Lufta me sms, G99 “kopjon” Berishen

Rreth 1 milione sms derguar abonenteve te telefonise celulare po lene medyshazi kedo qe ka lexuar pak dite me pare sms-ne e kryeministrit Berisha mbi arritjet e qeverise dhe kerkesen per t'i shkruar atij cfaredolloj sugjerimi per 4 vitet e ardhshme. Mesazhi i shperndare eshte ky: “Se bashku formuam nje bande familjare qeveritare, fituam nga korrupsioni miliarda dollare, ngritem ne 12 % analfabetizmin, ngritem me leket tuaja rruge qe shkojne kuturu, pesefishuam fitimet e Fazllic dhe shtuam shtepite tona ne qytet, mal dhe bregdet. Jemi ne NATO megjithese hodhem ne ere Gerdecin. Me shkruani se si mund te kthejme kohet e arta te ish-kryeministrit Fatos Nano”.

Vetem ne fund pra kuptohet se behet fjale per nje mesazh te derguar nga partia G99. Nuk eshte hera e pare qe anetaret e kesaj partie parodizojne vendimet apo veprimet e kryeministrave, si per shembull atehere kur qene ende aktiviste te Mjaft dhe veshen me te bardha disa nuse te stisura, qe kerkonin te ishin zonja te para te kryeministrit Fatos Nano.

Kjo forme fushate parodizuese, mjaft e perhapur ne Amerike, u perdor nga te dyja krahet e politikes shqiptare gjate zgjedhjeve lokale te 2007-es.

Parodizimi i tjetrit ne fushate elektorale menjanon perdorimin e gjuhes se ulet dhe fyerjeve, gjithe duke zhvleresuar ne maksimum nje aksion apo nje pretendim te kundershtarit politik. Se fundmi kjo mode mberriti edhe ne Shqiperi.

 

 

Tani lind pyetja. Sikur te kushtoje 100 leke nje mesazh shumezuar per 1 milion mesazhe qe ka nisur g99 = 100 milione. Mire qeveria qe ka fonde te nisi mesazhe po G99 kjo parti e sapokrijuar dhe e varfer qe do mendoje per popullin ku i gjeti 100 milione leke vetem per mesazhe?!

11 Komente

Me lejoni te shtoj dhe nje pyetje te dyte ne lidhje me keto mesazhet, qofte te Berishes, qofte te G99 apo ndonje grupimi tjeter:

Ku i gjejne numrat e abonenteve?

Kontrata ime me shoqerine e sherbimit celular (jashte Shqiperise) e thote me te zeze mbi te bardhe se te vetmet mesazhe unsolicited qe mund te marr jane nga kompania qe me ofron sherbimin celular (oferta te reja, fatura, etj.) dhe sherbimet e urgjences (policia, zjarrfikesi, qendra per shendetin dhe sigurine publike...). Gjithe te tjerat jane spam dhe te ndaluara me ligj si per ata qe i dergojne, si per kompanine qe u ka dhene numrin tim pa miratimin tim paraprak. 

Cfare parashikojne kontratat e kompanive celulare ne Shqiperi?

 numrat gjenerohen pa problem perderisa dihet me sa shifra jane. kompania jote atje nuk e besoj se ndalon dot sms-te qe mund te te vijne ty nga skype fjala vjen.

...Mire qeveria qe ka fonde te nisi mesazhe...

Me llogjikën tënde i bie që ti kërkosh llogari atij që është akoma "privat" ndërsa "shërbyesit" tënd që e ka per detyrë të ti ruajë paratë (vër re që thashë "të ti ruajë", jo "të ti rruajë&quotsmiley ti rrahësh shpatullat kur ti zgrap nga "xhepi" duke buzëqeshur smiley

Ti je tamam peshk prej verteti. Po pse qeveria ka te drejte te shpenzoje per mesazhe propagande nga paret tona? 

Po mire qeveria shperdoron parate tona, po G99-ta te kujt po shperdoron..?

hee e kthyet muhabetin ku ju interesonte ee! aq ne gjendje kritike eshte 99 e mjafti sa te paktet njerez qe rrethonin erionin, dezertuan dhe u futen ne krye te listes se ps.me pak fjale kur edhe erioni zor se zgjidhet deputet, ne te tjeret...(thane dezertoret ne gjysem hije)!  dhe ne fund viva soros, viva il re!

Se kuptoj ku e lexuat ju qe une paskam thene qe qeveria ka te drejte te shpenzoje para per mesazhe. Une thashe mire qeveria qe ka fonde (dmth para qe jane tonat) po ky tjetri ku i gjeti fondet?! Jo per gje po kam nje lloj pershtypje qe edhe g99 indirekt nga fondet tona furnizohet smiley

Po G99-ta parti kopjacesh eshte...

po pse thoni i ka derguar g-99 ato mesazhe i ka paguar rama se sa per veliajn ai kishte bere nje vile tjeter me mire

Shpjegimi tjeter qe mund ti japesh ketij fenomeni eshte se mos ndoshta Salen e ka kapur ndonje krize sinqeriteti.smiley

Te gjitha bejne vaki!!

Deri kur te kapi kriza sinqeritetit Salen, Rama me Veliajn do kene harxhuar gjysmen e lekeve te vjedhme me antireklama smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).