Pse nuk ka shqiptarë në parajsë?

 Fakti që nuk ma thanë arsyen pse më arrestuan nuk do të thotë se askush nuk mund t’ia qëllojë pse. Fakti që ata mendojnë se e dinë arsyen pse më arrestuan nuk do të thotë se njëmend ajo ishte arsyeja. Secilin polic a inspektor që e pyesja pse më arrestuan më thoshte se unë e di këtë gjë më mirë se vetë ata. 

Ata që më ndaluan, ata që më bastisën, ata që më arrestuan dhe ata që më morën në pyetje, që të gjithë, vepronin sipas urdhërave. Në atë çfarë ndodhi të martën mbrëma thjesht kishte tepri koordinimi. 

E megjithatë nuk ishte gjithçka e zakonshme dhe rutinore. Policët kufitarë u habitën se si tre inspektorët nuk ua tregonin emrat as atyre sikurse që nuk m’i tregonin mua. Zinxhiri ishte aty por me ca hallka që duhej të mbeteshin të padukshme. 

Situatë ku pushteti është më i madh se shteti: segmente të caktuara parashtetërore janë në funksion të pushtetit. Nuk kam kurrfarë dëshmie se ishin inspektorë apo se ishin të Maqedonisë. Serbishtja e njërit prej tyre ishte e përsosur. Ata nuk më kidnapuan mua që isha i arrestuar, por disi e kidnapuan rastin prej policëve. 

Pas qëndrimit dyorësh në një zyrë që më shumë i ngjante kabinës telefonike, më çuan në një tjetër zyre. I ulën perdet që të mos më shihte kush nga jashtë dhe e kyçën derën me çelës. I reklamonin revolet që i mbanin në brez dhe njëri prej tyre nganjëherë qëndronte prapa karriges ku isha i ulur gjersa tjetri para meje fliste. Më thoshin se si jam i ri dhe po e çoj jetën dëm me ideale e utopi të cilave eventualisht të tjerët (sidomos ata që më shajn&eumlsmiley do t’ua shohin hairin e jo unë vetë. 

Shpalosnin detaje të biografisë sime që gjithsesi dihen, për të më bindur në zotësinë dhe profesionalizmin e tyre. Dukeshin se janë të shkollës së vjetër jugosllave: fillimisht u munduan të më edukojnë dhe indoktrinojnë. Titoja na paska qenë i mençur, Milosheviqi paska gabuar kurse Maqedonia sot na qenka shteti më demokratik dhe më i drejtë në Evropë. Nga tri orë sa zgjati marrja në pyetje, më shumë se dy orë ishin pyetjet e tyre që vinin në fund të episodave të ligjëratave.

Kur nuk ua tregova emrat e aktivistëve kryesorë të VETËVENDOSJE!-s, anipse ata janë publikë, kur nuk ua thashë adresën ku banjo, anipse ajo s’është sekrete, kur u thosha se nuk i njoh ata njerëz për emrat e të cilëve s’kisha dëgjuar kurrë në jetë, nisën të bërtasin dhe arritëm te porosia kërcënuese: mos eja më në Maqedoni, s’ke se çfarë kërkon këtu, shqiptarët janë të kënaqur dhe i gëzojnë të gjitha të drejtat etj. etj. 

Rrëfenin se si edhe ata vetë kanë miq shqiptarë me të cilët e kalojnë shumë mirë dhe unë s’kisha pse shqetësohesha për ta. U bënë se nuk dëgjuan kur u thashë që edhe Sinan Hasani e Ali Shukriu ishin shqiptarë dhe se shqetësimi im është për shqiptarët në Maqedoni të cilët nuk ishin miq të këtyre inspektorëve. 

Por, kur nisa të flas me statistika të diskriminimit dhe nënpërfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoni dhe për atë se si e vërteta nuk mund të ndërtohet prej rasteve të miqve të tyre shqiptarë që janë shembuj anekdotikë, nisën t’i përplasnin pëllëmbët e grushtat e tyre për tavoline. Pasonte qetësia në të cilën dëgjohej vetëm një fjalë që ia thonin vetes ose ndonjë dëgjuesi që s’ishte aty. Duke u larguar nga unë e duke tundur kokën psherëtinin: ‘samoopredeljenje’. Kushedi, thashë me vete, ndoshta jam unë ai që nuk po e di peshën e kësaj fjale. Apo, ndoshta, koha po ia shton rëndësinë asaj. 

Urrejtja që kishin ndaj shqiptarëve ishte evidente. Urrejtje raciste. “A e din pse nuk ka shqiptarë në parajsë?” – më pyeti ai që s’rrinte dot ulur në një vend. Dhe, shpejt u përgjigj vetë: “Sepse në parajsë s’ka probleme.” Folën shkurtimisht me dikë në telefon, e shikuan orën që kishte kaluar 23:00. Të sigurt që ndeja me rastin e 3 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU! për ku isha nisur tashmë kishte përfunduar. 

Greqia s’ua njeh emrin, Bullgaria kombin, kurse Serbia kishën. Vetëm ne shqiptarët ia njohim e pranojmë të gjitha Maqedonisë, dhe ajo më së keqi sillet pikërisht me neve. Mbase për shkak se vetëm shqiptarët mund ta kontestojnë Maqedoninë nga brenda. Por ama kjo s’po ndodh. Kurse të tjerët mund ta kontestojnë nga jashtë dhe kjo vazhdimisht ngjan. 

Për të qenë sa më të dobët shqiptarët në Maqedoni, ata po i izolojnë nga Shqipëria dhe Kosova. Organizatat shqiptare nuk po i lejojnë të bashkëpunojnë. Mu këtë po e bënin inspektorët duke më mbajtur nën arrest. Maqedonia është një shtet aq i brishtë. Dhe, mbase, pikërisht për këtë arsye aq i rrezikshëm. Maqedonia është sikurse ai frikacaku që nga frika e shkrep armën e të vret pa arsye. 

Gjersa po vazhdoja rrugën për në Shkup dhe në telefon ua sqaroja situatën gazetarëve të ndryshëm, m’u kujtua Hashim Thaçi dhe vizita e tij e fshehtë në Maqedoni javë më parë. Përderisa ai zhvillon takime sekrete në Maqedoni dhe e shqetësojnë mediat kur informojnë, mua më arreston shërbimi sekret i Maqedonisë dhe më ndihmojnë aq shumë mediat kur informojnë…

19 Komente

te dhjefsha melo-kinematografine shqiptare. Boni pra i film per Albinin. Minimumi shisni t-shirt-e. Mire a keq pozicionimi s'ka pike rendesie.

e bo lala skenarin.

"Greqia s’ua njeh emrin, Bullgaria kombin, kurse Serbia kishën. Vetëm ne shqiptarët ia njohim e pranojmë të gjitha Maqedonisë, dhe ajo më së keqi sillet pikërisht me neve. Mbase për shkak se vetëm shqiptarët mund ta kontestojnë Maqedoninë nga brenda. Por ama kjo s’po ndodh. Kurse të tjerët mund ta kontestojnë nga jashtë dhe kjo vazhdimisht ngjan." 
 

Prit pra se ende s'kemi zgjidh ceshtjen e shkolles se kinematografise privato-publiko-private smiley

Ky eshte kaliber per elegji, o lale. Lipset dore e sprovuar rapsodi per keta lloj burrash.>>

Ku ta gjeje takatin Cashkizmi kinostudiar te perballoje kesi lloj kollosesh? Pastaj, nuk eshte pjese e fese se pushtetit kombetar ky, o lale. >>

Nuk e di pse më ishte krijuar përshtypja që Albini ishte thjeshtë një flakë kashte.

Jo dhe aq për arrestimin e tij të fundit, por, me këtë artikull, meriton vërtet t'i heqësh kapelen.

Hallall!

5 ne fuqi te shumte per artikullin, sidomos per kete:

"Greqia s’ua njeh emrin, Bullgaria kombin, kurse Serbia kishën. Vetëm ne shqiptarët ia njohim e pranojmë të gjitha Maqedonisë, dhe ajo më së keqi sillet pikërisht me neve. Mbase për shkak se vetëm shqiptarët mund ta kontestojnë Maqedoninë nga brenda. Por ama kjo s’po ndodh. Kurse të tjerët mund ta kontestojnë nga jashtë dhe kjo vazhdimisht ngjan."

S'kane faj "fyromianet", u lumte, gjejne e bejne.  Ua njohem menjere "emrin" dhe keta tallen "ate" me marreveshjen per vizat.  S'ditem te benim "pazar".  Po nga ana tjeter, c'te kontestojne shqiptaret nga brenda?  Njeri gozhdes e tjetri patkoit, shtoi dhe ca mesele te tjera, dhe jo vetem qe s'dine t'i lozin kartat, por ua kane hequr komplet nga duart.

Albini perveçse nje aktivist i zoti i çeshtjes kombetare ka edhe nje mendim te strukturuar mire. Ai eshte nje vlere kombetare qe duhet perkrahur me te gjitha forcat. 

Ndalimi i Albinit ne kufirin maqedonas eshte nje ogur i keq per levizjen shqiptare ne IRJM, pjese e se ciles eshte levizja "Zgjohu". Ajo do te duhet te perballet me agresivitetin e autoriteteve maqedonase dhe pasivitetin e bajraktareve politike shqiptare ne IRJM. 

Gabimin ne Maqedoni e kane dhe Shqiptaret e Maqedonise sepse genjehen me nje luge uje. U mburren gazetat qe ne Maqedoni kishte dy shqiptare kandidate per president. Ne zgjedhje dalin sa here me dy-tre parti. Nuk e kuptoj pse vazhdojne ta bejne kete. Dihet qe Shqiptaret ne Maqedoni nuk do fitojne kurre shumice absolute qe te marrin presidentin apo pushtetin. Nderkohe mund te jene forca qe vendos se ne cfare krahu do anoje pushteti. Le ta bejne kete per disa vjet, derisa te jene ne nje pozite me te forte dhe me te integruar ne shoqerine Maqedonese, pastaj te vendosin te ndahen sipas bindjeve te tyre politike.

per rastin e 1 vjetorit te pavaresise se Kosoves, u ne nje si aktivitet i vogel ketu dhe u shfaq filmi "my blood, my compromise". I bere shume mire, po pak i rende. Ishin ftuar dhe disa nga ambasadat, departamenti i shtetit amerikan, ish-diplomate, etj. Ne film (dokumentar, me sakte) ishte pyetur dhe Albini. Pas filmit, nje nga diplomatet shprehet se i pelqeu kjo gje. Dhe po na thoshte se si ne Kosove i shmangen dhe te gjitha abmasadat e huaja, UMNIK, etj ne Kosove e kane TE NDALUAR te flasin, te kontaktojne, te merren me Albinin. E verteta eshte, se megjithe differences of opinion, Albini eshte bere nje faktor politik ne Kosove dhe si rrjedhoje duhet te respektohet si i tille, te trajtohet si i tille.

Seshte Albini faktor ne vetvete po eshte ajo qe shpreh se arrin te preke zemrat e nje pjese te mire te shqipeareve, jam i bindur qe nje parti me program te theksuar patriotik do merte ne pjese te mire te elektoratit

Ca po doni me thon ju me keto elozhe qe i beni Albinit: nacionalizmi o bo 'cool' prap?smiley

mua sme pelqeu dhe aq per vete

O Qafir, nacionalizmi (ne sencin pezhorativ e perendimor te fjales) s'ka qene naihere cool te ne o burre, se perveç ca tyçave qe nuk e dine se çar thone, une nuk kom nigju te tjere njerez qe te dalin e te thone : "Ne shqiptaret jena mo te bukrit e mo te mençmit n'bote!" (apo idskurse per kerthizen si Benigni te "La vita e bella&quotsmiley

Po ama patriotizmi nuk eshte as cool-llik as mode, por detyre e secilit mer daje (atyne qe e ndjejne kuptohet). Ene mu me çudisin shume robt qe rrine gjithe diten ne forume shqiptare tu sha Shqiperine apo shqiptaret. Pse humbni kohen koth tu u more me ne "budallenjte e pakorrigjushem" s'e kuptoj.

Dooks, qe ka vend boll per nje parti me program patriotik kjo nuk diskutohet, po halli o se fjala parti i ve nji njolle te madhe çdo çeshtje ne ditet tona. Prandaj e mira do qe te ndergjegjesoheshin partite e ndryshme per çeshtjen kombetare. Ne fund te fundit, çeshtja kombetare duhet te jete jashte debateve partiake per nivelin ne te cilin jane keto debate. Nqs arrijme tu "imponojme" partive te ndryshme qe te fusin ne program disa pika kryesore qe t'i sherbejne interesave kombetare, kjo do qe nje goxha arritje. Sepse, se pari, te pakten disa nga ato gjera do ishin te detyruar t'i zbatonin, dhe se dyti do shpetonim nga kjo mania per te perdor patriotizmin per te fsheh pislliqet.

Pra idea eshte te realizohet diçka e ngjashme me ate qe arrit ne France, gjate zgjedhjeve presidenciale, kur Nicolas Hulot arriti te fuste ne programin e kandidateve kryesore "le pacte écologique" qe ishte edhe baza e projektligjit "Grenelle de l'environnement" qe propozoi qeveria qe pasoi zgjedhjet.

Po mir, ket Albinin si ta klasifikojm "nacionalist" apo "patriot"?

 

P.S. mu m'pelqe per vete

Artikulli interesant, por pak si 'rrefim te prifti' apo 'ankese ke daja'.

Kurse titulli nuk aspak i sakte. Shume shqiptare mendohet te jene ne Parajse, kjo sepse kane besuar Zotin e tyre pa i bere shok,  dhe kane punuar dhe luftuar per kombin e vet.

Pra Albinit i kerkohet qe te mos luhatet ne Njesimin e Zotit te Pashoq dhe te mos ndaloje punen qe ai mendon se shume shqiptare do perfitojne prej saj.

Per te te sqaru: Albini ne titull kuoton policin maqedonas.

Ne fakt ai jo vetem po citon smiley policin maqedonas por po ngre edhe nje hipoteze, ilustruar me se miri me viziten e fshehte te Thacit.

Nga ana tjeter, shakaja e policit maqedonas nuk ka kuptimin qe duket se perpiqet te kete, pra te jete ofenduese. Nga menyra si ishte formuluar shkak-pasoja,  nese arsyeja pse nuk ka shqiptare ne parajse eshte se ne parajse nuk ka probleme, i bie qe shqiptaret te jene problem-kerkues ose ne rastin me te mire problem-zgjidhes (pak a shume si ekspertet nderkombetare). Nese shakaja do te ishte formuluar 'pse nuk ka probleme ne parajse? sepse nuk ka shqiptare' atehere do te ishin shqiptaret problemaxhinjte e medhenj. Ne rastin aktual, problemi nuk eshte ne gjendje te shkaktoje shqiptarin. Apo mos valle sipas Albinit vetem ne raste te ketilla kur shqiptari eshte vene perposhte, sa nga pushteti i huaj e sa nga politikanet e vet, mund te ngreje krye dhe te behet 'shqiptar'?

Sido qe te jete, mire eshte te mos perdorim shaka qe na i bejne te tjeret. Ka edhe menyra te tjera per te prekur ne seder.

Dhe meqe kjo teme eshte shnderruar ne shprehje te mbeshtetjes per Albinin, shpreh edhe une konsideraten dhe dashurine per punen, elokuencen (po ia fal kete te shakase), dedikimin, vizionin, kurajon, e shume virtyte te tjera qe misheron dhe frymezon Albini. Kjo doli si fjale ne organizaten baze.

---Maqedonia është një shtet aq i brishtë. Dhe, mbase, pikërisht për këtë arsye aq i rrezikshëm. Maqedonia është sikurse ai frikacaku që nga frika e shkrep armën e të vret pa arsye.---ajo duhet prit pra ,levizja e gabume nga ana e sllaveve se per ne sbahet gja...u pa ajo pun me koh. 
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).