PS, Nano jashte listes se deputeteve

Kryesia socialiste ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mblidhet për listat e kandidatëve për deputetë. Burime pranë selisë rozë pohuan dje se ende nuk ka një lajmërim zyrtar për anëtarët e kryesisë për datën dhe orën e mbledhjes së saj.

Duket se kryetari socialist do të mbledhë kryesinë socialiste në limitin e afatit kohor për të depozituar listën e kandidatëve socialistë në KQZ, që është ora 16:00 e datës 19 maj. Ajo që dihet tashmë janë krerët e listave në qarqe, ku pjesa më e madhe e tyre janë të deleguarit e kryesisë që kanë kohë që kanë nisur fushatën elektorale, përmes takimeve të shumta që kanë zhvilluar. Edhe pse negociatat kanë kohë që vazhdojnë, askush nuk të thotë se cili do të jetë në listën e PS-së, ndërsa pozicioni në këtë listë mbetet më enigmatik, duke ia lënë këtë atribut kryesisë socialiste. Ndërkaq zyra e kryetarit socialist nuk ka qenë e qetë edhe dje, kur kanë vazhduar konsultimet mes Edi Ramës dhe kandidatëve për deputetë. Mësohet se ndër të tjerë, Rama ka takuar dhe anëtaren e kryesisë socialiste Arta Dade, e cila përflitet se do të jetë kandidatja që do të udhëheqë listën e kandidatëve socialistë në qarkun e Gjirokastrës. Ende nuk janë përmbyllur listat e socialistëve për kandidatët, por mësohet se ish kryetari socialist Fatos Nano nuk do të përfshihet në asnjë nga 12 qarqet e vendit. Nuk bëhet e ditur nëse ky ka qenë një vendim i kryetarit socialist Edi Rama apo një dëshirë e Nanos për të mos kandiduar. Ajo që tashmë dihet dhe është bërë publike është moskandidimi i kryetarit të PS-së njëkohësisht dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ka qenë anëtari i kryesisë socialiste Ben Blushi, i cili e ka bërë publike këtë vendim gjatë një emisioni televiziv, duke argumentuar ambicien e Edi Ramës për të marrë kreun e ekzekutivit pas 28 qershorit, duke transferuar kështu mandatin e tij me qytetarët e Tiranës. Burime konfindenciale pranë selisë rozë, bazuar dhe në negociatat e zhvilluara pohojnë se në listat e kandidatëve ka deputetë aktualë, por dhe shumë të emra të rinj, kryesisht femra, të cilat përmbushin edhe detyrimin e kodit zgjedhor, duke u përpjekur të kapin kuotën e 30 përqindëshit të saj. Emrat si Ledi Shamku, Rudina Seseri, Shega Ligori, Milva Ekonomi, Luiza Xhuvani, Olta Xhaçka, Lindita Nikolli janë risitë e selisë rozë me të cilat kërkon të bëjë ndryshimin në garën e 28 qershorit.

Lista provizore e socialisteve

QARKU TIRANE
Namik Dokle
Andis Harasani
Fatmir Xhafaj
Ledi Shamku
Kastriot Islami
Eduard Shalesi
Mimi Kodheli
Ditmir Bushati
Ilir Gjoni
Saemira Pino
Dashamir Peza
Musa Ulqini
Besnik Bare

QARKU FIER
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Pirro Lutaj
Albert Çaçi
Endri Puka?
Rajmonda Stefa?
Armando Subashi?
Arjon Muça?
Dritan Agolli?

QARKU ELBASAN
Valentina Leskaj
Damian Gjiknuri
Shega Ligori
Taulant Balla
Ndriçim Hysa?

QARKU DURRES
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Artan Lame
Milva Ekonomi
Gazmir Bizhga?
Juli Hoxha?
Ilir Shani?

QARKU VLORE
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Besnik Dervishi
Eltar Deda?
Stefan Çipa?
Auron Tare?

QARKU BERAT
Erion Braçe
Fidel Ylli
Arta Dyrmishi?
Marko Bello?
Pilo Kerri?

QARKU KORCE
Ben Blushi
Pandeli Majko
Alfred Dalipi
Olta Xhaçka
Arben Ahmetaj

QARKU DIBER
Sadri Abazi
Elisa Spiropali
Qemal Minxhozi?
Ylli Manjani?

QARKU LEZHE
Lindita Nikolli
Gjovalin Kadeli?
Albert Cakoni?

QARKU KUKES
Asllan Dogjani

QARKU GJIROKASTER
Arta Dade
Vangjel Tavo
Edlira Shapllo?
Bashkim Fino?

QARKU SHKODER
Ilir Beqja
Mimoza Hafizi
Tom Doshi?
Namik Kopliku?
Edip Shiroka?

6 Komente

QARKU DIBER
Sadri Abazi
Elisa Spiropali

U iu bëfsha kurban Eliskës (my love) Spiropalit.

Të zgjutë PS-istët e kanë hudh aty për të marrë votat e minatorëve.

Ja e përshënes me ktë.

Ky njeri ne kater vjet si deputet thjesht mori rrogen, mori dietat dhe te tjera favore. Kujt i duhet Fatos Nano?   

Do ta kuptosh kujt i duhet kur ti trondisi themelet Rames. I duhet shumices se elektoratit socialist qe i ka mbajtur ne pellembe te dores duke i punesuar dhe duke i bere me leke. I duhet dhe asaj kategorie tjeter te socialisteve qe edhe pa drita e pa uje rrijne vetem Nano te jete mire. Perfundimisht i duhet demokrateve qe te marin edhe nje mandat 4 vjecar smiley

 

P.S Ah se harrova i duhet edhe ketij populli per te shporrur Edi Ramen. Do ishte makth me i keq se Sali Berisha po te vinte Edi Rama ne pushtet dhe Nano si mjeshter sporti qe eshte e di mire. Sigurisht ne shkembim do mari postin e presidentit sapo ti mbaroje mandati Topit.

Une kisha bere nje Koment te gjate, por ma paska kapur fshesa e çensures ! Nuk thashe ndonje gje te madhe ! Thashe vetem se ne PS-se ne zgjedhjet do t'a drejtoje Namik Dokle ne Tirane dhe Gramoz Ruçi per gjithe Shqiperine, si NR 2 i partise - perderisa as Rama, as Nano nuk jane ne LISTE.

Thashe gjithashtu se ne Tirane eshte ne Liste DASHNOR PEZA, dhe se isha kureshatr t'i shikoja surratin, perderisa dihet se eshte mik i "ngushte" i Edi Rames dhe djali i Krye-Komunistit, Myslym PEZA !!! Politika e Re kjo, dihet ! Me Namik Doklen si Kryesues te Listes ne Tirane, me "lavatriçen" Ulqini, me Ilir Gjonin e RICIKLUAR dhe me Fatmir Xhafajn ...

Lart e me lart or shoke

Flamujt e Kongresit !

Beteja, perpara,

Fitore Na Presin !

A ka qene komunist Myslym Peza?   smiley  

Post Scriptum (JO PS!!!): Mos e shani baben, so bini m'gjynof.   smiley 

Babe Myslymi ka qen i modh. Ai ka jetuar ne sistemin diktatorial apo "komunist" sic kane qejf disa te thone, por asnjehere nuk ka qene  i tille. Mos hyni ne gjynahe se ju ndeshkon zoti. Sa per Fatos Nanon, ai vazhdon te mbetet si Robert camcakizi!  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).