Qeveria jep tapi për 3400 vetë 52 ditë para zgjedhjeve

Qeveria vendos të bëjë pronarë të ligjshëm të ndërtimeve pa leje 3400 qytetarë shqiptarë, si dhe të legalizojë 600 shtesa katesh, pallati, apo lokali, të cilat janë ndërtuar pas 1993 në ndërtimet e ligjshme. 1.167.342.80 metër katrorë, në të gjithë Shqipërinë, kaluan në pronësi të shqiptarëve duke legalizuar kështu 3351

objekte. Për qarkun Tiranë, ku kryesisht përfshihet bashkia me të gjitha njësitë
e saj bashkiake, me zona të ndryshme kadastrale, u legalizuan 356.211.43 metër katrorë. Pas Tiranës, me sipërfaqe më të madhe të kalimit të pronësisë vjen qarku i Vlorës, ku përfshihet dhe Bashkia e Sarandës si dhe komuna e Radhimës. 360.047.90 metër katrorë kalohen në pronësi të pronarëve të rinj.
Më pas renditet Qarku i Elbasanit, ku janë 144.157.95 metër katrorë tokë që
kalojnë në pronësi, kryesisht brenda në qytet, duke përfshirë edhe komunën e
Bradasheshit. Pastaj vijnë me radhë Qarku i Fierit, ku përfshihet dhe bashkia e
Lushnjës, me 13.023.45 metër katrorë tokë; Berati me 21.054.84 metër katrorë;
Lezha me 25,556.20 metër katrorë; Durrësi me 151,459.13 metër katrorë si dhe Shkodra me 77,605.00 metër katrorë. Një vendim i tillë i Këshillit të Ministrave, vjen 22 ditë para fillimit të fushatës elektorale dhe pritet të shpërndajë shumë shpejt edhe certifikatat e pronësisë për pronarët e rinj. Legalizimi është procesi, që sipas kryeministrit, duhet të ecë njëkohësisht me kthimin e kompensimin e pronave. Kështu që pronarët e rinj do të derdhin në arkën e shtetit për metrat katrorë që kanë përfituar nga legalizimet, në mënyrë që ky fond të përdoret si fond fizik për procesin tjetër, atë të kthimit dhe kompensimit të pronave.

 

 

4 Komente

Interesante kembengulja ne kete drejtim smiley  Para zgjedhjeve vendore u ndoq e njejta taktike dhe u humb beteja per Tiranen dhe qytetet, pse mendojne qe do jene me te suksesshem kete here?

Ll kjo eshte e habitshme me keta pushtetaret e sotem ne fushate.

Kur ishin zgjedhjet vendore merreshin me bolet e Rames ne plazh, qe s'kishte fare lidhje me Ramen kryebashkiake. Tani merren me Ramen dhe lejet e ndertimit ne Tirane, qe s'ka lidhje fare me Ramen kryeminister! smiley

Llukano, s'ke ka lu; po te gjurmojm me aka-aki cdo levizje!  smiley 

Nuk leviz dot tjetri nga vendi smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).