Qe nga ky moment

Qe nga ky moment...

 

do shikoj më shumë qukapikët
Mendjen pa e vrarë
sa vena zgjaten në kockën e sqepit.

Që nga ky moment...

Gjakun do e ftoh kur zogjtë të fshihen
Sytë kycyr
kur gurin dikush ua hedh.

Që nga ky moment...

Do mbulohem me pemë
Trupin e paturp
nga hetimi i Sirius e xixës së Kanobusit.

Që nga ky moment...

Do dashuroj më pak
Zemrën mbyllur
për ‘egoist behavoir A+B’ të një të burgosuri.

Që nga ky moment...

Do mendoj më pak 
Venat shtrënguar si nga një Anakonda
derisa gjaku të shpërthejë më në fund paqen.

Dhe do mendoj më pak për rregullat...

Që nga ky moment...

E kuqja, shansi i humbur në një ruletë me dy ngjyra
E zeza, fitimi dyfish i jetës që ke humbur
Derisa globi të lodhet së rrotulluari.

Që nga ky moment...

Do i mbledh gjithë “që nga ky momentet”-et
Këngët, pendët, sqepat e fluturimet,
Zvarritjet, yjet, rrahjet e pulsimet
Gjethet, gurët, hekurat e bastet
E do kuptoj se, që nga ai moment...

Nuk Jam më Unë!

15 Komente

jeni sulur nga temat e politikes dhe tek letersia nuk beni komente fare

poezi te bukura klajd

Ca thu ti mi goce. Ne po na zi koka ketu ti meresh me poezi smiley

Ja te degjojme pak keshillen e flo dhe te behemi pak romantike:

 

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli...

smiley

sa mire qe  e solle smiley

Ç'ti komentosh Klajdit kur thotë:

Do mendoj më pak 
Venat shtrënguar si nga një Anakonda
derisa gjaku të shpërthejë më në fund paqen.

Dhe do mendoj më pak për rregullat...

Racionaliteti apo sentimentalizmi?
Truri apo zemra duhet të mbizotërojë?

Jeta  (ose ajo pjesë e saj që në fund të fundit do mbahet mënd për mirë apo keq) është mjaft e shkurtër që të mund të gjesh një ekulibër perfekt mes këtyre të dyjave... zakonisht, për gjërat më të bukura dhe që ndoshta shkaktojnë edhe më shumë dhimbje: Va dove ti porta il cuore! smiley

P.s: Klajd, nga ajo fotoja nuk merret vesh nëse është lëng apo gaz ajo që ka ngelur mes atij që është hedhur nga kolovajza... gjithsesi, në të dyja rastet, nuk është shenjë guximi smiley

Klajd keto nuk me kenaqen ne asnje nivel. Madje mund te shtoj, po me lejoi floja, t'i rikthehemi politikes.

Me kane ngelur ne mendje nje sqep, ca vena, ca yjesi dhe ndonje gjarper, pa lidhje me asgje, nje konfuzion imazhesh per te shprehur nje ide qe s'del gjekundi, per te mos folur per klishene e perjetshme qe eshte vargu i fundit. Me ke habitur. Ma bej hallall sinqeritetin.

vazhdo mi shoqe vazhdo, se nuk ka bere postbllok  flo-ja smiley thjesht e thash se temat e letersise keto kohe po kalohen ne heshtje smiley

Flo shtron çeshtjen pse nuk komentohen temat e letersise. Dhe pse ka shume politike. OK, ja te provojme nje pergjigje :

Flitet per politike sepse keshtu eshte menduar kjo faqe, ku te flitet, sterflitet, llomotitet e derdelliset per politike. Sepse politika, per disa ketu ne kete faqe, eshte nje menyre e mundshme (jo possible por probable) per t'u katapultuar ne ndonje zyre te vockel ku behen pune te medha. Dhe me pune te medha, une nenkuptoj dy gjera :

- mbushjen e ca xhepave format 15x20 cm

- daljen ne TV çdo fundjave (madje dhe perdite - me qindra TV e sotme) per te ligjeruar kunder korrupsionit.

____________

Persa i perket letersise : nuk ka shume diskutime sepse perseri keshtu eshte menduar : te mos kete. Sepse nese ka, atehere diskutimet do te jene dy llojesh :

- ose kapje per qafe, puthje dhe dashurira te stuhishme per autorin, autoren ;

- ose hasmerira, sharje dhe bertima mes folesit dhe folesve, mes folesit dhe autorit, autores.

___________

Nje arsye tjeter qe nuk ka diskutime eshte dhe niveli, me falni qe po e them keshtu, medioker i krijimeve. Nuk them se mediokriteti nuk duhet ne jete, sepse nje jete "high" gjithe kohes do te ishte nje jete qe do te na shkrinte per dy jave, por ama ky mediokritet duhet mbajtur ne nivele te pranueshme qe te mos na zere kembet vend e pa vend.

Kam pershtypjen, gjate leximeve te mia te krijimeve te kesaj faqe, qe ketu jane mbledhur te gjithe krijuesit "made in ndjenja te vogla". Dmth, lenda e pare e ketyre krijuesve eshte ndjenja te vockla qe nuk rrenqethin askend. Gjithashtu, krijimet vuajne dhe nga nje njohje shume e pakte e figurave letrare, çka kjo lidhet me nje problem te kahershem te letrave shqipe :

NE FILLIM BEHEMI SHKRIMTARE DHE VETEM PASTAJ KTHEHEMI NE LEXUES.

___________

Si perfundim, nje poezi me ndjenje te madhe, poezi qe mund te shijohej dhe mbahej mend gjate, do te ishte dhe kjo :

qiriu është shkrirë gjithë natën

gjithë natën

nënë, e adhuruara nënë

zemra ime digjet nën shpatulla

gjithë natën

nënë, e adhuruara nënë

Autorja eshte Else Lasker-Schüler.

__________________

Ja, kaq ishte dhe diskutimi im qe ka shume mundesi te fshihet pas ca minutash nga PPRM (Policia Per Ruajtjen e Mediokritetit).

Faleminderit qe na ndricon te gjitheve. S'e di si do ja benim pa ty smiley

Av - 18 Nën 2008 - 10:12pm

Ja nji ktu:

- Kritiket jane si eunuket, e dine si behet por nuk e bejne dot.

PPRM -  (Policia Per Ruajtjen e Mediokritetit).

hhahhahahahahaha

Poetry, doff thy name, and for that name which is no part of thee take all myself.

smiley

 

tropizma, po te paskan ngel ne mendje mjaftueshem gjera smiley

jo politikes te peshku, aman smiley politike gjithe diten, ketu le te merremi me poezi

 

Edhe politika eshte poezi.

Nje poezi e shkruar keq, nuk te jep buk.

Nje politikan i keq, jeton ne luks.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).