Rama apo Berisha apo..?

Cfare prespektive do kete Shqiperia pas 28 qershorit? Kush do jete ne krye te qeverise, nje kryetar bashkie njekohesisht kryeminister apo nje kryeminister (Sali Berisha) njekohesisht kryetar i legjislativit dhe gjyqsorit?

 

Veshtiresia qe ndjen sidomos zgjedhesi i moderuar  eshte i natyrshem; dilema rrjedh jo thjesht nga teatri qe po skenojne politikanet tane ne bashkepunim me median keto muajt e fundit, e qe do arrije kulmin kur me 27 qershor te inaugurohet rruga Durres-Kukes; pikerisht nje dite para zgjedhjeve per te mbyllur me nje pseudosukses 4 vjecarin Berishian plot me cudira, tragjizma, euforizma e pasione. Por edhe nga shqetesimi i brendshem qe ndjejne shume qytetar shqiptar mbi shnderrimin e detyrimit civil qe kane, ne vote per 2 personalitete te politikes si Rama apo Berisha; shqetesim sepse eshte e qarte qe askush prej te dyve nuk percjell nje profil bindes per te ardhmen. Nga njera ane e shkuara dhe e tashmja e Shqiperise qe e ka emrin Sali Berisha dhe nga ana tjeter prezenca e nje skeniku si Edi Rama i cili nuk e ka problem te bej palaçon e cirkut si me kundershtaret e tij si me pallatet e Tiranes duke kerkuar ta trajtoj politiken si nje artist i cili mjafton te kete penelin ne dore dhe mund te  beje mrekullira. Se fundmi, teoria me gjeniale e artisitit tone konsiston ne futjen e disa risive ne sistemin politik duke e perngjasuar me ate amerikan. Teoria e dopio karrikes, si kryetar bashkie dhe kryeminister ka lene pafjale shume politikan, analist dhe opinionin e gjere. Ndoshta vizioni i tij mund te jete i drejte por behet fjale per nje modifikim ne sistemin politik i cili per momentin nuk i sherben askujt dhe do jete burim konflikti dhe destabiliteti per te ardhmen e afert. Shqiperia ka nevoje per reformime te tjera. Mjafton te permendim sistemin administrativ dhe gjyqsor, sistemin financiar-bankar, zhvillimi i infrastruktures energjitike e rrugore dhe problemet qe lindin nga mosefiçenza e ketyre sistemeve qe ka te beje kryesisht me kostot e larta te trasanksioneve ndermjet agjenteve shoqeror dhe ekonomik ndaj atyre publik e per te mos harruar nivelin e larte te korrupsionit. Por keto jane tema per te cilat asnje politikan nuk flet apo debaton, pervecse duke dhene premtime boshe, absurde, pa permbajtje dhe pa horizontin dhe vizionin e duhur.

Kushdo qe te vije ne pushtet eshte natyrshem qe do beje me shume se paraardhesi i tij. Madje dhe vete Berisha mund te permiresoj kushtet e ketij vendi ne kater vitet e ardhshme. Per kete arsye fare mir mund te rivotohet per nje mandat te dyte ne funksion te disa suksesve qe ka arritur qeverisja e tij ne fushen ekonomike dhe nderkombetare. Problemi qendron ne nje kontekst etik dhe shoqeror. Eshte bere e padurueshme dhe e patolerushme papergjegjsia dhe frenezia e te genjyerit 'sy per sy' duke shfrytezuar aftesite e  shkeqyera mediatike dhe retorike arrin te krijoj nje iluzion te madherishem, hyjnor,hiperbolik te realitetit duke shkaterruar neuronet perceptuese te ketij realiteti te mijrave shqiptareve( dhe jo vetem) te cilet vazhdojne ti votojne. E gjithe klasa jona politike eshte e prekur nga kjo frenefobi me dashje apo pa dashje. Ne keto kushte shume pak fytyra te skenes politike mund te shpetohen. Skandalet e fundit treguan se sa e implikuar eshte klasa jone politike me dallaveret e korrupsionit dhe shfrytezimit te postit per qellime te ndryshme; se sa reale jane vlerat demokratike qe demokratet tane ne pushtet i mbajne nen menge dhe i demostrojne ne publik sa here qe kane nevoje per konsensus dhe konformizem; se sa reale dhe funksionale eshte demokracia shqiptare e cila vazhdon te lekundet e brishte dhe pa mbeshtetje.

Zhgenjimi rritet ne proporcion me ndergjegjsimin e shoqerise sone civile mbi klasen tone perfaqsuese. Rritja e ndjeshmerise se konceptimit te realitetit tone politik nga qytetaret shqiptare duket se ka vene disi ne pozite te veshtire vete klasen tone politike e cila ndjen me forte reagimin e qytetareve ndaj cdo paudhesie. Kjo eshte nje shenje e mire per nje demokraci e cila gjithsesi ka mbrapa shpine dy dhjetevjecare plot me bema heroike e plot me donkishota , makiavelian, berishist e nanoist. Por nuk eshte ende e mjaftueshme. Demokracia jone vazhdon te qeveriset nga rrjete joformale njerezit e grupesh te cilat cojne perpara interesat e tyre ne menyre te paskrupullt duke shfrytezuar postet publike apo hapesirat publike te cilat nuk jane te prekura nga asnje normative juridike. Cdokush qe zoteron nje kapital shoqeror te rendesishem  mund gjeje te cara ne sistemin tone pa problem. Keto rrjete informale te cilat ekzistojne dhe funksionojne permes mekanizmave te besimit, reputacionit dhe interesit reciprok vazhdojne te kontrollohen nga askushi sepse ai qe duhet ti kontrolloj eshte pjese e ketyre rrjeteve. Nuk dua ti enfatizoje keto rrjete me teper se cduhet por nje arsye e mosfunksionimit te demokracise sone duhet ti delegohet pikerisht ketyre rrjeteve informale te cilat jane te shtretezuara thelle edhe ne shoqerine civile.

Receta per te kuruar demokracine tone duhet te bazohet ne nje ndyshim gradual dhe konstant te kushteve strukturore mbi te cilat elementet e shoqerise zhvillojne aktivitetet e perditshme. Ne kete pikveshtrim kushdo qe te vij ne pushtet me 28 qershor duhet te japi nje kontribut te pakten minimal per vazhdimesine e ketij ndryshimi gradual.

25 Komente

Se fundmi na u rishfaq ne skene nje ish i burgosur dhe ish politikan i cili na qenka gati te marri udheheqjen e Ps ne rast se e majta humbet zgjedhjet. Atehere Edi Rama nqs fiton zgjedhjet do kete shansit me te madh te demokracise shqiptare: te largoje me vetem nje goditje perfundimisht dy pronaret e politikes dhe demokracise shqiptare: Berishen dhe Nanon.......

"Atehere Edi Rama nqs fiton zgjedhjet do kete shansit me te madh te demokracise shqiptare: te largoje me vetem nje goditje perfundimisht dy pronaret e politikes dhe demokracise shqiptare: Berishen dhe Nanon....... "

edhe Ilir Meten Arber. Andaj me ngjan pyetje 1.000.000$ nese Rama ne 29 qershor mund te nxjerre perfundimisht jashte politikes Berishen, Nanon, Meten...

apo nje kryeminister (Sali Berisha) njekohesisht kryetar i legjislativit dhe gjyqsorit?

Qe ne momentin kur shkrimi yt fillon me kete fjaline e mesiperme, atehere ai nuk meriton te lexohet fare.

Eshte per te ardhur keq qe "peshku"  behet tribune militantesh ne kete fare feje.

Oltix---Nqs do kesh nderin ta lexosh deri ne fund do kuptosh fare mir qe nuk behet fjale per militant socialist apo demokrat. Ajo ishte nje shprehje e perdorur per te permbledhur me pak fjale mosrespektimin e ketyre dy insitucioneve kaq te rendesishme per nje demokraci nga ana e Sali Berisha qe ne momentin qe ka ardhur ne pushtet, duke kerkuar ti influencoje me cfaredolloj menyre jashte cdo norme kushtetuese dhe demokratike. Presioni i vazhdueshem qe ai ka ushtruar eshte fakt i njohur nga te gjithe.........

Keshtu qe here tjeter mundohu te lexosh deri ne fund ose te kuptosh pak me mir thelbin...e jo te thuash '''peshku behet tribun militantesh ne kete fare feje''.....nqs ke sadopak kulture politike.

Nese dua te lexoj shkrime si ky qe ke nisur ti atehere shkoj e hap Zeri Popullit une.

Dyshoj se mund te jesh kaq i afte..............

O Arbri09 ti do te largohen dy pronaret e politikes shqiptare per hir te ketij pronarit te ri?! Hajde logjike hajde.

Nqs do logjikonim ne politike, do na duhej te shtronim shume pyetje te cilat prekin thelbin e ekzistences se politikes dhe menyren se si ajo funksionon. Un jam absolutisht dakort me ty qe do largohen dy baron te politikes dhe ne vend te tyre do vij nje tjeter. Teorikisht kjo eshte menyra sesi funksionon nje regjim politik ne cdo vend te botes. Por ta shnderrosh kete arsyetim ne praktik ashtu sic ben ti do te thote te mos lesh asnje hapesire reale per tjetersimin e demokracise tone. Edi Rama mund te jete nje alternative shume e vlefshme...po aq e vlefshme sa ka qene ajo e Sali Berishes ne vitet 90.

Kot je lodhur o Arber!

Qe me moskandidimin e Rames ai e tregoi qe nuk fiton.A e quan normale ti qe kryetari i partise te mos kandidoje per deputet,se une per vete e quaj jashte cdo llogjike.Eshte shume e thjeshte Arber,ai e di qe do te humbe dhe bashe me karriken e kryerait do te humbe edhe ate te kryatarit te bashkise qe i siguron miliona euro ne vit.

Qe nga ky gjest duhet te gjykosh Rames jo si nje i ri ne politike por si pasues i denje i atyre qe ti thua se duhet te largoje nga politika.

...Ajo ishte nje shprehje e perdorur per te permbledhur me pak fjale mosrespektimin e ketyre dy insitucioneve kaq te rendesishme per nje demokraci nga ana e Sali Berisha qe ne momentin qe ka ardhur ne pushtet...

Perse Edi Rama dhe Fatos Nano nuk jane tallur me keto insitucione sa ju ka dashur qefi?

Per mua fitorja e Rames do te jete fitorja e anti-vlerave!

Un personalisht nuk jam mbeshtetes i flakte i Edi Rames. Edhe me lart kam shkruajtur qe Edi Rama eshte sjellur si palaco cirku si me rivalet e tij si me pallatet e Tiranes pa respektuar shume vlera qytetare dhe politike. Megjithate vendimin e tij per te moskandiduar si deputet e shoh si qellimin e tij ne vetvete per te ndryshuar vete sistemin politik shqiptar duke futur disa risi te marra nga sistemi amerikan. Nqs ti e di ne sistemin amerikan kryetari i ekzekutivit nuk eshte deputet i kongresit. Po ashtu edhe kabineti i tij. Edi Rama do te realizoje te njejten gje...dhe po te kesh vene re ne deklaraten e tij te fundit kur paraqiti listat per deputet fliste me terminologji e cila i perket gjuhes se sistemit amerikan. Nuk e di nqs teoria e dopio karrikes (kryetar bashkie dhe kryeminister) do jete e vlefshme per sistemin ton politike, por me siguri do sjelle shume debate dhe sulme politike nga opozita e ardhshme.

Shqiperia eshte shtet parlamentar kurse Amerika presidencial. Cdo paralelizem midis sistemeve eshte komplet pa vend. Fakti qe Edvini permendi sistemin Amerikan si arsyeja e tij per mos kandidim eshte thjesht nje truk i tij politik.

Cfare ka bere Rama me Tiranen ti e quan palaceri ? Palaco eshte ai qe fishkellen bilbila dhe i bie dajres ne parlament, ai qe shkaterron nje kryeqytet per interesin e tij ekonomik dhe shfrytezon voten e popullit per kete qellim une e quaj kriminel mafioz.

Kur behet krahasimi me Ameriken flitet per futjen e disa risive qe i perkasin presidencializmit amerikan ne paralamentarizmin shqiptar. Nuk i njoh shume nga afer interesat e tij ekonomik dhe e gjykoj per ate qe shoh dhe degjoj. Nuk me duket kaq kriminel mafioz.Gjithsesi ti ke bindjen tende.

Arber me thuaj pse mund te jete alternative e vlefshme Rama. Cfare ka Rama ndryshe nga Berisha dhe Nano.

Per t'ju pergjigjur pyetjes tende nqs do e bazonim analizen tone mbi personalitetin dhe karakterin e ketyre 3 politikaneve do te gjenim shume ndryshime.....jane 3 prototipa te cilet kane karakter dhe karizem te forte...force te madhe mediatike..dhe te afte ne krijimi e nje kapitali shoqeror shume te gjere. Megjithate jane shume te ndryshem nga njeri-tjetri persa i perket vizionit qe kane mbi shoqerine dhe spektrit politik te ciles i perkasin. Berisha eshte nje totalitarist qe predikon moralin dhe madheshtoren( po te shohesh diskutimet e tij kjo eshte esenca) ndersa Edi Rama eshte individualist i cili predikon pluralitetin dhe diversitetin ne shoqeri. Fatos Nano mund te quhet nje sofist i cili retorizon tere kohen..por mendjen e ka te qejfi,kitarja,alkoli,buzuqet etj...........

Gjithsesi pikat qe shkojne ne favor te Edi Rames jane inerente me karrieren e tij administrative si kryebashkiak per 3 mandate rrjesht duke sjell shume ndryshime te rendesishme ne tirane..forca e vullnetit, vizioni i ndryshem me kontemporan ne krahasim me rivalet e tij politike....etj

Pastaj vete zhdukja nga skena politike e Nanos dhe Berishes(te cilet kane pasur anet e tyre negative pa mohuar ato pozitive) perkthehet ne nje ndryshim te madh dhe rrenjesor per te gjithe.

Ashtu eshte Arber!

Vizionet e Edit nuk i kupton populli yne injorant!

Ai do te sjelle sistemin amerikan ne shqiptari,po ku e kuptojne shqiptaret injorante!

Me duket se nga dashuria e madhe qe ke per Edin po harron fare realitetin.Ai me kete levizje po ruan prapanicen e vet.Nese fiton behet kryeminister,nese humbet eshte prape kryetar bashkie dhe perseri korr miliona.Por nese hyn ne gare dhe humbet i iken edhe Kryeministria dhe bashkia e tij e dashur.

Kjo eshte e verteta dhe boll e mbuluat.Nuk mbulohet dielli me shoshe sic do te besh ti,duke e justifikuar Edin se gjoja do te sjelle frymen amerikane dhe se kupton populli injorant apo brockulla te ketij lloji.

Pike e zeze!Edi Rama do te ndyshoje Shqiperine!Jo ore jo,ai thjesht do te ruaje karriken e tij me kete levizje se nuk i plasi prapanica per Shqiperine.Kjo eshte e verteta e hidhur vella!Mos u mundo ta sheqerosesh se helmin perseri brenda e ka!

Praskenat dhe deshirat intime te Edi Rames nuk i  njoh as un as ti. Nuk e di nga e gjen gjithe kete bindje absolute mbi personin e Edi Rames. Nqs behet fjale per te mbajtur thjeshte nje karrike pushteti ai mund ta bej shume mire duke vene emrin e tij ne krye te listave per deputet dhe keshtu mund te jete funksionar i larte legjislativ per 4 vitet e ardhshme duke pasur mundesine te vazhdoj te beje dallavere( sic beson ti). Un shpresoj dhe mendoj qe nuk eshte ashtu sic thua ti sepse me shume mundesi do jete kryeministri jone i ardhshem. Keshtu qe nuk dua ta paragjykoj sic ben ti sepse ne perthgjithesi kam mendim pozitiv aftesite dhe per ate qe mund te bej per Shqiperine.

Arbri edhe njehere sqarim. Rama nuk do ta shofi parlamentin me sy. Po ta shohesh eshte njeri qe nuk del as ne debate televizive e jo me te perballet ne parlament. Duhet ta pranosh qe eshte shume dobet si ne inteligjence si ne perballje. Nuk mund te kandidoje per deputet sepse ja vlen me mire te mbaje bashkine. Bashki = euro dhe euro = pushtet. Mbas 28 qershorit kur te humbasi zgjedhjet duhet te kete fuqi monetare qe te mbaje lukunine qe e rrethon dhe ti rezistojne Nanos.

Te them te drejten nuk e di realisht sesa eshte i lidhur nga ana e interesave me karriken e kryetarit te bashkise apo sesa eshte real vizioni i tij mbi sistemin politik. Pra nuk e di realisht nqs kete teori e perdor sepse ka shume interesa vetjake dhe politike qe e lidhin me karriken e kryetarit te bashkise apo sepse realisht eshte promovues i nje ideje te re mbi trasformimin e sistemit politik shqiptar. Un shpresoj qe te jete e dyta sepse ne rast te kundert do ishte fatkeqsi e madhe per te gjithe. Megjithate cdo gje do verifikohet ne 4 vitet e ardhshme nqs Rama fiton zgjedhjet.

atehere, etem nese ndodh dicka qe s'ka pase shaneme ndodhe nojhere, psh vullkan ne malin e taraboshit, fiton rama zgjedhjet. dhe rama e di mir kete gje ndaj nuk kandidon. dike me siper lexova se ai na respektoka diversitetin dhe individualitetin. qe kur keshtu? ata qe e njohin nga afer me kane thene qe vetem njeriun nuk di ta respektoje dhe nuk di te flasi njehere si nje njeri me pakez kulture. kjo duket edhe nga debatet televizive qe shohim nga larg.

diversiteti i rames? ku? ne peze? te pallatet e muhamet gjolleshes? apo ne fotot nudo qe pubikon para zgjedhejve per tu ba interesant? per tu duke i ri, me ide treja. dhe nuk besoj se ka shqiptare qe ende i hane ka kokrra ulliri si kjo politike amerikone. sikur keto te tjere qe predikonin nje sistem shkollor europian. ne europe ka mbi 20 shtete, me 20 sisteme te ndryshme shkollore. cilin kishin kopjuar? rama pike te frte ka origjinalitetin, nuk e di pse ti qe kerkon ta mbrosh e akuzon per kopjac. futje e sistemit amerikan? cka do me thane kjo, qe sa te fitoje edi do te behemi si amerika?

ide e mire kjo e pjerit. futim kryeminister arenca trashanin. me mire. e re, e mire, e shkollume jashte shtetit dhe ka mundesi qe te fusi ne politike sistemin politik te zimbabvese. risi kjo qe pak kush mund ta kuptoje por qe do e nxjerri ne drite kombin tone. mire kjo ideja e fushates, po ju me ke jeni, apo me kedo qe eshte kunder sales?

Shkinaks ------cka do me thane kjo, qe sa te fitoje edi do te behemi si amerika?

 

E paske kap thelbin shoku....si puna e gjinit te portokallia fliske. Pse nuk shkon te portokallia mbase te marrin edhe ty te besh duet me gjinin.

..duke kerkuar ta trajtoje politiken si nje artist i cili

mjafton te kete penelin ne dore dhe mund te beje mrekullira.....

Edhe si piktor Rama eshte shume i dobet

Meqe si nudist Anglezet e Pd-se e kane cmuar si te shkalles se pare Ramen , mendoj do jete me transparent se sa Dandy Nano me kostum dhe Mixha me gune te dhirte smiley Te pakten Edit ja kemi pare se e ka nxjerre edhe ne foto.Berisha se tregon se bens sex me drite te mbyllur si Mic Sokoli smiley ndersa Dandy Camcakiz e ben shume shpesh operacion smiley Rrofshin fitorjet e reja te PD-se .

Sa mire do ishte sikur edhe Berisha mos ta vinte emrin ne liste per deputet , keshtu qe po te humbi mos tja shohim me surratin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).