Cili lider politik?

 Cili lider politik ne historine e Shqiperise prej 12 e ketej eshte me pozitivi ne nje kendveshtrim te sotem? (dua qe te bej nje sondazh per kete gje, po nuk e di si postohet sondazhin)

- Abdyl Bej Frasheri

- Ismail Qemal Bej Vlora

- Essad Pashe Toptani

- Hasan Prishtina

- Ahmed Bej Zogolli

- Kryepeshkop Fan Stilian Noli

- Mehdi Frasheri

- Enver Hoxha

- Mehmet Shehu

- Ramiz Alia

- Fatos Nano

- Sali Berisha

- Aleksander Meksi

- Ilir Meta

- Pandeli Majko

- Edvin Rama

- Ibrahim Rugova

- Hashim Thaci

- Ramush Haradinaj

- Albin Kurti

18 Komente

 help wanted - pls comment duke thene dhe arsyen pse, shkurt. Ju lutem, zgjidhni vetem nje, ate me pozitivin, jo dy apo me shume. 

Nuk me duhet se cili ka punuar me shume, apo ka arritur me shume apo me pak, por cili perceptohet si me pozitivi (pamvaresisht kushteve, mundesive etj)

Enver Hoxha, ristrukturoi shtetin e ri shqiptar duke e nxjerrë nga një vënd i prapambetur bujqësor e blegtoral në një vënd ku sot janë të gjithë filozofa.

Ismail Vlora sepse me ate lidhet pavaresia e Shqiperise.

nuk ka baze krahasimi !

sepse ca jane gjalle e ca kane vdek prej shume kohesh.

sepse ca i kemi provu ne kurriz dhe ca i kemi me te lexuar, ca te tjere as i kemi provu, as lexu, as nigju.

sepse keta kane pas funskione te ndryshme ne kohe, kane jetu ne rrethana dhe kohera te tjera, e kane pas misione te ndryshme per te permbushur.

une do te kisha ndihmu me  qejf ne sondazhin tend, duke zgjedh nje opsion, por jam shume e paditur per ta bere kete. Sorry !

smiley

Po mos u merzit, se do turren peshqit e tjere pa ngurrim, se per opinione te tilla te thajne piten !

hik pra tashti se nuk i du kto

a ha shqip ti a si ?

smiley

Une sapo zbulova njeri....qe sja kisha degjuar emrin me pare....
Mehdi Frasheri ? (kush o ky Arabi ? )

Te gjithe keta jane lidere (kryeministra, presidente ose mbreter) qe kane qeverisur Shqiperine qe nga pavaresia me 1912 e deri ne humbjen e pavaresise (ditet tona).

Sikur te gjithe te ishin gjalle une do votoja Fan Nolin, si me te urtin, me te arsyeshmin, me te artikuluarin, me karizmatikun dhe me pak aventurierin nga te gjithe.

Jo mer Abdyl Frasheri nuk ka qene as mbret dhe as kryeminister dhe as minister.

Sondazhi ka disa probleme:

1. Ka problem ne perzgjedhjen e figurave. Ismail Qemali eshte babai ose nje nga baballaret e themelimit te Shqiperise se pavarur, edhe Abdyl Frasheri eshte ideologu kombetar qe punoi per Shqiperine, fatkeqesisht jo kete qe kemi sot. Prandaj keto dy figura sado respekt te kesh per te tjeret eshte e veshtire ti injorosh dhe te mos votosh per ta.

2. Shumica ketu kane njohuri te pakta ose te shtremberuara per aktivitetin politik te atyre figurave para vitit 1945.

3. Kur eshte futur edhe Albin Kurti aty me siper, une do te qesh pa pushim deri kur te me lodhen mushkerite. Jo se nuk kam respekt per te, por Kurti nuk ka qene dhe deri tani nuk eshte lider politik me veprimtari politike dhe qeverisese.

 I nderuar, mos voto per ata qe te duken qesharake, kriminele etj. Sondazhi permban lidere qe kane mberritur te ngrene nje profil politik. Pastaj natyrshem qe nuk pranohen nga te gjithe (as nga une). Por kjo nuk te lejon te paragjykosh.

Sic e kam sqaruar qe ne komentin e pare, nuk pyes se cili ka bere me shume, apo cili ka arritur me larg, po cili perceptohet me pozitivisht.

Me gjithe respektin per sondazhin.

Tre kriminelat çfare dojne ne sondazh?

Krimineli nr 1-eh.

krimineli nr 2-msh.

krimineli nr 3-ra.

 ke shume te drejte, po une deshiroj te shoh perceptimin njerezor mbi lideret historike, nuk mund t'i paragjykoj

Pashe shume emra ne ate liste qe nuk jane lidere njerezish, por lidera servilesh. Nqs kriteri do ish 'njerez te cileve njerez te tjere u shkojne pas' lista do zvogelohej me 75%.

 SQARIM:

Kriminelet, te panjohurit, lideret medioker, ata qe qeverisin servila e keshtu me radhe, eliminojini qe ne mendje, dhe zgjidhni me te pershtatshmin. 

ore si e ke hallin ti ?

e ke detyre shpije ket ?

Ta kerkojne ke puna ?

smiley  se po qe se n'hall po te nihmojme se nuk i leme shoket ne balte

per arsye te nje studimi, do qe me mire te ishte sondazh, po s'e di si postohet ketu. 

Lider pozitiv ne kend veshtrimin e sotem?

Duhet te vlersosh se cfare eshte "pozitivja", arritjet pozitive te liderave ,se pozitiviteti i nje lideri,eshte nje koncept bardh e zi per shqiptaret,shqiptaret,nuk do te japin vlersime te drejta ...ne qoftese marrim  pike referimi, 1912 , ku ishte Shqiperia dhe ku eshte sot ,te gjithe liderat jane pozitiv.

Me gjithe anet negative ,per mua lider qe ka konsoliduar shtetin modern te shqiptareve ,duke patur parasysh ,te gjitha strukturat e tij eshte Enver Hoxha.

Liderat pas Enver Hoxhes,e kane gjetur te gatshem ,shtetin., kane lujtuar me shtetin,kane bere aventura,me shtetin.,kane mesuar nga shteti.

Te gjitha keto ndryshime (1912-2009), ai qe i ka hequr ne kurriz,hallet,vuajtjet,gezimet dhe mjerimet, eshte populli yne!

 

Ne ato pak rreshta qe shkruhet ne librat e historis per Shqiperin, eshte padyshim Ahmet Zogu.

Jo vetem kaq, por edhe duke bere nje krahasim midis kohes se sotme, institucione te pavarura, e drejta e prones, e drejta e levizjes, e drejta e fjales, jemi akoma rreth fillimit te viteve '30.

Ahmet Zogu  ne nje periudhe shume te shkurter krijoj nje shtet Shqiptar modern.

Ibrahim Rugova.

Sali Berisha.

Fan Noli.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).