Kredia 250 milion euro e qeverise. Mendimi juaj?!

Partia Socialiste, ka reaguar nëpërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malaj, menjëherë pasi qeveria arriti të sigurojë një kredi prej 250 milionë eurosh nga disa banka ndërkombëtare. Por përgjigjen më të mirë për këtë çështje e ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përfaqesuesja e FMN në Shqipëri, Ann Margaret Uestin, u shpreh qartazi në mbeshtetje të kredisë së marrë. Uestin tha për Televizionin Klan se kjo hua përbën një sukses për ekonominë shqiptare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur qartazi në mbështetje të kredisë prej 250 milionë eurosh që qeveria shqiptare arriti të sigurojë këtë javë nga disa banka ndërkombëtare.
“Mendimi ynë është se në situatën e tanishme globale, sidomos në vendet në zhvillim, ka një klimë shumë të shtrënguar përsa i takon financimit, pra është e rëndësishme dhe ne e mirëpresim faktin që qeveria arriti të sigurojë këtë kredi.
Ne e përgëzojmë faktin që nëpërmjet kësaj kredie po hidhet më shumë valutë në ekonomi. Një problem i krizës aktuale është pikërisht mungesa e valutës, pra më pak flukse të kapitalit, rënie të të ardhurave nga emigrantët dhe investitorët në përgjithësi janë më nervozë. Pra është shumë pozitive që ekonomia shqiptare ja arriti të sigurojë këtë kredi, duke hedhur më shumë valutë në vend. Huaja do të ndikojë edhe në forcimin e monedhës vendase.
Përfaqësuesja e Fondit Monetar duke folur rreth kushteve me të cilat është marrë kredia, theksoi se më e rëndësishme në këtë pikë është që qeveria ja ka dalë për të bindur bankat ndërkombëtare për të financuar nevojat e buxhetit por nga ana tjetër edhe kushtet e kontratës janë të favorshme për rifinancimin e tij.
"Normat e interesit reflektojnë kushtet e tregut në këtë moment të vështirë, një vit më parë qeveia arriti të marrë kredi me një tjetër normë interesi. Shpresa është që kushtet e tregut do të ndryshojnë, do të jetë më likuid dhe normat e interesit mund të ulen duke e rifinancuar borxhin. Këtu është pozitive që sipas kontratës borxhi mund të paguhet para maturimit dhe pa penalitete nëse kushtet e tregut do të përmirësohen. Gjithësesi, në një klimë të tillë është vërtet një sukses për qeverinë, sigurimi i një borxhi."

 

Pra sipas jush eshte arritje marja e kredise 250 milion euro apo jo?!

6 Komente

po eshte arritje se tregon se qeveria eshte e besueshme

Sa eshte norma e interesit dhe cilat banka e kane dhene? 

 

 gjithashtu harrova te smiley me komentin e demonistit..

ej chene ti mund te qeshesh por ti e din se te japesh borxh eshte besim dhe ne shqiptaret per kete kemi pasur me shume nevoje . hajt naqe se ta po te kalon

Kredi me Sovereign Guarantee merr gjithe diten dhe gjithe naten ne cdo banke qe te duash.  Aq me shume kur paguan euribor + 9.6%. Westin o ka qene e pime, o eshte ne prag te rinenshkrimit te kontrates FMN-Qeveri, ose sarkazma e kesaj i kalon kufijte e asaj qe mund te imagjinoj une.

Duke qene se norma e interesit nuk dihet (zyrtarisht) dhe duke qene se sipas te dhenave te pavertetuara te gazetave, ajo norme eshte me e larte se sa do ta kishte nje qytetar privat i bie qe marrja e huase eshte DESHTIM koke e kembe.

Thjesht he? smiley

 

P.S. Jane 95 milione euro, jo 260. Para se te shkruash nje carcaf shiko ca me teper info mbi ceshtjen smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).