Pushtimi dhe tjetërsimi i PS-së

Partia Socialiste hyn në zgjedhjet elektorale të vitit 2009 me identitet të shfytyruar politik, me modelin e pushtetit të pakufishëm dhe absolut të kryetarit Rama dhe e shpëlarë nga kujtesa ideologjike. Ndoshta për Edi Ramën nuk është dhe aq e rëndësishme fitorja e zgjedhjeve, se sa përqendrimi vertikal i një pushteti të pakufishëm, që modelon në shkallë totale vasalizimin e partisë dhe sidomos shfytyrimin e saj, duke e ndryshuar atë në formë e në përbërje, mjaft të likuidojë çdo kujtim dhe gjurmë të ish-kryetarit të saj, Fatos Nano.  Katër vitet e opozitës së Ramës u përqendruan në akuzat e precedentëve aksidentalë dhe gabimeve të qeverisë Berisha për të ashtuquajturin korrupsion të autostradës Durrës-Kukës, për ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe për trumbetimin e gjoja korrupsionit të familjes kryeministrore në lidhje me shitjen e disa pronave biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç. Është e habitshme se, me gjithë kontrollin dhe influencën e socialistëve mbi kryeprokuroren Ina Rama, si dhe kohën e bollshme në dispozicion të organeve të gjykatave dhe prokurorisë për hetimin e këtyre çështjeve, në përfundim të tyre, tashmë në prag të zgjedhjeve, të gjitha këto akuza mbetën të pavërtetuara, të gjitha vetëm fjalë, fjalë, fjalë... Investimi propagandistik i oponencës socialiste të Ramës në disa raste ra në sytë e shqiptarëve për keq, sidomos sulmet e vazhdueshme dhe parashikimet ndjellazeza për gjoja pamundësinë e realizimit të rrugës që na lidh me Kosovën, episodi xheloz i vizitës së Xhorxh Bushit apo demonstrimi i hapur i pakënaqësisë, duke profetizuar se qeverisë së Berishës “nuk do t’ia japin ftesën për në NATO”. Maksimumi i aleancës së spektrit të socialistëve të Ramës, është shtojca populiste e G-99, një partie-puçërr, servile, me të rinj thellësisht të patalentuar, e cila përmbush funksionin e një rripi transmisioni për partinë e Ramës dhe që të qet, kësodore, mallin e BRPSH-së së Enver Hoxhës. Shkurt, mbetje e precipitateve të subkulturave e pluhurnajës së harruar të revolucioneve në një version të rënë nga vakti.
Po për Edi Ramën detyrë kryesore është përforcimi i kultit të tij, pa oponencë të fortë brenda partisë, kult individual që konsiston në përqendrimin e një pushteti të pakufishëm nëpërmjet rekrutimit, ndereve dhe rrjedhimisht, vasalizimit të emrave ekzistues e të rinj. Për këtë na flet vetë shmangia dhe lënia jashtë listave të deputetëve e shumë prej liderëve historikë të së majtës, sikundërse është ish-kryeministri Fatos Nano. Tendenca e Ramës është që t’i shkojë deri në fund pastrimit të “tokës së minuar”, kundërshtarëve që në fakt e kanë sjellë në politikë, duke ruajtur të paprekur të dy pushtetet – të kryebashkiakut dhe kryesocialistit, pa hequr dorë as nga njëri, as nga tjetri, madje me pretendimin për t’u bërë kryeministër në rast fitoreje në zgjedhje. Ish-lideri historik i socialistëve ia ka qëlluar saktë kur u shpreh se Rama u ka fshirë memorien socialistëve. Në fakt, synimi i Ramës rreh të krijojë një situatë ambigue: bashkë me spastrimin e partisë nga oponentët, të cilët do ta rrezikonin fatalisht duke e demaskuar për korrupsion dhe klientelizëm, ai synon të ndërkallë brenda Partisë Socialiste një raport të thellë tëhuajësimi me inoplanetianë dhe UFO – figura përgjithësisht të reja, më shumë me ëndrra të uritura për karrierë, se sa me bindje, ndjeshmëri e filozofi të së majtës socialiste. Prejardhja dhe formimi i këtyre të rinjve, sipas llogarive të Ramës, do të përbëjë një situatë të shumëfishtë: ata do të “shkripëzojnë” dhe shpëlajnë ngjyrën e kuqe të PS-së, duke e çideologjizuar formalisht, në mënyrë që, herëdokur, kur të paraqitet rasti, të krijojë premisën e kundërvënies ndaj figurave historike të PS-së, duke shfrytëzuar kësodore alergjinë ndaj prejardhjes dhe trashëgimisë komuniste të tyre. Kjo do t’i jepte dorë Ramës të pretendonte se ai po e “reformon” partinë, duke e furnizuar me “gjak të ri”, shumë larg trashëgimisë së PPSH-së. Shënjestra është graduar me një mjeshtëri e zgjuarsi spekuluese, vetëm e vetëm për të krijuar efektin, dukjen dhe kurthin psikomental të imazhit. Thelbi i vërtetë i këtij skenari është likuidimi i paceremonishëm i rivalëve të vjetër, i “banorëve të shtëpisë”, shtëpi në të cilën Rama ka hyrë si i ftuar dhe tashmë e ka pushtuar krejtësisht. Listat e deputetëve të PS-së na e japin mprehtësisht këtë përshtypje dhe përfaqësimi i socialistëve në parlamentin e ardhshëm i hap rrugë spastrimit të partisë nga falanga besnike e Nanos. Rasti më i mirë për zvetënimin, degradimin dhe shfytyrimin e Partisë Socialiste, ashtu siç ishte ajo në momentin kur e la Fatos Nano, iu paraqit Edi Ramës me ndërrimin e modelit zgjedhor për vitin 2009 dhe respektimit të detyruar të barazisë gjinore në prurjet e parlamentit të ri, çka krijon premisën e futjes në lista të një numri të ri femrash, pa asnjë lidhje e kontribut të mëparshëm në PS, madje larg bindjeve dhe identiteteve të majta. Ky ishte një rast i shumëpritur që Rama të vriste me një gur jo dy zogj, por gjithë zogjtë e botës. Dhe praktikisht veproi me përpikmëri sipas sindromës së kriminelit, që për të zhdukur gjurmët e krimit, zhduk dëshmitarët, çka e pamë me listat tashmë të shpallura të kandidatëve për deputetë. Ky është rezultati i mbramë final sipas llogarive të Edi Ramës. Nëse ai del sipas parashikimeve të tij, praktikisht në Partinë Socialiste është vendosur pushteti vertikal sipas hierarkisë vasalizuese, me një kryetar të fuqishëm që shpërndan dhe përcakton shanset për karrierë dhe sukses politik, kryetar që është edhe kryetar bashkie me një pushtet të fuqishëm ekonomik e korruptues – dy atribute që e bëjnë atë një sundimtar absolut në kampin socialist me pushtet të pakufizuar.
Përrenjtë ligjërimorë që kemi dëgjuar nga kryetari socialist, herë nga qendra, herë nga periferitë e Shqipërisë në turne anekënd Jugut dhe Veriut, vetë sloganet dhe devizat e tij, që politikisht e ideologjikisht bartin një paradoks e nonsens të thellë – të tipit – “Përtej së djathtës dhe së majtës”, janë shprehja që e tradhton në mënyrën më diskrete kalkulimin e Edi Ramës për të denatyruar e tjetërsuar definitivisht thelbin historik të materies së popullit socialist. Këto parulla asnjëherë nuk e kanë patur forcën bindëse për boshtin e vlerave simbolike me të cilat mbahet gjallë e majta, dhe për më tepër, kjo propagandë populiste nuk është ngritur asnjëherë në lartësinë e argumentit bindës - të konkurrencës me alternativa platformash. Sepse në bazë të këtyre programeve të hartuara nga potencialet gjoja krijuese e intelektuale të PS-së, përanash retorikës së dendur dhe zhurmërimës kakofonike nëpër studio televizive, ne nuk arritëm të dëgjojmë as edhe njëherë, së paku 5 fjalë të qarta, pesë objektiva të realizueshëm dhe 5 figura që vërtet të na bindin me potencialin e ri intelektual, që do të drejtojnë këtë vend... në rast fitoreje. Ndërsa tash për tash, Partia Socialiste mbetet peng vetëm i Edi Ramës dhe do të mbetet për sa kohë ai do të mbajë të pushtuara të dyja kështjellat e saj: Bashkinë dhe Partinë. Rënia e njërës presupozon rënien automatikisht edhe të tjetrës. Dhe kjo varet me ndërhyrjen apo sulmin nga jashtë, pasi rënien e rrezikshme me “tradhti” nga brenda, duket se Rama e ka zgjidhur, sidomos me shfrytëzimin e modelit të këtyre zgjedhjeve.

31 Komente

 Plako, e ke shkrujt vete kete apo ke bashkautor nanon dhe ke harru me i shkrujt emrin?

...Është e habitshme se, me gjithë kontrollin dhe influencën e socialistëve mbi kryeprokuroren Ina Rama...

Nese leximi i ketij shkrimi deri ne rrjeshtin e mesiperm justifikohet nga kureshtja e ngjallur prej titullit, vazhdimi pertej pike eshte humbje e pafalshme kohe.

Zoteri.Paske frike nga e verteta.

Po te mos kushin influence mbi Ina Ramen,ajo do ti kishte hapur dosjet e korrupsionit te vertete dhe jo ate qe i the Edi (Fazllic) e qe i plasi si flluske sapuni.Asaj dhe Meros qe i duhet te paguaje tani 50000 paund gjobe per shpifje.

Ina Rama qeverise e ministrave te Berishes po i ben gjyqet dhe jo Rames; ne nje kohe qe si Rama dhe Berisha perfliten. A nuk eshte tregues i kapjes se Rames kryeprokurore nga Rama kryebashkiak fakti qe asgje nuk ndermerret per akuzat qe i behen kryebashkiakut per abuzime me lejet e ndertimit?

Keshtu qe une e gjej me shume vlere vazhdimin e leximit te kesaj analize! (e lexova qe dje ne fakt)

Di gje se kush e propozoi dhe e votoi (shumicen e votave) Ina Ramen ne ate pozicion? Apo arrin te mendosh qofte edhe per nje sekonde te vetme qe personi i cili di edhe cenet personale te deputeteve te opozites (trupore), nuk e dinte se ke po miratonte ne ate post? Ky naiviteti fals behet i bezdisshem kur perdoret pa karar.

une se marr vesh pse duhet nje shkrimtar apo njeri i letersise te perlyhet me analiza politike....smiley

demek imagjino sa keq ka vajt puna ne PS

se fakti qe ene shkrimtar si tufa e fuga dalin tu bo kto analiza, osh argument kunder ylberve, e jo kunder ktyne qe zgjedhin mo mir me fol se me hesht

 e merr vesh pse ti, e merr vesh. se nuk eshte shume e komplikuar.

po thuaj qe s'te pelqen qe e bejne kete pune. 

Qe do shikoja nje dite Agron Tufen qe t'i digjej barku per ecurine e PS as qe me shkonte ndermend... po cfare s'ben vaki... t'i merr perendija mente edhe kur plakesh smiley

Ketu te peshku jane te lezetshem robt. Kur shkruan ndonje cope budallai ndonje shkrim (si psh Mustafa Nano) kur e shan dikush thojne pse mereni me autorin e shkrimit meruni me shkrimin. Po ne kete rast si i bie?!

Me kete autor, disa prej ne peshqve kemi nje "lidhje speciale"... pune pusetash... por qe, nuk besoj se do te kishte arsye apo duhet te ndihej i fyer Tufa nga komentet e deritanishme

Tufe,

me supozimet je mire. Po kur i meshon atyre do te thote qe pervec se jane supozime, per tu shkojne afer te vertetes, dmth realitetit. Une nuk e di kush eshte mjeti qe ben ti matjen, vec intuites, por mua nuk me rezulton se e merr te drejten kur i bashkohesh asaj turme qe ben kete klasifikim :

Dhe praktikisht veproi me përpikmëri sipas sindromës së kriminelit, që për të zhdukur gjurmët e krimit, zhduk dëshmitarët, çka e pamë me listat tashmë të shpallura të kandidatëve për deputetë.

Pa thonjza eshte dhe as shkrim letrar nuk eshte qe ta marr per metafore ( ja do vijne trangujt e letersise qe te bejne interpretime ) por si shume e ke renduar nje njeri qe eshte kryetar i Partise me te madhe opozitare ne vend.

Sa kohe do vazhdojme keshtu me keto thirrjet:  kriminelet ne litar... se po mbushet shekulli dhe nuk hoqem dore ?

E di qe do me thush qe eshte e drejta jote per tu shprehur. Mire, mire.

Po pse xhanem gjithmone, po gjithmone ama,  sipas kallupit tend , Kryetari i Partise Socialiste eshte kriminel ?

Si i zemeruar me dukesh me kete shkrim, e kam fjalen qe me shume kerkon ti vihesh ne mbrojtje dikujt qe eshte ne qender te polemikave koke me koke me nje pene te gazetarise dhe i bi nga Kina duke analizu PS-ne e Rames.

Shqipen e ke te mire, mendimin te kthjellet, pozicionimin te qarte, deshiren te dukshme qellimin te keq.

Pese yje per shqipen, zero yje per analizen.

Katër vitet e opozitës së Ramës u përqendruan në akuzat e precedentëve aksidentalë dhe gabimeve të qeverisë Berisha për të ashtuquajturin korrupsion të autostradës Durrës-Kukës, për ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe për trumbetimin e gjoja korrupsionit të familjes kryeministrore në lidhje me shitjen e disa pronave biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç. Është e habitshme se, me gjithë kontrollin dhe influencën e socialistëve mbi kryeprokuroren Ina Rama, si dhe kohën e bollshme në dispozicion të organeve të gjykatave dhe prokurorisë për hetimin e këtyre çështjeve, në përfundim të tyre, tashmë në prag të zgjedhjeve, të gjitha këto akuza mbetën të pavërtetuara, të gjitha vetëm fjalë, fjalë, fjalë... Investimi propagandistik i oponencës socialiste të Ramës në disa raste ra në sytë e shqiptarëve për keq, sidomos sulmet e vazhdueshme dhe parashikimet ndjellazeza për gjoja pamundësinë e realizimit të rrugës që na lidh me Kosovën, episodi xheloz i vizitës së Xhorxh Bushit apo demonstrimi i hapur i pakënaqësisë, duke profetizuar se qeverisë së Berishës “nuk do t’ia japin ftesën për në NATO”.

Plotesisht dakort !

Jo vetem qe Prokuroria nuk nxorri gje per gjeje, por perkundrazi, tregoje se ishte totalisht jo-profesioniste - (per mos te thene me teper).

Ceshta Basha, apo Rruga Durres-Kukes : u mbyll nga Gjykata e Larte per parregullsi te procedurave nga Prokuroria : 2 vjet hetime shkuan tym ... por ama ngeli baltosja publike e Rruges Kombatere, sepse ende ne mendjet tona eshte Erion Braçe me autoparlant.

Ceshtja Fazlliç : Edhe ky BOOM mediatik i çiftit BAZE-RAMA ishte nje vrime ne uje; Para 1 muaji prokuroria terhoqi akuzen, sepse prokurorite e Zvicres, Qiprois, Anglise, Bosnjes, nuk i dhane asnje prove qe implikonte Fazlliç per "pastrim parash" ... Gjyqi u mbyll, por ne mendjet tona ngeli akoma koka e Bazes duke lozur ne emisionin e tij dhe Prokurorin, dhe Gjykatesin, dhe Hetuesin dhe Xhelatin.

Gerdeci : eshte bere nje lemsh juridik, sa dhe vete Ina Rama nuk di te thote se ç'po behet. Imuniteti i Fatmir Mediut ka 1 vit qe eshte hequr, por çuditerisht, NUK ESHTE MARRE KURRE NE PYETJE !!! Perça ja hoqen atehere imunitetin ?

Gjithe keto skandale, tregojne sot se ishin vetem PROPAGANDE dhe Opozita e Rames 4 vjeçare mund te cilesohet si Opozite Skandalesh, si Opozite Sccop-esh

E paska hap kapakun Tufa!..me rastin e fushates!

Tani Tufa i ka lene me njeane,poezite,dhe novelat dhe i eshte perkushtuar"militantizmit"te Partise.Politikes!Armet qe ka zgjedhur jane po ato,te vjetrat qe nuk eshte e veshtire ti dallosh,shiko komandantin dhe ke pare edhe ushtarin qe lufton ne llogoren e tij.

Rama,Rama,thote komandanti,Rama,Rama ,Rama thote dhe ushtari!

 

Katër vitet e opozitës së Ramës u përqendruan në akuzat e precedentëve aksidentalë dhe gabimeve të qeverisë Berisha për të ashtuquajturin korrupsion të autostradës Durrës-Kukës, për ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe për trumbetimin e gjoja korrupsionit të familjes kryeministrore në lidhje me shitjen e disa pronave biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç

 

Vetem kete fraze te analizosh dhe do te kuptosh qe Tufa eshte nje ushtar,nje mekanizem i komanduar,i trajnuar te luftoje pa trurin e vete,me nje fjale mish per top!

Fjalet"i ashtuquajturi korrupsion te autostrades Durres-Kukes" .."gjoja korrupsioni te familjes".."disa pronave te biznesmenit boshnjak Demir Fazllic"...i ka zgjedhur pikerisht per ti dal ne mbrojtje korrupsionit,te oborrit ku ai merr pjese aktivisht,sidomos tani kur koha per nje mandat tjeter4 vjecar ne oborin e mbretit,ka ardhur.

Te thuash i ashtuquajturi,dhe gjoja,per nje korrupsion qe duket,nuk eshte nevoja,per rolin e "kallauzit" qe mer persiper Tufa!

Ku eshte kopetenca e ketij Tufes?

Ceshtjet e korrupsionit te rruges durres-kukes,perfshirjes ne afera te familjes,se Berishes,dhe ceshtja Fazllic,jane te hapura,nuk kane perfunduar!

Prokuroria shqiptare nuk i ka mbyllyr keto ceshtje!Tufa flet si sufler,si ushtar,qe nuk ka mendjen e tije te pavarur,por ate te grupit partiak,dhe te komandantit te pegjithshem!

 

Pse jane kaq te eger njerezit e shtypit? Nese do te shkruash kundra Rames  mundohu te ruash nje fije dinjiteti per veten tende ne rradhe te pare.

Eshte interesant fakti qe gjithmone Rama sulmohet ne menyren me primitive te mundshme dhe me nje fjalor te piste se shqipes.

Nje arsye me teper qe e ben te domosdoshme largimin e Tufes se budallenjve dhe alabakeve!

Katër vitet e opozitës së Ramës u përqendruan në akuzat e precedentëve aksidentalë dhe gabimeve të qeverisë

 

Hahahahahahahahaah ky qeka i reshqit krejt. Precedent aksidental quan Gerdecin. Hahahahahahahahahahahahahahahaha se mu mor fryma. Precedenti, pra aksidenti zbuloje vjedhjen me te madhe ne historine e ketij vendi, nje vjedhje institucionale e kryer ne bashkepunim midis qeveritareve, femijeve te tyre dhe aktoreve te biznesit te jashteligjshem. Nese ti o gazetar e mohon kete gje, atehere e shiterke vehten per nje kacidhe.

O Llukan o firaun si e gjete se ku do hiqsha dorte une nga leximi i ketij shkrimi! Sa i poshter qe je mer jahu, ke fillu me na lexu menien! hahahhaha

Po sa ka ndryshu Panorama! Kur pata çu na dy shkrime me i ra Sollakut (e Nanos) nuk m'i botune se s'ishtre linja e tyre editoriale, tani ne prag te zgjedhjeve i paska bo Berisha qiqerr.

I ka pavaresia shtypit keto, s'ke çar i bo!

Epo...vendi  i Mesila Dodes ngelet bosh tani pas kandidimit te saj per deputetllek dhe..ky zotria edhe osht shkallu  pakez ne Rusi...

Sa pune bekan lejet e ndertimit.Te dilken shume ne mbrojtje.Edit,Ines,Meros.

Vetem harrojne dicka.Duke i dale kaq shume ne mbrojtje e duke mallkuar Agron Tufen,nuk bejne gje tjeter vetem se i shpallin fajtor.Asnje nuk hedh dot poshte argumentat e faktet e Tufes,por merren me perralla te cilat sajohen ne kulisat e Edit dhe pastaj plasin si flluska.

Te gjithe shpetojne se Dr. Berisha ka dhene urdher qe te mos hidhen gazetaret ne gjyq.(Po c'gazetare jane keta).Nje here u pleks Mero me nje qytetar anglez dhe hengri 50000 paund gjobe per shpifje.I shkreti Mero.Nga ta dinte ai se gjykatesi anglez nuk merrte urdhera nga Berisha.

Sprish pune Mero.Ai qe te bleu gazeten 500000 euro e ta shiti per 10000 euro do ta paguaje gjoben per sherbimin qe i ben.

 

I vetmi i Shperfytyruar dhe Vasal me duket se eshte vete autori i ketij shkrimi....

Ka nje lidhje organike ndermjet shkrimit te Tufes dhe shkrimit te Arber Xhaferrajt, na del ashtu sic eshte njeriu-Zot i PS qe ka bere ne ate parti dhe me ato njerez ato qe do te benin te gjithe despotet e botes.

Akuzat e opozites te bera dhe mbeshtetura nga Prokuroria e vendit, qe nuk e di pse nuk rregjistrohet ne KQZ si parti politike, dolen te gjitha flluska sapuni. Asnje fakt, asnje shkelje ligji e faktuar per te gjitha aferat e stisura per propagande elektorale.

Me besoni, i kam ndjekur me vemendje hetimet dhe marrjet ne pyetje te deshmitareve dhe te tjereve nga prokuroret, ishin prokurore qe po kryenin nje detyre politike, dallohej qarte tendenca (edhe pertej ligjit) e tyre per te implikuar njerez te Berishes ne aferat e perfoluara, nuk ja arriten as ne gjene me te vogel.

Sigurisht qe kjo gje ka fireback opoziten e cila del humbese ne te gjitha sondazhet dhe fushata e saj eshte pothuajse afer kolapsit.

Sa per ata qe sulmojne Tufen pse ka paraqitur ne syte tane krimin qe po i ben PS-se Rama dhe karakteristiken e atij keqberesit per te zhdukur deshmitaret, me lejoni te ju kujtoj se ishin te njejtet njerez, bij te shekullit te ri, qe i dhane pese yje shkrimeve te Mustafa Nanos qe shprehte nje urrejtje te papare, nje vizatim te Berishes si armikun me te madh jo vetem te Shqiperise por edhe te botes dhe qe haptas dilte kunder votes se lire, pra sistemit.

Socialiste te nderuar, qe i duheni Shqiperise, i duheni sistemit pluralist, eshte koha qe te rimerrni partine tuaj, te mos lejoni fshirjen e kujteses politike nga partia juaj, te mos lejoni vazhdimin e ketij shperfytyrimi qe po i behet PS-se.

Nuk e meriton qe PS-ja te c'ideologjizohet ne kete menyre duke mos ditur se ku ka qene dhe ku kerkon te shkoje, qe vlerat te cilat duhet te kete te zevendesohen me ngjyrat e ylberit dhe partia te funksionoje ne baze te asaj qe ka pershkruar aq mire Arber Xhaferri, njeriu-Zot ne krye dhe ithtaret e tij poshte, te funksionoje mbi bazen e lejeve te ndertimit dhe klienteles.

Pjesa e shkrimit ku permend bllofet e pseudoskandaleve te mediave satelite te E. Rames eshte intersante. Pjesa e shkrimit ku flet per te ashtuquajturin shperfytyrim te PS nuk i intereson askujt. As vete socialisteve.

Është e habitshme se, me gjithë kontrollin dhe influencën e socialistëve mbi kryeprokuroren Ina Rama, si dhe kohën e bollshme në dispozicion të organeve të gjykatave dhe prokurorisë për hetimin e këtyre çështjeve, në përfundim të tyre, tashmë në prag të zgjedhjeve, të gjitha këto akuza mbetën të pavërtetuara, të gjitha vetëm fjalë, fjalë, fjalë... Investimi propagandistik i oponencës socialiste të Ramës në disa raste ra në sytë e shqiptarëve për keq, sidomos sulmet e vazhdueshme dhe parashikimet ndjellazeza për gjoja pamundësinë e realizimit të rrugës që na lidh me Kosovën, episodi xheloz i vizitës së Xhorxh Bushit apo demonstrimi i hapur i pakënaqësisë, duke profetizuar se qeverisë së Berishës “nuk do t’ia japin ftesën për në NATO”. Maksimumi i aleancës së spektrit të socialistëve të Ramës, është shtojca populiste e G-99, një partie-puçërr, servile, me të rinj thellësisht të patalentuar, e cila përmbush funksionin e një rripi transmisioni për partinë e Ramës dhe që të qet, kësodore, mallin e BRPSH-së së Enver Hoxhës.

kaptines i ka ra. e kom pas thon ene mo heret, qe me bllofet e krijume i kan heq aq shum pik vetes ktu ne shqipri (se ne emigracion se di ca bohet) saqe i ka dal boja fare. dhe kjo osh problematike ne shume gjona vec sulmeve te deshtume politike, trego i parti pa program, pa plan pune, pa asi lloj serioziteti, funksioni i vetem i te ciles osh me shajt kundershatrin dhe me hy e dal zyrave e sallave tu tun zinxhiret e tu ndrru rraqet

Investimi propagandistik i oponencës socialiste të Ramës në disa raste ra në sytë e shqiptarëve për keq, sidomos sulmet e vazhdueshme dhe parashikimet ndjellazeza për gjoja pamundësinë e realizimit të rrugës që na lidh me Kosovën, episodi xheloz i vizitës së Xhorxh Bushit apo demonstrimi i hapur i pakënaqësisë, duke profetizuar se qeverisë së Berishës “nuk do t’ia japin ftesën për në NATO”.

E vertete kjo? Se ne knej pertej pellgut ndjekim vetem akuzat e jo reagimet e popllit.

Eh more Agron Tufa, more kollos i letersise tone te ngadhenjyer....

Eh Agron Agron, ti je i destinuar te mos e kuptosh kurre sherbimin qe i ben kundershtarit nepermjet pamundesise tende per te shfaqur nje gram integriteti ne nje artikull qe boton ne gazete dhe ku guxon e vendos dhe emrin mbi artikull.

Vetem pergjigjet e mesiperme ne forum more Agron tregojne eficencen dhe vleren e asaj qe ke gatuar te Panorama.

E kur mendoj more Agron qe kam shoke e bashkemoshatare qe studiojne, konkurojne dhe fitojne ne universitetet dhe kompanite me prestigjoze te botes, vetem atehere bindem me gjithe mend i dashur Agron se do te mjaftonte vetem 1 gram vlerash ne kete shoqerine tone qe ti jo vetem te mos merrje me guximin te shkruaje si kapadai per ceshtje qe lidhen me ekonomine apo aspekte te ligjit(qe ti nuk i njeh dhe ske pse na paraqitesh kot si auttoritet kolonash), por te shikoje dhe njehere ne jeten tende se sa te vlen lekura ne zanatin tend.

Se nuk eshte faji yt o Agron, se ne kete vend prej vitesh njerezit kujtojne se i duhet gjetur puna njeriut dhe jo njeriu punes.  Se me thene te drejten o Agron kulmi i amoralitetit shoqeror, sipas mendimit tim, nuk  eshte as Gerdeci, as Rreshen Kalimashi, as Damiri i nenes, por maskarada perverse e 17 viteve e televizionit Publik Shqiptar. Kjo maskarade more Agron eshte blinduar edhe kater vitet e fundit, ndersa dhe ti jep kontribut te cmuar aty.

Se me nder teje o Agron jam bicim gazetari dhe per disa gjera qe kane te bejne me kete lem di te flas gjate dhe te kuptoj thelle. E prandaj o Agron e kuptoj dhe gazeten "Panorama" qe ndonese e di mire se cfare ke gatuar ti, prape e le te botohet ate qe ke shkruar. Se gazetat dhe televizionet o Agron ne pergjithesi jane pjelle e biznesit dhe ne kete vend biznesi me fitimprures dhe me deciziv eshte politika, e kesisoj ska faj asnje media qe baronet e vertete te Shqiperise, politikanet, apo sic preferoj ti quaj ndryshe "Delijorgjet e padenuar kurre" kane deformuar dhe represionuar te gjitha mediat ne pergjithesi, madje kete pune e ka bere shkelqyeshem dhe Edi Rama o Agron.

Por ti nuk merresh me keto fenomene o Agron, ti merresh me Rreshen-Kalimashin, me Damir Fazllicin me Gerdecin dhe i quan beteja te humbura plot kenaqesi o Agron, a thua se je me ekspert se Kontrolli i Larte i Shtetit apo se prokuroret....

 

Tani Agron qe ta mbyll une po te them vetem nja dy te dhena qe i verifikon kollaj nese nuk mendon gjithe diten se si te behesh pasues i Mesila Dodes:

1. Dosja Rreshen-Kalimash ka nje denoncues ai quhet Arben Mecaj. Ai eshte nje themelues i Partise Demokratike dhe Drejtor i pergjithshem i Territorit ne ministrine e Transprteve te Lul Bashes nga 2005 deri me 2007. Kjo dosje filloi kur Basha e akuzoi Mecajn per shpifje, ndersa hetimi provoi se ne fakt akuzat e ish drejtorit qendronin plotesisht. Mos ia rrit kot vlerat opozites se jam deshmitar okular sesi kjo opozite nuk guxnte te merrej me kete ceshtje kur ish drejtori Mecaj nisi akuzat. Te siguroj more Agron se as Bashkim Finot  as Rajmonda Stefat madje as shkrimtare si ty dhe si Ben Blushi, nuk e kishin fare haberin se ca behej me kete rruge kur Mecaj beri denoncimin, e ca me vone.

 

2. Dosja Fazllic more Agron, eshte bere nga nje ekip gazetaresh te Albania-Vizion Plus dhe gazetes "Tema". Qe ta dish ti Agron kjo dosje eshte pushuar, jo se Damiri u gjet i pafajshem, por sepse u perdor alibia e mungeses se leter-porosive nga Qipro, Bosnje Hercegovina dhe Zvicra. Arsyeja e sakte e pushimit more Agron(mund ta verifikosh nese ke kohe) eshte pikerisht Ina Rama, e cila urdheroi prokuroret e ceshtjes. Por per fatin tend te keq o Agron Ina Ramen nuk e instruktoi Edi Rama qe ta mbyllte, por Bamir Topi, e kjo ndodhi pasi Bamiri i Topeve vuri si kolateral kete ceshtje ne kembim  te mbylljes se nje ceshtjeje qe njihet si "Dosja e Gjirit te Gjeneralit". Pyet njehere qe ti verifikosh keto qe them une dhe bej kujdes se mund te dale dhe emri i ndonje mikut tend te vyer,  diku aty...

3. Sa per Gerdecin o Agron, nuk kam cte te them, se ai plasi vete dhe iu plasi ne dore. E vetmja gje qe di te them per Gerdecin more Agron eshte fakti se as Edi Rama e as ndonje opozitar tjeter(pervec Ben Blushit te OPINION) ska guxuar te permende pa rreshtur ate TABU-ne e madhe fare:Futjen e funksionareve te larte shteterore ne burg(te cilet paguhen me taksa qe te na mbrojne interesat dhe te mirat publike, kjo ishte detyra e tyre, detyra e Delijorgjit ishte te shtonte te ardhurat dhe progresivisht me to edhe taksat qe do paguante)

 

Per sa me siper o Agron, uroj tia nisesh punes sa me shpejt atje te KKRT-ja se do kemi dhe ne te mediave me cte merremi, se ti o Agron spaske nevoje fare per investigim, ti kapesh kollaj se i nxjerr me duart e tua patatet ne drite te diellit...

 

Ja nje koment qe ja vlente ta botonte si artikull me vehte Peshku... jo vetem si replike ndaj Tufes (se ai, ne fund te fundit, ketu tek peshku vlen sa c'vlej une, Polici apo Desdemona), por edhe si nje nga spjegimet me te thjeshta qe mund dhe duhet t'ju behej te gjithe "partizaneve" qe ju digjet barku edhe per PS-ne.
 

90%.ekomuntuesve ne kete shkrim jane Nanoiste-bashkohuni...kudo qe te ini...

Ku ishe moj Zane se na mur malli

Qeke kthy e mbushme me energji antikamuniste smiley

M'pelqen gjithesesi se e ke me zemer te paster smiley

O Desdemone Hyjnore!!O Krijese e embel e plot drite ne "Venecien"plot mjegull....U ktheva Desdemone....Mbarova denimin tim te agjit e propag....LLukani nuk eshte me te mjaft-i...Kam jave te tera qe m'mur malli per ju e me sha' komunista.....M'xuni goja lesh si thona na....Si ke qene ti t'paste Zana.....A po keni nxeht??

xet kena boll o Zane.

Komunistat na myten vallai ma keq se xeti. 

Ste ve faj. 

Ska shpresa as ket radhe, ashtu si ne 2005 prape komunistat do fitojne smiley

Pranej mos u lodh smiley

Ke te drejte Desdemone...Fare e keqe...S'paska gja me i zhgule..Kudo te kthesh syte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).