Padi per reklamat e Berishes

Sulltoni na ka ca tropin me sms ke nr e Eagle qe shkrute:

 Zonjë/Zotëri, së bashku eleminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni 4 miliardë dollarë, rritëm e dyfishuam rroga e pensione, ndërtuam e rindërtuam 5'900 km rrugë, 1'012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2,7 milionë turistë. Jemi në NATO e brenda 1 viti do të lëvizim pa viza në BE. Të lutem më shkruaj në 0672000410 çfarë të intereson në 4 vitet e ardhshme. Me respekt, Sali Berisha

si i bohet qe ta hudhim ne gjyq per reklama politike qe s'i kena kerku? tashi, ka rob qe menojn qe qe levizje e squt ene pd ka fillu tu u sofistiku nkto gjona, po un sdu te mor reklama te tilla tsofistikume, se masnej ca do mor neser, reklama per nai levizje gay ose boll? pranej qe t'i dalim te keqes para, a ka nai mas ligjore qe mun te merret kunder sulltonit per kto reklama tpadeshirume? se un smaj men tkem nenshkru nai kontrat me mor reklama politike ke nr im celular. flm shum

13 Komente

Ju lutem mi dergoni 0672000410-s kete mesazh per mua se nuk kam leke ne celular:

I nderuar Zoteri,  ke plot 6935 dite  ose 166 440 ore qe nuk mi ndahesh televizorit tim. Te mbaj mend qe nga koha kur ishe i veshur me pardesy e  me pantallona teritali e gjere tani thinjur e me veshje stil "Bush". Nuk kam patur mundesine te te numeroj fjalet por me duhet te te terheq vemendjen se ka mundesi ti kesh demtuar degjimin rreth 90 % te popullise se ketij vendi. Ca nga fjalet e tua me rrotullohen neper mendje akom,Koha per Ndryshim, integrim, NATO, BE, po ndryshojme, po rritemi, po curravitemi etj etj,

Per dijenine tende, rroga ime eshte e lidhur me performancen time dhe jo tenden keshtu qe me vjen keq por dyfishimin nuk mund te ta dedikoj ty.

Nese me te vertete ke shtruar 5900 km rruge pse nuk hap krah sepse me shpejtesine tende prej 20 km/ore gjithe ato rruge duhen 295 ore per ti pershkuar. 

I nderuar zoteri, ti mund te ndertosh edhe 10000 shkolla materialisht ne formen e tempujve, por sistemin ate qe une mesova ta quaj edukativ e arsimor duket sikur e ke degraduar.  Nuk degjova qofte edhe nje person qe te dale nga keto shkollat e tua e te thoje njehere te vetme "ME FAL".

Te tilla investime qe firmos ti besoj se  lehtesisht mund t'i firmos edhe une dhe jo vetem 5 por edhe per 10 miliarde euro. Kot te te pyes, cila do jete kostoja qe do paguajme une edhe ti per keto ? Mos me thuaj qe do jete 0 se i bie qe njerezimi te kete arritur shkallen me te larte te ndergjegjjes. 

Tani kur me thua turist edhe mua keq nuk ben, sepse ne nje krah jam ne listen e zgjedhesve e ne krahun tjeter quhem turist i huaj kur vij te shoh ato mrekullite qe ke bere ti. Te them te drejten me apo pa vize kete BE-ne e kam shetitur por jam lodhur shume per ti bindur keta banoret e BE-se se ti je i mire dhe per inerci edhe ne te tjeret.  Me fal qe do te te zhgenjej por nuk i binda dot. Te lutem a ua nis kete mesazhin tend gjithe banoreve qe banojne ne keto vendet e Nato-s e asaj te BE-se  se mbase binden e me lehteson punen edhe mua.

Tani edhe nje kerkese te fundit: Te lutem me shkruaj  se cfare te intereson qe nis mesazhe SMS ne numrat privat.

Sincerisht, Plus Minus

 

I nderuar zoteri, ti mund te ndertosh edhe 10000 shkolla materialisht ne formen e tempujve, por sistemin ate qe une mesova ta quaj edukativ e arsimor duket sikur e ke degraduar.  Nuk degjova qofte edhe nje person qe te dale nga keto shkollat e tua e te thoje njehere te vetme "TE LUTEM".

do tingellonte me mire...

I nderuar zoteri, ti mund te ndertosh edhe 10000 shkolla

gre,  mesazhi nuk thotë që ka ndërtuar 1012 shkolla por

ndërtuam e rindërtuam 5'900 km rrugë, 1'012 shkolla

nuk thotë sa ka ndërtuar. sa janë lyer me bojë, sa jan riparuar. shkollës pranë shtëpisë time i hodhën 5 kova zift në taracë se hynte shiu. po kështu dhe për rrugët nuk thuhet se sa km janë ndërtuar të reja dhe sa km jan thjesht mirmbajtur

ps: dikur shkollat lyheshin gjithmonë para çdo sezoni...

Nice reply and i will try to forward it to final destination if the number is correct.

Plus-minus ne fillim e kishe nis bukur pastaj tek zhvleresimi puneve qe jane bere gje qe ben qe automatikisht te zhvleresohet dhe ajo qe ke shkruajtur ti.

Keto jane para te taksapaguesit, nga buxhetet e institucioneve. Me be llogaritje minute per minute sipas tarifave zyrtare te Klan e Top Channel, del nje shume disa miliona dollare reklama.

1 shfaqje e 1 reklame ben mesatarisht 300 euro - 1 rroge buxhetori. Mendoni sesa here ne dite po i shikojme.

Sa per te dyfishuar rritjen e pensioneve qe po reklamohet. Si i behet me kerku llogari se perse duhn shpenzuar keto leke? Cfare benefiti sjelin qe shpenzohen ne reklama dhe jo ne nje fushe tjeter ku ka nevoje?

Ketu nuk behet fjale per bezdisje, ketu ka vend per akuze per shperdorim te fondeve publike!

Kurse SPAM i numrave te cel. qe shqetesohet fitorja lart eshte problemi me i vogel nga keto abuzimet e ketyre!

Se pari, une mesazhin e nisa per tek 0672000410-a dhe jo per tek ty peshk

Le te behemi pak teorik:

Shume kompani per vlersimin e punonjesve te tyre  e ndajne performancen ne tre nivele:

1. Hapesire per permiresim - nuk permbush kerkesat qe jep pozicioni i punes

  • Ne kete kategori klasifikohen personat qe kryejne ca nga detyrat te cilat i jane ngarkuar por nuk i arrine te gjitha objektivat. Ky lloj personi shpenzon me shume kohe dhe burime per arritjen e objektivave duke dale jashte parashikimeve duke qene shpesh joefektiv ne kosto dhe kohe

2. Performance optimale

  • Klasifikohen ne kete kategori personat qe bejne ekzaktesisht punen qe u eshte kerkuar duke arritur objektivat e caktuara. Ky lloj personi perdor kohen dhe burimet ne nivelin optimal.

3. Performance e jashtezakonshme - tejkalon objektivat

  • Klasifikohen ne kete kategori personat qe i arrijne dhe i tekalojne objektivat e caktuara ne filim. Keta lloj personash i perfundojne detyrat ne kohe me te shkurter, perdorin me pak burime per te njejten cilesi dhe sasi te objektivit

Tani ky personi qe na dergon SMS ne cilen mund te klasifikohet?

Nje pyetje jashte teme por brenda SMS-se:

  • SMS-ja e Zotit Sali Berisha kishte 468 karaktere. Me ngjan mua apo  0672000410-a funksionon edhe si e-mail?

Ky person hyn tek pika 2-te pergjigja e pare dhe pergjigja e dyte Ta ha mendja se e ka shkruar Sala nga celulari mesazhin?! Sa nerva paske pas per te numeru karakteret smiley

Sa nerva paske pas per te numeru karakteret

Ka menyra pa nerva per te numeruar karakteret... ne moshen e internetit. smiley

Mosha internetit na sugjeron ta perdorim teknologjine per gjera me te thella sesa numerimi karaktereve Blendo smiley

Kurse SPAM i numrave te cel. qe shqetesohet fitorja lart eshte problemi me i vogel nga keto abuzimet e ketyre!

ke eagle sma pret menja se kon pagu nai gjo ekstra, duhet te jen bonus ka kontrata me ministrite. po un jom rob i thjesht e kom hallin ke spami, nuk nihem i rrezikum ka ato qe thot sala (sic duken ca te tjere), po ka fakti qe mca tropin ne celular.

ene, ca jon kto "karakteret" ne sms mer jau?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).