Rama vendos: Nuk do te kandidoj per deputet

Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet. Këtë ka lënë të kuptohet dje kreu socialist, i cili shprehu hapur ambicien për të qeverisur vendin, dhe jo vetëm Tiranën, në rast të fitores së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në fakt, ka qenë një bisedë e lirë me gazetarët, ku kreu socialist ka sqaruar edhe hamendësimet që janë bërë rreth kandidimit të tij gjatë këtyre ditëve. “Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj”, - u shpreh Rama. Ai tha se do t’u shpjegojë votuesve të tij se, duke e votuar atë si kryeministër, “do të kem mundësinë që të punoj 5-fish më shumë për Tiranën dhe të punoj më shumë për Shqipërinë”. Ai u shpreh prerë se nuk ka asnjë lloj frike, duke hedhur poshtë ato që thuhen se, Rama nuk kandidon për deputet, pasi nëse nuk fiton mandatin, humbet edhe postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Nëse Rama do të vendoste të kandidonte për deputet, duhet të hiqte dorë nga Bashkia, sipas ligjit për pushtetin vendor dhe Kushtetutës. “Nuk e kuptoj ç’hyn frika këtu. Pse duhet që të jesh në Parlament për të qenë kryeministër, apo ministër? Ky shembull është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, drejtuesit e ekzekutivit janë ekstraparlamentarë”, - i është përgjigjur Rama, interesit të gazetarëve. Ai tha se ideja është që në të ardhmen, qeveritarët dhe deputetët të kenë pozicione të ndara nga njëri- tjetri. Ai që do të zgjidhet ministër të merret me punët e qeverisë dhe ai që zgjidhet deputet, sipas Ramës të ketë mundësi të bëjë detyrën në Kuvend.

Tashmë, edhe anëtarët e tjerë të kryesisë socialiste, apo edhe deputetët kanë filluar të lançojnë çdo ditë emrin e Edi Ramës si kreun e qeverisë që ata mund të krijojnë në rast se do të fitojnë zgjedhjet. Kjo është e përcaktuar edhe në statutin e PS-së. Por, ajo që do të duhet të zgjidhet pas kësaj fitoreje, është fakti nëse Rama do të mund t’i mbajë edhe postin e kreut të Bashkisë, edhe atë të kryeministrit. Kushtetuta nuk përcakton gjë për këtë pikë, por sipas konstitucionalistëve, Rama nuk mund t’i mbajë të dy postet. Megjithatë, kjo do të diskutohet në rast të fitores së PS-së, kur edhe Rama gëzon të drejtën e krijimit të qeverisë së re.

(s.g/GSH/BalkanWeb)
 

98 Komente

Po hyj sepse me duket nga idete me interesante te shprehura deri tani . Jo pak por ne menyre te pergjitheshme ketej e andej diskutohet ne menyra te ndryshme ky variant . Po thuajse me nje fryme po ta shtrydhesh mire PPU ne te gjith debatet e tij politike kjo del pika me e nxehte por e cuditeshme e pranuar unanimisht ne mendim me fjale te kunderta poltike !!!!!!! Pra Ekzekutivi!!!!! Eshte nje Teme e gjer dhe plot kolorit . Gjithsesi jam i mendimit qe te dy POSTET edhe edhe sidomos ai i K/Bashkise pas kaq koheve, te shndrrojne ne menyre te Pashmangeshme ne "Diktator" ose minimalisht ne "indiferent " ndaj kritikave ose ose ne ekstrem NXITES i KORRUPSIONIT. Rama duhet te deklaroje me FORCE  "me shume se kaq mandate edhe me te ekuilibruarin e shndrojne ne "nepotik" jo me me mentalitet  Mixhistet qe brenda nje mandati shperfytyrojne te gjith menyrat e metodat e drejtimit EKZEKUTIV . Kjo do te jete nje PLUS per figurat e ardheshme politike ne Memedhembje pasi ketu nuk behet fjale per nje INDIVID ose nje MONSTER tip Berishe...ketu behet fjale per nje REFORME ne mentalitetin e Konkurimit ! Te tjerat jane teknike te riparushme , plotesuese, korigjushme e tj.

Unë habitem!!!

Rama, nëse nuk ka besim apo bythë që të drejtojë Partinë Socialiste, të rrijë dhe të gëzojë mandatin e tiranasve edhe për kto 4 vjet, por të mbledhë kongresin e PS për t'u dhënë udhë të lirë socialistëve që të zgjedhin një njeri që do t'i drejtonte siç duhet si gjatë fushatës ashtu edhe në parlament... fitofshin apo jo socialistët.

Vallahi është gjynaf mos t'ja japësh votën Saliut!

E bone nji kontra jashte kontekstit "e" smiley . Po ai ate po ben mre ..Po i le "socialistet" njesoj si "demokratet" te gezojne frutet e statuteve te Partise qe here e kane " Krietari Partise mund te jete k/ minister" e here "k/ Partise s'mund te jete k/ minister " smiley . Ai ate frymen e re po fut , te marresh e mbash pergjegjesi EKZEKUTIVE .Te pakten per nje periudhe 10 vjecare nuk do te kete  te beje fare me ate idene e QYLANJOSIT dhe te PAAFTIT , Hajdutit e Llafazanit ,qe quhet DEPUTET i fshehur pas termit " nuk mba pergjegjesi" ose k/ tar i tyre si K/PARLAMENTARJA aktuale , nje nga monstrat (kampionet) qe s'ka treg ne bote ti vere cmim. Nje saim surrogat qe s'ka peshore ti gjeje gramaturat sic eshte cfaqur ! Jepja Saliut , se edhe nje kater vjecar po  e mbajti do te duhen nja "dyzet vjet" te tjera me argumente per te lare m...me sh ...Dhe pa le me te ndryshosh dicka , se era do ti mbetet per tere JETEN nga argumentet e Left...me YYYYYYY ne fund , qe s'do ti mungojne kurre ketij vendi . Dhe kaq (dmth 20 vjet ) dhe s'po ka DEODORANT ne te gjithe llojet e markat e BOTES ti heqe eren e PERCES politikes Shqiptare .

Frikac ordiner, e tregoji veten Rama.

Sipas kendveshtrimit tim nese eshte e vertete kjo qe thuhet ne artikull atehere definitivisht Rama nuk vlen si politikan. 1. Nuk di te perballet ne debate me gazetaret dhe nuk guxon te perballet me Salen megjithe ftesat e riperseritura te tij qe te vije te perballet ne debat  2. Fushaten elektorale keshtu sic e ka nisur duket per mos me keq duke u marre vetem me cmimet e bukes,vajit e krypes ose me mire e thene troc po zhvillon nje fushate si ne qytet si ne fshat me "muhabete tavoline" nga te cilat fshataret (qe jane shume pragmantiste) nuk binden. 3 (dhe kjo eshte kryesorja) Nuk guxon te kandidoje per deputet dhe sigurisht qe ky veprim do ta demtoje rende figuren e tij. Megjithate elektorati i majte e ka provuar veten se eshte kompakt. Te presim si do dali eksperimenti Rames..

e di si me duket rama ne fushate kur flet , si nje sonambul qe eshte duke fjetur por shetit ne gjume dhe flet monolog. rama mund te jete nje biznesmen se politikan nuk eshte

I nderuar Peshk. Megjithse ndryshe nga ne ti je ne UJE , koncepti Juaj eshte tamam i perfytyrimit TE NDESHJES MIDIS GJ.Elez Alise dhe BAJLOZIT ne fushe te Mejdanit...smiley...Eshte pikerisht kjo fryme qe zotron ne nivelin e pjeses me te madhe te elektoratit shqiptar qe Marifetcijte dhe Ndyresirat e kreut e kane kuptuar me kohe. Keshtu qe e ruajne e shtojne dhe nxisin me njemije e nje menyra per te mos marre mundimin te edukojne me fjale e vepra nje Popull te tere qe Ekzekutiv do te thote mbajtje pergjegjesie, qe nuk eshte e thene te Jesh Deputet edhe K/Minister sepse Pushtet jane te pavarura etj etj etj . Me gjith ate mos e merr si personale por si nje pike referimi ndaj ca verejtjeve me permbajtje tip Muji e Halili ose te Zuk BAJRAKTAREVE qe solle ne argumente. smiley

tek tema :“Zogby”: PD 38%, PS 36%. Rama 44%, Berisha 40%

kam thene

Kesaj i thoine grini sallate you grini Planet jane bere PD fiton perseri kete radhe, Rama qendron edhe nje legjislature si K/Bashkie pas kesaj Sala del ne pension dhe Rama behet K/minister. Ndersa bishtat e qenit  LLP, G99, PSD, PR etj marin nga nje kocke cfare ju hedh Rama dhe Berisha

Ideja eshte se Bashkia ka akoma per tu mjele ( fitimi tek bashkia eshte akoma i konsiderushem, lejet e nderimtit ka toka te lira akoma ne Tirane) Po keshtu edhe Qeveriu ( fitimi nga privatizimet etj jane akoma te konsiderushme) Pas kesaj Berishu iken dhe Rama mer Qeveriun per te mjele ato qe ka lene pas Berishu. Ndersa ju/ne idiotet besojme dhe  girjme sallat ajo po rezultat jo po anketimet.

Anketoni njerezit e Rames dhe Beirshes qe bejne pazaret pas dyerve te mbyllura Anketoni Mafien shqiptare te dini si do te jene rezulatatet ne zgjedhjet ne Shqiperi

PS Ramen sikur nuk e pashe kanditat per deputet Smile

Nuk i heq asnje presje pas ketij artikulli

“Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj

Cudi, kjo do te thote qe dy vitet e para do jete dikush tjeter i majte kryeminister. Kaq fort e paska loz Ilir Meta kete pune?

jo nuk eshte meta , por eshte gjinushi qe do behet kryeministri i ardhshem .

Si mbeshtetes i Rames dhe frymes qe ai perfaqson jam i zgjenjyer nga levizja e tij e fundit. Mendoj se ai duhej te ishte i "PARI" qe te vinte veten ne loje duke treguar qe beson vertet ne platformen e tij por me kete qe ben s'tregon tjeter vec dobesi dhe mosbesimim se vertet mund te fitoje ndaj Berishes. Te gjithe ata qe e mbeshtesin z.Rama kane te drejten ta degjojne ate jo nga lulishtja para PS e as nga fshatrat e humbura mes maleve por nga vendi ku perfaqsohet  POPULLI e nga ku BURRAT e shtetit flasin, pra nga "PARLAMENTI". Me kete ai tregon qe s'eshte LIDER i vertete!!!

P.S do isha pro nje peticioni per t'i ndryshuar mendjen Rames nga te gjithe ata qe s'durojne me te perqeshen perdite nga Berisha, Basha, Topalli ...etj

Do të isha pro një peticioni për të thirrur të gjithë socialistët që të mblidhen për të zgjedhur një drejtues tjetër.

Nuk ka kuptim, eshte shume vone. Rama nqs humbet zgjedhjet as si kryebashkiak se ka te gjate.

Mos e vini Edvinin ne pozite te veshtire "ka kontrate me qytetaret e Tirones" Ne fakt ka kontrate me ata qe do te ndertojne dhe tek sheshi Skenderbe tek muzeu, tek Lana, tek liqeni, tek periferia e Tirones. Duhet me i mor ato miljona Euro ose $,  para se me kalu e u bo K/minister. 

Nga ana tjeter edhe Sala duhet me perfundu nja dy privatizime te medha qe ka ne dore, pastaj te dale ne pension. 

Lerini rehat te vjedhin, ju keni per detyre vetem tu jepni voten. Kerkesa per peticione etj jashte deshires se tyre u prish atyre planet prandaj mos guxoni ti beni keto. Ju vec shkruani e therisni si gramafona te prishur ato qe ata duan te degjojne "Rrofte Partia", "Rrofte Edvini", "Rrofete Saliu" "Edvini e ka bo Tironen bace me Lule" "Saliu na futi ne NATO" etj etj

Petiocinet nuk jane per ju.  Jane pune burrash ato jo pune kalamojsh militante. smiley

Te gjithe ata qe e mbeshtesin z.Rama kane te drejten ta degjojne ate jo nga lulishtja para PS e as nga fshatrat e humbura mes maleve por nga vendi ku perfaqsohet  POPULLI e nga ku BURRAT e shtetit flasin, pra nga "PARLAMENTI"                                                                                                                  

Ah mor mik, Lulishtja para PS, si dhe fshatrat e humbura mes maleve te Shqiperise vlejne 1000 here me shume se ai mender-Parlament !

Me keqardhje Toko eshte 100% fryma e analizes se Tablove Sinoptike e zbatuar ne Praktike (qe ti dhe Kacistet e keni dalluar, me te drejte) qe nuk duhet te beje pjese ne argumentet tuaja qe nuk ndricojne nje perpjekje per te cilen te pakten prej TRE vjetesh po merr Pjese tek PPU. Deri tek Kandidimi i Emigranteve apo Krijimi i Partive ne Emigracion smiley Ndryshe me plot te drejte nje Mixhist tip Tabloje Sinoptike me plot te drejte paska verejtur se ketu qendrimet nuk kane te bejne me mendime te pavarura por jane suporte te njerit apo tjetrit Grup dhe me thjeshta Fshehin Interesa Karieriste.Meraku i tij ishte se mos ndoshta keto mendime te shprehura ketu i lexon populli veshder smiley dhe e mer ne qafe me vote Mixhizminsmiley  Kisingeri i Madh ka lene nje Postulat .Problemet lzgjidhen atje ku lindin

Ll shikoje ndryshe

Une kanditoj per tu bere K/minister pasi kam perfunduar kontraten 4 vjecare me qytetaret e Tiranes"

Qe do te thote jo keto zgjdhe por pas 4 vjetesh (2 vjet si K/bashkie dhe 2 vjet si K/partie vetem dhe i angazhuar vetem me kanditim per K/minister ne 2013 )

Planet jane bere

Kam pershtypejen dhe dua te besoj se ne peshkataret nuk jemi aq budallaj sa dukemi kur shkruajme ketu. Ato qe shkruajme ketu jane ato qe duam te besojme dhe jo ato qe besojme.

Duele, debate, i forti kunder te dobtit etj etj .... jane te gjitha gjera qe duam te besojme ne mendjen tone per tu dukur si kombas te nje kombi normal, kur ne fakt te verteten e dime por kemi turp tja pranojme edhe vetes.  Kemi turp te themi se komandohemi dhe drejtohemi nga klanet patriarkale, krahinore mafioze shqiptare qe ne prapaskene bejne plane sa kohe do te rine ne pushtet, sa do te mjelin kete popull dhe kete komb dhe sa do ti lene pasardhesit per te mjel.

Dua vertet te besoj se peshkataret jane kaq te zgjuar ta shikojne kete dhe keto ketu jane thjesht krenari kombetare per te cilat genjejme vetem se ja edhe ne kemi demokraci,pluralizem, ndeshje te ndershme per pushtet si..... tere vendet e tjera te zhvilluara te botes pfffff.

o Toko, po forumet per k'si pune bastesh jane :

e veme me bast që më 29 qershor, Rama zgjohet kryeminister i Republikes se Shqiperise ? (ore, po qenkeni te trashe, ende nuk e keni kuptu qe Berisha kish mandat vetem per 4 vjet, dhe kjo, per hater te kembenguljes se tij per t'u rikthyer ne politike si dhe "per hater" te menefregizmit te Fatos Nanos ?!)

Po pse nuk eshte perball 3 here Rama me berishen ne zgjedhje te drejt per drejta per bashkine e tiranes? Qenkeni vertet te pacipe! Po xha Sula nuk la shatervan pa peruar edhe fotografi pa nxjerre. Nuk la vende pa bertit dhe ulurit kundra Rames 3 here dhe i ka thyher turinjte 3 here me gjithe ata kanditatet e Partise!

Zore i madhe te behet Rama deputet!! Keni luajtur nga trute me duket. Ai po thote nese humbas s'me keni as deputet as kryetar Partie karagjozet fillojne e bluajne teorirat e xha Sules!

C'fare do bej xha Sula do ta kepus qafen nese humbet zgjedhjet?

 

 

 

Po pse nuk eshte perball 3 here Rama me berishen ne zgjedhje te drejt per drejta per bashkine e tiranes? Qenkeni vertet te pacipe!

Kerkova e kerkova po s'gjeta ndonje fakt qe Berisha te kete qene kandidate per kryetar bashkie ne Tirane, aq me teper ne ato 3 here qe ka kandiduar (dhe fituar) Rama. Tashti kush eshte i pacipi ketu?

Keni luajtur nga trute me duket. Ai po thote nese humbas s'me keni as deputet as kryetar Partie

Me ate me xham apo ate pa xham e lexove ti - apo po lexon ndonje dokument tjeter sekret qe te vjen drejperdrejt nga vllai jot Edi Rama? Se te kjo qe eshte vene ketu me siper ai s'permend gje "nese humbas" apo qe s'do jete krytar Partie. Apo thjesht ja ndryshon ti llafet sepse e shef qe edhe tifozat e tjere te vete partise tende apo idhullit tend s'po e kuptojne kete levizje te Rames?

“Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj”, - u shpreh Rama.

Kjo thenie s'ka nevoje per koment.

Qe Rama s'do te behet deputet, eshte ne te drejten e tij, mgjs tingellon "jo normale". Ka 4 vjet qe drejton PS-ne (pa qene ne Kuvend) dhe po aq vite ka qe drejton Bashkine (me "korrespondence" smiley )

Sipas asaj qe ai thote, nese PS fiton zgjedhjet, duket qe do te kete 3 poste njeheresh: Kryetar i PS-se; K/Bashkiak dhe K/Minister.

Ne te gjitha rastet detyrat mund t'u delegohen varteseve, ndonese pergjegjesia kryesore perseri i mbetet Kryetarit (per cdo post).

Idea duket interesante qe Ekzekutivi te jete i "ndare" nga "Ligjvenesi", por ne kete rast (te mbajtjes se 3 posteve) ceshtja do te shtrohet nese edhe koha do te jete e mjaftueshme per te kryer te tria detyrat.

Megjithate, besoj se do te ishte me dinjitoze, me me pergjegjshmeri dhe ne funksion te kryrjes se detyrave me mire, qe Rama te jape doreheqjen si Kryetar Bashkie ne rast se PS e paraqet si kandidat per K/Minister.

Kjo duket nje levizje e befasishme dhe "dinake" qe mund t'i zere "gafil" kundershtaret e tij. Sepse duket sikur ata s'do te kene perballe kundershtar dhe kur je pas "frengjise" eshte me lehte te "godasesh".

Per t'u shqetesuar eshte me shume mungesa e programeve konkrete dhe perdorimi i nje populizmi mjeran, sic eshte rasti rimbursimit te 200 lekeshit te leternjoftimit dhe Abetarja falas.

 

Idea duket interesante qe Ekzekutivi te jete i "ndare" nga "Ligjvenesi", por ne kete rast (te mbajtjes se 3 posteve) ceshtja do te shtrohet nese edhe koha do te jete e mjaftueshme per te kryer te tria detyrat.

Ne fakt, ai duke i "ndare" pushtetet, kerkon t'i regrupoje te gjitha per vete : kjo eshte thjesht DIKTATURE

Edvini as qe mund t'i shkoje nder mend te jete Kryetar i PS-se, Kryetari i Bashkise dhe Kryeminister, sepse Kushtetuta s'ja lejon kete gje. Me shprehjen e tij,s e do jete dhe Kryebashkiak dhe Kryeminister, ai ose tregon se i kerkon te gjithe postet, ose tregon se eshte injorant e se nuk e ka lexuar ndonje here kushtetuten e Shqiperise

ai ka frike te behet deputet sdepse ka frike te jape llogari ne parlament

uroj qe keto zgjedhje ti fitoje rama, sepse ne si popull e meritokemi dhe nje diktature tjeter.

Turma ra ne qetesi. Po mendohet...po mendohet...konsultohet me veten...nje muaj, dy, tre muaj te çuditshëm...

Vendosi: Nuk do te kandidoj per deputet...

Në turmë filluan mërmërimat....

Lum si ne per burra(caket) e shteti

Neni 103
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Lulian, nese shkon me logjiken e nenit 103 i bie qe Rama nuk zgjidhet dot as kryeminister pa u bere deputet, por ne fakt kjo nuk qendron, ka nje nen tjeter kushtetuta per kryeminstrin;

Neni 102

1. Kryeministri:
a) perfaqeson Keshillin e Ministrave dhe kryeson mbledhjen e tij;
b) koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore te politikes se pergjithshme shteterore dhe pergjigjet per to;
c) siguron zbatimin e legjislacionit dhe te politikave te miratuara nga Keshilli i Ministrave;
&ccedilsmiley bashkerendon dhe kontrollon punen e anetareve te Keshillit te Ministrave dhe te institucioneve te tjera te administrates qendrore te shtetit;
d) kryen detyra te tjera te parashikuara ne Kushtetute e ne ligje.
2. Kryeministri zgjidh mosmarreveshjet ndermjet miknistrave.
3. Kryeministri, ne zbatim te kompetencave te tij,nxjerr urdhra.
4. Ministri, brenda drejtimeve kryesore te politikes se pergjithshme shteterore, drejton nen pergjegjesine e tij veprimtarine qe ka ne kompetence. Ministri, ne zbatim te kompetencave te tij,nxjerr urdhra dhe udhezime.

Ky neni qe paraqite ketu mbulon detyrat e k/ministrit (pra pasi eshte zgjedhur), jo se si zgjidhet.

Gjembi, kryeministri nuk zgjidhet, emerohet, si me poshte vijon:

Neni 96

1. Presidenti i Republikes, ne fillim te legjislatures, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emeron Kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend.
2. Ne qofte se Kryeministri i emeruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emeron nje Kryeminister te ri brenda 10 diteve.
3. Ne qofte se edhe Kryeministri i emeruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 diteve Kuvendi zgjedh nje Kryeminister tjeter. Ne kete rast Presidenti emeron Kryeministrin e ri.
4. Kur Kuvendi nuk arrin te zgjedhe Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikes shperndan Kuvendin

Neni 104

1. Kryeministri ka të drejtë t'i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit..
2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.

 

Neni 105

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2.Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.

 

Sh. dakort. Pra duhet te silleshin kto nene dhe jo ai tjetri qe tregonte detyrat e k/ministrit.

Faleminderit qe i solle, sinqerisht. Une s'e kam lexuar kushtetuten keshtu qe s'i di kto nenet.

Swed, nuk e citova 103-shin per faktin a duhet te jete nga rradhet e deputeteve ministri apo jo. Kryeministri eshte njeri prej ministrave. Ajo qe kam nxire per ministrat, vlen edhe per kryeministrin si perfaqesues i keshillit te ministrave: nuk mund te ushtroje asnje veprimtari tjeter shteterore. Po te ishte keshtu, atehere kryeministri mund te ishte edhe minister i finances, edhe i kultures, edhe i bujqesise, edhe major i Tiranes, edhe i Shkodres. Por jo, veprimtaria eshte e percaktuar. Sa per piken e pare te 103-shit, nuk eshte me detyrim, por perfshirese. Ministrat emerohen nga Presidenti dhe nuk eshte se duhet, por "mund te caktohet kushdo qe ka cilesite per deputet". Kjo eshte e qarte qe nuk eshte e thene te jesh deputet qe te jesh minister apo kryeminister. Madje pika 3 e 103-shit eshte interpretuar qe edhe pse mund te mos jete deputet, anetari i keshillit te ministrave gezon te njejtin imunitet. Problemi eshte tjeterkund. Eshte tek pika 2. Si dhe se Rama nuk i ka cilesite per deputet, pasi:

Neni 69
1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:

d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre.

Sidoqofte, Rama nuk ka as cilesite per minister, pasi pika e dyte e 103-shit nuk ia lejon. E vetmja veprimtari nga e cila anetaret e KM, perfshi dhe kryetarin, nuk jane te detyruar te dorehiqen eshte veprimtaria e deputetit. Nga te gjitha veprimtarite e tjera duhet te heqin dore. Veprimtaria e Kryeministrit nuk parashikon kompetenca jashte pushtetit qendror, pervec atyre rasteve kur keto kompetenca shqyrtohen nga gjykata e larte.

Thjesht ne rast se fiton PS-ja, nese Rama i qendron ketij vendimi, nuk do kete veprimtari formale ne pushtetin qendror. Pra nuk do jete ne qeveri, as si anetar dhe as si kryetar, deri sa te heqe dore nga bashkia. Pale do prese deri sa te mbaroje mandatin e bashkise, pastaj do perpiqet te emerohet kryeminister, gje qe do jete veshtire nese PS-ja nuk siguron dot qeverisje pa Meten. Hahaha.

Luljan, asëll asëll, t'ishte për mu dmth, kush s'është votuar prej popllit dhe të jetë në Parlament nuk duhet as me u leju që të jetë në qeveri (me përjashtim të personave me merita teknike të posaçme)... Kjo punë është me tall bythën me popllin; Unë s'marr pjesë në  zgjedhje... po s'fitum unë s'humbas (kam bashkillikun), po fitum e kom t'sigurt kryeministrinë... shkurt muhabeti: Pno kali e ha magjari.

P.s: Po sikur deputetët e PS (nëse fitojn&eumlsmiley në vënd të Ramës të propozonin ndonjë Fazlliç? dmth dikë që nuk është zgjedhur prej popullit ?!

Lul, ketu e ke problemin

Kryeministri eshte njeri prej ministrave

Jo swed. Aty e ke problemin ti.

Neni 95
1. Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat.

2. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore.

Lexoje me kujdes 102shin. Nuk ka asnje kompetence kryeministri dhe krejt keshilli i ministrave jashte pushtetit qendror.

Lul, ai nen qe citon nuk e ben kryeministrin nje nga ministrat, ky vazhdon te jete problemi jot.

Sidoqofte, do ishte shume i vlefshem mendimi i bregdetarit nese do gjendej verdalle.

Je gabim o Swed. Kryeministri eshte anetar i keshillit te ministrave dhe rrjedhimisht nuk mund te mbaje funksion tjeter pervec atij te deputetit.

Pushtetet jane te ndara, ai qendrori dhe lokali ne kete rast.

Eshte anomali shume shqetesuese vetem nese do te permendej kjo gje, se per tu realizuar nuk arrin kurre pasi eshte anti-kushtetuese, e nxjerr gjykata kushtetuese per 15 minuta vendimin per te.

Po te jete keshtu, KM mund te behet edhe kryetar parlamenti.

Nuk e bo dot West, se ne rast pamundesise se perkoheshme te presidentit per te ushtruar detyren, ky i fundit zevendesohet nga kryetari i kuvendit, dhe meqe presidenti nuk mund te mbaje asnje detyre tjeter publike, i bie qe te lere postin e kryeministrit

Ky eshte rast i jashtezakonshem. Atehere nese paraqitet dicka e tille, KM rishikon pozicionet e tij (zgjedh nje kryetar parlamenti tjeter). Per sa kohe qe presidenti eshte shendosh e mire, KM drejton edhe paralamentin dhe na kursen parate ne, qytetareve. Te pelqen keshtu Sewd?

C'rendesi ka me pelqen mua apo jo? A i pelqen atyre qe kane ne plan te behen kryeministra eshte problemi. Procedurat per zgjedhjen e kryetarit te parlamentit zgjasin ca, psh po qelloi per periudhe pushime verore mund te zgjasi edhe 40 dite. Si thua ti, rrime 40 dite pa president?

Po qe per trajner kombetare, si shkon mendja hic as per kryeminster njeriu, me mire 300.000 euro ne vit e gjumin e embel se 30 milione e mbaj 500 siklete smiley

Swed, ai nen nuk e ben ministrin e finances minister te bujqesise, nuk e ben kryeministrin minister, por, me duket komplet jashte cdo logjike te thuash se me kushtetute kryeministri nuk mund te jete minister, por mund te jete kryetar bashkie. Ky pra eshte problemi jot, jo i imi. Ai nen percakton kufinjte e keshillit te ministrave qe perbehet edhe nga kryeministri dhe perfaqesohet nga ai, dhe qe jane kufinj qe nuk mund te prekin pushtetin vendor. Pike.

Ndersa mua lul me duket jashte cdo llogjike qe te mos kuptosh qe kryeministri eshte "i punesuar" i partise ne pushtet (sic thote shprehimisht kushtetuta) dhe ministrat jane "te punesuarit" e kryeministrit (prape sic thote kushtetuta). Minister bujqesie dhe financash po si deshi qejfi kryeministrit mund te mos kete hic, ndersa kryeminister do kete si ceco edhe po si deshi qejfi presidentit. Kete s'kupton ti dhe ky vazhdon te jete problemi jot. Po qe se kryeministri nuk mund te jete kryetar bashkie, kete me teper e pengon neni 115 pika 1, meqe ka konflikt interesi, sesa ato qe citon ti.

Jo mer dak. C'ke me 115/1? As qe hyn fare ne kete muhabet. Kush tha qe i punesuar i partise ne pushtet mund te mos jete dikush tjeter nga PS-ja. O Rama o rash e vdiqa? Apo Rama eshte PS-ja? PS-ja ne rast se fiton, nuk mund t'a punesoje Ramen si Kryeminister nese ky nuk heq dore nga posti i kryetarit te bashkise, sepse bie ndesh me nje tufe me nene qe te kam cituar. Kaq po them une. Ti po i shton. Ti a e merr vesh qe PS nuk mund as te punesoje Ramen si kandidat per deputet per sa kohe ky eshte kryetar bashkie? Le me kryeminister. Hik er cun mos e bej corap, se s'eshte e thene te thuash llafin e fundit gjithmone.

Rama te dali aty e te flase qarte. O t'a sqaroje kete llaf, o t'a haje mbrapsht. Se keshtu vallaj nuk qendron.

Lum si ne per burra(caket) e shteti

U pa puna ,duhet me i provu grate e shtetit,kjo ka mbet!  smiley

Eh mire, stil amrikon, edhe ketej s'heqin dore nga mandatet deri sa ta kene te garantume karrigen tjeter smiley

Nuk e di si i ka bere pazaret (koalicionet) llogarite e Majta, po vallai me lojna te tilla, pa debate e pa programe, vshtire po m'doket ...

Un kam pershtypjen se Pushteti Vendor eshte i ndare nga Pushteti Egzekutiv. Ligjerisht, moralisht, praktikisht. Menaxhojne buxhete te ndryshme, zgjidhen nga njerez te ndryshem, mbrojne interesa te ndryshme. Njeri te te gjithe vendit, tjetri te komunitetit.

A do mund te egzistonte kjo ndarje , nqs i njejti njeri i ka te dy keto funksione?

Kush ka njohuri ligjore per kte aspekt, lutemi te na sqaroje.Flm paraprakisht.

Edhe kryetaret e minibashkive quhen pushtet ekzekutiv, sepse administrojne, drejtojne apo "ekzekutojne" (meqe e kane perkthyer kete fjale direkt nga Amerikanishtja) nje njesi te caktuar, qofte kjo Republika apo lagja, perdite. Ata administrojne ne baze te ligjeve qe vendosin ligjvenesit (shif me poshte).

Legjislative (prape perkthim i drejtperdrejte nga Amerikanishtja) quhen ligjvenesit: ne daç antaret e Kuvendit te republikes, ne daç antaret e keshillave bashkiake qe marrin vendime ligjore.

Juridik: gjykatat. Ne daç Gjykata me e larte (qe ne Shqiperi ende s'dihet cila eshte) ne daç ajo e shkalles me te ulet.

Lulian Kodra thote:

Neni 103
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.

Sipas asaj qe une kuptoj (interpretoj), kjo nuk do te thote qe Ministri duhet te jete Deputet, por personi qe emerohet Minister duhet te plotesoje te gjitha kushtet qe ploteson nje person qe zgjidhet Deputet. Pra mund te jesh Minister pa qene Deputet.

Kjo vlen edhe per K/Ministrin.
 

Kam nje propozim, PPU, te hap nje kurs,per te mesuar se si mund te behesh Kryeminister,kur je Kryetar Bashkie,dhe kryetar Partie,mbasi te kesh fituar zgjedhjet.

Me kete rast peshqit mesojne te gjitha ligjet,nenet,pike per pike!

Ku i dihet, ndonje ka talent, dhe behet neser Kryeminister!

 Komentet qenkan shum te nxehta ketu, gje qe me ben te mendoj se arsyeja po zbehet, gje qe ben qe te mos shohesh se ç'luhet ne prapaskene, sidomos ne pjesen e shperdorimit te taksave.  

.....dhe pastaj ai do te (vete)shpallet edhe mbret, se historikisht edhe rast te tille kemi (nga kryeminister ne mbret).  Dhe patjeter qe eshte i zoti e i ben te gjitha bashke. I sqaron edhe problemin e zgjedhjes so per gje, se pastaj nuk ka pse te votohet nga bashkekombasit.

Duhet te mos kesh tru ne koke qe te shkembesh nje minjere ari , me nje minjere qymyri .

Kot paskan akuzuar Salen qe po vjedh pasuri, ai i shkreti vetem qymyr po vidhka. smiley

 

e drejt mistrec.

Ed Rama nuk do bohet deputet sepse ai ka qejf Hamza Kastriotin, sic po lexojme s'fundi, dhe nuk mund te rrije me nje Ode me Skenderbeun! smiley

Nuk ke asgje per ta mbrojtur, as per ta kritikuar.

Eshte lakuriqsia e politikaneve Shqiptar.

 Mbi interesin personal, nuk ka vend as morali politik, as vullneti i mire, as deshira per ta çuar para kete vend.

Keto politikanet meritojne vetem nje shqelm bythve, e gishtin e mesit perpjet.

Meqense eshte e pamundur shqelimi bythve, mbete te mosvotimi.

Turp.

 

.....dhe pastaj ai do te (vete)shpallet edhe mbret, se historikisht edhe rast te tille kemi (nga kryeminister ne mbret).  Dhe patjeter qe eshte i zoti e i ben te gjitha bashke. I sqaron edhe problemin e zgjedhjes so per gje, se pastaj nuk ka pse te votohet nga bashkekombasit.

Kristida,

Ja nje batute qe po qarkullon ne lidhje me Grumbullimin e Posteve qe kerkon Edi Rama !!!  smiley   smiley    smiley


"Deputetë dhe drejtues të PS-së ironizuan dje deklarimet frikacake të Edvin Ramës, se do të mbante edhe postin e kryeministrit, edhe atë të kryebashkiakut, duke i kujtuar se kishte mbetur bosh edhe vendi i trajnerit të kombëtares së futbollit"

Per mua, Rama me veprimin e tij tregon se eshte terhequr nga gara Elektorale

Deklarata e Rames se do te futet ne kryeministri nga dritarja e Bashkise se Tiranes, perveçse qesharake eshte mesazh i qarte per ikjen nga gara elektorale, se Rama zyrtarisht ka deklaruar se mes pergjegjesive te Kryetarit te PS dhe Kryetarit te Bashkise, ai ka zgjedhur kete te dyten.

Zgjedhja e bere nga Rama nuk ndodh ne asnje vend te botes. A mund te imagjinohet ne France, Itali, Gjermani etj, qe kreret e nje prej partive te medha te ketyre vendeve, si Berluskoni, Merkel, Sarkozy, te deklaronin publikisht se nuk do drejtonin listen e partise se tyre ne zgjedhje per te mbajtur mandatin e kryetarit te komunes apo te bashkise ?! Çfare mund te ndodhte ne keto vende ?

Socialistet kane shume arsye te ndjehen sot te braktisur edhe te tradhtuar, pasi shohin qe Edi Rama, po i shet shume lire ne tregun imobiljar. Problem do jete dhe per mazhorancen, sepse s'do kete me ke te matet, perderisa opozita eshte "pa koke" ne kete beteje; Madje, s'ka per te pasur as Debat fare para zgjedhjeve midis 2 lidereve, sepse njeri garon, kurse tjetri ngohet ne djell !

Eshte njesoj sikur ne nje beteje, ushtria kundershtare te mos kete gjeneral, por kapterre ... se Gjenerali ka ikur me "leje" te zakonshme ne Haremin e Tij, ne Peze ...

Ore, po e merrni vesh ju qe e djathta NUK i merr 51% te vendeve te parlamentit (71 vende)  ?? Detyrimisht, kryeministri i ri do te jete i majte. 

Lefty thote: "ushtria kundershtare te mos kete gjeneral, por kapterre ... se Gjenerali ka ikur me "leje" te zakonshme ne Haremin e Tij, ne Peze ..."
 ku gjeneralit i japin per te pire raki Mareje dhe kur zjohet ne mengjes nuk i dhemb koka por BYThA... hahaha

Rama mund te mos kandidoje por te jete ne liste..dmth Deputet liste.... Rendesi per deklarimin e tij ka cveshja nga trimerite e Left...me YYYYYY ne fund smiley. Ka shume rendesi te kuptohet se kjo menyre eshte nje "shuplake surratit" te te pacipecve , fanatikeve dhe bajlozeve berishiste te vitit 2009 ??? Te dale nga thellesite e shekujve nje gare elektorale e emertojne frikacake apo trimerore ?????? Dhe hajde mendo se ke ka per apologjet Berishizmi ????? Nje debat cilesor do ta vleresoja nderhyrjen e Swed dhe Lulian. Sejcili ne kendin e argumenteve te tij na fton te mesohemi te gjykojme minimalen e minimaleve Jo maje krahit por ne baze te atyre neneve e Ligjeve ashtu sic i ka ajo qe ULURIMSI per kater vjet e peshtynte si "Kushtetuta e Krimit" .Ne pritje te nderhyrjes sqaruese te nje te miredituri nga Bregdeti smiley alias Bregdetarit , ndoshta debati do te merrtte nje shtrat me te shendoshe e me argumetus !Por para se te vije duhet kuptuar se Rama dha SINJAL per te shkundur trushkulurit e politikes 20 vjecare nga shekullarizmi idiot i arguemteve me Bajloze e Gj.E. Ali .E ardhmja sidoqofte nuk i takon shekullarizmit Berishist!

Une mendoj se ky hap mbrapa i Rames nuk ndihmon shume Berishen sesa ndihmon Meten . Jam i bindur qe ne ditet ne vazhdim Meta ka per ta perdorur kete fakt . Eshte rasti i tij me i mire per te bindur elektoratin e majte se ai eshte lideri qe i duhet atyre .

 

Rama, nga Skenderbej ne Hamza  Edmond Arizaj Jo pak herë në shkrimet e mia kam theksuar se ti po luan “o gjithçka, o asgjë”, duke luajtur në këtë mënyrë me interesat e të majtës. Por në fakt ti as nuk e paske çuar ndonjëherë në mendje këtë. Ti je duke luajtur me tjetër logjikë; “o gjithçka, o vetëm bashkinë e Tiranës”, duke luajtur në këtë rast me interesat e të gjithë atyre shqiptarëve që shpresojnë të ndahen njëherë e mirë nga kthetrat e Sali Berishës dhe zgjatimeve të tij.Mos kandidimi juaj për deputet, siç e pranuat vërtetë nuk ka të bëjë me frikën e mos zgjedhjes, ky do të ishte budallallëk për këdo që e mendon. Por egziston ndoshta tek ju një frikë shumë herë më e madhe; sepse pa kostumin e kryebashkiakut të Tiranës, ju do të dalloni nga shumica e ish-ve të para ’90 që keni rrotull, vetëm nga gjatësia. Sepse zoti Rama ju ndoshta nuk mund ta konceptoni dot veten pa mandatin e bashkisë së kryeqytetit, apo më larg akoma, nuk e konceptoni dot veten vetëm pa pushtet egzekutiv, I cili gjithsesi sjell pas edhe pushtetin politik, ndërsa ju dukeni se nuk jeni ende gati për të anasjelltën.Zoti Rama! Ju u shfaqët katër vjet më parë para socialistëve dhe shqiptarëve si një Skënderbe I ri, I cili do të çlironte vendin e do të sillte përparimin e realizimin e ëndërrave. Ky Skënderbe erdhi duke u zvogëluar deri sa u kthye në një Hamza, pikërisht në deklarimin e fundit se ju nuk do të kandidoni. Sepse ai Skënderbeu I dikurshëm, nuk qëndroi në ballë të betejës vetëm kur s’kishte më fuqi të ngrihej, dhe pikërisht për këtë sheshi do të vazhdojë të mbajë emrin e tij.Si do të mund të votojnë të majtët,  kur vetë drejtuesi numër një nuk do të jetë në përballjen e madhe të mbiquajtur si lufta e të resë ndaj të vjetrës. Kur sipas monologjeve e dialogjeve në 28 qershor na duhet të shkëputemi me të shkuarën për të parë drejt së ardhmes. Dhe ju, që jeni arkitekt I politikës së të ardhmes, inxhinieri I politikës së re, restauruesi I politikës përtej së majtës e të djathtës, nuk do të jeni në ballë të përplasjes, por thjesht vëzhgues dhe pritës. Shumë I keni ulur kokat e socialistëve me këtë vendim zoti Rama.Mos kandidimi juaj për deputet nuk lidhet aspak me zbatimin e kontratës me qytetarët e Tiranës, siç mund të pretendojnë disa. Sepse kandidimi juaj do të ishte lidhja e kontratës me të gjithë qytetarët e Shqipërisë, me në krye Tiranën. Ju do të lidhnit kontratë edhe me socialistët e Kukësit, edhe me ata të Gjirokastrës, edhe me socialistët e Laçit dhe me ata të Tepelenës. Tek e fundit, ju keni aq eksperiencë sa të ndihmoni një pasardhës në krye të bashkisë së Tiranës, qoftë edhe duke luajtur si Vladimir Putin. Por ju nuk e bëtë as këtë. Dhe padyshim që askush nuk mund t’u heqë të drejtën demokratëve të amplifikojnë akuzat se ju zoti Rama nuk doni të shkëputeni nga bashkia e Tiranës për qindra arsye, ku e fundit është kontrata me qytetarët.Ju zoti Rama megjithë vendimin tuaj për të mos kandiduar si deputet, jeni shprehur se do të jepni dorëheqjen nga kryetari i Partisë Socialiste nëse humbisni. Për cilën fitore flisni në këtë rast; atë kur ju merrni 71 vota, apo atë kur Partia Socialiste bën koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim? Sepse kjo është një pikë e paqartë zoti Rama. Nëse ju arrini të fitoni deputetë gati të barabartë me Berishën, atëherë ju personalisht nuk mund të flisni për fitore, kur mbi supe do të keni edhe moskandidimin për deputet.Moskandidimi juaj zoti Rama është një thikë pas shpine për shumicën e socialistëve, dhe atyre që lëkundeshin mes abstenimit dhe votimit majtas. Mendimi i parë është dëshpërimi, se me këtë vendim të kryesocialistit situata nuk është rozë. Mendimi i dytë është se kryesocialisti kërkon të marrë të gjitha pushtetet me “krye” duke rrezikuar instalimin e një diktature demokratike. Mendimi i tretë është se kryesocialisti nuk pranon të jetë i parë midis të barabartëve, siç edhe ka pohuar dikur, por vetëm i parë midis të përunjurve.Moskandidimi juaj zoti Rama nuk do ta lërë Partinë Socialiste pa vota. Por ato nuk do të jenë vota për ju. Nuk do të jenë për ju votat e të moshuarve që dikur i keni quajtur pleq të rrjedhur. Nuk do të jenë për ju votat e veteranëve që luftën ua kthyet në luftë civile. Nuk do të jenë për ju votat e të rinjve, të cilët deri më sot kanë marrë vetëm tema hartimi. Nuk do të jenë për ju votat e të larguarve nga puna, e të lënduarve në punë, e të rrëgjuarve në punë. Këto do të jenë vota për Partinë Socialiste dhe për të majtën. Do të jenë votat e atyre që shpresojnë se PS është ende ajo që mundi të kthehet nga komuniste në anëtare të Internacionales. Do të jenë votat e atyre që nuk durojnë më dot atë qeshje hienash që vjen nga pushteti aktual. Nuk do të jenë për ju zoti Rama, sepse ju nuk rrezikoni për këta njerëz. Patjetër ju mund të përfitoni prej votave të tyre. Por me moskandidimin tuaj vallë do të mjaftojnë votat që ju të bëheni kryedrejtues i këtij vendi?  

Ndoshta shkrimi im mund t'i hyje ne pune ketij debatit

I ke vënë vërtet të gjitha pikat përmbi i Edmond!

Komplimente!

Pas deluzionit të Bashkimit të Veliajt me politikën "qeveritare", ky ishte deluzioni tjetër më i madh (edhe pse jo aq i papritur... shiko mungesën e programit dhe aktivitet të figurave të tjera socialiste pothuajse zero o të eklipsuar nga "kryetari".... Është për të ardhur keq që një shtresë jo e vogël e popullsisë të ndihet e papërfaqsuar nga kjo kastë e politikës.

Edomon Arizaj, je ti i vertiti plako? i modh fare me kete shkrimin, edhe shpreosj qe do e vendosnin per ta komentuar ketu kete shkrimin, por prita kot se ky nuk ishte shkrim pro RAMA.

 

 

Analize e drejte ,kjo qe keni bere. Ti qe je me aty afer, edhe nga keto fakte, si thua eshte e vertet qe Rama keto zgjedhje do ti perdori per te eliminuar Ilir Mete jo per te fituar e majta?

Ne nje analize te pare, qe nga marreveshja per sistemin zgjedhor deri tek kodi gjithccka flet per eliminimin e metes. por kete e di sakte vetem mendja e rames

Nje njeri qe jeton dhe punon vetem per te share nje njeri tjeter. Sa jete te deshperuar duhet te kete? Se ti edmond dihet pa te lexuar fare qe ne cdo shkrim do shash ramen duke bere lojen e metes. e pare keshtu, ti je vetem nje vegel, si subjekt krijues je mbyllur brenda nje dhome prej ku flet kundra rames ne favor te tut kaptinmodhit. kshu qe JO, nuk i sherben fort ketij debati.

Jete te deshperuar????!!!! Jetese vetem per te share nje njeri tjeter???? Me fal o i panjohur po je jashte kalldremit fare fare. Edi Rama nuk ka mundesine kurre te behet qellimi i jetes sime, as per mire as per keq. E kete nuk e ka askush tjeter nga te gjithe ata qe permend ti. Une jam kritizer i tij, nuk jam kundershtar i tij, sepse i kam dale ne krah kur ka bere gjera te mira, por atehere ti do kesh qene i vogel. Gazetaria nuk ka nisur kur ke filluar ti te lexosh opinione.

Per perfundim, imagjinaten e ke shume te zbehte me ate dhomen e mbyllur, qe shyqyr qe se ke bere edhe te erret. Une jetoj ne Tirane  dhe udhetoj shume neper shqiperi. Nuk e di ku jeton ti? Megjithate te uroj te jesh mire kudoqofte dhe te mos behesh  militant .

a harrova. kastor i verteti jam dhe e lexoj me shume deshire peshkun.

RAMA MUA ME DUKET STRATEG I MADH.

Ndoshta shkrimi im mund t'i hyje ne pune ketij debatit

Puuu sa i gjate,sa i kot ai shkrimi jot!.... dhe ti ke fol siper pasneser,si ne kuvend qe flet ne foltore,me Edi Ramen.,por jo deputet ai,por kryeminister!!

   smiley

Si do të mund të votojnë të majtët,  kur vetë drejtuesi numër një nuk do të jetë në përballjen e madhe të mbiquajtur si lufta e të resë ndaj të vjetrës.

Po pse me,earizaj,te jesh Kryemister nuk eshte perballje per te rene,ndryshe?

Cer ka ketu te keqe?

Me pelqen ai flamuri qe mban ne krah te nickut. Besoj do te flisje me mire ne gjuhen angleze. Nuk po te kthej pergjigje tjeter se je me virus te ri, ende pa vaksine. Me vjen keq

Pse lodheni kot. Rama nuk e ndërron 15 % e "taksave" të Bashkisë me asgjë në botë. Cfarë i duhet deputetllëku Ramës? Fiton nuk fiton e majta Rama e ka barazimin në xhep. Rama është inteligjent. Të lumtë Rama...

Nuk e di po unë kam besim se në këto zgjedhje do ketë befasi të mëdha si p.sh: Poli i Meksit ndoshta pak edhe poli i Metës.................

 

PBDNJ ka qene ne te gjitha koalicionet qeverisëse, qe prej 1992. 

Konfirmimi qe fiton e Majta :

Agjensia e Lajmeve "SOT"   olitike&Itemid=60"> Kreu i grekëve, Dule paralajmëron koalicion me të majtët, braktis Berisha Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka paralajmëruar bashkimin me partitë e majta, në koalicionin për zgjedhjet e 28 qershorit. Pavarësisht, se zyrtarisht kjo parti do të vendosë të martën e javës së ardhshme se me cilin kamp politik do të dalë në zgjedhje, programi politik qeverisës i prezantuar nga kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule renditi çështje të përbashkëta me atë që socialistët miratuan në Asamblenë Kombëtare një ditë më parë.

Rikonfirmim :

PS shtyn marrëveshjen me aleatët, pret Dulen

Pakti i planifikuar për sot do të firmoset nesër, ndoshta edhe me PBDNJ-në

Dilema e PBDNJ së Vangjel Dules për të vendosur nëse bashkëpunimi i kësaj partie do të jetë majtas apo djathtas, shtyn edhe për një ditë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes katër partive të tjera të së majtës. Detajet e nënshkrimit kanë marrë fund, duke përcaktuar emrin me të cilin do të pagëzohet ky koalicion. "Bashkimi i ri për ndryshim" është emri që kanë zgjedhur partitë e opozitës për të quajtur koalicionin, mjaft i ngjashëm me sloganin e PS-së për zgjedhjet, "Politika e re për ndryshim".
Nënshkrimi i koalicionit u parashikua për ditën e sotme, duke marrë parasysh se PBDNJ do të shpallte emrin e partisë që do të bashkëpunojë ditën e shtunë. Deklarimi se ky vendim i përket mbledhjes së kryesisë së datës 12 maj, bëri që organizatorët e marrëveshjes të presin edhe 24 orë të tjera për të pritur vendimin e Dules. Ashtu si Dule, edhe partitë që janë pjesë e koalicionit me PS-në janë mjaft të rezervuara për të konfirmuar se PBDNJ e ka vendosur tashmë se do të kalojë majtas. Burimet partiake konfirmuan se nënshkrimi i marrëveshjes mund të bëhet në datën 12 maj, ndërsa më parë u parashikua për ditën e sotme.
Partia Socialiste do të kryesojë koalicionin "Bashkimi i ri për ndryshimin". Kryetari i kësaj partie, Edi Rama, u mandatua ditën e premte nga Asambleja Kombëtare që të përzgjedhë aleatët, të cilët kanë pikëpamje të njëjta qeverisjeje, program, qëndrime politike e filozofi të njëjtë me Partinë Socialiste. Sipas burimeve, koalicioni është i bazuar në disa kritere, duke shtuar Kodin e Etikës, që do të thotë se, pavarësisht se partitë janë në koalicion me njëra-tjetrën, do t‘u duhet të bëjnë fushatë individuale. Palët do të angazhohen se mes tyre do të ketë fushatë të qetë dhe pa fyerje e sulme. Së dyti, përmes kësaj marrëveshjeje do të përjetësohet çështja se cilës prej partive i takon të propozojë Kryeministrin në rast se koalicioni fiton zgjedhjet. Koalicioni "Bashkimi i ri për ndryshimin" duket se do të jetë i fundit që do të nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa me afrimin e afatit të fundit që lejon Kodi Zgjedhor për regjistrimin e tyre në KQZ është mesnata e datës 13 maj. Referuar këtij afati, partitë kanë nxituar të nënshkruajnë aleancat zgjedhore. Partia Demokratike ka zgjedhur të nënshkruajë marrëveshje veç e veç me aleatët e saj të vjetër, por edhe të rinj. Javën e shkuar u nënshkruan marrëveshjet për dy koalicione: "Poli i Lirisë", i cili përbëhet nga PDK e LZHK, si dhe disa parti të tjera jo parlamentare. Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim", e kryesuar nga LSI, përbëhet nga gjashtë parti si LSI, PSV91, PGJSH etj. Partia Socialiste po shfrytëzon në maksimum afatin që jep ligji për të bërë marrëveshjet. Deklarata e Partisë së të Drejtave të Njeriut pak javë më parë se në Kongresin e majit do të shpallë emrin e bashkëpunëtores, bëri që zyrtarët e lartë të selisë rozë të nisin negociatat me drejtuesit e kësaj partie. Në mungesë të një vendimi të ditës së shtunë, si dhe deklarimit jo të qartë se PBDNJ-ja kalon majtas, përfaqësuesit e katër partive të tjera që kanë konfirmuar bashkëpunimin menduan që nënshkrimin e marrëveshjes ta bëjnë në datën 12 maj. Kjo edhe për t‘i dhënë kohën e duhur partisë së Vangjel Dules të vendosë dhe të bëhet pjesë e ceremonisë së nënshkrimit. Sakaq, fjala mjaft kritike e z. Dule ditën e kongresit kundër qeverisë, veçanërisht për proceset integruese dhe votën e emigrantëve, është një sinjal se vendimi i kryesisë së ditës së nesërme do të jetë në favor të koalicionit me të majtën. PBDNJ vijon të përfaqësohet në qeverinë shqiptare me një ministër dhe kjo është një arsye që e ka detyruar të jetë mjaft strikte në deklarimin e bashkëpunëtorit në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa partitë janë duke bërë aleancat e fundit, KQZ ka miratuar udhëzimin që tregon procedurat e regjistrimit të koalicioneve në këtë institucion. Për të provuar nënshkrimin e koalicionit, në KQZ duhet të dorëzohet një kopje e marrëveshjes mes tyre.

 

E hongri Bollano.Dulja me socialistet Bollano shkon automatikisht ne burg.

Po sikur kto lojna t'bëhen pikërisht për të shpëtuar Bollanon?

Sala nuk ka qejf me e dënu (se ndrysh i prishet qejfi miqve grek&eumlsmiley, Rama nuk ka se si të dënojë "shokët e partisë që mund të korigjohen"... e vissero felici e contenti (përfundimi i lumtur i përrallës së Bo...llanos)

Sa turp! Sa tuuuuuuurp! Jo per Ramen, eh. E kam fjalen per mbeshtetesit. Nuk keni as piken me te vogel dinjiteti e konsiderate per veveten. Kandidati per kryeminister e njekohesisht kryetar i PS, refuzon te jape doreheqjen si kryebashkiak. Ka frike, bashkia i sjell pare te madhe, ose te dyja bashke. Mos te flasin me kush per Edi Ramen. Zero absolut. 

Po si nuk e tha nje fjale askush nga ato te diplomuarit per Shkenca Politike te cilet mbushin perdite faqet e gazetave me leksione mbi demokracine, shtetin e se drejtes, respektin e ambjentit e bla-bla-bla? Askush s'e tha nje fjale, ore asnje. Po sa hipokrit, qe jane! Fallso deri ne palce.

Po pse o Cen njelloj eshte bashkia Gjirokastres ne 97 me ate te Tiranes ne 2009????

Ketu beht fjale per 20% e cdo pallati,  qe ndertohet ne Tirane. nuk jane pak , jane shume leke. As qe krahasohen me ato doganat e tatim taksat qe mund te vjedhin keto te PD. Edhe cfar eshte me interesantia Rama e din mire, se po i iku Bashkia i iken edhe e gjith mbeshtetja Mediatike. Edhe vete Zeri Popullit ska me e mbeshtetur me.

Eshte si dikush qe ecen me nje qen per dore, edhe eshte i rrethuar me ujqer ( qofte pozita po ka edhe nga ato brenda PS , qe me zor presin ta shqyejn), qe apo te leshoji qenin qe ruan (bashkine d.m.th) ta shqyejn. Edhe n.q.s i kerkohet ta bej nje cope rruge te  vetme, pa qenin e tij besnik , qe te shkoji deri ne Kryeministri (sic po pretendon), Ka frike!!! se adhe ate rruge te shkurter (afersisht 1muaj) nuk rrin vetem, se e Shqyejn (me shume ja ka friken, te veteve) por edhe Mediave, qe varen nga lejet e ndertimit, mund ta kthejn krahurn direkt.

 

p.s Edmon faleminderit per pergjigjen. PErsonalisht i pelqej shume shkrimet e tua.

Iiiiiiiiiiiiiiiiiii Lefto sa me ke zhgenjyyyyyy!!!!

Une nuk te njo e nuk e di sa vjeç je po te menosh (siç paske pas menu ti) qe Rama ka lexu Kushtetuten e Shqiperise o isoj sikur me besu te Plaku Vitiriut! Nejse po ta falim per ksaj rradhe po mos e perserit mo kur te vije puna qe Rama te doje te bohet kryetar partie, kryetar bashkie, kryeminister edhe president.

Ate qe thote Toko une nuk e kundershtoj dot, vetem se kom i "hall" qe nuk po ja gjej zgjidhjen. Si do rri Rama kryetar i PS-se po humi zgjedhjet? E vetmja rruge-zgjidhje do ishte qe zgjedhjet te mos i fitoi asnjoni, dhe te gjehet nje akord midis te parit dhe te tretit (Meta e ka te sigurte kete ven). Ne ket rast nuk jena dhe shume keq se nuk do kena as Berishen, as Ramen, as Meten kryeminister. Se Meta mund te boji koalicion me dreqin po ne asnje menyre nuk prano qe kryeminister te jete Rama apo Berisha. Vetem keshtu Rama do mund te justifikoje qendrimin ne krye te partise. (ndonese prape do e kete shume te veshtire)

Te Premten te Zone e Lire, Avokat Ngjela tha dicka interesante per koalicionet. Me sakte per zgjedhjen e deputeteve. Sipas Avokatit, nese nje Parti paraqitet e vetme ne zgjedhje (pa koalicion) i duhen mesatarisht 11mije vota per te patur nje deputet ne rang qarku (sipas ligjit zgjedhor). Ndersa ne rast se eshte ne koalicion i duhen 25mije vota. Une keshtu i kam bere llogarite tha Avokati.

Nuk eshte cudi qe edhe Dule (PBDNJ) te hyje e vetme ne zgjedhje dhe te vendose per koalicionet pas tyre.

avokati osh njish mer njish smiley

Por sme duket se ka shume sy per te kap gjo smiley

 

Duke qene se dua qe berisha te zhduket nga skena politike, nuk marr mundimin ti futem shume prapamendimeve te rames sepse nuk kam kohe me teprice dhe nuk e mbaj veten per psikolog. Mua me duhet te shoh nje ndryshim ne menyren e qeverisjes se atij vdnei, nje menyre u zhduk me nanon, tjetra ka mbetur berisha. Po ti vesh ne balance akuzat per vjdhje per te dy palet me rezulton qe berisha ka shume me teper perfitime se rama, por kjo pak rendesi, sa kohe qe as njerit as tjetrit nuk i eshte vertetuar asgje legalisht nuk ja vlen te diskutohet. Prandaj duke lene menjane vjedhjet dhe akuzat e tjera, them se rama peshon me shume se berisha sepse ka patur shume me teper rezultate. Se c'ka ne koke rama pak rendesi ka, nese ai fiton, athere bravo i qofte se llogjika e tij (qe shume prej nesh ketu i duket frikacake, joburrerrore, jolesherore etj) funksionoi per merak, nese nuk fiton atehere ai gaboi dhe do paguaje duke u larguar nga PS dhe duke vazhduar punene ne bashki edhe 1a 2 vjet dhe kaq.Mjaft u lodhet duke bere llogarite e rames se po harroni tuajat.

Qe te kanditoje per deputet Rama duhet te japi dorheqjen si kryetar bashkie , keshtu duke e ditur qe i ka te humbura keto zgjedhje ,ai po tregohet i zgjuar ,dhe nuk rrezikon te ngelet as deputet as kryetar bashkie.

 

Nga ide e njerez te tille do ngele gjithe jeten prapa Shqiperia

them se rama peshon me shume se berisha sepse ka patur shume me teper rezultate

A i Liston njeçike "rezultatet" e Rames te lutem, te beje une listen e rezultateve te Berishes per keto 4 vite; Filloje qe me Ministrine e Kultures po deshe ...

Per mua sben fort sens ky titull. Rama nuk ka thene qe sdo te kandidoj si deputet por ka thene qe do te vazhdoj te jete edhe kryetar i bashkise si edhe kryeminister i ardhshem i shqiperise. Keshtu e kuptoj une prononcimin e tij dhe shpjegimi qe ai ka dhene eshte kuptimplote - pra perderisa ka premtuar votuesve tiranas dicka duhet edhe ta mbaj kete premtim. Une nuk e di sesi eshte ligji yne lidhur me te drejten per te qene edhe deputet edhe edhe kryetar bashkie edhe kryeminister dhe ma merr mendja qe nuk ka ndoje pengese ligjore te tille. Rama do te bente shume gabim nese nuk kandidonte per deputet pasi kjo do e perdoret shume mire nga kundershtaret e tij. Pasi ne thelb nuk mund te pretendosh te mbash nje pozicion te larte zyrtar (dhe nuk ka me te larte sesa ai i kryeministrit) pa kaluar se pari ne votimin popullor lokal. Ky eshte edhe dallimi i madh mes politikes anglo-saksone dhe asaj kontinentale apo ndonje tjeter. Pra votohu dhe pastaj mund te qeverisesh. Dhe une mendoj qe rama e di kete fort mire.

Une nuk e di sesi eshte ligji yne lidhur me te drejten per te qene edhe deputet edhe edhe kryetar bashkie edhe kryeminister dhe ma merr mendja qe nuk ka ndoje pengese ligjore te tille

Ka pengese se ç'ke me te!!! Kushtetuta e Shqiperise ndalon qe te jesh edhe deputet, edhe Kryetar Bashkie apo Komune. Po keshtu, s'mund te jesh Edhe Kryeminister, edhe kryetar Bashkie ... o njera, o tjetra.

Per t'u bere kryeminister, s'je i detyruar te behesh deputet, prandaj Rama nuk kandidon, se po te kandidoje, i duhet te dorehiqet nga Bashkia.

Ai i ka bere mire llogarite per veten e tij : po fitoi PS zgjedhjet, e le bashkine dhe behet Kryeminister. Po i humbi, rri prape aty ku eshte (dhe nuk eshte keq!)

.....po fitoi PS zgjedhjet, e le bashkine dhe behet Kryeminister. Po i humbi, rri prape aty ku eshte (dhe nuk eshte keq!)... Hera e pare qe te lexoj jashte kornizave , (dhe mjere TI po e lexoi kete fraze Doku ) por megjithate me mendim te paplotesuar.....Eshte e vertet qe nuk eshte KEQ ..sepse nuk mund ti lihen nje te marri qe vjedh VOTA edhe Qeveria edhe Tirana...Ja kjo eshte e gjitha o Left me.............. YYYYYY ne fund.....qe me ne fund e paske KUPTUAR smiley

 

Ka 6 vjet qe nuk kam qene ne Tirane dhe thuhet se Edi Rama ka bere shume per Tiranen. Ju falenderoje nese dikush do te rendiste gjerat qe ka beri Edi per Tiranen. E kam fajlen per gjera madhore/ strategike qe kane lene gjurm ne zhvillimin e Tiranes per nje kohe shume te gjate dhe jo se sa pallate ka lyer me boje ose sa kazane plehrash ka shtuar (me kuptoni se edhe kazanet jane te rendesishem por per mua nuk perbejne asnje ndryshim) etc.

pyetje te tilla nuk lejohen te behen ne kete faqe .

Ll - 10 Maj 2009 - 3:34pm

 

“Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj

 

Cudi, kjo do te thote qe dy vitet e para do jete dikush tjeter i majte kryeminister. Kaq fort e paska loz Ilir Meta kete pune?

se iliri "vdes pa pak magazinier"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).