Pse nuk reagohet per kete censure qe ndodh tek PPU?

Administratori me inicialet Ll, po ushtron censure mbi komentet e anetareve te cilet e kundershtojne.

Rasti eshte flagrant dhe po jua sjell meposhte:

Ll - 5 Maj 2009 - 8:23pm
Eh po pse s'ma the qe ne fillim qe i perfshije edhe deshmoret qe u vrane per liri ndaj pushtuesve, edhe te ndjerin Hajdari ne nje kategori? Do kisha kursyer kohe duke mos u marre me nje njeri qe s'e ka idene se per cfare po flet.

Ll.

Une i pergjigjem duke e sqaruar se ky nuk eshte mendimi im:

Zoteri, Azem Hajdari mban urdherin "Nderi i Kombit" te dhene nga Presidenti i Republikes ne vitin '02.

Pas ketij sqarimi vjen fshirja e komentit, ndersa postimi i tij nuk preket fare.

Reagoni dhe mos pranoni censuren, aq me teper kur eshte censure e bazuar mbi injorancen dhe mungesen e argumentave.

69 Komente

Që ja ke fut si kau pelës, ja ke fut edhe ti or Spiker.

Nderimi dhe respekti për Azem Hajdarin nuk ka të bëjë fare me argumentin në fjalë... këtu po flitet për ata dëshorë që dhanë jetën për liri e për vatan, ndërsa Azemi, me gjithë kontributin (sa të të gjithë demokratëve të PD të marrë së bashku) e dhënë për vendosjen e forcimin e demokracisë, nuk u vra as në luftë dhe as prej armikut (pushtuesit dmth).

Shoku as nuk te njoh dhe as nuk me njeh, prandaj mos me flit si komunist i revoltuar!

E para e punes, argumentin mbi deshmoret e pas '90-es e solli vete personi ne fjale dhe une thjesht ju pergjigja. Nuk kisha ndermend fare te flisja per A. Hajdarin.

Por ketu ndodhi padrejtesia dhe censura, nderkohe qe administratori flet per vete cfare te doje, sqarimet e mija per ato qe me kundershtonte ai, fshihen.

Frike e madhe nga argumenti.

E dyta e punes, ti je shume shume i vogel ne informacion, e di ti ligjin per deshmoret? Nuk futen ne "Deshmore" vetem komunistet si puna jote, por te gjithe qe kane dhene jeten per Atdheun. Para 1912, pas dhe deri tani.

Mos me dil me para syve se nuk kam kohe te merrem me njerez si ti.

Qënke bilmez  shumë i madh dhe s'po pendohem fare që të thashë që ja fut Roma për Toma!

MË THUAJ, Ku e ka dhënë jetën për atdheun Azemi që të konsiderohet dëshmor?

Hik mer tarallak, se të kishit pak respekt dhe dashuri për të, në vënd që ta respektoni për atë që s'është, do e kishit gjetur se kush e vrau

Tarallaku i ....., nuk po te them ndonje fjale te rende.

Shiko i dashur komunist, per atdheun jep si polici qe vritet nga nje kriminel, si politikani qe vritet po nga kriminele etj.

Figura e A. Hajdarit eshte vleresuar me "Nderi i Kombit" nga presidenti (jo ky i tanishmi).

S`do me shume koment besoj, por ky nuk ishte qellimi im. Nuk e kisha fare ndermend te flisja per A. Hajdarin, vetem u detyrova te jepja sqarime qe fatkeqesisht censurohen.

Ja, sapo mi kufizuan postimet si komentues abuziv.

Fakti që qënke shumë i informuar se si është i ndërtuar dhe funksionon blogu, tregon që je një nga ato ftyra që ndërrojnë 100 herë nick dhe që vijnë vetëm për të patur një mundësi më tepër për të treguar se sa idjotë janë.

C'ironi fati per nje shkrues qe mban nick-un "The Speaker"!

jam dakord me the speaker ky eshte nje bllok seleksionist ramist , velijon, dhe peshk pa tru  . ketu lejohen vetem 99-ta dhe dy-tre te djathte. turp te ju vije por dihet se ju jeni bijt e shekullit te ri

dhe e dyta shikoni kur te ma crregjistrojne emrin tim se keta kan nevoje per artjan, t-red, idris, e shume kelysha komunistash qe e kan buken harram

C'kemi cruzan? Mire ti? Si pene e re qe qenke, shpejt e ke vene re ekzistencen e t_red. Jo per gje, por ka kohe qe eshte pasive ne kete faqe, dhe ty per shembull, tani pati nderin te ta degjoje zene.

Peshkepaujezim te mbare.

hihihih, po shif ste ka faj kruasani smiley

mire ta ben, se ti ke hap me djallezi nje nga temat me provokuese ne lidhje ne peshk qe lidhej me komunistat smiley

jo ri skam,

mua shyqyr qe me erdh rasti qe tja them.......

smiley

ashtu eshte, shume e djallxume smiley osht tregu ne at rast

Mona, ene ç'osht mo e bukra, m'duket se usht po ai qi përmente ene eT si kryegrupkamorristokomunist t'peshkut smiley

Vetem nje gje the "gabim" cruzan...Qe kemi lene "klysha" eshte e vertete . Dalloheni nga lehjet ne kor smiley. Po si nuk gjen nje nga Ju more te flase shtruar e me argumente. Edhe ky Spikeri ( alias Jozefina) sa filloi me argumente ku mund te kete edhe te "drejte" ( kete nuk e vendos nje admin sa te drejte ka) kaloi ne prerjen e njohur LEHESE e ULURITESE, Peshtytese e BAJGESE. Ore nje pyetje kam SINQERISHT ! Me cfare edukate formoheni pervec asaj qe u indoktrinon Mixhizmi ?A keni nonje norme formimi ne Jete? A keni mundesi te flisni pa mallkuar? A e dini nje gje se po te na lere LL te flasim me te njejten gjuhe si tuajen ( dmth me fyerje ) Ju nuk u mbetet asnje lloj fjalori pervec te sharit nga gruaja , nena, femijet, e Libri i Shtepise ? Cfare censure te ben ty mor fillorist qe padashje ke ngatruar klase dhe vjen e peshtyn per sa here te jepet RASTI mor corosan= ( dysheme e shtruar me balte dhe bajge me pak cimento = laberi) . Po ti je i cregjistruar pa hyre mire sepse s 'jane  huribinek ketu e  ne nivelin tend ! Fale nivelit te diskutanteve ketu Huri dhe Corosanet jane te VETMUAR...Pa ze. Kjo do ti ndodhe dhe ketij Spikerit ne rast se mbeshtetet tek JU pavaresisht nga soi i Nikeve  

sa ju vjen keq kur nuk ju levdojne xhaxhi ramen apo ju kruhet edhe ju si atij po ju shani gjithe diten berishen dhe nuk ju fshin kush komentet, nje koment nuk me kujtohet ishte artian apo t-red shkruante se nuk e du berishen se i ka dhembet e verdhe po llogjike eshte kjo a thua se gjyshi i tij ka ardhur nga amerikae sa per bajge rama bajge eshte se po te mos ishte nuk del lakuriq

Ziko, kjo corosan me "k" lexohet?

me bere kureshtar; s'e kisha degjuar ndonjehere.

Ka qene nje lloj kenaqesie kur nje familje arrinte te kalonte nga thjeshte "bajge e kashte " ne perdorimin e cimentos . Ashtu shkruhet me K , po ketu tek kjo teme e kemi me "C " Kot i paskemi thene CAR ne tere jeten !

The Speaker !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1

Pse nuk reagohet per çensur tek peshku?

Je i ri djalo, nuk e dallon ndryshimin e shoqeris Shqiptare pas '90, nga thirrjet histerike " me varje" " ne litar", sot nje fshirje komenti.

Sa do deshironim te kishte qene edhe para viteve '90 keshtu, me fshirje komenti, e jo me shfarosje familjesh.

Lutju e falendero Zotin, qe te kete vetem fshirje komenti.

Shqiptari eshte i rrezikshem per vetveten.

Po pse te reagojme mor speaker,gjynah ,lane ameriken dhe erdhen marin ca leke sa kendej sa andej, i genjen mendja se do behen politikane,i japin leke arjan canit per ti ftuar,gjynah jane te shkretet. ti vetem rro dhe degjo.

kush te reagoje mer lal, te zgerlaqmit? i burbuqe ktu siper, po mburrej dje per lirine e fjales... dhe sapo i dhash xhevap dy here, dy here nderhyri liria e fjales

ll-astica me sa duket eksitohet kur shu komente qe s'i shkojn mas berihai. po funja ca pret ka komuniste qe kan fryk me pohu qe jon komunist. ktu osh tere puna. se faqja hiqet per objektive ene liri fjale ene lesh presh. pse nuk e sqaroni qe osh faqe komuniste ene bini rehat s'hy mo njeri jokomunist me prish qetesine e celules

 

________

Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

Nuk jam fut ne kete debat deri tani se m'u duk feminor, po kto gjerat, si me siper, kur i fusni nje "abuziv" tjetrit se kundershton adminat, le shije shume hidhur.  Sinqersith po ju them se i dua te miren PPU por kjo eshte qesharake dhe per te ardhur keq; ne temen per cencure, ju ja fusni censure edhe me keq. Gjynah.

Kush ta tha qe eshte cilesuar si abuzues se ka kundershtuar pikepamjet e mbikeqyresve? Apo hajde per berihaj qe te gjithe?

The speaker ka plotesisht te drejte,kur thote se te gjithe duhete te reagojne kundra censures pa sens qe behet te PPU.

Por duke qene se keta mor speaker nuk e pranojne mendimin kunder,dhe konsiderojne se e verteta dhe e drejta eshte gjithmone nga ana e tyre,ose me mire te themi nga ana e rames dhe veliajt,ti,une e shume te tjere qe guxojne te mendojne ndryshe pa i bere lajka admineve,pa u konformuar me propaganden e kuqe te blogut,kemi per te qene gjithe kohen te censuruar.

Ti,ashtu si une,mund te pyesesh.Pse duhet te ekzistoj censura ne 1 blog te rinjsh,te cilet pretendojne se jane bijte e shekullit te ri?Jane ata te cilet do te ndyshojne mentalitetin e vjeter,duke u shkolluar ne perendim,me nje ndjenje te larte vleresimi per mendimin e tjetrit,dhe per demokracine.

Pikerisht ketu gabohemi,kta mor vlla i dashur jane vecse bijte shpirteror,te dikujt dhe biologjik,te atyre qe para 90 censuronin kryeveprat e letersise boterore,se binin ndesh me vijen e partise,pra ske ca iben eshte semundje gjenetikisht e trashegueshme.

Jepini me shume pushtet ksaj fare te keqe,dhe do te shihni si jetohej ne kohen e dulles.

ps:ky mesazh nuk reziston me shume se 5 min.Bastet jane te hapura.

 

Azemi nderi i kombit? i cilit komb? -  qe t'i rrij sa me larg!!!

Ka ca teveqele ketu qe i therrasin Sales "babe" edhe pa ua **** nenat fare ai.

Respekte per te gjithe ata qe kane reaguar. Sic duket nuk qenkam i vetmi qe censurohet ne kete blog.

Nga sa kuptohet lehtesisht, te djathtet ne kete blog nuk kane vend, ose me e pakta vend shume te kufizuar qe edhe ai ju merret kur t'i teket administratorit.

Une pa bere asnje abuzim ne komente, vazhdon te me dale nje shenim ku thote qe kam nje numer te kufizuar postimesh, nderkohe qe te tjere ketu, edhe pse kane folur cfare kane dashur, edhe duke ofenduar, nuk ju ul kush postimet.

Ne fakt ne duhet te ndjehemi te lumtur qe keta njerez nuk kane dicka me shume ne dore. Censura qe behet ketu i tregon te gjitha.

Eshte gjenetike tashme kjo semundje, deri ne nje fare niveli keta edhe po te duan te bejne ndryshe nuk munden, e kane te percaktuar ne ADN-ne e tyre.

Cfare dmth te jesh i djathte more speaker? Ku e di ti se c'eshte e djathta dhe e majta? Ti kujton se te jesht thjesht kelysh i Berishes dmth se je automatikisht i djathte? Pa tru, po, po i djathte kurrsesi... i djathte kur ndjek si zagar nga mbrapa nje qe ka qene komunist per 20 vjet, + sekretar partie, + mjek Blloku +++ mjek personal i Enver Hoxhes!!!?!!! Ti je i djathte? Ti je pa tru, jo i djathte.

................

censure ka, dhe do te kete gjithmone. Perndryshe, lerju shendene rregullave dhe prit kaosin gati.

 

o speaker. ti mund te kesh te drejte.mund te kesh nxjerre flori nga goja, dhe adminet qe fillojn me Ll te fshine.

mundet qe keta adminet te jene si une e ti, me rrenjen e fjales komunist,njeri anti, tjetri pro (who made who?). nejse, kemi te drejte, te gjithe nga pak, si te jemi ne itali, ku e drejta eshte relative. pooooor.....;

Hajdari s'mund ta jete; as ai superhero qe e ben ti, as ai ordiner qe e ben dikush tjeter. eshte diku ne mes, tek njerezit e thjeshte me temth te madh.

tashti me thane te drejten kanjihere te censurojne keta, kur ka tepri ne llafe e kur ka tepri ne logjike. m'varet a dine me u pergjigje dhe ndjehen jo aq te mencem me u pergjigje. ndaj me mire fshijne. mue me ka ndodhe rralle. dhe hallall. njehere me njerin qe shante maloket dhe pergjigja ndaj tij mu fshi. por qe ketu eshte nje forum i majte duket nga larg. po jo i majte se jane sociale. i majte ne sensin shqiptar, te mallezuar per sisitemin e kaluar.

por komuniste ne vetvete eshte censure, mospranim i ideve te tjetrit, ndaj s'ka pse merzitet askush. pastaj sa i takon debatit ne fjale, me thane te drejten te drejten, mire ta kane bere se e tepron. nuk perzihen do gjane thjeshte me i ba me nerva njerezit. 

ndaj le ti ndajme gjerat. ne shqiperi pergjithesiht te majtet jane me kapitaliste e me te djathte se te gjithe. kete legjislature sala ka marre djathtas me vertet edhe pse ka parti demokratike, dmth te majte.  lemsh jemi. por ende ne jetojme pro e kunder xhaxhit.

Shkinaks,

Pergjigjen qe permende me siper e kam fshire une POR VETEM pasi kisha fshire me pare pjesen fyese te komentit te cilit ti po i pergjigjeshe.

Keto paragjykimet si "nostalgjike" a cfaredo tjeter jane pa zarar kur vijne nga njerez te indoktrinuar si ankuesi fillestar, por ama jane fyese kur vijne nga njerez te ekuilibruar keshtu qe para se te akuzoni, ju lutem informohuni.

Gjithe te mirat,

Ll.

e kom mendu disa here ket punen e "nostalgjik-llekut" si term; ngarkesen negative qe ka marre duke e lidhur me diktaturen. por ata qe e perdorin duhet te dine qe eshte e vjeter si qasje kjo; madje e kane perdorur pikerisht "ata te regjimit te shkuar" per kundershtaret e tyre. Shprehja mbi borgjezine qe ka nostalgji "mbi parajsen e shkuar" ka qene proverbiale. Shtoji kesaj nje lloj ferkimi qe krijohet ne pllakat tektonike te trurit nga ideja e te kundertes se nostalgjikut, dmth nje njeri pa asnje rezerve malli perbrenda, qe shoqerohet vetiu nga nje shkreti shpirterore trishtuese... dhe i gjithe ky percaktim fiton befas ca plasaritje te pariparueshme. Eshte interesant se si dicka qe eshte ne bazament te nje pjese jo te paket te letersive te mira, perdoret me kaq ngarkese negative ne jeten paralele "te vertete" jo artistike.

Zotrules, me fal nese ti i percakton te djathtet ashu si i percaktove, i fyve po randshem ama,nejse shyqyr a thjesht nji blog e si tha ai ma lart nuk kan ma shum ne dor , se a ma e fort se ata vet nganjiher...Pa censure do ket kaos ,do ket gjithmon censur? po flet si per sekretin shteteror apo dic te kesaj randesie,dmth jasht-kontekstit.me çensur sdo ket asgja vec arbitrarizem diktatorial. duhet thjesh ekuiliber mes liris se shprehjes mbrojtjes se jetes private dhe shpifja te gjykohet ligjerisht."çensura" si term a negativ.

 Te them te drejten, ne fillim e neglizhova kete teme, pasi thashe qe do jene budallalleqet e zakonshme por e shoh qe paskam bere gabim. Pervec gallates, ketu vertetohet edhe njehere valsi shqiptar me lekundje sa majtas djathtas "Lana blu". Pershkrimi me i sakte per kete situate do te ishte batuta e Luftar Pajos nga estrada e Fierit: "Gjermanet ishin veshur si ballista, qe t'i merrnin per partizane!"

Ketu, te ashtuquajturit te djathte luftojne per lirine e fjales qe ua heqin te majtet, kur zakonisht eshte e kunderta.

Ketu te djathtet luftojne qe nje blog privat te "qeveriset" nga "masat" si te ishte prone e perbashket.

Ketu dikush qe kerkon pergjigje dhe transparence, i pergjigjet pergjigjesit te pare:

Mos me dil me para syve se nuk kam kohe te merrem me njerez si ti.

Ketu njeri qe shfaqet per here te pare, ne postimin e pare ankohet se ka ca tipa qe ka vite qe flasin dhe tani eshte mire te pushojne se koha e tyre ka kaluar.

Ketu tellalli i thote te zotit qepe gojen

Ketu sic thoshte Shefqet Musaraj:

"O ngrihen kembet

ti bien kokes...

Shkurt mor vella ketu ka hem palle e hem rrumpalle per kedo qe e ka marre malli per pak atdhe.

Rrofsh o Peno qe na mblodhe. 

Ne lufte kunder prones private bashkohem me te gjithe luftetaret e "gjese" se lire nen slloganin:

TOKA I TAKON ATIJ QE E ZAPTON.

Nga nje grup Bathoristesh.

PF, paske bo mire qe nuk shtype naj bankier qendre sot, jo per gjo, po s'do kishe shkrujt ket me lart...  smiley  

Kaq pata une, ta mbani me shendet kete blog pa mua si komentues me te drejte te kufizuar.

Edhe te djathtet e tjere, per mendimin tim nuk kane cfare bejne me shume ne kete blog. Ky blog, ne letra i hapur per te gjithe, ne fakt nuk eshte gje tjeter vetem se nje blog majtist (nuk ka gje te kete ne kete pike) qe nuk respekton mendimin ndryshe (ketu ka gje te keqe).

Eshte nje blog qe temat qe cel dhe debaton ne to nje administrator, jane te mbyllura dhe censurohen nga cdo kundershtim qe vjen.

Jo zoterinj, une kam ardhur ketu te shkembej dy fjale me bashkatdhetare te tjere, te bindjeve dhe formimeve te ndryshme, por jo te shikoj se si aplikohet neni 55 i riinkarnuar ne kete forme ne mua.

Ky blog e meriton qe te braktiset dhe te jete nje mejhane e varfer ku ka mall vetem te te njejtit lloj.

Po c'melazem e ke marre me Blogun o Spiker ? Ti sikur e kishe me LL. ? Ne janar pata lajmeruar se Qeveria e lexon kete BLOG. Skalionet do te vijne duke u sofistikuar qe nga niveli debileve si ( korosani) pak sa me shkolle e me qyltyre si Left... me  YYYYYYYYYYYYYYYY ne fund , e pak sa me mish-mash te lloit cartalloz... te lloit Huribina me 100 nik-errrrrrrrrr . Kapakun do ja veme perkohesisht me SPIKERA . Te MBYLLET ose TE BRAKTISET Blogu smiley Lamashlleqe qeveritare . 

Ju vazhdoni me Ll po me PPU nuk keni pune. As me te tjeret qe komentojne si e mendojne . A ne se keni me mendime te te tjereve BUJRUM ...por ama beini nje kerkese PARADHENIE LLUKANIT vetem per nje TEME........ te flasem njehere . Dhe ne se e doni me ndarje Therrisni me plot Gojen : Po jemi FASHISTE !!!! S'ka asgje te keqe biles edhe sikur te jeni Neonaziste pjella te Hitos qe urojne Deshmoret  smileyLamashlleqe te Berishizmit ! 

O Idris djali, nuk kam gje me komentuesit jo, komuniste, enveriste apo staliniste. Qellimi im pikerisht ky eshte, te bashkebisedoj dhe te debatoj me te gjithe shqiptaret e ketij blogu, por ama jo te censurohem nga administratori ne kete menyre.

Atehere kur ti (administratori) nuk me le te flas, pse duhet te qendroj une apo te tjere me teper ketu? Per dekor, qe te thuhet se ja ky blog eshte i hapur per te gjithe kur ne fakt eshte e kunderta?

Edhe nje gje ne vazhden e cilesimeve z. Spiker!. Ju nuk mund te paragjykoni asnje se cfare eshte kamunist , Enverist apo Stalinist .Keto jane perdhosje te personalitetit qe vjen te debatoje... ju nuk mund te cilesoni te tjeret  me figura te vdekura . Ketu shume mire mund te quash Nanoiste , Ramiziste , Edviniste ashtu si  mund te te quajne Berishist , JUZUFINUSHER, Nofullkatrore te Patozit, Balliste te Balliut etj etj. Ashtu si edhe te tjeret nuk mund te te paragjykojne ty perderisa merr pjese lirisht me mendime te kunderta si Hitlerian apo Musolinian!. Eshte pikerisht kjo qe thua zotrote qe i iriton te tjeret . Kjo ka nje shprehje ne popull qe vleresohet " s'te vjen pas vere" Keshtu o spiker kacandoni .Nje nga supermacite e KOHES eshte e drejta e zgjedhjes per kedo INDIVID. Ti nuk ke pse ben presion , thirrje e deklarata. Thjesht nuk vjen me se nuk te pelqen ky BLOG. Ka shume ketu qe nuk e kane gjetur veten as ne nivel e as ne vleresim dhe jane larguar . Por ka qe kane ardhur si ZAGARE me ham -hume dhe jane larguar si kone me au-iu. Dhe kjo nuk te jep asnje te drejte te percmosh te tjeret duke bere thirrje Braktiseni  smiley ! A nuk te duket se mba jo pak po SHUME ERE te Pakendeshme ????

Jo Idris jo, kjo thirrje eshte shume e kendeshme.

Shiko, nese tani ne fillojme debatin per nje ceshtje dhe vjen admin. ne fjale dhe me censuron, atehere kjo nuk ka kuptim.

Ky admin. po kerkon me ngulm qe ta perjashtoje njeren pale ne debatet e shpeshta qe behen ketu, pra po e varferon kete blog duke censuruar nje pjese te shoqerise shqiptare qe perfaqesohet ne nje dimension shume te vogel tek PPU.

E quaj detyre qytetare qe te djathteve te tjere miqesisht te ju kerkoj te largohen nga ky blog. T'ia bejme qejfin ketij administratori qe pasi te ikim ne, te mos trazohet fare.

Po mire pra, une po shoh nje lufte te brendshme te ju Speaker. Tipikisht si ne art, ku e mira lufton me te keqen. Ti do te largohesh, por ky largim pengohet nga deshira qe te rrish. Ai qe do me ik, ose iken pa thene gje, ose thote nje llaf edhe aq. Nejse, e keqja e madhe eshte kur do te ikesh e s'te lene. Po ty kjo e keqe nuk te ka zene. Madje, po ta shohesh me holle, ty duket sikur te ka zene ajo tjetra, qe do me nejt e s'te lene. Ne qofte keshtu, keto thirrjet per bojkot e braktisje e mejhane te varfer, te kujtojne pak kete fabulen e Aesopit.

Nejse. Rekomandoj komentin e PF me lart. Ka te drejte. Ja vetem kete sikur me pa: Ketu te djathtet luftojne qe nje blog privat te "qeveriset" nga "masat" si te ishte prone e perbashket.

Tani une te sqaroj te gjithe njerezit qe nuk ja kane haberin, me duket pune e lodhshme por po e bej.

Une do te iki kur te kem thene ato qe kam per te thene, duke respektuar edhe te gjithe ata qe moren pjese ne kete teme qe kam celur une, duke bere sqarimet e nevojshme.

Jo, keta me lene te rri, po te kufizuar. E une jam njeri i lire, nuk jam mesuar te me kufizojne.

Nje blog edhe tip mediumi, ka nje dimension publik, nuk eshte aq e thjeshte prone e perbashket apo private. Megjithate, kush me ka lexuar me siper me vemendje dhe jo si letraret medioker qe vijne nga fushat e blerta, qe shkruajne me shume se lexojne, une nuk po ve ne dyshim pronesine e blogut dhe qe te ju heq te drejten e drejtimit te ketij blogu atyre qe e kane bere. Ajo qe po them une eshte se te drejten e fjales ne nje blog publik, te hapur per te gjithe (sipas pronareve te blogut) nuk kane te drejte ta shkelin dhe abuzojne administratoret.

Kaq eshte e gjitha. Po me ke flas edhe une?! Jam bindur qe nuk eshte thjesht formim ky lloj mentaliteti, eshte gjenetike.

S'na the gjo...

me blog, pa blog, bofsh natenemire, sidoqofte.

Nga e gjithe kjo muarrebe argumentesh me te drejte kushdo mund te nxjerre perfundimin se Ju vini me PARAGJYKIM. Une jam nje nga Me te FSHIRET se bashku me ate qe e shave me PIKA....Une fshihem vetem sa del niku smiley  dhe asnjehere nuk kam bere thirrje te tilla sepse nuk ma PJERDH njeri . Po te bej te tilla,  ka nje krahasim nga Kadareja.... O Belul o trim i marre / se cu mplekse me radare... smiley . Mos ben drama kot se koti po ne se ke qejf te bashkebisedosh me shqiptare RRIIIIIIIIIII ose  me pika P.... smiley As te njeh njeri dhe as qe i ben dem njeriu...bile bile ne dash ta dish tamam-tamam i Pari i pari Fare qe u kthye ne teme HUMORI eshte ankuar POLICI FAMSHEM i PPU smiley . Po habitem se me ty ka shume pergjigje serioze qe tregon se te kane vleresuar smiley . Mos e shty me gjate se nje shkendije eshte dhene . Po fati jot qe je i ri smiley Hajde me krahe te LEHTA . Ben vend me hapa te qete jo me shkelma.. NUK eshte cope Torte PPU qe ta haje kush te vije i FRYMEZUAR me MIXHIZEM . Vertet ka SHEQER por per te gjithe ashtu si edhe ZEHER !

Or Speaker, më bëre që të futem edhe një herë në këtë muhabet dhe jo për të të pyetur se ç'është neni 55 (dhe tregon se paske lexuar vërtet shumë smiley ), por për të të thënë që nuk je as i pari dhe as i fundit që me apo pa arsye të fshihen komentet.
Nëse kujton se je i vetmi që ndihesh i revoltuar, e ke gabim!

Siç ta tha edhe Idrizi, këtu nuk vihet për të duartrokitur Llukanin, Blendin apo Penarin, por vihet për të bërë një dorë muhabet me njerëz që si ne, vijnë këtu për të parë lajmet e fundit dhe për të diskutuar.

 

O Speaker. Dukesh goxha cun i zgjut. Shqetesimet mund t'i kesh te drejta. Por kur e nda hesapin ne te majte dhe te djathte, e ke dhi muhabetin, e eshte muhabeti jot. S'ka mer cun te majte e te djathte ketu. Hiqe menjen. Dy jane. Polici me i krah, e solnoxi ka krahu tjeter, po njoni o polic e tjetri o bejtexhi para se te jene te djathe e te majte. Ti do me e bo si ne parlament, a si? Ngrehu te djathte e mos shkoni? Ngrehu te majte e mos shkoni? Hajde toc hajde. Le te hikin te gjithe te djathtet, muhabeti ka per tu polarizu vetvetiu. Le te hikin gjithe te majtet, muhabeti ka per t'u polarizu prape, vetvetiu. Meshoi noi shqetesimi sagllam po pate, e mos bo shume kakerdhia, se ai llukani qe thu ti, o ka honger te shame nga nostalgjiket me anarkiste radikale te majte per censure, o s'ka.

Hej, ti boj teater. Thuj nuk vi mo. Po mos e merr veten kaq seriozisht plako, se s'i rruhet kujt, as per ty, as per peshkun.

O Lul,

"The Speaker" eshte "ThoughtPolice"! Sa s'i dalloni stilet e shkrimit fare mer njerez smiley

DEKADENCA!!!!!!!!!

Militantizmi i majte apo i djathte po mos te censurohet kur kalon ne ekstrem, nje dite peshkut tone ka per ti heq edhe velezat.

Duhen fillu zgjedhje te reja tek peshku..."do te ikikim apo jo?.po.po.po.

O Llukan,o Tradhtar,do te varim ne Litar! LIRI-DEMOKRACI!!

Ore ku osht Polici mer jahu se m'ka mor malli. Apo mos ka ndru nick-un dhe do na mcifet per pak kohe? Ai per mu ishte relax, me te une shfryja gjithe dufin e dites, pra te gjitha energjite negative te teperta dhe kesisoj rehatohesha. Apo mos ka shku ne Amerike vllai dhe na ka ndru flamur? Sidoqofte do dalin e po dalin Police te tjere tek PPU-ja se nuk mund te administrohet PPU-ja pa siguruar rendin publik.

Censuren,diktaturen,si ka permen njeri tek peshku me shume se sa ju Grupi,ju gjithe diten ate ate pune keni,me sha ,sigurimsa,komunista,censurista,diktatura,liria,demokracia......edi pse ndodh kjo?sepse ne trurin tuj keni nje folder t vockel,te vjeter,qe aktivizohet sa vjen puna,kur keni nje mendim ndryshe perballe xhomit te compjuterrit,...... ju mendoni se truni juj osht,ma i mire se te gjifeve,ma special,nje ashtu keni me vdek,me at folder ne tru qe kur jeni betu para xhaxhit sali,, me dy gishta lart,..liri demokraci...liri demokraci ... hi,hi,hi,!

"Ka shume ketu qe nuk e kane gjetur veten as ne nivel e as ne vleresim dhe jane larguar ..."

po mir mar "njerz te mendimit te lir" a nuk kishte arsy tjeter me u largu a? vec kjo Alternativ a?Un gjykohem ne universitet po nuk e disha qi kisha ardh te peshku per "Vlersim"....

artan--shif ata qi kan sha ma shum vec te komenti jat i fundit shif sa ke. te thush Demokraci a diktatur a definicjon i nje realiteti dhe me argumente u tregu qi ka çensure.qe jo ma larg se 2-3 dit per gjuhen kur u fol u çensuru nji foto e kongresit te PPSH-gjuhs.Ishte nji fakt.Nji fymje ndaj kujt...?????

o The Speaker, ky blog nuk eshte majtist apo i majte. as djathtist apo i djathte. ketu mund te jene nja pese a gjashte qe kane pak haber dhe ekuiliber, dhe kane nje vizion zhvillimi sipas idese se vet (edhe ata jane te majte ose te djathte rastesore me teper se sa sistemike apo te argumentuar), te tjeret jane njerez qe po te mos ish shpikur interneti do shpiknin dhe nje here dominone dhe tavllen per te shtyre kohen duke bere PoliTike. militante partish po, ke sa te duash, keshtu qe nese e ke ndare mendjen quaji PeDe-iste, PeSe-iste, Ge99-iste, Balliste, Legaliste, Nihiliste, se keshtu jane.

Ll., te cilin une e njoh personalisht, nuk mund ta quash kurre te majte, ai s'ka lexuar autore te majte, eshte tradicionalist, deri diku edhe fetar, eshte konservator kulturalisht, dhe sa i perket ekonomise hahet dhemb per dhemb me adem smithin dhe me bexhet pacollin se kush e do me te lire tregun.

 

Llukani u ka pas majt si neo-coni me i spikat n'Cikago, mer...  smiley   smiley  

PS s'ka lexu libra te mengjert? Pa e nigju ka goja e tij, s'un e besoj!  smiley 

nejse do te shkruj edhe ihere sa me thane. me m'fale se une punoj gjithe diten ejam larg kompjuterit tash n'darke kam pak kohe. do te thoja se ppu eshte nej blog mjaft i ekuilibruar, qe peshon pak majtas e kjo eshte normale sepse e kane bo njerez qe peshojne majtas. e edhe nji here e them e majta e e djathta ne shqiperi nuk ka te beje me te majten e ete djathten ne politike si terma, e majte ne shqiperi eshte nostalgjike te komunizmit, dhe jo te komunizmit sak po te atyne, e nejse gja e thanme, dhe eshte normale qe te kete rob qe tu mbetet hatri.

sincerisht mua me vjen me qeshe sa here permendet azem hajdari si hero ashtu si me vjen me qeshe kur permenden herojt e vigut. eshte e njejta skeme. por kete gje normal qe jo kushdo mundet me e pa si une. me pelqen monda psh qe di me debatu e asht e lexueme. edhe te tjere ketu. dhe nuk ka asgje negative nese dikush te fshin nje koment per abuziv.

une jam refugjat, ketu simpatizoj casinin dhe ne shqiperi do te votoja per berishen. per shume arsye. edhe pse nuk jam dakort me shume politika qe ka ndermarre sala ne lidhje me arsimin e me shendetesine e ca gjona te tjera. por ndaj me te politikat ekonomike. dmth jam i djathte. dhe me behet qejfi qe ketu ka cuna e goca me te vertete te shkathet. me te cilet behet nje dore muhabet perqejf si me kane te e per7shmja. po aty jane te djathte e islamike, si me qene te kullat me mire.

kaq llukan sepse e ndjej se ta kam borxh se u futa kot te kjo tema, sepse nuk kishte gja me diskutu. po s'pata ca me bo. me bo me qene pak me i asnjanshem ne postimet do kishit nje faqe te mrekullueshme. e kjo jo me ju ba qejfin se s'di me i ba qejfin kujt.

hajt tung.

me vjen keq kanjihere kur ka te djathte qe s'dine ca asht e djathta, ashtu sikur me vjen turp kur ka muslimane qe krenohen se bin ladeni po vret amerikont.

 

dhe ne shqiperi do te votoja per berishen. per shume arsye. edhe pse nuk jam dakort me shume politika qe ka ndermarre sala ne lidhje me arsimin e me shendetesine e ca gjona te tjera. por ndaj me te politikat ekonomike. dmth jam i djathte.

me vjen keq kanjihere kur ka te djathte qe s'dine ca asht e djathta,

Shkinaks, per kuriozitet dhe muhabet, meqe ti dukesh se e ke te qarte, a ka mundesi te me thuash me pak fjale cila eshte "politika ekonomike e djathte" e KM-se? 

Flm paraprakisht smiley

monde une rri nja dy ore ne internet ne dite edhe kto dy ore duhet me fole me gruan online keshtu qe nojhere tjeter, kur te kemi kohe tapo pime kafe e bajm i dore muhabet. ok. se duhet me i perkthy i dicka per mjekesine kunates e jam tuj ba lufte mos me e ba. ok?!

 

Kur te kesh kohe, np, thjesht per muhabet smiley

PS: Mbaje mire me kunaten, shkinaks, eshte e kote te te permend skenar te kundert smiley

Nuk reagohet per censuren e PPU sepse eshte beteje e humbur!

Mbase edhe u lodhem me PPU! Cdo gje e mire ka nje fund!

Ju zoterinj tani mund te flisni e te thoni sa te doni se s`ka censure te ppu,por duhet te dini qe dielli nuk mbulohet me shoshe.

Ktu ka censure dhe kete s`mund ta mohoje askush,por me e keqja eshte se kjo censure ha shume djathtas,dhe aspak majtas.

Duhet ta pranoje se u regjistrova te ky blog me deshire te madhe mbasi kisha pare disa artikuj te gazeta standard qe ishin mjaft cilesor.Deshira dhe kurioziteti per te njohur,dhe debatuar(ne kuptimin e mire te fjales)me personazhet e ketij forumi,te cilet ne pjesen me te madhe flasin nga pertej kufijve shqipetar,dhe dukej qe ishin te interesuar dhe angazhuar ne tematika intelektuale qe shume rralle ti ze veshi te te rinjte qe jetojne brenda kufijve,ishte nje shtyse tjeter per mua.

Deri ketu gjithcka ishte ne rregull,karremi i gazetes kishte funksionuar, dhe nje peshk tjeter ju shtua rrjetes se G99,duke vene si fasade ne media shkrime te sjella nga persona vertet te afte dhe komunikues si Emigranti, Selfmaderadio,Akwllnaja etj,qe i respektoj me te vertete mendimin.

Zhgenjimi per fat te keq filloi kur pash arrogancen qe perdorej ne cdo debat, dikush bertiste se vetem ajo qe thoshte ai ishte e drejte,nje tjeter te perplaste ne fytyre masterat qe kishte ne xhep,tjetra thoshte se ishte nje provider i diturise dhe nuk mund te dyshohej te fjala e saj,e shume brockulla te tjera qe me dhemb koka kur i kujtoj.Nuk e bera qejfin qeder e i thashe vetes se neurotik te tille gjen kudo,nuk eshte ky realiteti i ketij forumi,por e pranoj qe gabova,realiteti ishte akoma me keq.

Aroganca i la vendin censures,komentet e mija filluan te fshiheshin kur ne to kritikohej Rama,Veliaj,e shoke,ose kur mendimi im binte ndesh me propaganden e admineve,e te disa personave te afert me ta(lecaculo). Ne komentet e mija nuk kishte as sharje e as fyerje,sepse jane terma qe nuk bejne pjese ne fjalorin tim.

Prandaj mor zoterinj te nderuar ajo thirja e speaker,edhe pse nuk me pelqejne qendrimet ekstreme,nuk ishte aq pa sens,sa disa u munduan ta pasqyronin,kjo per faktin e thjeshte sepse per censuren qe ndodh te ppu nuk te jepet nje motivacion i vlefshem,por ndodh e kunderta fillojne te akuzojne per neonaziste,fashiste,apo jo Solnocturns,por duhet ta dish qe une te kuqet vetem me nje emer i quaj kelyshe komuniste.

Sa per komentet dua ti pergjigjem vetem Peshkut qe Fluturon me Presh ne b...,sepse censura e pare mu be ne nje koment qe i kisha degruar atij.Ti mor peshk pa tru je i mbush plot me paragjykime,jo se do por aq te lejon kapaciteti.Ti thu se censura behet me shume nga e djathta se e majta kur historia ka treguar te kunderten.Pastaj duhet ta dish mire se ktu nuk kerkohet kolektivizimi i blogut po respektimi i fjales se lire,po nga ta dish ti kete edhe per te ilustruar neurotizmat e tua kishe marre SH.Musarajn qe shkruajti epopene e ballit kombetar per te perfituer ndonje kocke nga regjimi,si duket te rafti i bibliotekes ne mes te veprave te enverit vetem kete liber ke pas,dhe pastaj na i mbyll me idiotllikun racist te bathoristeve.

Hjt pra shendet e hapni syte per mos tu bere instrumenta ne dore te dikujt, qe ju perdore sipas oreksit te partise.

 

 Qeke 'prish' me mu pranej te paskam ngel ne menje. Nulo, te pershendes me kyt kenge o shpirt dhe mos u merzit.

Vallai shume e cuditshme eshte qe te censurojne ty, ti as nuk shan fare...jam dakord me ty, te kuqte klysha komunistesh jane, po une qe jam i bardhe, klysh i kujt jam?

I gjithe problemi i konflikteve te komentuesve eshte pyetja:

Pse nuk reagohet per kete censure qe po ndodh tek PPU?

Pyetja nuk i eshte drejtuar administratoreve,por "audiences" se peshkut.

Audienca e peshkut eshte e gjithe far-llojeshme.,nje gje eeshte e sigurte,pavarsisht nga pikpamjet e njerit apo tjetrit,askush nuk eshte nen urdherat e administratorit,peshku nuk eshte as gazerme ushtarake,as organizate partie,as shtet,as qender sociale,as qender edukimi e qellimshme!!!

Pyetja i drejtohet "masave",te gjitheve,dhe seriozisht "Pse nuk reagohet per kete censure qe po ndodh tek PPU"!!!!

Miku eshte i shqetsuar,per heqjen e ndonje komenti nga administratori,dhe e fryn aq shume kete shqetsim,sa dikujt nuk i ben pershtypje.

Mua, me ka fshire komente,administratoret,ma mer mendja te gjitheve,por nuk e kam ngritur kete si nje ceshtje,qe shqetson,qendren e edukimit,ose partine,ose shtetin.

Kur nuk vihen pikat mbi i fillojne gallatat,zbrazet nje qyp,qe te mbushi mendjen te gjitheve,qe te ngrihen dhe te luftojne Censuren si nje trup i vetem.

Secili ka mendjen e tij,dhe nuk ka nevoje ti thuhet,pse nuk reagon per censuren,per per kete ose per ate!!

Siduket e ka bere qellimisht,qe te behet nje "debat" i forte,qe  te edukohen peshqit,me "lirine" pa censuren!!!

 

E gjithe kjo eshte ekstremisht absurde.

Sikur ata qe po ankohen ketu per "padrejtesite" e Peshkut pa Uje, te ishin po aq vigjilente dhe te ndjeshem, jo ndaj nje sherbimi privat dhe pa pagese, me rregulla teper te qarta (te cilat te gjithe prej nesh - perfshire edhe mua - i kemi shkelur shpesh here, per te mos thene qe s'i kemi lexuar fare), por ndaj sherbimeve publike, ndaj autoriteteve publike, ndaj atyre qe me te vertete duhet t'ju kerkojme llogari, sepse nder te tjera qellon tek e tuk qe edhe i paguajme...

E pra sikur te ishte keshtu... Shqiperia do te ishte nje vend me pak demencial se c'eshte aktualisht!

Shume nick-e ne kete forum, jane te verbuara nga tifozlleku! Le te behemi tifoz diten e ndeshjes, diten e votimit. Le te mos ta kthejme Peshkun pa Uje ne nje pasqyre tjeter te shpifur te asaj qe realisht jemi.

te djathtet~ paria e Frances qe u ul ne te djathte te njishit ne ansamblene kombetare Franceze ne 1789..

kush merr vesh nga matematika duhet vetem te imagjinoje sesa derivative natyrore duhet te ket kryer perendia per te ardhur gjer te keta laraska-ngrenesit e vetshpallur te djathte..

te tjerat i ka thone idrisi dhe PF smiley 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).