Supremaci e PD?

Dje rama kishte vajt ne sheqeras korce me u taku me popllin. sala ka qen dy here anej der tashi se iu ka shtru rruget dhe i ka nihmu per pune bujqsie. po ajo qe vuna re ishte se PS dje kishte ngrit gjith podiumin e radhes isoj si PD, me kalamojt ka mrapa krietarit duke majt tabelat lart per ndryshimin e Shqiprise. i kopje e keqe e fushates dhe mnyres se si paraqitet PD-ja. komplet me skenen mrapa, e te gjitha vetem ngjyrat ndryshonin. edhe tabelat qe mashin kalamojt ka mrapa ishin rrezik te i permase me ato te PD

gjo qe na sjell ke pytja, duke mor parasysh qe kto partit e tjera me i mnyr apo i tjeter jon tu bo gjonat si PD-ja, ashiqare duke e kopju, a trego kjo i karakter inferioriteti te tyne?

presin ca do boje PD e para qe ta bojn ne ato, presin ca do boj PD qe te reagojn, presin kopjojn, presin reagojn. kjo trego ndjeksa jo prijsa dhe ka i ane trego supremaci te PD ne kto zgjedhje, sepse te tjeret presin me u udhheq ka PD-ja. ca te presi robi ka opozita demek. i supremaci e PD qe dukej ene ke robt qe u mlidhshin para skenave, ke pd ishin te gjith cuna te ri, burra, npergjithsi krah pune, ke ps ishin kalamoj nen 5 vjec, dhe gra te veshme me te zeza mbi 60 vjec. gjo qe bite direkt ne sy dhe pranej mshtyu me pyt i her knej ca menimesh keni rreth ksaj.

le masnej mos me permen ne at punen e sms-ve, se ju thash qe do plasi keq, se ca rob sjon shkeput ala ka fazat e meparshme te evolucionit

54 Komente

O robo. Kjo eshte menyra amerikane e te berit fushate politiko-mediatike. Nese do e quajm kopjim, atehere PD i bie te jete kopjiaci i pare. Prandaj le ta quajme "import" dhe ta leme aty. Nuk e ka shpik PD-ja kete metode, mos bej sikur ke lind dje. Apo vertet beson se ishte ide e PD-se kjo e pankartave dhe njerezve mbrapa kandidateve? Eshte gjynah qe t'i konceptojme gjerat kaq lokalisht dhe me tifozllik retard. S'ia vlente fare ky koment, po hajt mo meqe qellova...

http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/photo/2008/01/06/PH2008010601467.jpg

http://media.adn.com/smedia/2008/10/30/18/482-palin-post-thurs-1.standalone.prod_affiliate.7.jpg

Ndersa mua, me shume se ngjashmeria e podiumeve, m'i beri nervat kaçurrel dikush tjetër qe ju premtonte ishpronareve dhe te përndjekurve qe do te interesohej per ta sapo te rimerrte pushtetin... a thua se nuk e kishte ai pushtetin keto kater vjet... VËRTET SHUME E SHPIFUR... te pakten te kish miresine dhe te mos e hapte gojën per ate muhabet.

Supremacia e PD-se verehet tek rezultatet e zgjedhjeve te 2007, qark per qark. I keni rezultatet e 2007 tek KQZ-ja dhe me disa llogari te thjeshta, do te shikoni se kandidatet e PD-se ne 2007 kane marre goxha vota ne krahasim me te majten "e bashkuar" te aso kohe. Duhet pasur parasysh se PBDNJ-ja atehre doli e pavarur, ose ne shume zona s'kandidoje fare; kurse Aleance Demokratike e Cekes dhe Ilir Meta ishin ne 90 % te zonave bashke me PS-ne. Pra, edhe rezultatet e 2007 per kandidatet e majte, nuk jane me te azhurnuara, sepse dihet qe LSI ka per te terhequr goxha vota, sidomos ne Tirane, Durres, Berat, Fier.

Ne qarkun e Durresit prsh : PD mori para 2 vjetsh 20.000 vota me teper se "Opozita e Bashkuar". Po sivjet, ku LSi-ja do dali me koalicionin e saj dhe kur Levizja Nano do jape frutet e veta, sa vota do te marre PS-ja ? Sigurisht qe ka per te dale pas PD-se, ne rang qarku.

Ne Elbasan, edhe pse PS-ja fitoi bashkine e qytetit me 600 vota plus, ne rang qarku PD merr rreth 70.000 vota, kurse PS + LSI (Plus AD) marrin 66.000 - Sa vota duhet te marre PS-ja sivjet, kur dihet se LSi eshte veç dhe se ne kete zone, Neritan Ceka pretendon te fitoje vota te mjaftueshme per tu zgjedhur deputet ?

NE Fier, edhe pse ne 2007 PS-ja fitoi ne Bashkine e Fierit, Lushnjes dhe Patosit, ne rang qarku, rezultati del : PD : 69.000 vota, PS + LSI + AD : 71.000 vota

Dhet se ne kete qark, LSI ka nje peshe relativisht te madhe. Perpos, dhe Petro Koçi ka per te "djegur" shume vota ne Fier ... pra, edhe ketu, PS-ja eshte e garntuar te dali e dyta, me shume vota pas koalicionit te PD-se. Pa harruar faktin se ne kete zone, Camet kane nje peshe specifike dhe se ata sivjet jane me PD-ne.

S'po permend zonet e Kukesit ketu, ku PD pretendon qe te marri 3 deputet nga 4 gjithsej (do t'i mjaftonin 65 % te votave ne rang qarku).

S'po permend as zonen e Dibres, ku PD pretendon te marre 4 nga 6 deputete.

S'po permend as Shkodren, ku PD pretendon te marre 8 deputete nga 11 gjithsej.

Vetem ne qarkun e Beratit e majta ne teresi ka nje epersi te konsiderueshme, por te mos harrojme se aty LSI-ja prentedon te marre shume vota dhe synon 2 nga 8 deputet. Mos te çuditeni pastaj, kur PS dhe PD te marrin secila nga 3

Pra, mesa duket vetem nga rezultatet e 2007, qe u trumbetuan si "fitore " e se majtes se "bashkuar", rezulton se ne baze qarku PD ka nje epersi te konsiderueshme mbi PS-ne.

Harrova Qarkun e Tiranes (i cile pershin Rrogozhinen, Kavajen, Kryeqytetin dhe gjithe komunat perreth ne ketyre zonave) :

Po sipas rezultateve te 2007 te KQZ-se, kandidatet e PD-se moren 137.000 vota, kurse e "majta e bashkuar" mori 142.000 vota, pra 5.000 vota me shume, edhe pse ne Kryeqytet, Rama mori 98.000 vota, kurse Olldashi mori 76.000 (pra - 22.000).

Sivjet qe PD-ja ka votat e AD-se, e cila ishte me PS-ne ne 2007, dhe qe LSI-ja kandidon vetem, eshte e qarte se rezultati do anoje nga koalicioni i djathte dhe se sondazhi i fundit i Gani Bobit eshte tejet realist dhe perputhet shume mire me rezultatet e 2007 dhe levizjen e partive gjate kesaj periudhe

Sidoqofte vetem Durrsin mos e permen amon, sic i jep 8 deputete PD-se ashu i jep 8 PS-se, eshte shume i balancuar dhe nuk niset nga partite, asnjera parti se ka te sigurte ne Durres, 8 deputete PD-ja dhe kryetar bashkie eshte nje nga PS-ja vetem pas 2 vjetesh (dhe kishte nje pjesmarrje shume te ulet ne votime se te 2 kandidatet ishin cope cope). Mos e krahaso Durrsin me Kavajen ose Shkodren qe edhe derr (nga ata me zile) te vendosesh si kandidat te PD-se e fiton.

Mgjt postimi im i pare ishte me i vlefshem se ky me shpreh mendimet e mia

O Erjon, Durresi si qyetet dhe si rrrethina aty aty del PS me PD, por zgjedhjet jane ne baze qarku, dhe ne kete qark pershihet rrethi i Krujes, ku eshte Bashkia e Krujes dhe Fushe-Kruejs, te cilat votojne masivisht per PD-ne. Dhe fshatrtat perreth voten ja japin PD-se. NE kete qark, eshte dhe Shijaku, zone e cila voton tradicionalisht per PD-ne. Shiko rezultatet e bashkive dhe komunave te qarkut Durres per 2007, dhe e shikon se PD ka 20.000 vota plus

e kisha llafin per ket lloj ngjashmerie

 

 

 

Patrislumumba, ke plotesisht te drejte per kete kopjim qe e ben PS. Por i vetmi dallim eshte se PS eshte i mbushur me pleq e plaka qe i takojne kohes se komunizmit derisa PD eshte me te rinje dhe te reja. Pra e ardhmja i takon PDs, e kaluara PSs.

 

Ja te na rroje Obama qe na mesoi fjalen "ndryshim" te gjitha paleve.

s'di pse me beka pershtypje kjo e PS. Ah e gjeta, qeka indentike me ket:

ene ket lloj ndryshimi

 

vreshtas, gorishtas, voskop

 

 

sheqeras

Keto foto po me kujtojne nje shprehje te Madame Secretary: "Change you can xerox".

Ehhh, mr. Obama, c'pune na hape me ket cejnxhin smiley.

modeli osht amerikon ashiqare, po mnyra paraqitjes knej, kalamojt mrapa, sfondi, podiumi, pankartat, robt para skenes e dreq e bir jon komplet te morme ka sala qe ka nja i muj tu bo kto gjona. hajt per hajr

"Kalamojt" jane qe te kohes se mavrise (si model.)  Keshtu qe ideja s'eshte hic origjinale. 

Per hajer e i pacim sa malet ...

Ne "Curriculum Vitae" Cv-ne e Rames,do te gjesh vertet ndryshimin e Tiranes.,ne normalitet se pari dhe ne zhvillim se dyti!

Nga me qindra kjoskash maqedonase, ne qender dhe perreth Tiranes, uzurpuse ,ne lulishte dhe hapsira per publikun.

Te kujtojme parkun Rinia dikur nje lulishte e bukur,me ardhjen e Saliut u kthye ne kerpudha helmuese kjoskash,me aktivitete te dyshimta hajdutesh,matrapazesh,fallcifikatore dokumentash, bisnesesh,drogash,prostitutash, me ardhjen e Rames Kryetar Bashkie,U SHKATRUAN!

Te gjithe e dime se ishte shume shume e veshtire,te shkatroje ose te shkulje me rrenje kjoskat e atyre bisneseve,nga hapsirat publike,sepse cdo kjoske ne Tirane ishte pa leje dhe fijet e bisneseve te pista,korruptive ishin te lidhura,me PD,qe ishte ne pushtet dhe nje model primitiv i kapitalizmit! ..i nje kapitalizmi te deformuar,korruptiv dhe infektues per te gjithe shoqerine!

Rama ja doli,nuk kishte burre tjeter qe te merrte nje inisiativ te tille.,sepse mbrapa kishte nje mbeshtetje te gjere,te gjithe popullsine e Tiranes.

Drjetesia u vu ne vend.

Rama me 28 qershor do te kete mbrapa,shumicen!Zoti i dhente fuqi,per te miren e shumices!

 

Eh, këto tema hap kur e ke Salën në bark. Po pse na hap barkun të gjithëve jam kurioz unë?

Supremacia e PD eshte e dukshme, aq sa dhe "lideri" i opozites ka frike te garoje, pervec faktit qe ka ndertuar fushaten ne baze te PD-se dhe jo te PS-se.

pse kalon tek shkronja "b" dhe "c" pa mesuar akoma shkronjen "a"? Pyet njehere cfare do te thote PD me ate lloj fushate, pastaj kalo tek Rama.

s'thash gjo un, vet e the

 

(...to which the reacting person is highly sensitive smiley )

Mire, nja dy fjale mbi ca gjera :

I pashe videot e sjella nga Lumumba (nje udheheqes afrikan, me duket vrare nga ca afrikane te tjere, si zakonisht, of course).

Mitingjet e PD-se m'u duken krejt normale per nje parti qe eshte futur ne zgjedhje. Nga paraqitja dhe zhvillimi, ngjasojne me mitingje elektorale te partive europiane, te majta e te djathta, me perjashtimin e vetem qe kendej behen neper salla dhe jo ne rruge. Por kjo ska asgje te keqe, secili vend ka veçorite e veta.

Persa i perket dy partive te medha, mendoj se PS-se i mungon nje udheheqes qe te dije t'i beje njerezit per vete, ashtu siç kete veti e gezon Berisha. Per mire apo per keq, Berisha ka ate vetine e "mobilizimit" qe nuk shpjegohet aq lehte. Qenia e tij ? Zeri, pamja, ajo çfare pasqyron tek tjetri ? Nuk e di, por Edi Rames i mungon kjo.

Ajo qe s'me pelqen tek Berisha eshte qe nganjehere rreshqet, i rrembyer siç eshte nga perkrahja e te tijve. Por gjithsesi, duke e njohur personazhin, rreshqitjet e tij jane mese te kuptueshme, dhe deri-diku te pademshme. Do te kisha dashur me vetepermbajtje nga ana e tij ne lidhje me trajtimin qe i ben personit te Edi Rames. Ka shume mundesi qe Shqiptaret te jene pjekur politikisht, madje dhe ne ane te tjera, dhe keto rrembime te mos bejne me figure te mire. Por personazhi eshte personazh, dhe ske ç'ben.

Berisha eshte ne pushtet qe prej kater vjetesh. Ne pergjithesi, kur je ne pushtet dhe rikerkon votebesim, kjo mbeshtetet mbi arritjet e tua gjate kater viteve qe ke qene ne pushtet. Nese kjo pike eshte e forte, atehere votuesit nuk shohin ndonje gje per te nderruar kah. Njeriu, keshtu eshte ndertuar, ndryshimi e tremb : te nderrosh vend, te nderrosh partner, te nderrosh shtepi, etj. Nderrimet shoqerohen gjithnje me ndjenjen e pasigurise. Vetem nese ka arsye te forta, atehere ndryshon njeriu. Per pak gjera, ai pelqen gjendjen ku eshte. Nga ku dhe shprehja : "kishte vajtur thika ne palce", dmth per pak gje, edhe duroj.

E kam fjalen qe Berisha, ne keto zgjedhje, shkon me njefare bilanci, te vertetuar dhe nga te huajt, dhe nga vete vendasit. Humbja e Berishes, per mendimin tim, mund te vinte vetem nga nje opozite e forte e cila do te kishte dhene prova gjate kohes se qenies ne opozite se ajo e luan lojen ndershmerisht dhe se mendon vertete per elektoratin. Fitorja, per nje opozite, luhet qe ne çastet e para kur bie ne opozite. E me aq pak sa kam pare, opozita nuk e ka luajtur lojen e saj. Vete fakti i daljes ne drite te levizjes G99, tregon se ka nje elektorat te majte qe eshte zhgenjyer nga te majtet tradicionale.

Kjo G99, a ka ndonje gjase ? Per mua, po te ishin te mençur, do te duhej te kishin punuar per ne afatgjate, dhe jo thjesht per te bere figura dhe levizje te kota politike. Bashkimi i tyre me nje force tjeter, e majte apo e djathte qofte, per mua, i ka dhene nje shkelm te mire perpjekjeve te tyre. Po te kishin ndenjur menjane te gjitheve, dhe te kishin permiresuar diskutimet e tyre, dhe te kishin mbledhur vertete njerez te rinj (ne mendje, se keshtu fytyrat iu shndrisin te gjitheve), me siguri qe ky grupim do te rritej nga viti ne vit dhe pas 4 apo 8 vjetesh mund te pretendonin vertete per diçka domethenese.

Shkurt, veç te votohet pa shamate, e pa shume baterdi, e kush fiton pastaj, kete e di kutia e fshehte.   

Ja dhe Elbasani

 

Ne Elbasan nami u be. Jam cudit se ai qytet mbahet per i majte por ishte sheshi plot plot plot me thane miqte e mi nga Elbasani.

stil berishian i mbushjes se shesheve, merr lenes, jepi prenes...

rinia eshte shumica, dhe ajo do ndryshim. fitorja eshte padiskutim e edi rames.

Per mire apo per keq, Berisha ka ate vetine e "mobilizimit" qe nuk shpjegohet aq lehte. Qenia e tij ? Zeri, pamja, ajo çfare pasqyron tek tjetri ?

Karizma dhe populizmi! Te vetmet arsye qe jo vetem e kane risjelle ne pushtet, por edhe qe vazhdojne ta mbajne ende ne krye te PD-se. Po te mos t'i kishte keto cilesi... do ta kishin hequr qafe me kohe edhe nga partia.

A thua vetem keto Olso?! Po ato fshataret qe kishin zbritur nga fshatrat ne mitingun ne Elbasan te Sales nga karizma u ndikuan?! Ka ndertuar rrugen e Gjinarit e plot te tjera dhe fshataret ja dine per nder se fshataret jane pragmantiste dhe nuk ndikohen nga lakrat dhe karrotat e Rames..

Karizma po, populizmi jo. Eshte tjeter gje populizmi. Populizmi eshte kur i shkon per qejfi mases, dmth luan dhe manipulon ndjenjat primitive te njerezve. Nuk besoj se jemi ne rastin e tij, madje une nuk di te kete populiste ne Shqiperi.

Por karizma po. Kur e sheh keshtu fizikisht, Berisha te jep pershtypjen e nje personi çfaredo, i ngjason gjithkujt, fshatari apo nje qytetar i mesem e sheh veten tek ai. Madje edhe kur leviz apo qesh, ai te krijon pershtypjen e nje banaliteti qe eshte i perhapur gjithandej. Mirepo, ne periudha zgjedhjesh, identifikimi ka te beje shume. Te sjellesh nje harvardist qe e mban koken perpjete dhe ta vesh para ca zgjedhesve mesatare, e sigurte qe s'do te marresh gje si vote. Politika nuk eshte thjesht ide, por edhe mjet si e percjell kete ide. A duhet te jete keshtu ? Sigurisht qe jo, por ja qe keshtu eshte natyra njerezore.

Kur Veliaj fliste ne takimet e tij elektorale, thosha me vete qe ky nuk e ka idene per çfare behet fjale. Ky kujton se eshte perballe ca flokelepireve qe shkojne aty thjesht per "a me pe me ke isha ?" Por ja qe zgjedhesit jane ashtu siç jane, dmth nje pjese e mire qe duan t'iu flasesh shqip.

Kurse kur vjen puna tek Rama, jam i bindur qe ai vuan nga figura e tij me "hije" ne sferen vetjake. Po te kishte qene diku ne Perendim, e sigurte qe nuk do te puthte fare, thjesht per faktin e historive te tij familjare (rrahjen e bashkeshortes nuk ta falin kendej, je i djegur pergjithmone). Plus asaj, Rama duhet ta dinte shume mire qe nje karriere politike ndertohet ne afatgjate dhe se çfaredo qe te besh sot apo neser, do te te dale diku pasneser. Disa qendrime te tij lart e poshte kane bere qe figura e tij te marre goditje here pas here, dhe te mos kalohen lehte.

Nuk e di, keto pune duhen shoshitur mire sepse çdo rezultat zgjedhjesh e ka nje shpjegim, nuk eshte kuturu siç mund te ndodhe ne Finlande ku mund te fitoje ose A ose B pa pasur asnje problem, me nje fjale, tip loto, mund te dilte gjashta, por mund te dilte dhe njezet e treshi.

Populizmi eshte kur i shkon per qejfi mases, dmth luan dhe manipulon ndjenjat primitive te njerezve. Nuk besoj se jemi ne rastin e tij, madje une nuk di te kete populiste ne Shqiperi.

hahahaha ne France ke lindur??  Po qe kur jemi njohur si Shtet i pavarur (bile edhe me perpara ) shqiptaret jane populli me i manipuluar!

Pas turkut 500 vjet! Na dha pavaresi I. Qemali i dhame shqelmin, Fan Noli i njejti fat se donim Ahmet Zogun se na minipulonte bukur.. Pastaj me Talonet edhe me vone me Komunizmin 45 vjet..  Rame nga shiu ne bresher me Tosin dhe Nanon 20 vjet te tjera!  Ik aman se shkoi vone..

o anglezo i pamanipulum, na sqaro icik ca metode "manipulimi" zbatoi sala ne elbason, lushnje, korce. kot du me dit kshu, nuk kom nai qellim.

(sbesoj te kete lidhje me rruget rurale qe ka shtru ene mshtetjen qe i ka dhon biznesit ene bujkut... kushedi ca metode manipulimi ka msu dhe ia ka fut shqiptareve primitive dhe gomere)

Me siguri nuk mund ta them se per cfare zbresin ata fshatare, gjithmone nese informacioni qe ti jep eshte i sakte. Per karizmen dhe populizmin ama jam i sigurt sepse e shikoj ne tv.

Nuk ka asgje te keqe tek karizma dhe populizmi... Thjesht nuk do te doja qe te ishin vetem ato. Une kerkoj dicka me teper. Kerkoj nje vizion te ri. Nje paradigem te re. "Lakrat dhe karrotat" e Rames do t'i perkufizoje ti. Qe tani per tani, por jo vetem tani... nuk i gjej tek Berisha. Dhe s'ka se si te gjenden... sepse ai eshte rritur, brumosur dhe i perket nje epoke qe ka perenduar tashme.

Olsib si nuk mund ta thuash per cfare zbresin?! Ti je dhe tip i logjikshem. Beji pyetjen vetes perse fshati votoi dhe do votoje per PD-ne. Beji pyetje vetes perse Rama godet vetem te fshati sepse aty pati humbjen me te madhe. Ca pergjigje del nga kjo?! A nuk del qe kjo qeveri e ka ndihmuar fshatin?!

po mire nqs ndertimi infrastruktures se venit osh epoke e perendume,  i bi qe te jesh tu fol ka marsi, se duhet te jesh very high tech zotrote dhe vite drite para. (kjo te qet pak si nga realiteti desha me thon, dhe qe thjesht flet sa me fol)

Infrastrukturen qe eshte ndertuar ta listova tek tema tjeter. Mund ta krahasosh me ate qe ka ndertuar Nano dhe shikon se ky i fundit ka bere me shume.

Mos duhet te votosh Nanon?!... Ups Nano nuk kandidon! Provo me Meten.

 

Ka ndertuar Nano aq shume sa Berisha?! Olso kur te vish ne Shqiperi te shohesh me syte e tu ceshte bere hajde flasim bashke. Mos ja fut kot...

I kam pare dhe i kam fotografuar se aty isha. Natyrisht deri ne fshatrat e Elbasanit s'kam shkuar.

Atehere meqe i ke fotografuar ke mendimin qe eshte bere aq pune sa ne kohen e Nanos?! Po me habit. Mos te ka rene gjysma fotografive rruges smiley

Me gjatesi rruge ashtu me rezulton. Shiko listen e shpejte qe bera dhe krahasoje ne harte.

Nejse... muhabet i gjate. U beme boze. Po vazhdoj me pjesen e dyte te filmit tani "Frost/Nixon".

Tung.

Frosti do fitoje ne fund kurse Niksoni do paguhet mire. smiley

smiley Film i lezetshem. E keshilloj... per te thelluar me shume ate ceshtjen e karizmes. smiley

Edhe cfare po thoshim ne...?

Ah po... Po thoshim qe te gjithe kane mesuar te ndertojne rruge keto vitet e fundit. Por se c'jane ca gjera te tjera qe jo te gjithe jane jane te afte t'i ndertojne. Ato gjonat qe ti i quajte karrota e lakra... me dy fjale. smiley

Si puna e kesaj lakres te filmit... qe ishte shume e rendesishem qe Nixoni te pranonte qe kishte gabuar smiley

Te pershendes me kete kengen fantastike te disco 70... nga filmi.

http://i41.tinypic.com/2lcv6ld.jpg

 

Berisha me Flamurin.I shkreti Flamur ,thone qe ishte dhjere ne pantallona.

Me ben pershtypje fakti qe shkruesi i temes e percakton supremacine e PD-se duke pershkruar podiumin dhe madhesine e tabelave te PS-se ne nje fshat te quajtur Sheqeras.

Sa te thella paskan qene ca gjera! smiley

arie, mund ta thoshe direkt qe smore vesh gjo ca lexove mi..

mos ke turp se e bojm zemren gur e ta shpjegojm me thjesht po deshe smiley

 

 

u, ja ne i apdejt

Nga takimi zgjedhor në Vlorë

e pa njeri opinionin sot e? ka lidhje me temen smiley

Vlora e Saliut eshte dhjere me 60 tone nafte te derdhur "by accident"..disa specialiste te Sales(PD) thone se deti e pastron vete naften... ! Une perveten time kur e pashe,ne TV ..nuk me behet te shkoje me, ne Vlore!.Te qelb nafta atje!

Do te beje Turizem Sala!e hengert nje mortje!Na la pa plazh!Dursi vjen era mut! Do te shkoje ne Sarande!  ...   smiley

alo mirmroma

ne vijim te atij shkrimit te par, PD ka i vazhdim tsloganit te 2005-es qe ishte "koha per ndryshim", qe tashi osh bo "shqiperia po ndryshon" ne vije te programit tzbatum

kurse ps qe n2005 po "mrote te ardhmen", sixvjet e ka gjet veten tu von vesh ca thote pozita me kopju terminologjine e fushates

nqs i ka thon atij 'jasu palikari', ktij tjetrit ca i ka thon, 'jasu qirje'?

se i ka dhon dhe "celsin"..

i kontrast ne elbason mes fushates se PS dhe PD.

 

video e elbasonit per PD esh nja dy shkrime siper, kurse:

 

Dështon mitingu i PS-së në Elbasan

I konsideruar si një miting hapës për këtë qark, ku organizatorët e PS-së kishin premtuar një miting madhështor, në fakt doli krejt e kundërta. Shkak ka qënë pjesëmarja e ulët e qytetarëve të Elbasanit, duke bërë që organizatorët e mitingut, të ndërrojnë vendin e zhvillimit të tij.

Partia Socialsite kishte lajmëruar qytetarët e Elbasanit se mitingu do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit, por vetëm një numër i pakët qytetarësh morën pjesë në miting, duke bërë që në moment e sipër, organizatorët t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të zhvendosen në një vend tjetër. Mitingu u zhvillua në një sheh më të vogël, pas stadiumit të qytetit.

Ndonëse lajmërimi për këtë miting të PS-së ishte bërë ditë më parë, pjesëmarja në të ishte e ulët deri në atë pikë sa detyroi krerët e PS-së që mitingun ta zhvendosin tek një ambient më i vogël. Ndryshe nga rivalët kryesorë politikë të PD-së që preferojnë sheshet më kryesore të qyteteve, Partia Socialiste njofton qytetarët për të bërë mitingje në sheshe të vegjël apo tek Pallatet e Sporteve, me ambjente të mbyllura.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php...

 

http://www.top-channel.tv/new/video.php?...

Shife njiher kete videon ta marresh vesh sa bosh ka qen sheshi (jo prapa, se nuk ka shesh prapa stadiumit te Elbasanit) por para stadiumit dhe deri te bulevardi qemal stafa.

Dhe meqe paske fol per supremaci te PDs, supremacia e vetme e PDs eshte rreshtimi i administrates shteterore si batalion elektoral dhe perdorja e parave te taksa paguesve shqiptar per aktivitetet politike dhe spotet televizive.

Po ku ka me turp per nji kryeminister qe ngeli tu fol per rritje ekonomike dhe nji femije vdes i mbuluar nga plerat siper...

lol, po folim per miting te PS ere jo te LSI-se - apo aq jon muncit tashi smiley

po ku ka me turp i her qe presidenti amerikon te bredhi neper bot kur po i vdesin kalamojt rrugve mer ti? te perdhunum, te masakrum, te vram me arm rrugve e shkollave, te perplas me makina... ai del ma fjalime per islamin dhe paqen ne bot, ca turpi, ca hipokrizie ej

http://news.google.com/news?um=1&ned=us&...

megjithate mduket se kjo tema ka i problem me titullin, si thu ti gento?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).