Cilat jane arsyet qe PD duhet te kaloje ne opozite?

39 Komente

Une mendoj qe nuk ka asnje arsye.Sepse shqiperia ka ndryshue!P.sh. shikoni Gerdecin.A krahasohet ai me Gerdecin para dy vitesh?JO n'asnje mnyr!Gerdeci me perpara ishte i panjohur.Tani e njeh e tane bota!!!!

Nga pikpamja historike partiake cdo reformim i madh i nje partie te madhe kalon nga nje deshtim elektoral.....Arsyeja pse Pd duhet te kaloje ne opozite eshte e lidhur pikerisht me kete nevoje per riformim te brendshem. Rasti i ish ministrit te jashtem i cili hoqi dore nga  kandidimi per postin e kryetarit te Pd ne Tirane per mungese trasparence dhe shkelje statuti, tregon se sa i nevojshem eshte ky hap si per Pd si per elektoratin e Pd apo per ata qe kane bindje te djathta.

Nuk besoj se PD mund te reformohet edhe po te kaloje ne opozite,perderisa nuk u reformua nga 1997 deri ne 2005.

demilitantizimi i peshkut pa uje do ishte nje arsye madhore per mu.

Emo, vllaji ka bo nijet qe deri me 28 Qershor, t'mos kaloje mo knej pari!

Une nuk mund ti boj dot kto militante qe t'mos vijne knej, as qe mos shkrujne ktu!

Por amo, duke mos u bo audience e ktynve, boj t'temen per c'militarizimin e shoqnise tone ne pergjithsi!

I ftoj t'gjithe antaret e tjere (jo te rinjte) te peshkut, qe deri ne diten e zgjedhjeve te mos vijne ketu, ose te pakten te mos lejne komente!

Mund te jete metode e pakendshme, por vetem keshtu me thote mendja qe mund ti cojme mesazh militanteve (dhe miliceve tash s'funi) qe ketu ne Peshk, NUK JANE TE MIREPRITUR! smiley

Me t'mira Peshku!

Deri n'fun t'Qershorit!

Vallaj, mroklle s'e ke keq. Une zyrtarisht nuk mund t'i ftoj njerezit te mos shkrujne, po dakord jam kshu ne parim, jo ne leter.

Po lodhemi kot me kot keto kohet e fundit, te pakten ne te zyrtares...

Penar, ti s'e ke idene, as nuk mund t'a imagjinosh, sa pike do fitoje po t'a mbyllje peshkun kete muaj, nje si tip shenje pikesimi me intonacion te fuqishem poetik dhe politik qe do shkrydhte cdo lloj zyrtarizmi. Si tip ferragosto qe bejne italionet. Do ishte klas i papame. Si thu?

uh do mundohem ..

po te shofesh sonte albana vokshin dhe mos e thus i gjys llafje osht sakrifice e madhe moj nona imeeeeeeeeeeeeee

uuuuuuuuuuuuuuuu

aaaaaaaaaaaaaaaa

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

do duroj do duroj , do ta maj gojen..

mylleni fare peshkun Penaro, dmth myllni komentet smiley

 

 

Ahahahahah. As une se durokam dot (Po ama qenka kinge si pamje) smiley. Mensila me duket shume e zonja gjithashtu edhe kjo e republikanes qenka e forte. Shega shkrete qenka gru e urte po sqenka per debat. Monika eshte njish si gjithmone kurse kjo tjetra e PS qe sja di emrin qenka si Edi versioni femer.

I shkreti Fevziun sonte, bela e madhe me femrat smiley

shave mesilen para ca ditesh.

mesila qeka si yll

mesila qeka si yll

po pse ajo tjetra, vokshi s'po te duket si yll? pale ajo republikanja, yll me bisht smiley

 

yll n'krahasim me pinjollen e voksheve pra.

se ashtu ishte muhabeti para ca netesh kur une shava Melisen.

Po skish dale lista akoma atehere, dhe se kisha pa ca bushtrash permbante smiley

ju keni te drejte te jepni dhe argumentat kunder kesaj pyetje.

Te gjitha arsyet per te cilat PD duhet te kaloje ne opozite i gjeni te dyfishuara tek opozita e sotme.

Duke pare opoziten e tanishme pa prijes, pa program, eshte imperative per vendin te zgjidhet partia me prijes, me program dhe qe investon ne infrastrukture, sic tregon bilanci pozitiv i ketyre 4 vjeteve. Pra ekzistojne te gjithe arsyet qe opozita te mbetet ne opozite, per te mos thene qe ne baze te veprimeve te deritanishme te saj, nuk meriton as te jete ne opozite, sepse opozite nuk do te thote te fusesh shkopinj ne rrotat e Shqiperise dhe te urosh qe Shqiperia te shkaterrohet vetem e vetem per te marre pushtetin.

Ne lidhje me komentet me siper per mbyllje te sitit per kete muaj, nuk arrij t'i kuptoj, perderisa pjesa derrmuese e temave ne kete sit jane te karakterit te paster politik dhe keshtu me duket si hipokrizi te flitet sikur siti eshte apolitik dhe fare padashur u pushtua nga militantet politike...

Peshkupauje eshte nje web site me orientim majtas qe mbahet ne kembe nga te djathtet smiley

ne mos gjigand, ky koment siper eshte i madh!!!  smiley  

se harrova, ene ket: "If you wanna live like a republican, vote democratic"...   smiley    smiley    smiley  

Ata qe jane militante politike ne pergjithesi nuk dine as te shkruajne e as te komentojne....jane mesuar te vijne me autobuz ose fugon nga tropoja ose tepelena duke mbajtur nje flamur ne dore e duke brohoritur emrin e liderit te tyre...

Po shtroj une nje pyetje tjeter ketu?

Cila eshte aresyeja qe PD-ja duhet te egzistoje "at all"?

He te lumte goja, ti qenke per kete diskutim. Po po, PD-ja duhet te zhduket nga faqja e dheut, ne Shqiperi duhet te kete vetem nje parti, ate komunisten te themeluar me 8 Nentor 41 megjithe ndryshimet e emrit qe ka pasur kohe pas kohe.

Po Saliu jot, nuk ka dale nga PPSH more kokorrosh??? Apo ai nuk ka qene kelysh dhe langua i po asaj diktature?

Atehere, cfare na duhen gjithe keto fraksione te PPSH; nuk del nje e vetme?

Diskutimet qe mund te beheshin (Saliu jot i madh, kur cohej e diskutonte se kush te denohej dhe kush te dilte grup armiqesor) ne organizaten baze te partise, sot behen ne nje "institucion" qe quhet parlament.

Po ti thuaj qe u dashka nje parti e madhe edhe per budallenjte ne Shqiperi, se ja, na paska hedhur Zoti me bollek aty.

E kuptoj qe Saliu ju prish enderrat ju te kuqve. Ishte njeriu qe permbysi diktaturen staliniste gati gjysme shekullore ne Shqiperi dhe beri te mundur sistemin pluralist. E permbysi aq keq, sa sot pervec Hysni Milloshit nuk ka ngelur komunist tjeter, te tjeret jane kripto-komuniste. Kane turp ti shprehin bindjet e tyre.

Ju keni te drejte qe keni deshire qe te zhduket PD-ja dhe te gjitha partite dhe te ngeli e pamposhtura PKSH-PPSH-PSSH.

Kini mendjen ketu ju te tjeret! Kujdes! Totalitarizmi qe tani duket i shporrur dhe ikur me kohe, mund te na dale nje dite te bukur dhe te ulet kembekryq aty ku ka qene. Edhe angazhimi ne PSSH-ne aktuale te bijve te nomeklatures se larte komuniste eshte pjese e planit te shokut Ramiz qe eshte keshilltari hije i Edi Rames.

 E permbysi aq keq ...

saqe

Totalitarizmi qe tani duket i shporrur dhe ikur me kohe, mund te na dale nje dite te bukur dhe te ulet kembekryq aty ku ka qene.

Arsyeja eshte se nuk ka aresye qe te arsyhetohet ky arseytimi yt pa arsyetuar me pare aresyet qe te cuan te arsyetosh ne kete menyre. 

Sepse Republikanet, etj nuk paten tru e vizion te krijonin polin e djathte te politikes, keshtu qe le te mbajme PD me shpresen se mos i mbushet mendja dhe leviz djathtas ne nje kohe te pacaktuar midis 5-35 vjet smiley

per temen, nje shkrim nga ekonomisti qe doli sot online:

Today, almost everybody in the region desperately wants to travel to the EU without having to go through the time-consuming and expensive procedure of securing visas. Macedonians and maybe Montenegrins may get visa-free travel early next year. Serbs may too, but they have technical problems because of Kosovo, whose independence Serbia refuses to recognise. Still, if EU interior ministers give a green light to all three when they meet shortly to discuss the issue, it will be a huge boost to governments that want to be able to tell their people that hard work yields tangible results. It will also send a strong message to Bosnians and Albanians that their governments need to do more to win visa-free travel too.

po qe se e ke marre nga ekonomisti ne ne shqiperi nuk e dum!!!!!!!!!!! DHE PIKE!!!!!!!!!!!

arsyet jane te thena shume mire ketu :

 

NJE KRYEMINISTER SI RAMA

Mimoza Dervishi

Kur na ndan pak më shumë se një muaj nga 28 qershori, Shqipëria përgatitet për herë të parë të zgjedhë në krye të saj një Kryeministër ndryshe, përgatitet për t‘i dhënë lamtumirën tranzicionit dydekadësh dhe bashkë me të edhe zgjatimit komunist të përfaqësuar denjësisht nga Sali Berisha.

Edi Rama është sot një kandidat kryekëput ndryshe nga çdo ish-kryeministër shqiptar, përfshirë dhe këtë të fundit.

Sidomos këtë të fundit ! Këtë e pranoi edhe vetë Fatos Nano në një intervistë nga ato të hallit, që i jep sa herë ndjen se po humb rrogën në Parlament. Ai ngulmoi ta theksonte disa herë që partia e Edi Ramës nuk është si ish-partia e tij. Kompliment më të madh nuk ka. Madje edhe komplimentet e drejtpërdrejta që Nano i bëri Berishës janë sërish komplimente për Ramën dhe opozitën e tij. Dhe, një motiv i fortë i elektoratit të majtë për të votuar socialistët. Nuk është dhe aq e largët koha kur Sali Berisha i acaruar nga zgjedhja e Ramës në krye të PS-së, kërkoi dhe bëri ç‘është e mundur të zgjedhë opozitarin përballë vetes, nën stilin e tij karakteristik për të zgjedhur këdo dhe gjithçka, qofte dhe ne kampin opozitar, pra ne PS. Shtrëngimet e duarve me Nanon në prag të zgjedhjeve lokale të 2006-ës, si dhe disa flirte të tjera publike me të, nuk ia plotësuan dot dëshirën plakut të PD-së dhe sot Sali Berisha ka përballë Edi Ramën në garën për Kryeministër. Në njërën anë Nano dhe Berisha përfaqësojnë sot fundin e një ere dhe janë padyshim shkaktarët që kjo erë zgjati më shumë dhe ishte më e trazuar se në çdo vend tjetër të ish-bllokut komunist.

Në anën tjetër është Edi Rama si përfaqësues i një epoke tjetër, që s‘ka lidhje as me mentalitetin, as me filozofinë e deritanishme politike të bërë në Shqipëri. E veçanta dhe e ndryshmja e Ramës në raport me Berishën, nuk qëndron vetëm te mosha, që mjaftueshëm në fakt do ishte një arsye e mirë për t‘i dhënë Shqipërisë një rrugëtim tjetër, atë të shekullit XXI.

Por Shqipëria nuk e ka ende konceptin që thjesht për arsye moshe, race apo gjinie, të votojë ndryshe. Megjithëse duhet ta kishte, sepse sot ka 18-vjeçarë që janë lindur dhe rritur duke parë e dëgjuar Sali Berishën, ashtu siç ka 36-vjeçarë që kanë 18 vjet që në fletët e tyre të votimit, në çdo cikël zgjedhjesh, kanë parë emrin e tij. Megjithatë, Rama sot nuk konkurron vetëm me moshën ndaj Sali Berishës, madje kjo duket sikur nuk ka rëndësi para të tjerave. Arsyeja kryesore që Rama është ndryshe nga Berisha dhe gjithë ish-ët e Shqipërisë, e cila përbën dhe arsyen kryesore pse shqiptaret duhet ta votojnë në 28 qershor Edi Ramën dhe PS-në, qëndron te përvoja e tij ekzekutive dhe menaxhuese.

Askush para tij, që ka pasur fatin të jetë njëherë Kryeministër, në ndonjë rast edhe dy apo tre herë Kryeministër, nuk ka pasur eksperiencë ekzekutive. Jo aq sa eksperienca e Edi Ramës sot pas 9 vjetësh në krye të Bashkisë së Tiranës, por as edhe eksperiencë në menaxhimin e një ndërmarrjeje, klubi, klase apo lagjeje. E vetmja gjë që kanë menaxhuar ish-kryeministrat e Shqipërisë, përfshirë dhe aktualin (që fare mirë i shkon parafjala ish), kanë qenë familjet e tyre. Eksperienca në menaxhim është një term i padëgjuar në garat e mëparshme shqiptare, sipas logjikës së gabuar që politikani është politikan dhe s‘ka ç‘i duhet ndonjë eksperiencë tjetër.

Por vetëm duke i hedhur një vështrim të rrufeshëm panelit të ish-presidentëve amerikanë, vë re se pothuaj të gjithë kanë kaluar nga një përvojë guvernatoriale. Rasti i fundit, që një senator bëhet President, është padyshim më i rralli, po rrallësia e këtij rasti ka konotacione të tjera brenda, që lidhen me prejardhjen dhe racën e Presidentit aktual dhe peshën që kishte dhe ka zgjedhja e tij në historinë e Amerikës.

Megjithatë, gjatë gjithë fushatës dhe debateve televizive, Obama dhe të tijtë nuk linin vend pa përmendur përvojën dhe ndihmën e tij vullnetare për komunitetin e varfër të qytetit nga ku erdhi, si më e afërta eksperiencë menaxhuese që ai kishte.

Duke lënë mënjanë krahasimet me botën, që nuk duhet të jenë i vetmi argument për një situatë shqiptare, ka plot arsye të tjera për ta parë dhe promovuar eksperiencën e Ramës në krye të Tiranës, si një sprovë të vërtetë dhe një test të kaluar mrekullisht për hapin që ai po bën sot drejt postit të Kryeministrit. Ata të huaj që kanë një lidhje qoftë dhe sipërfaqësore me Shqipërinë, sa herë që bie fjala për Tiranën, menjëherë shprehen: "Thank God for that mayor".

Nuk ka rëndësi në ia mbajnë mend apo jo emrin, por bëmat ia kanë dëgjuar dhe ndryshimin e kanë parë. Dhe sipas një logjike normale, menjëherë e njësojnë Shqipërinë me Tiranën, sepse besojnë se shembulli i mirë duhet ndjekur. Por Shqipëria në fakt ka vetëm Tiranën ndryshe dhe nëse Ramës i jepet mundësia të menaxhojë shtetin shqiptar, mbase atëherë me gojën plot do ta njehsonim Shqipërinë me Tiranën.

Në një botë ku vlerësohet eksperienca ekzekutive, ku vlerat maten me vepra dhe ku kryeqyteti është prezantimi dhe fytyra e një vendi, Edi Ramës do t‘i duhej ta kishte fare të lehtë sot. Ai do duhet të kishte të gjitha mundësitë, shpresat dhe avantazhet për të qenë në 29 qershor Kryeministri i Shqipërisë. Madje ai duhet të kishte gjithë median pas vetes, ashtu sikur në Amerikë, ku profesionistët harruan për një çast kujdesin për t‘u dukur të paanshëm dhe zgjodhën principin. Zgjodhën t‘i japin fund dhe t‘i thonë mjaft një periudhe të vështirë për amerikanët krijuar nga një President jopopullor (George Bush). Që në fund të fundit s‘ka të krahasuar me agoninë e 18 viteve tranzicion të shqiptarëve, ku epiqendra e agonisë është vetë Sali Berisha.

Edi Rama nuk e ka këtë luks sot. Jo sepse shoqëria shqiptare nuk di të vlerësojë njeriun që e ka treguar me vepra ndryshimin. Përkundrazi, Rama është votuar 3 herë me radhë nga një qytet me rreth 1 milion banorë, që përbën pa frikë një të tretën e Shqipërisë. Por vështirësia e tij qëndron tek ajo shpëlarje trush alla komuniste që Sali Berisha është mjeshtër për ta ushtruar. Vini re si përdoret NATO, si arritje e vetme e këtij njeriu, as e partisë së tij jo. Kur në fakt ajo është padiskutim një kontribut dhe kombinim i disa faktorëve, kryesisht atyre gjeopolitikë. Mjaftojnë fjalët që erdhën nga Këshilli i Evropës para një jave, se Shqipëria nuk po sillet si një vend i denjë për në BE, dhe kupton menjëherë se kambanat bien për Berishën. Se evropianët, rastësisht apo jo, duan që zonja Grover ta vëzhgojë procesin zgjedhor të 29 qershorit njësoj siç kishte bërë në 1996-ën, të fundit herë që Berisha ka organizuar zgjedhje. Fati dhe shija e atyre zgjedhjeve dihen dhe nëse shqiptarët e kanë zakon të harrojnë shpejt, ata që duan të na fusin në shtëpinë e tyre të madhe, s‘e kanë për zakon të t‘i harrojnë bëmat e gjëmat. Shkurt për Evropën, me apo pa NATO-n, Berisha është thjesht Berisha, ai që njohim të gjithë, që për pushtet i bën të gjitha. Po të kesh parasysh edhe pushtetin ekonomik të fëmijëve të tij sot, motivi i tij është disa herë më i fuqishëm se dje.

Krahasimet sot partia e Berishës i bën me vitin 2005, kur në fakt krahasimet duhet t‘i bënte me 1997-ën. Sepse në 1997-ën Berisha i la trashëgim Partisë Socialiste një vend pa shtet. Për vite me radhë socialistëve iu desh të riformonin shtetin shqiptar, të fusnin policët brenda rajoneve të rrënuara, të pastronin bandat me armë në mes të sheshit, të ringrinin bizneset që më parë ishin sporadike, por kurrë nuk kishin ekzistuar në nivel korporatash, siç i gjeti Berisha në 2005-ën.

Vetë Edi Ramës iu desh të hynte në një bashki inekzistente, fizikisht dhe konceptualisht.

Dhe më e rëndësishmja, për herë të parë vendi njohu një kalim paqësor të pushteteve, që ishte arsyeja e vetme pse u nënshkrua MSA-ja. Sot, pas 4 vjetësh në pushtet, Berishës sigurisht nuk i pëlqen t‘i kujtohet viti ‘97, sepse në fund të fundit, një njeri që mbart me vete një eksperiencë të tillë, nuk do mund ta kishte vendin aty ku e ka ai sot. E meqë 1997 na duket larg, le të kujtojmë 2008-ën. Gërdeci është një njollë po aq e errët sa dhe 1997-a, njollë që kësaj radhe erdhi dhe u gatuar nga kuzhina korruptive familjare e Sali Berishës. Duke rrëzuar kështu njëherë e mirë argumentin e vetëm me të cilën ai erdhi në pushtet, me demek anti-korrupsionin.

Dhe nëse faktet e gazetave shqiptare për bijtë e Berishës (të zhytur më thellë se çdo mendje djallëzore mund ta imagjinonte), injorohen, mjafton çdo raport me ndërkombëtarët, për të treguar se Shqipëria dhe korrupsioni qëndrojnë pranë e pranë si një togfjalësh i pandarë, po aq i rëndë dhe i zi sa edhe në 2005-ën. Përtej argumentit të korrupsionit, Berisha asnjëherë s‘ka pasur programe apo ide për të menaxhuar shtetin shqiptar, madje as atëherë kur thirri një grup rinor, që për fat të keq ose dolën kallinj pa kokrra, ose hajdutë me çizme. Ideja e tij për të qeverisur është thjesht një lajm i vjetër, i mësuar në diktaturë dhe i praktikuar në demokraci.

Sot, Edi Rama qëndron përballë Sali Berishës me bindjen, programin dhe idetë për ta ndryshuar Shqipërinë, dhe i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Drejtimi i një kryebashkie, nën sytë, veshët, vëzhgimet, komisionet hetimore të opozitës apo pushtetit, si të ketë ardhur rasti, nën trysninë dhe kritikat deri ekstreme të medias, i jep atij eksperiencën e nevojshme për të përballuar mirë dhe ndryshe nga çdo paraardhës menaxhimin e vendit. Ngritja e një administrate model në Shqipëri si ajo e Bashkisë së Tiranës është një fakt i patjetërsueshëm se si e gjykon ky njeri punën në ekip dhe cila është ideja e tij për administratën publike në tërësi. Por më tepër se kaq, Edi Rama është shembulli i një servanti publik, që ka ngritur në piedestal respektin për punën, në një vend ku kryetari apo kryeministri nuk e dinë ç‘është puna apo ç‘është Shqipëria, por e mësojnë vetëm një muaj para zgjedhjeve. Në kohezion me punën dhe idetë e tij shtrihet sot fushata zgjedhore e Partisë Socialiste pas katër viteve opozitë. Një opozitë që u godit nga media më shumë sa dhe vetë pushteti, për një arsye tërësisht shqiptareske: pse kjo opozitë nuk godet nëpër mitingje me gurë apo shishe benzine.

Është shumë e lehtë të ndjekësh ç‘kanë bërë paraardhësit e tu dhe mos të mbash përgjegjësi, por ta paraqitësh atë si modelin e vetëm dhe të vërtetë. Rama i kishte të gjitha mundësitë të bënte ç‘kishte bërë opozita e Berishës, rruga ishte gati dhe atij nuk i mungonte as patosi as zëri i trashë për ta bërë këtë. Në fakt, preferoi të rriskonte dhe krijoi një opozitë ndryshe, më të pjekur, më të maturuar dhe më efikase, kur vjen fjala për çështje madhore në dobi të vendit. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar sot që të lutet e përgjërohet për xhama të thyer dhe mitingje shtazarake, as për zgjedhje të parakohshme dhe mandate të lëna në mes.

Ashtu sikur besoj se gjatë këtyre viteve, të majtë a të djathtë qofshin, janë ndjerë nga pak krenarë brenda vetes, që opozita, kur i ka ardhur dita të dalë në shesh, ka dalë plot dinjitet, duke tjetërsuar rrjedhën e politikëbërjes dhe mitingbërjes në Shqipëri, dhe duke i bërë shqiptarët të ndjehen më të qytetëruar.
Për të gjitha këto, filluar me bërjen e një Tirane dinjitoze, bërjen e një opozite dinjitoze që konkludoi me bërjen e një programi shpresëdhënës për të ardhmen e vendit, Ramës dhe Partisë Socialiste duhet t‘i jepet shansi ta qeverisin Shqipërinë në katër vitet që vijnë.

Dëshira e shqiptarëve për të pasur një Shqipëri si Tirana, duhet përkthyer në votë.

Të kesh një Kryeministër si Rama, nuk është një shans për t‘ju dhënë, meqë i ra radha. Është absolutisht një domosdoshmëri.

A NUK E SHEH QE KJO MOZA ME SHPREHJEN :"KETO JANE ARESYET QE ELEKTORATI MAJTE DUHET TE VOTOJE RAMEN" PO PERPIQET QE TE BINDE ELEKTORATIN E MAJTE PER RAMEN,SEPSE E DI QE PJESA TJETER E DJATHTE E PA PARTI VOTON SALI BERISHEN PER GJITHE ATO QE KA BERE E DO TE BEJE PER FAMILJET SHQIPTARE.

PRA NUK E KA ME TE DJATHTEN

MOZA JAM I BINDUR SE DO TE VAZHDONI EDHE 4 VJET TE TJERA TE DILNI ME "DINJITET" NE SHESHE.

DINJITET NE THOJZA,SEPSE NUK ESHTE DALJE ME DINJITET KUR QUANI TE VRARE NJE PERSON TE AKSIDENTUAR,KUR SHPIKNI VJEDHJEN E ORES,"PUNONJESIN E KRYEMINISTRISE QE RRAHU TE VERBEREN".

DINJITET E QUANI DALJEN LAKURIQ NE AMBIENTE PUBLIKE (A KENI FEMIJE JU).

.KY ESHTE EDUKIMI E DINJITETI QE DONI TI JEPNI FEMIJEVE TUAJ??????

DINJITET E QUANI NXJERRJEN E NENES NGA SHTEPIA ? KY ESHTE EDUKIMI E DINJITETI QE DONI TI JEPNI FEMIJEVE TUAJ??????

DINJITET QUANI AKUZIMIN E GRUAS SE E KA FEMIJEN ME BABAIN E TIJ? KY ESHTE EDUKIMI E DINJITETI QE DONI TI JEPNI FEMIJEVE TUAJ??????

DINJITET QUANI RRAHJEN E GRUAS NE LOKALE PUBLIKE??? KY ESHTE EDUKIMI E DINJITETI QE DONI TI JEPNI FEMIJEVE TUAJ??????

(KU JANE ATO OJF QE MBROJNE TE DREJTAT E GRAVE.PER PAK HARROVA.JANE KANDIDATE NE LISTEN E PS)

HAJDE DINJITET HAJDE

HAJDE FAMILJE SHQIPTARE QE DONI TE EDUKONI,HAJDE.

PER PAK HARROVA.PER KOMUNISTET FAMILJE ESHTE PARTIA.

TA GEZONI DINJITETIN

hey, ke nji buton aty tastiera jote...shtype i here, po vetem i here. he te ka daja cun, se na lodhe nga syte

Cilat jane arsyet qe PD duhet te kaloje ne opozite?

Nje arsye shume e forte.

Nevojen per nje "revizionizem" brenda Partise Demokratike!

Revizionizem do te thote,qe te pastrohet partia nga uji i qelbur qe buron ne krye! Militantizmi pa arsye,dhe llogjike...qe i jep vlera "njeshit" "grupit me te fuqishem qe udheheq me urdher ose komane,pra cdo gje!

 

Arsyet jane te shumta por une do te permend disa .
1 Sepse na ka mare malli per monopolet e ministrave

2 Sepse po shkaterohet ambienti prej ndertimit te rrugeve duke zvendesuar barin me asfalt

3 Sepse duhet te frenohet ngritja e rogave pasi nuk po i dallojme dot nga pamja politikanet nga populli

4 Sepse nje pjese e shqiptareve po livadhis si shume duke bere ato biznese qe benin qeveritaret dhe nuk ka asnje te forte qe ti futi nga nje plumb kokes

5 Sepse duhet te zhbllokohen skafet , se kane rene rehat te huajt

6 sepse nuk duhet lejuar qe nje vend historikisht kunder natos , te jete pjese e saj ( pra te perpiqemi me cdo kusht qe te dalim nga kjo aleance)

7 Sepse po e shikojme qe bujqesia ka probleme te medha , keshtu qe duhet te rikrijojme kooperativat bujqesore dhe te bejme kolektivizimin e tokave ( me pas ate te blektorise )

8 Sepse ne gjithe qytetet e shqiperise kane ngelur akoma shume sheshe te pa kapura dhe patjeter qe aty duhet te ndertojme pallate shume kateshe .

9 Sepse kemi shume te papune , dhe duhet te dyfishojme numurin e administrates qe ti punesojme te gjithe .

10 Sepse tirana eshte bere nje qytet me trafik urban tejet te renduar , prandaj duke iu vene nje takse hyrje te huajve , e zgjithim dhe kete pune .

11 Sepse kane ngelur dhe disa medja te pa kontrolluara nga PS , pra duhet te ike PD qe ti kemi te gjitha tonat

12 Sepse duhet te kthejme te gjitha institucionet ne 1 te vetem , me nje komandat te shkelqyer si Rama

13 ehu , ka shume arsye po kush ja ka ngene ti numeroje te gjitha

 

 

Une jom pro PDse te haje mender TUM aty ku o! MosVoto Or Derdimen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).