Te gjithe komentet per intervisten e Nanos ketu....

Analiza me e sakte me e zgjuar me e thelle e partise socialiste dhe politikes shqiptare te bere nga Fatos Nano. Te gjithe gazetaret si djathtas si majtas te gjithe keto kohe kane bere analiza te deshtuara dhe duken komplet profane para kthjelltesise te ketij njeriu qe thojne se pelqen pijen. Jepni mendimin tuaj per emisionin e sotem opinion ketu.

47 Komente

Xhemilja ka pas shume burra - Fatos Nano

Kjo qe do ndodhi te dashur socialiste eshte ne dobine tuaj,mos e humbni trenin - Fatos Nano

Te huaj jane normale qe nuk e presin Ramen ndersa ai ka probleme - Fatos Nano

Kam jetuar ne distancen e duhur per te mbrojtur mendjen nga ndotjet ekologjike te Rames - Fatos Nano

Dera e partise socialiste eshte e hapur edhe per te hyre edhe per te dale - Fatos Nano

Une isha ne SHBA kur Rama hyri ne organizaten e Anastas Angjelit - Fatos Nano

PS eshte 101-sh nuk behet dot 99-tsh (per g99) - Fatos Nano

smiley

 

Karagjoz dhe asgje me teper. Ky e theu qafen, por shihni ate tjetrin se ju ngeli ne dere.

Me mire, xhanem, se bindet mileti se nga ky soj vetem pisllik vjen.

Ftesa me siper: Jepni mendimin tuaj per emisionin e sotem opinion ketu.

Pergjigja nga nje teme tjeter:

Interesi qe ai (Fatos Nano) arrin te ngjalle ne shoqnin shqiptare tregon inercine dhe apatine e tmerrshme te kesaj shoqnie.

"emigrant"

 

Llukan, duhet sjelle e tera se eshte me shume vlere.

Vetem se nji gjo: edhe une qe jam komplet jashte cdo emocioni politik, kur shoh perndezjen e simpatizanteve te partise tjeter oponente (PD-se) nga koment/batutat e ketij ekzemplari, vertet ndjej neveri se deri ku mund te shkoje nje njeri. Inteligjenca nuk perben asnje siguri per integritet. Percaktimi qe M. Nano i ka bere ketij njeriu si "germadhe morale" eshte nje percaktim klasik! Ndersa ineresi qe ai arrin te ngjalle ne shoqnin shqiptare, tregon inercine dhe apatine e tmerrshme te kesaj shoqnie.

Thenie e dites dhe e nates ...

Nuk besoj se quhet apati ngjallja e interesit ndaj Fatos Nanos nje njeri me inteligjence disafish me te larte sesa perfaqsuesit e tanishem te PS. Ketu poshte tek lagjia ime ishin lokalet plot duke pare Nanon dhe lind pyetje perse kjo gje nuk ndodh kur shfaqet Rama?! Pergjigja vjen natyrshem.

Lokalet mund te jene plot edhe duke pare Portokalline keshtu qe shpresoj qe kjo te mos jete njesia matese. S'ka nevoje per ndonje teori te madhe per te kuptuar qe ne nje mjedis si lokalet publike njerezit mblidhen per te degjuar gallate (se ka zhurme, ka shoqeri, ka birra), ndersa per gjerat qe do ti degjosh me hollesi i ndjek para televizionit privat qe t'ja ngresh zerin sa te duash, ti kushtosh vemendje e mos te te shpetoje gje  smiley

FANTASTIK

"NE PS KA DHE GRA DHE GRU"......................................................

Ll besoj se ti e kupton qe ai sot nuk ishte i njejte me portokalline dhe tha disa gjera shume te rendesishme sipas mendimit tim. Analiza e ish kryetarit te nje partie eshte analiza me profesionale. Ujqerit e vjeter qe jane prej 20 vjetesh ne politike nuk flasin kot ndaj mos i zhvlereso smiley

Nano e zhyti definitivisht Ramen per zgjedhje

Mbeshtetesit e Nanos s'kane per te votuar PS-ne, madje disa jane ne listen e PD-se per deputet, si Paulin Sterkaj ne Shkoder

cka verteton se jane i njejti mut, te dyja krahet, dhe qe si perhere, fitorja do ti takoje komunisteve smiley pavaresisht stemes se partise qe mbajne ne fanelle smiley

Upload-e ndonjeri kte intervisten ne youtube mer jahu.

Mbeshtetesit e Nanos ??? sa perqind jane?

po cfare perfaqeson Nano ne arenen politike sot? Nje i rrezuar nga kali dhe kaq. ate as ajo qe ka ne shtepi nuk e voton me.

kete radhe, per merzine apo kenaqesine tuaj, fitorja eshte e Edi Rames. jane dhjetra sinjale ne ajer, qe vetem ata qe sduan nuk i shikojne dot.

ashtu mendon ti ketu ka akoma enverista e jo me nanoista

Kjo duhet te jete thenia e dites. Hahahaha, e forte shume.

demonist - 19 Maj 2009 - 11:58pm  

ashtu mendon ti ketu ka akoma enverista e jo me nanoista

 

 

keta qe jane ketu, shumica nuk votojne or tej

nanoizmi--- rryme xhuxhash.

E ndoqa me vemendje intervisten e Z. Nano.

Mendoj se kjo eshte karta e fundit qe ish-kryetari i PS-se po luan per te ardhmen e tij politike dhe per nje rikthim te mundshem ne politike.

Strategjia eshte e qarte. Nje sulm i perqendruar me te gjitha instrumentet ne dispozicion ndaj kryetarit aktual te PS-se Edi Rama, demtim i pjesshem i "anijes" PS per nje perdorim eventual ne te ardhmen dhe tone teper te buta ndaj PD-se, partise ne pushtet aktualisht.

Synimi eshte te nderhyje ne menyre te qarte ne zgjedhjen e votes nga ana e elektoratit te pavendosur, ne disfavor te PS-se dhe ne favor te PD-se, me qellim qe te shkaktohet nje humbje e PS-se ne zgjedhjet e ardhshme dhe rrjedhimisht nje rikthim i Nanos ne rolin e shpetimtarit ne parti, edhe pse vete ai u perpoq natyrisht, por jo besueshmerisht qe ta evitonte kete interpretim.

Nder te gjitha sulmet e tij ndaj PS-se dhe G99, ajo qe me beri pershtypje ishin ofendimet qe kishin te benin me preferencat seksuale te rivaleve te tij.

Kjo tipologji sulmi infantile jo vetem qe perben nje risi ne arenen politike shqiptare persa i perket kembenguljes dhe perqendrimit te akuzave ne nje hark te caktuar kohor, por eshte nje eshte nje tregues i qarte i gjendjes teper te deshperuar te Z. Nano e te kacavjerries me mish e me thonj per te rifituar pozicionin e meparshem. I gjej gjithashtu ne kontradite te hapur me konceptin e "sherrit te shendetshem" perkufizim me te cilin ai u perpoq te vuloste nderhyrjen e tij te sotme.

Ne fakt "sherri i shendetshem" nuk isht gje tjeter vecse nje thike pas shpine qe i behet lidershipit aktual te PS-se dhe vete partise, gati nje muaj para dites se sgjedhjeve.

Kjo levizje kaq e ulet me teper se te rrisi kredibilitetin e pohimeve te Nanon do te risi akoma me teper inercine e renies se tij qe nga nje ane eshte teper natyrale per vete faktine e terheqjes se tij politike dhe te konsumimit te si figure.

Gjithashtu, te sulmosh nje lider e nje grup te tere politik jo per idete, alternativat e veprimtarine, por aq me keq per preferencat seksuale, jo vetem qe nuk i shton asgje panorames se sotme mjerane te politikes shqiptare, por le vend per te spekuluar mbi vete autorin e ketyre deklaratave (te genjeshterta deri sa te provohet e kunderta).

Thone gjithashtu qe persa i perket ceshtjes se seksualitetit, sulmuesit me kembengules ne kete drejtim, jane po ata qe kane probleme me te medhaja me seksualitetin e tyre. Rrjedhimisht kjo me ben te mendoj nese Z. Nano pas nje martese te deshtuar dhe nje tjetre ende ne konsumim e siper, ka arritur te kaperceje apo jo ne menyre te sukseshme pergjate femijerise se tij, te famshmin, kompleks te Edipit.

Dhe nje pyetje gjithashtu lind natyrshem: A mos eshte tunduar Z. nano pergjate periudhes se gjate kohore te bashkepunimit me Z. Rama?

A mos ishte i gjithe debati i sotem vecse nje sherr aspak i shendetshem i nje dashnoreje te tradhetuar?

Perfundimisht, pas ketij spektakli te turpshem te radhes te politikes se vjeter (tashme te mocme), uroj me te vertete qe nje fitore e qarte dhe e pakontestueshme e Socialisteve ne zgjedhjet e ardhshme te arkivoj perfundimisht figura tashme te konsumuara si Z. Nano e si Z. Berisha.

Ne te kundert, do te ishte nje vazhdim i metejshem i vuajtjeve te pakuptimta per kete vend.

Edhe pse Z. Rama dhe PS-ja mund te kene nje sere difektesh, do te ishte me te vertete jetesore, per pjekjen e metejshme te klases politike shqiptare, nje rotacion tjeter ne keto zgjedhje. Nga ky i fundit, fitojme me te vertete te gjithe. majtas e djathtas.

 Ore ku e lexoni/degjoni/shikoni ju kete intervisten e Nanos, se mu me pelqen shume kur flet si pijanec.

nuk ishte krejt tape jo ,

dukej i cike si esell, ene kjo o shenje e keqe...

trap trap

por eshte ai trapi i xhoanes e jo ti  smiley

Aty plas nga inoti smiley

ESHTE I FORTE:

"SKENDER GJINUSHI E PASKAL MILO" SHUSHUNJAT QE I PIJNE GJAKUN PS

 O Dejzo. Ku eshte linku se nuk po e gjej?

Nano perfundimisht vertetoi katerciperisht qe nuk eshte vecse nje funderrine pa kurrfare integriteti. Nuk eshte vecse nje deshtak qe nuk besoj se nuk ka perkrahjen e kurrkujt pervcse te ndonje perverti si ai vete. Nese Rama e nxorri nga PS si qen te lagur para ca vitesh i ka luajtur fene. Nano nuk ka shansin me te vogel te kthehet ne skene perseri, nese kthehet atehere do duhet te besonim qe nje pjese e madhe e ketij populli ka tendenca perverte dhe eshte e semure psiqikisht. Rames bravo i qofte qe nuk i hedh as qurrat kesaj coftine politike dhe morale dhe shpresoj te mos i kushtoje asnje fjale. PS do humbase jo prej Nanos por sepse nuk eshte akoma e zonja ta marre pushtetin dhe Rama nuk do largohet sic ka thene sepse pas klizmes qe i ka bere PS-se nuk do e lene te largohet. Perfundimisht eshte fat i madh qe kjo coftine eshte jashte politikes sado qe gjysma tjeter e saj vazhdon akoma te qeverise.

Dikur kam pase mendimin se ky ( Nanua ) mund te shpetohej...njesoj si Ypi...Po sot duket qarte qe fundin e ka si ...tYYYYYYYYY Xhaviti !!! Mos u tremb Left me ...YYYYYYYYYYY ne fund se nuk je ti . E quanin Xhavit dhe qe koha qe handikapet i shtynin rrugeve . Nanua eshte i asaj kohe dhe e njeh kete perfundim  njesoj si do ta kete edhe pjesa e mbrapme e Lekut alias Mixha .Koke e pil!

Nano eshte karte e djegur Idriz dhe as e ka kuptuar cer i ka ndodh. Kane kaq kohe qe e poshterojne publikisht dhe gjalle ne bote se i bi ne koke.

Dhe eshte aq koqe  sa nuk e kupton qe me nje shtrengim dore me Berishen dhe nje birre me Oldashin ne pub publikisht e coi Ramen 25 000 vota para ne Tirane me 2007.

Eshte matesi me i keq i realitetit, po ne ajer fare fare. Deri para ca kohesh e kishte nje njeri besnik qe e furnozote me realitet, tani eshte pjerdh fare se i iku dhe ai .

Esht` ba si Shab Hunderi fiks.

Puna eshte qe ata ne PS si ta bindin te dale perseri ne TV ? smiley

INTERVISTA E PLOTE E FATOS NANOS MBREME NE EMISIONIN OPINION:

 

 

Ish-kryetari socialist Fatos Nano, ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan eshte shprehur se eshte gati te rikthehet ne krye te PS, ne rast se Rama humbet ne zgjedhje. Teksa ka deklaruar se nuk ngaterrohet neper kembe gjate ketyre zgjedhjeve, Nano ka deklaruar se do te ruaje kontaktet deri ne perfundim te zgjedhjeve, per t'u rikthyer ne rast humbje dhe per ta pastruar ate. Por, ai ka saktesuar se opozita e percare, nuk i fiton zgjedhjet. Ai teksa ka sulmuar Berishen, eshte shprehur se nuk duhet mohuar arritja per anetaresimit ne NATO, pavaresisht mangesive ne kete drejtim.

Jeni deputet ne te gjitha legjislaturat nga 1991 e deri me sot, keni munguar vetem kur ishit ne burg. Sot ndodheni ne pikepyetjen tuaj me te madhe politike, do te jeni apo jo ne listat e PS ne zgjedhje?

Nuk besoj, pasi permendet disa kulme te aktivitetit politik. Por doja te thoja, se pasi me permendet kontributet, do kundershtoja menjehere ate qe e paraqitet si dileme. Nuk besoj se veprimtaria ime politike, apo kontributi qe ende nuk ka sosur per te majten e te gjitha forcat progresiste, ne vend qe te punojne per integrimin e vendit, do te nderpritej ne qenien apo jo, ne listen e kandidateve ne zgjedhjet per deputete.

Ishte e ditur me pare qe e majta ju ka mbyllur dyert?

Nuk besoj se eshte nje gje e papritur politikisht. Une se kam lidhur asnjehere aktivitetin politik me nje karrige te caktuar, aq me pak me interesat apo komoditetin qe sjell qenia deputet per fat te keq ne vendin tone. Mendoj shume me gjere se komoditeti im.

Si, duke shkuar ne Parlament nje here ne 6 muaj?

Duke shkuar ne te gjitha aktivitetet. Duke ruajtur te gjitha kontaktet me apo pa shkuar ne seanca plenare. Partia Socialiste jo vetem u grabit dhe u ble nga kreu i bashkise se Tiranes, por dhe u deformua, u degradua, ju fshi memoria dhe arkivi i eksperiences se saj qeverisese. Tashme kjo parti po transformohet dhe nga njerez pa integritet ne perfaqesim. Me njerez qe nuk kane asnje rekord publik. Ashtu sic e kam thene dhe me pare, une nuk mund te nderpres aktivitetin tim politik. S'mund te mos i kushtoj vemendje zhvillimeve politike ne Partine Socialiste, vetem e vetem nga salla e Parlamentit. Nuk besoj se kjo qe po ndodh me listat e perfaqesuesve te PS ne 28 qershor, eshte i vetmi akt i vertete publik i politikes se Rames. Per te mbyllur pas perdeve te interesave aspak perfaqesuese qe Edi Rama, ka bere ne PS deri me sot. Nje parti qe ende nuk ka shpallur listat e kandidateve te saj. Parti qe e ka shtyre deri ne fund te afatit. Fakti qe deri ne minuten e fundit nuk po behet detyra politike e partise me te madhe te opozites, per te publikuar listat e kandidateve, do te thote se socialistet e vertete, jo vetem mbeten te shqetesuar per fatet e familjes se tyre politike, por mbeten ne kontakte edhe ne keto ore. Rama nuk mund te mos i tregonte kthetrat e veta, qe e kane shqyer PS-ne dhe i humben identitetin e kontributin e saj ne politiken shqiptare ne 18 vjet. Ne PS sot ka kaos, dhe kjo do te sjelle peshtjellim ne fushate. Une po sjell ankthin e socialisteve te vertete. Ne kete gjendje, Partia Socialiste po hyn ne zgjedhje ne menyre kaotike, dhe shume e demotivuar.

Thate se Rama grabiti apo bleu PS-ne, do te perdornit te njejtat terma nese do ishit kandidat ne listen e PS per zgjedhjet parlamentare apo jo do ishte e kunderta?

Kategorikisht jo. Edhe ne rast se do te kishte ndodhur perfshirja spekulative ne listat e PS-se per keto zgjedhje, une do te refuzoja. Pikerisht per kete analize qe vazhdoj te bej dhe qe ka qene publike. Do ta refuzoja. Une e kam refuzuar partine e Edi Rames ne menyre konstante ne keto kater vite. Jam i te njejtes analize dhe vleresim se Partia e sotme Socialiste, nuk eshte ajo e verteta. Nuk eshte ajo parti qe kontribuoi ne legjislacionin e ekonomise, institucioneve demokratike dhe klimes politike ne vend, ajo qe kontribuoi me vlera dhe qe beri te vleresohet nga internacionalja socialiste. Nuk eshte me partia, qe eshte ne gjendje te konkurroje perballe sfidave te sotme te integrimit, konkurrenteve politike qe jane aq problematike sa ajo. Ndaj une afirmoj nevojen e nje transformimi pozitiv, te se majtes shqiptare, PS-se si dhe te forcave te tjera opozitare qe duhet ta kapercejne kete gjendje edhe gjate ketij muaji elektoral. Dhe nese kjo nuk i con dot drejt maxhorances, kjo te pakten duhet te behet pas 28 qershorit.

Eshte kjo, nje thike qe ia ngulni opozites ne zgjedhje?

Po flas mbi bazen e te njejtit moral me te cilin e kam transformuar, perkedhelur, e kam cmuar ne fitore, PS e te majten ne teresi. S'mund te kem moral tjeter. Une nuk i pershtatem moralit te kulisave, te aferave te interesave ekonomike, qe ndryshuan normat politike te PS te perfaqesuesve te saj. Ndaj s'mund te jem formalisht korrekt perballe nje muaji elektoral te radhes. Sepse semundjet jane shume me te thella se sa manikyri apo spektakli mediatik dhe elektoral i zgjedhjeve. Nese nuk shtrohen semundjet dhe te keqijat qe duhen kapercyer, ne menyre konstante te vazhdueshme, ne vecanti ne fushata, kontakt me zgjedhesit, asgje e mire s'mund te ndodhe.

A keni dijeni se cfare po ndodh me listen ne PS?

Une besoj se listat e PS, karakterizohen nga dy lloj perfaqesuesish. Njerez qe kane turp nga e kaluara e tyre politike dhe nga njerez qe jane viktima apo promotore interesash afarizmi, dhe private, me te cilat perpiqen qe te manipulojne institucionet, demokracine e PS dhe marredheniet politike qe nepermjet zgjedhjeve ndertojne me shtetin. Ju besoj, keni mundur te percillni ne publik, disa pamje te dhimbshme te mungeses se kurajes se perfaqesuesve politike te PS per te evokuar vlerat dhe dosje te rendesishme te pervojes se tyre nder vite. Kjo ndodh sepse kryetari i PS e ka ndaluar permendjen dhe kontaktin me eksperiencen politike qeverisese te PS-se.

Shumica jane te rinj qe s'kane lidhje me PS?

Une flas per shumicen e bashkepunetoreve te mi politike. Qe jane anetare ne PS, ne Asamble Kombetare, qe jane aktive ne veprimtarine e saj. Persona qe nuk guxojne, nuk pranojne me te evokojne eksperiencen e gjalle dhe ekspertizen qe ndertuam se bashku ne vite me integrimin e PS ne realitetet e politikat e socialisteve evropiane dhe ne raportet qeverisese me vendet me te qyteteruara. Pra dhe perfaqesuesit me te cilet kam bashkepunuar, jane ne gjendje te mjeruar, perballe nje realiteti dhe propagande. Nuk shfaqin asnje formule politike, asnje projekt apo strategji qe duhet te vazhdonte te zbatohej qe ka qene e suksesshme, ne baze te te cilave jane rritur dhe ta. Per pasoje, nje parti pa memorie, eshte nje parti jo konkurruese. Nje parti qe s'ka reforme nuk premton asgje te suksesshme ne nivelin e sotem te problemeve dhe sfidave me te cilat ndeshet vendi.

Jane te rinj te shkolluar qe s'kane lidhje me te kaluaren, por po krijojne politiken e re...

Une besoj se publiku kupton sa te lehta jane keto argumente te kryetarit te PS. Une nuk besoj se duhet te merrem gjere e gjate me kete imazh, fasade, qe sjell ne vemendjen e publikut, modelin bashkiak te Rames. Modeli i bashkise se Rames, qe pretendon ta shtrije ne tere Shqiperine, nuk eshte model i socialisteve. Asnje nga socialistet nuk ka perfituar ne administrimin e puneve te bashkise as ka kontribuar. Rama tashme ka krijuar ekipin e vet, qe permendet ju, por s'kane asnje lidhje ata me PS-ne. Jane nje ekip kleptokratesh, qe punojne pas dyerve te mbyllura, e kane sjelle nje numer te pafund kontekstesh te praktikave te administrimit, korruptive qe s'perfaqesojne modelin transparent te nje sipermarrjeje konkurruese. Modeli i bashkise Tirane, nuk jep asnje mesazh pozitiv per karrieren e perfaqesuesve dhe eksperteve. Lekundjet e shumta, te karrieres te drejtuesve me te larte te Bashkise Tiranes, te lidhura me prishje te aferave te kryetarit, jane nje nga provat se bashkine e Tiranes, s'mund te punohet me standarde. Por me projekte te manipuluara nga zyra e kryetarit. Jam i bindur se modeli i bashkise, jo vetem nuk eshte modeli qeverises i PS, eshte model i pafrytshem per te qeverisur Shqiperine.

Atehere pse e keni mbeshtet Ramen dy here per te kandiduar ne bashki?

Kjo nuk eshte asgje e ndryshme nga filozofia dhe menyra ne te cilen une kam promovuar te gjithe perfaqesuesit, elementet, talentet apo aspiratat qe kane dashur te kontribuojne me te majten. Mbeshtetja ime ndaj Rames, s'ka qene e ndryshme nga ajo e Metes, Majkos e shume te tjere qe arriten te afirmohen e te bejne karriere dhe te kontribuojne per te miren e vendit.

Sa prej ketyre, ua hapin telefonin dhe komunikojne me ju?

Kjo nuk eshte drame me nje akt. Une kam humbur nje pjese te madhe te bashkepunetoreve te mi. Me te cilet s'mund te bashkepunoj me njerez pa memorie politike. Komunikimi me telefon qe eshte pjese e komunikimit te bashkise Tirane, eshte normal. Por mbi te jane nje numer i pafund marredheniesh shoqerore politike dhe shpirterore. Nese diktati politik kerkon amnistine, nuk qendron me ne kembe. Pavaresisht se ka ndodhur kjo qe ju thoni, pra marredhenia e bisedave telefonike me bashkepunetoret e mi, une vazhdoj te jem ne kontakt me socialistet e thjeshte, militantet e panumert.

Si i mbani keto kontakte?

Duke komunikuar fizikisht me to dhe ne menyra te tjera tradicionale, me miq e shoke te panumert ne te gjithe territorin e vendit. Duke kaluar bashke vaki e gezime, qe nuk figurojne me ne axhenden e PS.

Si ka qene paraqitja e PS ne studio me publikun?

Nuk besoj se opozita e sotme eshte ne gjendje te konkurroje apo fitoje jo ne debate te pjesshme, por ballafaqimin elektoral. Ne gjendjen e percare qe eshte opozita sot, konfliktuale te krijuar nga kursi i politikes se re brenda PS dhe forcave me perfaqesuese te saj, duket se eshte e veshtire qe maxhoranca e votuesve shqiptare qe do shkojne majtas, te mpikset me nje maxhorance qeverisese. Per mua shqetesimi i madh eshte kjo pikepyetje dhe jo debati ne media.

Opozita do t'i humbe zgjedhjet?

Une druaj se opozita ne gjendjen e sotme nuk eshte ne gjendje te krijoje maxhorance. Pasojat mund te jene te shumta. Qe nga fitorja e kesaj maxhoranca e me radhe. Ajo qe do te karakterizoje zhvillimin politik eshte mbartja e konfliktit mes perfaqesuesve dhe forcave te opozites, ne procese qe lidhen me formimin e maxhorances se ardhshme. Ne gjendjen e sotme te percare, opozita nuk eshte konkurruese te fitoje zgjedhjet, por e ka te pamundur te krijoje maxhorance.

Rama nuk do te jete ne listen e kandidateve ne keto zgjedhje, cfare kosto ka per PS?

Ky eshte nje nga kulmet, ne te cilat opinioni publik dhe PS, jane mesuar si pasoje e te papritura te Rames. eshte nje veprim politikisht i papergjegjshem. Kryetari i formacionit qe pretendon te ndryshoje shumicen, duke fituar zgjedhjet, nis ekipin e tij ushtrine e tij pa komandant ne beteje. Kjo eshte nje ushtri e demotivuar, e shpartalluar. Se dyti ai s'ka paraqitur as ekipin e tij. Jam shume i shqetesuar qe administratoret elektorale eshte e corganizuar dhe e demotivuar. Po flas mbi bazen e kontakteve dhe informacionet qe si kam nderprere dhe nga mesazhi per mos kandidimi i Rames ne zgjedhje. Ky eshte konflikti mes modelit te bashkise dhe republikes demokratike. Kjo eshte sinteza e pasigurise me te cilen hyn Rama i PS ne zgjedhjet e 2009. Nuk ka shpallur ekipin, asnje program me objektiva. Nga Mejdani, degjova sot se ajo dosja e Rames, ishte dosje kartoni pa permbajtje per programin. Ai qe u shit si nje program prej 1 000 faqesh eshte shume me i varfer se sa eksperienca, programet dhe angazhimet qe une lashe mbi tryezen e kryeministrit te shumices me 2005, kur dorezova detyren. Asnje nga reformat qe duheshin realizuar nuk figuron ne PS.

Ju jeni mburrur me pare me modelin e Rames, si e ktheu dhe ndryshoi Tiranen. Pse tani ai model i suksesshem u be problematik?

Ju e mbani mend se ne kemi pas perballe nje opozite te eger e destruktive. Opozita e sotme nuk eshte agresive. Here pas here jemi mbrojtur edhe me slogane te tilla. Ajo qe thoni nuk eshte pjese e arkivit tone politik. Shqetesimi i brendshem, nderhyrjet per te mbajt Ramen ne fre, per te korrigjuar modelin e tij arbitrar ne bashki. Ai model ka pasur dhe disa rezultate, por une pohoj se modeli i bashkise se Tiranes, nuk eshte model i PS.

Thate se lista e PS perbehet nga njerez qe kane turp nga e kaluara dhe viktima...

Ne Kryesine e PS dominojne ndertuesit e rinj apo prinderit e ndertuesve. Ngerci i perfaqesuesve lidhet me sheshe e projekte, qe kane shume para nga pas, shume perfaqesues jane larguar nga grupi socialist dhe bashkia e Tiranes. Nuk besoj se me mbetet mua te bej rezymene e tere fakteve publike, qe e degraduan imazhin e PS.

Ju thate se PS u grabit e u ble nga Rama, cdo te thote kjo?

Ajo qe thashe jane keto fenomene qe publiku i njeh. Ajo qe ka ndodhur ne PS eshte fshirja e memories, blerja e perfaqesuesve me afera e interesa ekonomike private, shkaterrimi institucioneve. Mbi kete model klientelist. "Nje anetar - nje vote", per te zgjedhur Edi Ramen, per te imponuar perfaqesimin e tij pa identitet, ne nje pjese te rendesishme te strukturave te partise. Ky realitet per socialistet e vertete eshte shume shqetesues aspak motivues per te ardhmen.

Po nese Rama krijon nje PS te re, qe i jep nje impuls te ri shqiptareve, mund te jete strategji fitimtare?

Nuk shoh te kete nje aftesi politike ne drejtimin e PS sot. Ka vetem slogane dhe brockulla per politiken e re. Nje shterpesi idesh e argumentesh politike. Nuk shoh asnje pune serioze e cila pa asnje medyshje do te duhej te integronte eksperiencen e PS ne vite. Kam qene ne menyre periodike ne kontakt me krizat e ketij vendi. Mandati i pare i PS pas krizes, e vuri ne pozita te veshtira, sa u normalizua ndodhi grushti i shtetit. Mandati i dyte i PS na dha mundesi te stabilizojme zhvillimin e vendit, te ndertojme legjislacionin sipas normave nderkombetare dhe te nisnim te zbatonim strategji zhvillimi te ekonomise. Ne u lame demokrateve ne 2005, nje fushe me grure te pjekur. Ata arriten te ruajne produktet e gatuara ne 8 vitet e qeverisjes sone.

Shume anetare te qeverise tuaj, thane se moren verdiktin me 2005 per te dale opozite. Si e gjykoni kete?

Kjo eshte maskarade. Mohim i vetvetes dhe i pjeseve me vitale te karrieres se ketyre perfaqesuesve. Mesa duket kjo ka qene e vetmja menyre mbijetese e ambientit politik te krijuar nga Rama. Ne rast se ka nje realitet qe solli ndryshimin ne 2005, ai lidhet jo me deshtimin e modelit tone, por me percarjen e se majtes. Shumica e votave ishte majtas. Lidhet me shitblerjen e perfaqesuesve pas zgjedhjeve. Pak jave para katarsisit te famshem, po benim perpjekjet per te vendosur dialog politik me Meten, atehere kryeminister. Iu pergjigja pozitivisht fteses se tij per te ngrene nje darke. Iliri thote, ta marrim dhe Edin? Ke te duash ti, i thashe. Ai po priste pas murit dhe erdhi shume shpejt. Ai me thote, une dhe Iliri kemi bere nje pakt 10 vjecar. Por une dhe kryeministri ndertuam nje marreveshje bashkepunimi politik dhe qeverises per 10 vitet e ardhshme. I thashe: Doni pergjigje?. Paktet nuk behen ne kete menyre. Pa informimin dhe analizat e institucioneve te partise, jo vetem kryetarit por dhe kryesise. Pastaj nisi katarsisi. Pak muaj me pare, ne kete ecuri te sherreve dhe konflikteve, ka pasur tentativa kontakti nga te gjithe palet dhe me mua. Qendrova ne keto pozita, sepse pjesa dermuese e tyre ka qene rekrutim kunder pales tjeter. Me vjen nje SMS nga Meta: Po c'po ben Nano?. E une i them po pres 2011-en, mbarimin e periudhes se paktit 10 vjecar qe ti ke bere me Ramen. Kjo na beri te kalojme ne humor.

Keni pasur darke me Ramen, sa mundet Majkon ne '99?

Kane qene pjese e jetes sone politike. Pra kemi qene transparent qe dhe pjesen private pas debateve e konkurrimit e zhvillonim hapur.

Pse reaguat pikerisht sot, pas dy vite heshtjeje. Ne diten kur dorezohen dhe listat e kandidateve?

Une nuk mund te vazhdoja te heshtja. Dhe pse kam folur dhe me heshtje. Nuk heshta dot ne nje moment te tille, kur socialistet po hyjne ne zgjedhje ne kete gjendje kaotike. Do te jem ne kontakte me socialistet e vertete deri ne diten e zgjedhjeve.

Kurse meshkujt per te cilet po flasim, mund t'i vesh emra burrash, por gra jane.

Nje nga militantet me te thekur te PS me tha se PS eshte bere sot, nje gra - nje grua. Pra travestit politik.

C'raporte keni me Ilir Meten dhe a keni marre propozime nga ai per t'u perfshire me te?

Ilir Meta pavaresisht nga historia qe e ndau nga PS eshte socialist. Eshte pjese e se majtes. Ndryshe nga Erjon Veliaj, ka pasur dhe ka kurajen t'i krijoje dhe mbroje pikepamjet e veta. Veliaj eshte njeri pa pikepamje. Brezi i ri qe rreket te perfaqesoje Veliaj, gjithnje e me shume dekanton vleresimin politik, se ky njeri nuk na perfaqeson ne. Jemi ne produktet e modelit te qeverisjes "Rama". Vali Bizhga e krijoi MJAFT-in dhe e financoi per te rrezuar qeverine e socialisteve, per te gerryer solidaritetin e socialisteve. Per te nxitur me te njejta intriga Meten te largohet ne diten me te bukur te PS-se. Rama e nxiti Meten te ike. Ndaj karakterizova emrat qe levizin majtas. Jane aq te ndryshem, sa shpjegojne percarjen e opozites. Nuk mund te merrni Milon apo Gjinushin, qe jane ushujza qe rriteshin ne kurriz te PS. Deri ne nje fare mase jane kurative, por qe nuk te shqiten. Meta e ka shpallur kredon e tij dhe dergoi dhe mesazhe publike ndaj meje. Ashtu si palet e tjera ne konflikt, mesazhet e tij, ishin larg konceptit dhe gatishmerise sime per te kontribuar. Kishte te njejten logjike bashkepunimi, kunder pales tjeter. Ajo qe une kam nxitur ne keto takime, ishte shprehja e vullnetit tim, qe ne rast se ka vullnet serioz, te perkthyer ne nje ftese legale, te kontribuoj per ribashkimin e se majtes, per bashkimin e opozites qe nuk erdhi kurre. Prita te krijoje hapesira per bashkimin e se majtes. Edhe te Rames me Meten, se duhen respektuar perfaqesuesit legale. E kam ngritur kete ne te gjitha ambientet qe levizin keta persona. Kam dhene gatishmerine per te bashkuar keto njerez. Bashkimi i se majtes, eshte e vetmja karte fituese. Nuk duhet te mpikseshin interesa private, te mos krijoheshin institucione paralele, klane dhe zyra si ato te bashkise qe thurnin kurthin kunder atyre qe kundershtonin. Kete isha i gatshem te beja. Deri me sot nuk ka funksionuar. Mora pergjigje negative, hajde me ne, t'i thyejme koken atij plehres. Une kurre nuk kam sherbyer per interesa te tilla, kaq te vogla.

Perse nuk funksionoi aleanca Rama-Meta?

Nuk mund te funksiononte se mbeshtetja me afera qe nuk kishin te benin me qeverisje demokratike. Me nje angazhim real dhe mbeshtetje politike qe ajo kerkon. Ishte ndertuar mbi perfitime kulte, me qark te shkurter te administruara jashte mundesive qe krijon qeverisja. Ishte nje aleance bashkepunetoresh per te likuiduar institucionet qe nuk lejonin aferat private. S'mund te qendronte atehere, ashtu si nuk qendron dot tani. Ishte e paqendrueshme marreveshja Rama-Meta ne zgjedhjet 2007. Sepse ne momentin kur duhej te afirmohej pushteti i marre, rilindi konflikti i interesave dhe personazhi qe lindi nga keto fenomene, si hapin kollaj rruge njeri-tjetrin. Po e thote nje njeri qe di te terhiqet, e te dorehiqet per te krijuar kohezion.

Jeni i gatshem te riktheheni?

Une jam i gatshem te vazhdoj te kontribuoj ne aktivitetin tim politik 20 vjecar, per ribashkimin e se majtes. Per shendoshjen e politikes shqiptare.

Jeni takuar me Meten?

Nuk eshte e veshtire te takohesh me Meten. Jam takuar por jo me ndonje iniciative te mirefillte politike. Nese ke nje zemer te gjere politike.

Po me Ramen?

Me te eshte veshtire te takohesh, jo vetem une. Meta eshte njeri normal. Rama ka nje menyre te veten te jeteses, ca huqe, karakteristike. Me Ramen eshte veshtire te takohesh, vjen si mesazh dhe nga ata me te cilet punon, deputetet ata qe punon. Rama u ka fshire memorien atyre travestiteve politike dhe po i mban nen ankthin e listave. Rama eshte shume i shkathet, per t'u takuar me SMS.

Eshte e vertete qe djalit tuaj i kane ofruar te jete ne listen e PS?

Jo nuk eshte e vertete. Eshte nje nga spekulimet dhe abuzimet e kesaj politikes se re, qe ka nja 6 muaj qe qarkullon ne treg. Nuk eshte e verteten sepse djali im ka nje profil te njohur dhe nga perfaqesuesit e PS-se, qe nuk e afron me pjesemarrjen ne politiken aktive. Ai eshte shume me i afte per arsyetime politike, se ata qe leshojne tullumbace te tilla.

Ka nje ceshtje "Nano", ne PS?

Natyrisht qe ka. Nuk eshte ceshtja emrit ne lista. Eshte e njejta ceshtje qe socialistet zhvilluan kur une isha i burgosur. Une dhe sot po flas me socialistet e panumert qe jane te pakenaqur me fenomenin Rama. I mungon solidarizimi qe lidhej me filozofine e drejtimit dhe karrieres qe un kultivova.

C'mund te beje Rama qe ceshtja "Nano" te mos ekzistoje me?

Nuk ka lene gje pa bere, por nuk zhduket.

Jeni ju pale ne keto zgjedhje?

Une nuk jam pale ne keto zgjedhje. Nuk jam ketu per t'u bere pale ne zgjedhje, sepse i jam pergjigjur ne menyre kategorike jo kthesave te nje pale apo nje tjetre. Nuk jane zgjedhjet e mia. Jane zgjedhjet e paleve te subjekteve dhe te listave. Keto pale duhet te japin produktin. Duhet te administrojne rezultatin e ketyre zgjedhjeve me pjekuri. Une do ta vezhgoj me shume vemendje kete proces, por nuk do t'i ngaterrohem asnje pale neper kembe. Kurse nuk do te pushoj se kontaktuari me socialistet per te lehtesuar sado pak plaget me te cilat po hyhet ne fushate. Te shuhet sado pak cdo sherr apo konflikt qe mban te percare opoziten. Rama e prishi familjen e PS-se.

Nese Rama humb zgjedhjet, do te riktheheni ne PS si kryetar?

Kaq pak? Do te mundohem te jem prane politikes opozitare, politikes se majte progresiste dhe perfaqesuesve te saj te denje. Do te jem kontribuues i denje i bashkimit te se majtes dhe risjelljes se saj ne pushtet. Nje gje qe eshte e pamundur te arrihet ne nje muaj, mund te behet direkt pas zgjedhjeve. Mund te behet gjate dhe pas zgjedhjeve, duke u rindertuar e majta. Une s'kam qene asnje here pasiv ne politike. Ndersa di te gjitha efektet perverse, qe ka sjelle sjellja e Rames ne cdo cep. Per mungese te memories dhe njohjes se socialisteve te vertete, mungeses se taktit dhe komunikimit, zevendesimit te kontributeve me njerez pa identitet, nga klubi apo shoqata e miqve apo shokeve afariste, i ka provuar shume keq socialistet ne te gjithe Shqiperine. Populli thote, mos e leviz shume prapanicen, se mund te besh dhe dem. Levizjet e Rames jane mbrapsht.

Si e gjykoni qeverisjen e maxhorances se djathte?

Nuk ka mbetur ndonje gje e madhe per konfliktualitetin e kesaj qeverisjeje. Ka kontradikta qe shfaqen per mangesite e medha. Qe lidhen me nje voluntarizem dhe arbitraritet me te cilin drejtohet qeveria e sotme. Qeverisja e sotme eshte e dhunshme, ndaj shtetasve, politikes, grupeve te interesit. Une nuk bashkohem me korrin e korbave te kesaj pseudo-opozite, qe ka shfaqur vetem tone katastrofike perballe qeverisjes. Nuk mund te mos shikoj me vemendje e vleresim, rolin pozitiv te Shqiperise ne rajonet e Ballkanit pas shume problemesh qe e kane rrezikuar rajonin. Nuk mund te mos vleresoj hapjen e Shqiperise ndaj tregjeve globale. Por me shqeteson, humbja e kohes qe ka shfaqur qeveria e Berishes ne zbatimin e strategjive themelore.

Si gjykoni menyren e opozites se Edi Rames dhe PS-se ne keto kater vite?

Eshte e qarte qe vleresimi im nuk ndryshon nga shumica e publikut. Kjo opozite ka qene e c'fokusuar nga axhenda e puneve kombetare dhe e detyrave te shtetit, perballe integrimit, apo kontributeve. Eshte nje opozite qe nisi me bilbila dhe perfundoi me nje marreveshje kulte per anetaret e komisioneve.

Keni qene kunder ndryshimeve kushtetuese?

Pjeserisht po. Dialogu dhe bashkepunimi do t'i bente gjerat me mire. Kushtetuta duhej prekur por jo ne ate thellesi ne te cilen u prek. Opozites se sotme i mungon aftesia per te bere politike, per te bere debat politik dhe krijuar alternativa qeverisese. Kjo sepse i eshte fshire memoria politike qeverisese. Nuk mund te behet opozite, me formula librash.

A ka marreveshje mes teje dhe Berishes per te lene Ramen ne opozite?

Duket sikur Rama nuk do t'i fitoje zgjedhjet. Mos ka ai, marreveshje me Berishen? Eshte kaq i pasigurt sa qe jo vetem nuk merr pjese ne krye te formacionit te tij, por dhe listat ende si ka bere, duke i lene te gjithe varur. Rama nuk e ka udhehequr asnje dite opoziten. Nuk kam hezituar te bej marreveshje politike me Berishen, por ne menyre transparente ne sy te publikut, per ceshtje te medha qe ruanin stabilitetin per zhvillimin e reformave. Por ne c'menyre u be marreveshja Rama-Berisha per ndryshimin e Kushtetutes. Ka ndonje fakt publik institucional.

Nese neser gdhiheni numri 1 ne listen e PS-se, cfare do te benit?

Absolutisht nuk e pranoj. E kam refuzuar. Rama e di mire qe une do te refuzoja. Ai e ruajti deri ne kete moment, me deshiren qe te isha ne liste.

Nese PS fiton zgjedhjet, rrezikoni te shkoni ne pension politik rreth te 50-tave?

Kaq heret? Nuk do te dal ne pension politik pa nxjerre Berishen, ne pension politik.

Po nese PS i humb keto zgjedhje?

Eshte nje motiv me shume per te nderprere keto pamje te PS.

Per cilen force politike do te votoje Nano me 28 qershor?

Une do te konsultohem deri ne fund te muajit me socialistet. Mesazhin do e marr nga ata dhe do e ndaj me ta. Do te votoj ne parim pertej se djathtes se Rames, dhe per tej se majtes se Berishes. Duhen tejkaluar keto, qe Shqiperia te jete ndryshe.

Ju e late PS anetare te internacionales socialiste, si ka mundesi qe Rama nuk ka takime me personalitetet?

Mesa duket jane normale, Rama duhet te kete probleme

Nese Rama e bleu partine, a nuk ishit ju qe e shitet?

Jo. Eshte njesoj si akuza e Berishes se pare, qe me tha se shita Kosoven. Nuk isha une, pronar i saj.

Si do ta ndihmoni ju PS-ne?

Nga brenda. M'u ne zemer.

Ku keni qene kur populli ju zgjodhi te perfaqesoni nje zone ne Kuvend?

Kam jetuar si ju. Ne levizje te lire dhe ne distancen e duhur per te mbrojtur mendjen e ideologjine nga Rama.

Cfare mendoni se ka bere qeveria "Berisha" dhe si i keni marredheniet me te?

Qeveria "Berisha" nuk mund te mohohet se ka punuar ne Shqiperi, per popullin shqiptar. Por pergjigjen me te sakte do ta japin zgjedhjet e 28 qershorit. Me Berishen nuk kam ndonje marredhenie tjeter, vec ketyre qe thashe. E njoh si kryeminister te vendit tim.

E njeh Nano "Gerdecin" dhe cfare mendon per te?

E njoh "Gerdecin" dhe jam i tronditur si gjithe te tjeret per ato jete te humbura. Nuk e zevendesoj dot prokurorine, pres qe ajo te beje detyren.

Po te ishit ne krye te PS, do ta largonit Ramen?

Isha aty, si Rama dhe skam larguar njeri ne rast se nuk iken vet.

Kush e solli Ramen ne parti?

Doni te thoni, kush ia preu bileten nga Parisi? Une isha ne SHBA per ceremonine e zgjerimit te NATO-s, kur Rama hyri ne organizaten e Anastas Angjelit.

A po kthehet PS, ne G99, me tere keta te rinj qe po hyjne?

PS e 101-shave nuk behet dot 99.

Me mire Rama, apo Berisha ne pushtet?

Kete pergjigje do ta japin shqiptaret me 28 Qershor. Mua nuk me lejohet te luaj me banakiere te rinj, apo te vjeter.

"Une nuk do bej mistrecin me ty sot, Blendi, po jam ketu per te thene se PS-ja nuk mund t'i fitoje zgjedhjet me ndertues ose me prinder ndertuesish, qe nuk jane ne gjendje te perballojne as nje perballje televizive" smiley

E hengri Vali Leskaj. Edhe Nano paska pasur kohe te ndjeke edhe emisionet e fushates ne Klan smiley

Pas humbjes spektakulare te Rames me 28 qershor Nano do te mori ne dore fatet e PS -se dhe te opozites se re.

 

Kurse ty do te mori per nuse smiley

Nano ne opozite dhe Berisha ne pushtet!!  Tani po filloj te mendoj seriozisht se duhet votuar per PS. 

KE TE DREJTE.SERIOZISHT DUHET VOTU PER PD

O koth ! ti e di qe e  gjej PLOTESISHt te argumentueshem mendimin tuaj. Vetem me nje ndryshim.. Nano e ka pas shpine larg nga Shaba dhe s'ka qene ne ate loje. Ndersa Xhavitin e njef me mire se ka qene Levizes.... Si do qofte te dy figura popullore relaxuese ose Tos-Sale . Kam mendimin se vete organizmi ( shoqeria ) nxjerr antikorpe per te luftuar stresin me figura karagjozesh sidomos ne kohe KTHESASH te medhaja ku nuk perjashtohen edhe tronditje si te 97. Dhe na dha Sali-Fatos /nje me lesh e nje qeros Me Respekt!

Santucio,mund te flasesh tani biri im.

Listat e PS?

Besoj se listat e PS që nuk mund ti shpall unë, karakterizohen nga dy lloj përfaqësuesish. Nga njerëz që kanë turp nga e kaluara e tyre politike dhe nga njerëz që janë viktima apo promotorë interesash afariste dhe private me të cilat përpiqen të manipulojnë institucionet, demokracinë e PS dhe marrëdhëniet politike që nëpërmjet zgjedhjeve të ndërtohen mes shtetit dhe institucioneve.

-Njerëz që kanë turp nga e kaluara?
Keni përcjellë në publik disa pamje të dhimbshme të mungesës së kurajës së përfaqësuesve politikë të PS për të evokuar vlera dhe dosje të rëndësishme të eksperiencës së tyre. Kjo ndodh se kryetari dhe pulsi zyrtar i PS e kanë të ndaluar përmendjen dhe kontaktin dhe eksperiencën politike 15 vjeçare të PS.

Shumica e tyre janë përfaqësues të rinj?

Po flas për shumicën e bashkëpunëtorëve të mi politikë që janë anëtarë në shumicën dërrmuese të PS dhe asamblesë kombëtare, që nuk pranojnë më, nuk u lejohet të evokojnë eksperiencën e gjallë që ndërtuam së bashku ndër vite me integrimin e PS në realitet dhe politikat e socialistëve evropianë. Edhe përfaqësuesit me të cilët kam bashkëpunuar, janë në gjendje të mjeruar përballë një realiteti dhe propagande të përfaqësuesve të partisë që nuk shfaqet asnjë politikë, asnjë strategji që duhet të vazhdonte të zbatohej, dhe me të cilat janë rritur dhe vetë përfaqësuesit e PS në qeverisje. Për pasojë një parti pa memorie është jokonkurruese, një parti që nuk kanë rekord në administrimin e çështjes publike, apo karrierë politike nuk premton asgjë të suksesshme në nivelin e problemeve e sfidave që ndeshet vendi.

asi rob rrugve dje, nigjohej vetem zoni tosit. e frykshme vallaj

sikur te kishte nai parti tamom nacionaliste me synim te deklarum, ky rob qe nuk ka zon i drejtim ideologjik per arsye te ndryshme, duhet te bohej keshilltari i pare atje qe te nihmote ne perpilim politikash, sidomos per sa i perket asaj te jashmes, sepse osht aq i nyt dhe i squt sa duhet per me zbatu interesa te atij lloji mshkall minimum rajonale. un menoj se koka te tilla duhen inkuadru dhe von ne pun e nuk duhen lon te konsumohen ne ves sic osh katandis qe kur doli prej burgu. rob te till kon ekspertize megjithe pislliqet deri dhe antikombtare qe kan kry kur kan pas fuqi ne dore

ej po ca manie mer, me qujt ramen ylber dhe ate tjetrin gay99c qeka gjo e parashikume per censurim?!

ene s'e mor vesh ca keni me ylberat - qe tu gjujt me topa letre tregun qe jon ala kalamoj kopshi, apo sic i thojn ne pazar "kakarreça" para ktij te sfumumit qe ka me iu mor partin qe i kon mor.. - kur vet posterat e PPSH se re i kon qit gjithanej me ngjyra ylberi si me pas dal ka nai reviste e mrapapunume. ene nfejsbuk ashu ia vejn fotot ydhit te tirones, me ngjyra ylberi. ca faj kena ne mileti qe kan kalu ne fjalor njoni ylber, tjetri 99ç e tjetri sullton me jenicer. masnej i pjes e mir e faqes osh e mushme me "emertime" te llojllojshme per bajazitin II, dhulkarnejnin e misherum etj, si nodh qe cuditrisht nuk shuhen kto, po shuhen vetem kur folet per ylberat?

ose si nodh qe nai i deprivum qe flet per mullixhinj njelet kshu si koment "i qut" qe sbi nesh me "rregullat", po te tjerat qe tregojn idiotsine e deklaratave zyrtare te gay99çit fluturojn pa dashje? shu i shkrim, qit i shkrim qe u shujt, shuj tjetrin, si gershon me menstruacione. leni mer robt te gjykojn vet ca lexojn, se s'osh koh e birose..

se masnej kshu si shko muhabeti dalin perfunime me korrespondenc se sa i rrezikshem qeka "ki krietari historik mo" qe gja qe i parrezikshem.. saqe kerko marrje masash... elhamdyryla, allahu ju udhzoft e ju prrifte ne udhen e objektivitetit subjektiv

 Nese PS fiton zgjedhjet, rrezikoni te shkoni ne pension politik rreth te 50-tave?  

Kaq heret? Nuk do te dal ne pension politik pa nxjerre Berishen, ne pension politik.

Po nese PS i humb keto zgjedhje?

Eshte nje motiv me shume per te nderprere keto pamje te PS.

Nano ne opozite dhe Berisha ne pushtet!!  Tani po filloj te mendoj seriozisht se duhet votuar per PS.  

GJITHASHTU

 

Nuk do te dal ne pension politik pa nxjerre Berishen...

Hem kete sikur e degjuam njehere ne 2005 nga doktori dhe ky tha se e nxorri Nanon ne pension. Si ka mundesi qe e ka therrit dy here (te dy kthimet jane bo me kerkese te Berishes)... Perfundimisht keta te dy duhet te dalin bashke ne pension njeheresh dhe mundesisht tu gjehet i dhome e perbashket ne burg t'Peqinit...................

Ja nje ekuacion i hajrit

Rama, Berisha, Nano, Meta (etc te parendesishem) = Ekeqja e modhe e ketij vendi...

Nese Votojme Birishen, rikthejme Nanon dhe forcojme Meten = 3 te keqij (plus te pardesishmit mbeten ne pushtet)

Nese votojme Ramen heqim qafe me i dore Berishen, Nanon dhe me shume mundesi edhe Meten, na ngelet nji e keqe ca te parendesishem dhe shpresojme qe kur te priten kokat kucedra te mos kete te tjera...

Ne mos thoni qe ky nuk eshte shanc historik me rrezu ish-sekretaret e Partise Komuniste dhe perfaqesues te denje Hoxhiste.... 

 

 

 

 

Nese votojme Ramen heqim qafe me i dore Berishen, Nanon dhe me shume mundesi edhe Meten, na ngelet nji e keqe ca te parendesishem dhe shpresojme qe kur te priten kokat kucedra te mos kete te tjera...

Edi qenka qerosi sipas teje eee. Hajde perralle hajde.

 

Rama eshte nje pjelle kaps e Nanos mos e harro kete. Nuk mund tja hedhi m... sumes qe e nxorri smiley

Ky eshte morali perralles .

Eshte e vertete qe kjo interviste e ketij niveli dhe permbajtjeje mund te realizohej vetem nga Fatos Nano. E njeh kaq mir boten e politikes dhe dallavere saqe te mahnit. Megjithate eshte vetem nje sulm i fundit drejt agonise se tij...............

Mesa u mor vesh, Opinioni pardje ishte pare neper klubet dhe baret e Tiranes, siç shikoheshin ndeshjen e Europianit vjet ne behar ... rekord audience !

Pasazhi qe me beri pershtypje, ishte "PAKTI 10 vjeçar RAMA-META", sepse s'kishim dijeni per kete histori

Si konkluzion mund te them se Nano s'ka per te ndejtur me duarkryq, por ka per t'ju futur fushates : besoj se e la te kuptohej kjo. Ai do mobilizoje tere "ushtaret" e tij, tere besniket e tij qe gjate pushtetit 8 vjeçar u ka siguruar poste e ofiqe, ne menyre qe te organizoje "grushtin e shtetit" brenda PS-se.

Basti i Nanos eshte si ekuacion me 2 te panjohura, ose me 2 alternativa me mire :

- Do beje çmos qe Rama te humbase zgjedhjet, sepse sipas statusit te PS-se, Rama duhet te largohet

- Nese rezultati do te jete i ngushte, atehere do hapen kartat e negociatave per koalicionet dhe pazari i shit-blerjes se deputeteve do jete teper i larte : per 2-3 vota do luhet çdo gje. Nano shpreson qe te jete ura lidhese midis PS-se dhe LSI-se, ne mnyre qe te krijoje nje mazhorance qeverisese.

Pra, per mendimin tim, Nano dje vertet e beri cope Ramen, por ai mbi te gjitha tha se ju rikthye polikes aktive dhe se eshte pretendent per postin e Liderit te Opozites

 

Pra, per mendimin tim, Nano dje vertet e beri cope Ramen, por ai mbi te gjitha tha se ju rikthye polikes aktive dhe se eshte pretendent per postin e Liderit te Opozites

 Sa te gezon kjo gje qe te hidheronte ne 2005... Se kuptoj se per hir te liderit shpirteror mohon parimin per te cilin ke gerthit 8 vjet rrjesht...    

Se komunistet bar hajne dhe parimet nuk i shkelin, do ta vazhdonte fjaline ai i madhi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).