Rikthehet "Shkodra Jazz Festival"

Rikthehet "Shkodra Jazz Festival"

Nga Benko Gjata

Korrespondent i A.T.SH.-se - Torino

Ditën e Hënë, datë 25 Maj 2009 celet në Shkodër edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar “Shkodra Jazz Festival” kushtuar kujtimit të muzikantit të madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj.

Festivali, që do të zgjasë gjashtë ditë, shënon edhe këtë vit praninë e mirëpritur të shumë muzikantëve të njohur të skenës botërore të muzikës jazz.

Kështu, rrugëve dhe skenave të qytetit nën këmbët e Rozafës rikthehet, pas sukseseve të edicioneve të mëparshme, artisti Italjan Diego Borotti, i vlerësuar si njëri prej pjesëmarrësve më të rëndësishëm të panoramës jazz së shtetit fqinj. Rikthim i rëndësishëm është edhe ai i “The Dream Trio”, kompleksit të drejtuar nga virtuozi Shqiptar Sokol Prekalori.

 

Artdashësit Shkodranë, si edhe të gjithë ata që do të kenë fatin të ndodhen në Shkodër gjatë kësaj jave, do të kenë mundësinë këtë vit të shijojnë muzikën jazz të ekzekutuar nga artistë të afirmuar të skenës botërore, si grupi jazz ALBERTO MANDARINI QUARTET, por edhe nga talente të reja që po afirmohen në skenën ndërkombëtare, si pianisti e kompozitori shkodran ROBERT BISHA.

 

Jazz pra, por edhe kontaminime kreative të tij, me flamenkon e JAVIER GALIANA & SPICE BERBERECHOS, apo me ritmet afro-braziliane të ROBERTO TAUFIC HASBUN & SIMON PAPA. 

 

Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilëve do tu jepet mundësia të dialogojnë me festivalin përmes talk-show-t muzikor të organizuar cdo pasdite në rrugën historike Kolë Idromeno.

 

Artistët e përfshirë në këtë projekt ambicioz do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve Shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës së qytetit, ku cdo ditë do të organizohen mësime kushtuar jazz-it.

 

Festa, e cila do të zgjasë gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të festivalit, do ta arrijë temperaturën e saj të vërtetë mbrëmjeve, në lokalet shkodrane, ku muzikantët do të interpretojnë cdo natë për publikun e qytetit.

 

Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, nuk mund të mungonin shfaqjet në tempullin e muzikës Shkodrane, Teatrin Migjeni, ku do të zhvillohen dy koncerte në 29 dhe 30 Maj.

 

Shkodra Jazz Festival është një event i ideuar dhe organizuar nga Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”, në bashkëpunim me “Optional Music International”.

 

Sponsor kryesorë të këtij edicioni janë: Optional Music International, Raiffeisen Bank, Ambasada Spanjolle në Tiranë, Prohelvetia dhe Bashkia e Shkodrës.

 

Media partner: TVSH, TV Rozafa dhe Boom Boom Radio

4 Komente

Markelian Kapedani, eshte ai me floke te gjata?

 

 

Mbaj mend vjet nje interviste te Markelian Kapedanit. Ankohej shume per mungesen e organizimit, materialet qe mberrinin me vonese, impiantin elektrik qe nuk funksiononte etj. Muhabete Shqiperie. E megjithate sivjet eshte kthyer perseri. Cfare do te thote ta duash muziken e te duash vendin tend!

Ky festival eshte sh i vecante pasi jo vetem Markeljani, por i gjithe stafi organizues dhe pjesa derrmuese e artisteve vijne nga jashte.

Festivali ne vetvete nuk ka asnje qellim perfitimi (te pakten jo material), perkundrazi. Organizatoret shpeshhere mbulojne me shpenzime nga xhepi pjesen e fondeve qe mungon.

Pavaresisht veshtiresive (te krijuara kryesisht nga partneret ne Shqiperi...) festivali ka tashme 5 vite qe i jep Shkodres, nje jave ne vit, nje gjalleri artistike unike.

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).