomës, nuk e kam shtënë në dorë as sot e kësaj dite, për shkak të iterit të stërgjatë burokratik që karakterizon këtë proçedurë në Itali. Kështu, materialisht nuk kisha se çfarë t’i tregoja! Në atë kohë unë kisha kënduar ndërkaq në një opera. Kisha bashkëpunuar gjithashtu me maestro Abbadon, një gjigand i skenës ndërkombëtare, por që nuk njihej thuajse fare në Shqipëri. Por, fatkeqësisht, prindërit e mi nuk kishin mundur të vinin dot asnjëherë në Itali. Edhe sot e kësaj dite, pavarësisht suksesit tim dhe faktit se banoj në Verona, udhëtimet e tyre në Europë, për të më ndjekur mua, apo për motive personale mundësohen përherë nga viza të lëshuara nga shtete të tjera Europjane, si p.sh. Austria.

 

Pikërisht në Austri pata mundësinë të shfaqesha për herë të parë në skenë përballë prindërve të mi. Në vitin 2004, pasi kisha bashkëpunuar në “Cosi fan tutte”, të drejtuar nga Abbado, debutova në Vjenë me operan “Elisir D’amore”. Ajo u transmetua drejtëpërdrejtë nga televizioni austriak dhe kritika vendase i dha shfaqjes një jehonë të jashtëzakonshme. Në atë periudhë, një koleg hoqi dorë nga pjesëmarrja në Festivalin e Salzburgut, - festivali më i madh i muzikës lirike që zhvillohet sot në botë - dhe vendin e tij në operan “Così fan tutte”, ma dhanë menjëherë mua. Në ato kohë isha si Aladini: mund të kërkoja çfarë të doja dhe do të më jepej. Kështu kërkova që prindërit e mi të ishin të pranishëm në shfaqje. Ata udhëtuan me bileta të klasit të parë nga Tirana në Vjenë dhe prej aty u transferuan në Salzburg me një automjet të shtrenjtë me shofer. Për prindërit e mi ishte padyshim një përvojë e bukur dhe mendoj se aty, ndoshta, ata nisën të kuptojnë edhe profesionin tim. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Çfarë përfaqëson për ju pjesëmarrja në Festivalin e Salzburgut dhe në përgjithësi përvoja Austriake?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Festivali i Salzburgut është një moment i rëndësishëm i karrierës sime, pas bashkëpunimit të parë me Abbadon. Ai ishte për mua një lloj pasaporte. Unë isha dikush që maestro i madh e kishte zgjedhur. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pas bashkëpunimit të parë me të, në shumë audicione në Itali më kanë refuzuar; herë për shkak të moshës së re dhe herë të tjera për shkak se isha shqiptar. Ndoshta nuk ishte e lehtë për drejtuesit artistikë të “atdheut të lirikës”, siç cilësohet Italia, të pranonin që një shqiptar tu zinte vendin këngëtarëve Italjanë. Xhelozia ndoshta u theksua edhe më atherë kur Pavarotti, në një intervistë dhënë gazetës La Repubblica, pohoi se ndër tenorët italianë nuk dallonte ndonjë pasardhës, por ndoshta do të ishte një Shqiptar ai që do ta zëvendësonte. Gjithsesi, ndërsa në Itali më refuzonin fitova një audicion në Staatsoper të Vienës, ku më lidhën menjëherë një kontratë dyvjeçare. Dho jo për role të vogla, por për role të rëndësishme. Pas kësaj përvoje të suksesshme edhe Italia u detyrua “të ulë kokën” përballë talentit tim. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Në një intervistë keni deklaruar se kanë qënë pikërisht tre tenorët, gjatë një koncerti në Caracalla, të cilin e keni ndjekur në televizor, që ju kanë frymëzuar të bëheni këngëtar lirik. A keni patur rast të njiheni me ta?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Po, i kam njohur të tre. Me Pavarotin madje na lidhte një miqësi veçanarisht e fortë. Ndërsa me Domingon jemi kolegë, do të këndojmë së bashku edhe në këtë periudhë >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

A mund të na tregoni diçka më shumë për Pavarotin? Si jeni njohur me të?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Pavarotin mund të them se e kam njohur nga një rastësi fatlume. Në Bolzano nuk kisha shumë që kisha mbërritur, ndoshta nuk kishin kaluar ende gjashtë muajt e parë. Në atë periudhë përpiqesha të mbijetoja duke marrë pjesë në koncerte të vogla të organizuara nga shoqatat artistike, ndërkohë që studjoja në konservatorin e qytetit.

 

Pavaroti shkonte për pushime një herë në vit në një lokalitet aty pranë, në Merano, ku ndodhet një qendër e rëndësishme termale. Atje ai i nënshtrohej kurave dhe dietave të veçanta dhe përgjithësisht kishte mjaft kohë të lirë. Për këtë arsye thërriste pranë vetes miqtë e tij. Njëra prej tyre ishte një vajzë, një artiste nga Bolzano, të cilën ai e njihte prej vitesh. Pavaroti e pyeti me se po merrej në atë periudhë dhe ajo i tha se po vinin në skenë Traviatën, në formë koncerti. Maestro u interesua të dinte se kush ishte tenori dhe ajo ju përgjigj se ishte një djalë i ri 19 vjeçar, që isha unë. Pyetjes së Pavarotit për vetitë e mia ajo ju përgjigj: “është i zoti, por ‘bërtet’ pak si tepër në veshët e mi”. Kohë më vonë, pasi ishim bërë miq, maestro më ka treguar se i është përgjigjur duke i thënë: “mos u bëj kaq e keqe. Fakti që një tenor 19-vjeçar arrin të të ‘bezdisi’ ty, nuk aspak është shenjë e keqe. Sille njëherë ta dëgjoj”. Dhe kështu ndodhi. Ajo i telefonoi profesorit tim, Vito Brunettit, në Bolzano dhe i kërkoi të shkonim të takonim Pavarottin.

 

Në atë kohë, për të financuar studimet punoja edhe si pjatalarës. Jetoja dhe punoja në një strukturë për studentë të administruar nga priftërinjtë Salesianë. Përpara se të shkoja të takoja Pavarotin kisha punuar në kuzhinë dhe, i ‘inkurajuar’ edhe nga mësuesi im, bëra dush për të hequr nga trupi erën e makaronave.

 

Rrugën për tek Pavaroti e kemi bërë me një Ford të vjetër. Kur mbërritëm nuk pata kohë as ti thoja mirëdita, hymë, si të thuash, direkt në thela. Ai më pyeti se çfarë dija të këndoja dhe ramë dakord për “Una furtiva lacrima”. Pas dy versave të para më ndaloi dhe më pyeti: “Kush të ka mësuar të këndosh kështu!”. Atë ditë këndova edhe disa herë të tjera për Pavarotin, i cili më lavdëroi.

 

Por ajo ditë mbaroi dhe nuk mendoja absolutisht se do të përsëritej më.

 

Kur, pas dy ditësh, dikush më mori në telefon dhe më tha, “Jam maestro Pavaroti dua të takohemi sërisht” nuk e besova. Mendova se ishte mësuesi im, Vito Brunetti, që po tallej me mua. Faktikisht ishte Pavaroti dora vetë! Ai duhej të qëndronte 20 ditë në Merano dhe për fatin tim të mirë e kishte kohën të lirë. Punuam bashkë edhe rreth 10 ditë të tjera, të cilat qenë për mua një përvojë e bukur dhe e vyer. Me Pavarotin u lidhëm sërisht kur fitova çmimet e para. Ai më përgëzoi dhe kur mësoi se do të debutoja me Abbadon më tha: “Ke hyrë nga dera kryesore. Përgatitu mirë pasi që këtej e tutje nuk të lejohet të gabosh”.

 

Që nga ajo kohë kemi punuar shpesh së bashku. Ai më ftonte në shtëpinë e tij të frekuentuar nga artistë të mëdhënj si Juan Diego, Marcello Giordani apo Alania. Bisedonim, por kryesisht këndonim, në pozita të barabarta, si kolegë, ndonëse ai ishte një nga të mëdhenjtë e skenës ndërkombëtare. Miqësia jonë mbeti përherë shumë e fortë dhe unë isha ndër personat e paktë që ai, në porositë e tij të fundit, kishte lejuar të merrnin pjesë në funeralin e tij.>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Po njohja me Placido Domingon?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Ndërsa me Placido Domingon jemi takuar në një mjedis pune. Unë punoja në operan e Vienës, ku ai bëri një audicion, në vitin 2006. Asokohe vinim në skenë Don Giovannin apo Traviatën. Ai kishte dëgjuar për mua, ndonëse nuk njiheshim. Audicioni ishte për operan “Gianni Scicchi”, të cilën do ta drejtonte në Los Angeles regjizori i famshëm hollivudian Woody Allen. Domingo ishte drejtor artistik i “LA.Opera” dhe “Gianni Schicchi” u realizua me sukses vitin që shkoi. Këto ditë në maj, do të jemi bashkëprotagonistë në Paris, me operan “Cyrano de Beregerac” ku ai interpreton Cyranon, ndërsa unë Cristianin. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Si mund ta përshkruani përvojën më Allenin? A keni menduar ndonjëherë për ta “modifikuar” rrjedhën e karrierës suaj në drejtim të Hollywoodit?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Absolutisht jo. Përvoja me Allenin ishte interesante dhe mbi të gjitha e vlefshme nga pikëpamja e vizibilitetit mediatik. Por unë e dashuroj profesionin tim dhe nuk kam ndër mend asnjë zhvillim tjetër. Kam punuar deri më sot me dirigjentë maestro të mëdhenj të muzikës klasike si Abbado, Muti, Harnacourt, etj., dhe kur ke fatin të punosh me ta ndërton gur pas guri repertorin tënd. Pjesa më e madhe e artistëve që e kanë këtë fat arrijnë ta bëjnë këtë në moshen 40–50 vjeçare, kurse unë e kam patur që herët. Nuk kam ndër mend ta tradhëtoj vokacionin tim. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Pavarotti, Domingo, Abbado, Muti, Harnancourt...nga Parisi në New York, nga Londra në Los Angeles, nga Vjena në Tokio. Të gjitha veprimtari të nivelit më të lartë. Mendoj se mund të pohohet se ju jeni një ndër shqiptarët më aktivë në skenën ndërkombëtare. Në një intervistë që keni dhënë kohët e fundit pohoni se e pranoni me kënaqësi rolin e ambasadorit Shqiptar në botë. A është me të vërtetë kështu?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Unë jo vetëm e pohoj një gjë të tillë, por e luaj tashmë këtë rol. Nuk kam nevojë të pajisem domosdoshmërisht me një pashaportë diplomatike për të përfaqësuar vendin tim, këtë punë e bëj vetvetiu, pasi është pjesë e veprimtarisë sime profesionale.

 

Zakonisht, pas një shfaqjeje, ne na presin ambasadorë e krerë shtetesh. Bashkë me maestro Abbadon jemi të ftuar të marrim pjesë në një pritje që jepet për nderin tonë nga autoritetet më të larta të qytetit të Torinos. Këto janë mundësitë që na jepen.

 

Mbretëresha Elisabetë, sovrane e Mbretërisë së Bashkuar, pas shfaqjes së “Gianni Schichit” në Londër, kërkoi të takohej personalisht me artistët. Ajo shpenzoi pak kohë me ne dhe u interesua për veprimtarinë tonë. Mendoj se shumë politikanë të botës ta kishin për nder të takoheshin dhe të bënin fotografi me të. Kështu, për ne është ndoshta edhe më e lehtë të komunikojmë në një nivel të caktuar. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

A keni marrdhënie me botën artistike shqiptare?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Fatkeqësisht jo shumë. Pasi niveli profesional i veprimtarisë që zhvilloj ka nevojë edhe për një nivel të lartë përgatitje të gjithanshme organizative dhe administruese. Eshtë folur p.sh. për të ftuar në Shqipëri Placido Domingon, ashtu siç është biseduar më parë edhe për të sjellë Pavarottin. Kurrë nuk është bërë gjë. Përshtypja ime është se vendoset të futet dora në xhep vetëm atherë kur ka ndonjë përfitim politik. Ndërsa unë mendoj se politika dhe arti duhet të konsiderohen si dy gjëra të ndara. Drejtori artistik është drejtor artistik, nuk ndryshon gjë nëse është i djathtë apo i majtë. Po kështu, nëse arti ka nevojë për një financim të caktuar, kjo nuk ka lidhje me kahët politikë. Shqipëria ka tashmë një traditë me operan dhe mendoj se duhet punuar për të mos e humbur. E kuptoj vendi ynë ka sot përparësi të tjera, pasi duhen rindërtuar shkollat dhe infrastrukturat e tjera, por mendoj se mund dhe duhet të ketë më tepër respekt edhe për artin dhe artistët. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Në Shqipëri dhe në botë studiojnë dhe punojnë më mijëra artistë të rinj shqiptarë. Edhe këtu, në Konservatorin e Torinos kanë kaluar vitet e fundit me qindra artistë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj dhe mendoj se secili dëshiron suksesin, në fushën e tij. Çfarë mesazhi do t’ju përcillnit atyre?>smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Mesazhi im kryesor do të ishte të mos hiqnin kurrë dorë. Si edhe të studjojnë e të përgatiten shumë. Zakonisht në shkollë studjohet aq sa të japin, duhet bërë tre herë më shumë, përndryshe nuk je i ndryshëm nga shumë të tjerë. Secili ka fatin e tij dhe vendin e vet në botë. E rëndësishme është të japësh maksimumin dhe të arrish maksimumin e asaj që të lejojnë aftësitë e tua. Një tjetër gjë e rëndësishme është të mos jepesh kurrë, të mësosh të ringrihesh edhe pas ndonjë disfate. Në profesionin tim p.sh përqendrimi mendor është shumë i rëndësishëm. Rolet ndërrojnë shpesh dhe po ashtu edhe partnerët e nivelit më të partë. Duhet të dish të adaptohesh dhe të përballësh çdo natë me një publik egzigjent prej mijëra vetash. >smiley>

> smiley>

>smiley>

>smiley>

Ju urojmë sukesese dhe ju falenderojmë për kohën e çmuar që na dedikuat>smiley>

> smiley>>smiley>

 

 

Intervistë me tenorin shqiptar, 28-vjeçarin me famë botërore, Saimir Pirgu. 

Intervistoi ne Torino per ATSH

Benko Gjata

18 Komente

nice,

sa ndryshe nga gjithe pislliqet qe po lexojme kto dite ..

Festivali i Salzburgut është një moment i rëndësishëm i karrierës sime, pas bashkëpunimit të parë me Abbadon. Ai ishte për mua një lloj pasaporte. Unë isha dikush që maestro i madh e kishte zgjedhur. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pas bashkëpunimit të parë me të, në shumë audicione në Itali më kanë refuzuar; herë për shkak të moshës së re dhe herë të tjera për shkak se isha shqiptar. Ndoshta nuk ishte e lehtë për drejtuesit artistikë të “atdheut të lirikës”, siç cilësohet Italia, të pranonin që një shqiptar tu zinte vendin këngëtarëve Italjanë. Xhelozia ndoshta u theksua edhe më atherë kur Pavarotti, në një intervistë dhënë gazetës La Repubblica, pohoi se ndër tenorët italianë nuk dallonte ndonjë pasardhës, por ndoshta do të ishte një Shqiptar ai që do ta zëvendësonte. Gjithsesi, ndërsa në Itali më refuzonin fitova një audicion në Staatsoper të Vienës, ku më lidhën menjëherë një kontratë dyvjeçare. Dho jo për role të vogla, por për role të rëndësishme. Pas kësaj përvoje të suksesshme edhe Italia u detyrua “të ulë kokën” përballë talentit tim.

Kur lexoj dhe dëgjoj për njerëz të tillë si Saimir Pirgu ju betohem se jam shumë krenar që jam shqiptar. Faleminderit Saimir!

Ashtu sic lexohet edhe ne interviste, Saimir Pirgu eshte nje rast fantastik ngadhnjimi mbi fatin.

Ne vitin 2000 ishte ende nje nga qindra mijera te rinjte Shqiptare qe jetonin e studjonin ne kushte modeste, per te mos thene krejt te papershtatshme.

Ne 2002-shin diplomohet me nota maksimale ne nje nga konservatoret me prestigjioze te Italise.

Ajo qe ndodh ne mes nuk eshte as ceshtje 'mrekullie', as ceshtje 'fati'. 

Pirgu triumfon fale talentit te padiskutueshem dhe mbi te gjitha fale forces dhe vullnetit per te ndertuar te ardhmen e vet personale dhe profesionale mbi kete dhunti te natyres.

Miqesia me Pavarotin, ashtu si edhe njohja me Domingon, Abbadon, Woody Allenin e te tjere jane te gjitha shperblime mese te merituara.

Une mendoj se ka histori jete fantastike dhe eshte padiskutim model per tu marre per shembull.

 

respekte

S.Sh.

 

 

 

Kjo qenka t'ia besh pe verteti: WOW! 

me talent, fat, vullnet, shqipo... qenka dhe king, per me teper.

c'te thuash? marshallah e hudhëra! smiley

 

p.s. me W. Allen s'e mora vesh mire c'kish realizuar.

Mos eshte ky tenori shqiptar qe kish nderment te kendonte me Ermonela Jahon ne Covent Garden? 

go shqipo, go!

 

Woody Allen ka drejtuar si regjizor operan "Gianni Scchichi" ne L.A. Opera, ku Pirgu luante ne nje nga rolet kryesore. Per Allenin ishte pervoja e pare ne kete sektor ndaj edhe ka patur shume jehone mediatike (nga e cila kane perfituar nga pak te gjithe, perfshire Saimir Pirgun).

Drejtor artistik i L.A. Opera eshte Placido Domingo. Ai vete e ka zgjedhur Pirgun per operan ne fjale, dhe pas pak ditesh do te debutojne si bashkeprotagoniste ne nje nga operat e Parisit.

Pirgu, mesa thone lajmet, do te kendoje me Ermonela Jahon ne Covent Garden. 

 

 

 

Et,

thote Charlie Chaplin ne biografine e tij (po e parafrazoj): suksesin tim jam dedikoj 1% talentit dhe 99% punes.

Edhe sukesi i Pirgut, per mendimin tim, i detyrohet punes, te pakten po aq sa edhe talentit.

Ne kete sens mendoj se duhet marre si shembull.

Ai ka ditur te kapitalizoje me shume pjekuri dhuntite dhe prirjet e veta.

 

 

 

mirë, mirë po lexo dhe ç'kam thënë unë (dikuuuuur)

Saimiri është vërtet djalë që të bën të ndihesh mirë kur dëgjon për të!

urimet e mia me te sinqerta ketij djali qe mesa shoh e paskam bashke-lagjes..))

Mbeta pa fjale... Cfare mrekullie, cfare zeri i paster, teknike e hatashme, interpretim i persosur! Hallall qumeshti i nenes, sic thuhet. 

Bashkohem me mendimin e Studentit, talenti eshte baza, por po nuk punove, dhe shume madje, talenti shkon dem. Dhe dicka tjeter qe me pelqeu tek Sajmiri gjate intervistes, sinqeriteti, thjeshtesia, mirenjohja, virtyte qe rralle i gjen tek njerezit qe e arrijne suksesin ne moshe te re.

Per zerin e tij, jam pa fjale... thjesht i mahnitshem! Pergezime dhe suksese! 

Ç'paskemi qenë ne shqiptarët për të kënduar!

Hallall edhe fat.

Urime per arritjet.

Suksese dhe drite ta befte zoti.

Dua te falenderoj dhe ate qe e solli kete shkrim tek "peshku".

Me shume duhet te orientohemi nga keta lloj talentesh , se vertet kemi nevoje te krenohemi me dicka te bukur.

Ore ka nonje te dhene per biografine e ketij se asnje te djathit s'po lexoj smiley Nipi kujt eshte ky ore ? U be ky o Left  me ...YYYYYYY ne fund , te kendoje dhe me ze te bukur pale pale  smiley ....Ku i ke ata huribinate e solidaret, analet e famshem e ku di une se sa jeni shtuar smiley ? Pa tua tregojme njeher ketyre komunisteve qe s'na i fusin dot! Ka anetare PD-je  ky ne familje apo jo ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).