Kush eshte kitarristi me i mire ne bote?

Po them timen, sulltani Mark Knopfler.

80 Komente

I pari qe m'erdhi n'men ishte sali berisha, po pastaj mu kujtu Yngwie Malmsteen.

Po tani, varet se ça muzike te pelqen mer lal, rock, blues, pop, metal.

 

Per momentin une jam shume i dhene mbas Gilmour, eshte i vetmi qe ka "prekjen" blues e rock njekohesisht, vihet re tmerrshem te The dark side...

jimmy hendrix eshte i madh

Dave Gilmour edhe per mua

Joe Satriani smiley

Nje here ne 1996 ne nje dyqan muzike prane sheshit i them shiteses, keni ndonje kasete te Joe Satriani_t? - Me pergjigjet gjith tangerllek: - Ne jemi dyqan modern, nuk mbajme muzike greke.

Ahahahaa e forte. Te pershendes me Slow and Easy nga albumi Engines of Creation

edhe mua me pelqen shumeeeeeeeee smiley

instrumentalist absolut !!!!Yngwie Malmsteen!!!!

e keni nigju noihere mozartin ne qitarre?

chene, e kam pare live ne koncert, NYC para ca muajsh, fenomenal. Kam qene tifoz i tij qysh ne gjimnaz.

 une se kam pas fatin me e pa live.. por edhe une e kam nigju per here te pare ne gjimnaz, ma ka pas dhone cd nje shoku im qitarrist gjithashtu qe tash qitarron ne boston..

Kam tre te preferuar: Yngwie Malmsteen, Joe Satriani dhe Slash.

etmond, hallall. ACDC i pashe live ne madison square garden para ca kohesh, spektakolare, jane njesoj si para 20 vjetesh (te pakten nga c'kam degjuar). Ne 31 korrik kane koncert ne Giant Stadium (70000 vende) dhe i kom pre biletat. Eh, cer muzike.

treni, te siguroj se do kalosh shkelqyeshem, kete e them me plote besimin tim karshi tyre, per mua ishte nje nga pervojate me te mira te jetes sime persa i perket anes se artit te jetuar prej meje,  dua te shtoj: qe nga momenti qe  filluan te luanin ne sken, e deri ne fund te spektaklit askush nuk u ule ne karrige vecese shijonin kendeshme tere pasjon keta legjendare, sipas meje.
Ne stadjum nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles nga pjesmarrja....
 

Edhe nji tjeter qe ka qene i modh por nuk njifet shume ne Amerike, e kam enderr ta ndjek live, Gary Moore.

Por mo i modhi fare qe e kena pas idhull n'kohen e errsines, ka qene Genc Dashi. Dhe mos na hapni mo tema muzike se na late pa pune. smiley

http://www.youtube.com/watch?v=U2DBcbZc3ck

http://www.youtube.com/watch?v=eMuVYP2M2sQ... Te tille ka ne cdo grup Muzikor virtual...Por do te gjeja me vend ata dhjetra kitariste qe nuk ju dha mundesia te jetonin ne rinine e tyre , ne kete kohe REKLAME per te cfaqur aftesite e tyre , qe mendoj se kane qene te jashtezakoneshme , gjithmone duke i krahasuar me kitaristet e gjithe Botes qe ndigjonim ne radio e here pas here shihnim ne TV RAI .... Kitariste te madherishem  Nusret Frasheri ( Korcar me ngjyre ) dhe patjeter  (ai qe respektohej edhe nga Nusreti si primat ) virtuozi Alfons Ballici . 

Per Alfons Ballicin thuhej dikur qe edhe kur pirdhje te dallonte me vesh noten e tingullit. smiley

Mendoj se kitarrist me mire i te gjitha koherave ishte Segovias,Andre Segovias.Nga modernet bashkohore Eric Clapton

carlos santana

Eric Clapton,

ndersa ne metal Kirk Hammett, Tony Iomy, Angus&Malcolm Young.

Veshtire me be renditje midis J. Hendrix, D. Gilmure, E. Clapton dhe M. Knopfler. (Per Santanan s'jap dot mendim, duke e dit qe eshte i madh - por telat e zemres nuk m'i ka lujt najher).

Kitaristet me me karakter (s'ka te boj me virtuozitetin ne te lujtme kjo, eshte tjeter gje) jane pa dyshim i pavdekshmi Keith Richards dhe i ndjeri, i madhi G. Harrison!

 Emo. mbase nuk ke degjuar ate qe duhet nga Santana. Vreje kyt

antonio banderas

Edhe unë do votoja për Clapton

Shpejt e shpejt, i pari fare Mr. Hendrix. 

Pastaj per qejfin dhe shijet e mia, Kirk Hammet (ehhh, c'kohe me kujtojne ...)

Eric Clapton (Layla gjithashtu, a masterpiece.)

Mark Knopfler (Dire Straits, old favs)

Mr. Santana (i nderuar solo, apo edhe ne featured songs)

etj etj etj (se desh harrova, Mr. Blues, BB King)

 PS: E shtova post scriptum, se tani pash qe i zoti i shpise, dmth gjahtari i temes lol, paska permendur Mark Knopfler.  Hunter ... smiley

 

Beautiful PF smiley

E dyta ... po shikoja August Rush mbreme (per te shumten here lol.)  Same "style" of playing, if Evan Taylor were real smiley 

Eric Clapton

Karlos Santana

Ritchie Blackmore

Mark Knopfler

Bledar Sejko(QEPA)

Bledar Sejko nr° 1 Albanian, brezi im ne qytet studenti mimetizohej me kengen "VICTIMS OF CONFUSION" ('97)

Po e harruat profesorin e Qepes ??? Ne Shqiperi me i madhi (natyrisht per mua) eshte Genc Dashi.

Nga shqipetaret Bledar Seiko.

Nga te huajt Tom Morel qe ka loz per RAM dhe Audioslave eshte nje nga me te miret.

Hunter, Brahms ka qene si tip Goran Bregovic i kohes, qe perpunonte vallet cigane te magjareve. Ose te pakten keshtu kam degjuar. Ndonje historian muzike mund te me ndreqe po e pata gabim. Ne keto kushte nuk mund te thuhet se origjinali i perket Brahms.

Mos u merzit. Kur eshte e kopjume (me vendim gjyqi!) "My sweet Lord" e Harrison, s'ke pse e vret mendjen per ksi gjerash.

Harrison vs Chiffons?

Me duket se i paskan rene ne qafe, paksi shume xhorxhit te shkrete...

akoma ekziston kjo vegel muzikore? wtf..

Emo ....Les Paul, 94, a Grammy Award-winning guitar virtuoso,......died today August 13, 2009... Ne fakt sot gazetat kishin nje shkrim ku thuhej  " ai qe e beri kitaren , kete qe kemi sot " Ose jepi les Paul dhe futu tek CNN. Do gjesh dicka shume interesante ku lider kitariste nga grupe te ndryshme i dedikohen atij . Perfshire dhe Keith Richard smiley patjeter edhe Chok-un!

slash-in dhe kirk hammet i ka thone njeri? po i kane thone, respekte smiley

Per ata qe i dun stonsat, ja ca gjeta rastesisht: nji version te Sympathy for the devil me dy solo, e para nga keith dhe e dyta e vazhdume nga taylor. ajo ikja e taylor nga grupi i ngjan shkuljes se nji dhemballe, pavaresisht nga simpatia qe kushdo ka per R. Wood overall.

Hope you'll enjoy it!

http://www.youtube.com/watch?v=oZUp1gUQLyg

 

nji muzike qe e zbulova rastesisht dje, megjithese kete kengetarin e njoh ka nja kater vjet, bile i kam pas vene nje pjese tek blogu im

www.youtube.com/watch

John Entwistle - bass guitar (last days have been The Who's, therefore) smiley

Shqiperia ka pase kitaristet me te mire. Kane qene 2 Edisonat dhe mos haroni se i kane rone kitares ne kohen e diktatures. Biles kitares me korent.   smiley

tjeter bassist (i pavlersum sa duhet, c'esht e drejta): Steve McVie!

Mos mer çar kini bo? Kini harru m'listen e qitaristave mo te mire Ner Mollen (qitaristi i Centaur) qe ju shpelafte panuklla! hahahaha

Me qe Cimi devioji te basistet, une do thojsha Steve Harris, Billy Gould, Tati dhe Peshkaqeni=Fab Asllani (pse vetem Jerusalemi ka te drejte me fut emra shokesh e?)

Ene mos me nxefni se e qita ene Pjetrin kongetarin mo te mire te te gjitha koherave!

Yyyy sa vetave ja kom shit une ktu m'paris kaseten e Thunder Way! Biles kom arrit me vone ne transmetim te nje emisioni metal ne radio, "The Order Executors". Fiksim m'ka ngel qe s'i kom pa live!

Hahaha o Guce kur e kpuste zonin fare Pjetri smiley

Kush eshte kitara me e mire ne bote eshte muhabeti se kitaristi me i mire ne bote eshte ai qe nxjerr tingullin njesoj te mire me kitaren me te keqe.

po BB King-un mo, se ka zene njeri ne goje? smiley

 Te pakten qe ne Maj te 2009 smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).