Shifni jurovizjon ju peshqit?

?

Postoni naj ko të preferume e dër vërisni e grini sallatë, sa të kalojë edhe kjo natë.

35 Komente

qyqja

pse re ato injorante do nigjojme neve ?

ene plaka ime spo e duron dot.

mo mire sinani per ate zot smiley

 

qyqja,

mu m'vje turp nga vetja me pa jurovizionin smiley

Mire e ke ti desdmona qe te vjen turp, se duhet te keshe pak nivel per te pare eurovizionin,analfabetet qe nuk kane mesuar akoma me shkrujt, nuk e kuptojne dot eurovizionin.

Kenga shqipetare u kualifikua per ne naten finale te eurovizion.

I lumte Kejsi Toles.

Me mire ta quajne festivali kenges se evropes lindore,se votimet behen me mik smiley

Kete vit vleresimi do te jete ndryshe, 50% nga SMS DHE  50% nga specialistet e muzikes

Neve ketu ne Gerrqi edhe te mos duam,nuk mundemi te mos e shohim.Te gjitha kanalet tv ate muhabet kane mengjes e darke,sa mbaron nje jurovizion fillojne pregatitjet per tjetrin. Na kane CT me Saqi pederastin edhe ne ender na del.

desdemona - 14 Maj 2009 - 9:44pm

 

qyqja

pse re ato injorante do nigjojme neve? ene plaka ime spo e duron dot. mo mire sinani per ate zot

Kejsi Tola eshte nje vajze e re, me nje ze te shkelqyer, qe e paraqiti Shqiperine denjesisht ne Eurosong. Bashkepunimi me koreografin shume te talentuar (profesionit, jo amator) Julian Bulku, solli si rezultat qe te konkurroje dhe ne naten finale. Nuk ka rendesi nese Eurovizioni eshte spektakel, cirk apo dicka tjeter.

Keta njerez te shkolluar, vetem injorante nuk mund te quhen. Eshte zgjedhja e cdokujt te vendose se cfare kanali televiziv do te zgjedhe per te pare, cfare muzike do te degjoje, etj. etj.

Por, kjo menyre gjykimi dhe ky lloj etiketimi vetem i kulturuar nuk me duket.

Qyqja, pse re.....  me shume me ngjan si nje muhabet rrugesh, i thene nga nje person me horizont te kufizuar, sesa nga nje person qe degjon dicka shume me te larte nga kenget e Eurovizionit.

....ti e ke naj gjo ate ? ...se shume personale e more nje repike te thjeshte....

ska problem.

por une se kisha me Kejsin por me jurovizionin ne pergjithesi.

kejsi biles ishte me e hajrit. gjithesesi, fjalia ime ishte shaka ndaj J. -se ne oret e vona te darkes smiley  smiley 

Por prape une mendoj seriozisht se ai lloj festivali eshte totalisht i zhveshur nga vlerat artistike, sidomos vitet e fundit.

Muzika ne 90% te rasteve eshte skandal .

EH -  ....ti e ke naj gjo ate ? ...se shume personale e more nje repike te thjeshte....

Ndoshta e kam marre pak personale, sepse per cfaredo lloj evenimenti, pune etj. qe mund te beje dikush, gjeja e pare qe bejme eshte ta gjykojme, madje shume ashper.

Une kete tendence e shoh ne shume aspekte te jetes. Pergjigjja ime ne keto raste eshte: Une kaq dita te bej, eja ti dhe beje me mire.

Nese mbeshtesim nje veprim te mire, na i bejne kusherinj, nese kritikojme dike, na i bejne armiq...

....shume dakort.....ok

vetem se ke harruar qe pertej nje komenti eshte nje personazh, dhe deri diku do thoja para se te lexosh/apo jo nje koment duhet te njofesh personazhin....

kaqqqqqqqqqqqqqqqq.....nejse se ketu vetem ke temat e politikes mund te vritesh e te prihesh per i fjale goje smiley ....tek te tjerat mbijetojne te gjithe dhe zakonisht ne kete teater ska asnje personazh negativ smiley

Kam pershtypjen se me kalimin e viteve, muzika ka ndryshuar dhe ndoshta ne, une personalisht, e kam te veshtire te pershtatem me muziken qe degjohet tashme, qofte dhe ne festivalin europian, ne Sanremo, apo dhe rrymat e reja muzikore qe levrohen tani. Por ama, mbaj mend qe rrinim zgjuar e me kanace ne dore per te rregulluar antenen e per te pare Toto Cutugno-n ne festivalin europian me kengen "Unite, Unite Europe", mezi gjenim valet e radios per te degjuar Hit-parade ( qe atehere i thoshim hiparè smiley ) te premteve, diku nga ora 1 me 2. Pastaj, Sanremo, hante buke vec.

Nejse, them se eshte per t'u pergezuar Kejsi, pasi qe prej kohes se Anjeza Shahinit,( me sa mbaj mend) asnje kengetar shqiptar nuk ka arritur te futet ne finalen e ketij festivali. Gjithsesi, i uroj suksese, qofte dhe per patriotizem, pasi kengen s'e kam degjuar.

pasi qe prej kohes se Anjeza Shahinit,( me sa mbaj mend) asnje kengetar shqiptar nuk ka arritur te futet ne finalen e ketij festivali.

me duket se dhe ajo goca vjet u fut ne finale pas konkurimit ne gjys finale mi, apo jo ?

 

Miss Deizi, thashe me sa mbaj mend, dhe mbamendja mund te me tradhetoje... dhe me thene te drejten, nuk me bie ne hater se kush ka qene vjet ne festival evropian nga ne... smiley

se cka qene nje goce tjeter e vogel brune, qe per menimin tim kishte i cike paraqitje dhe surrat skenik me shume se Kejsi.

he mi , njona qe e veshen si shqiponje me duket...se emri sme vjen nder mend tashti

Lere se u kujtova, Olta Boka ishte. S'e kam pare dhe s'flas dot.

Shqiperia ia arriti dhe nje here te me habise me nje adoleshente te paformuar, te padalur, te impresionuar nga publiku, ende ne fazen e "oooo zemeeeeer, sa e pafajshme qe jam".

Pyes veten se kur do na reprezantoje ndonje femer/mashkull terheqes/e, seksi, e/i formuar nga ana profesionale dhe mendore, nje femer/mashkull qe te jep deshire ta ndjekesh.

Turqia ka nje shanc te madh dhe kete vit. Gerrqia na paraqiti serish Sakis-in me levizje homoseksualesh, tundje-e-shkundje (funny to see).

le rose, edhe nje kengetare e pabukur (por me ze te mire) mund te te ngjall deshire ta ndjekesh...

Ky eshte festival muzike jo parade bukurie.

me ra ne sy ajo "seksi" prandaj, ( perpara se ta korrigjoje dhe te beje unisex)

tani edhe pastrueset i duan seksi, po poblemi eshte a dine te pastrojne

nuk mendoj se eshte  ndonje problem i madh nese je kengetare e mire por jo seksi...

nejse ishte si tip monologu

bye

 

Mos ngaterro konceptet tani. Te qenit seksi dhe terheqes nuk ka te beje me bukuri  por me nje pjekuri karakteriale, nje inteligjence te mprehte dhe nje njohje te mire vetevetes.

Kjo gjoja qe kane çuar ne Eurovision eshte totalisht e papjekur, si profesionalisht, si karakterialisht. Te kendosh ca tekste te duhet dhe njefare formimi femeror. Shembulli perfekt eshte kjo belgo-turkja, vajze e re eshte, 23 vjeçe: shume femerore dhe seksi (edhepse jo ndonje bukuri).

Perpos ketyre dhe vokali i saje le shume per te deshiruar.

Tushe, pa pik turpi na vetja po t'thom qe edhe ket vit, si disa vite rresht do shof eurovizionin smiley

Pervec "spektaklit" te muzikes, shof me qejf sidomos "spektaklin" qe vijon me vone, ate te votave sipas mehallave lol.  That's the best part smiley

Kenga le shume per te deshiruar.. Nje perzerje midis modernes dhe tradicionales ( i thenshin sepse ajo pjese e shkurter me ngjante me teper me muzike Turke)..

Por me teper me beri pershtypje ekzekutimi bizare i kenges. Kengetarja e veshur si "Barbi doll" dhe dikush me maske ne koke qe ngjante me teper me nje mazochist! Megjithe perpjekjet e atyre dy djemve qe kercenin vertet bukur, njeriu me maske ne koke ishte TURP i vertet!

Fakti qe ajo kenge arriti finalen tregon qarte sa spektakel i cuditshen qe eshte!

Hahaha,

turp qe me duhet ta pranoj, por edhe neser do ta shoh eurovizionin, kete turli kengesh e vallesh, qe per mendimin tim nuk kane asnje vlere artistike.

Mblidhem me miqte e shohim me kureshtje kush do zhvishet gjate kenges, kush ka bere tualet me mistrine e muratorit, cilat tekste ne anglisht nuk kane kurfare kuptimi, etj.

Pas kesaj vjen pjesa me me humor: votimi. "Hello Moscow, this is (put any name of city here) calling. Thank you for this great/amazing/spectacular (any of them favourites to be used, delete as neccessary) event. Pastaj nje a dy fjale ne rusisht dhe fillon votimi (tashme ne jemi bere te tere eksperte se kujt do t'i jape 12 pike Greqia, Qipro, Ukraina, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Kroacia, etj)."

Brenda temes: kur na prezantoi Ledina Celo, Terry Wogan, (komentatori ne BBC) tha: "nese te tera shqiptaret jane kaq te bukura, une do te te ha daullen qe i binte ai djali tek grupi i Ledines". Ate vit shume shtete kishin daulle, ishte nje Eurovision teper i zhurmshem.

S'me harrohet nje here komenti i Terry Wogan per Zhani Cikon ndersa ky jepte rezultatet e votimit ne Shqiperi: "A well-fed man." Priceless!

Kejsi eshte kengetare e talentuar, po kenga nuk ishte gje, muzika shume kot. dhe dihet se pse dolem ne finale, sepse emigrantet tane jane te armatosur me celular deri ne dhembe dhe e ndjekin gjithe interes eurovizionin smiley, bravo emigranteve smiley

bravo emigranteve

!!

atyre te tjereve do te thuash?

Sorry,kujtova se ishe emigrante ekonomike.

kënga çka, jo ndonjë çudi e madhe, por duke pasur parasysh cilësinë e përgjithshme te Eurovizionit, ishte shumë e mirë. plus që këngëtarja ishte tepër e dedikuar.

p.s. do ta shohim së bashku me të tjerë evropianë në Manhattan. po qe se nuk na del ndonjë gjë më e rëndësishme.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).