Projektohet një linjë avionësh Tiranë- Kukës

E vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin është krijimi i një linje të brendshme. Rinasi ekskluzivitet për 20 vjet

KUKËS- Tirana dhe Kukësi do të lidhen shumë shpejt mes tyre nëpërmjet një linje ajrore të brendshme. Dje është kryer testi i parë gjatë të cilit nuk ka dalë asnjë problem teksa një avion me pasagjerë në bord është ulur dhe ngritur në përputhje me të gjitha rregullat dhe pa asnjë incident.

Ky test i fluturimeve me pasagjerë në aeroportin e Kukësit kryhet gjashtë muaj pas përfundimit të testit të sistemit të navigimit i quajtur ndryshe "Flight Checking". Linja e brendshme Tiranë- Kukës është e vetmja mënyrë për të vënë në punë aeroportin për të cilin janë investuar milionë dollarë. Kjo sepse nga ky aeroport nuk mund të kryhet asnjë fluturim ndërkombëtar për faktin se qeveria shqiptare e drejtuar në atë kohë nga Fatos Nano, i ka dhënë aeroportit të Rinasit të drejtën e administrimit të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga Shqipëria.

Testimi i fluturimit me pasagjerë të aeroportit të Kukësit do t'i paraprijë përgatitjeve për vënien në funksionim të këtij aeroporti për fluturime të brendshme. Ramiz Lala, përgjegjës i aeroportit të Kukësit, ka bërë të ditur për "Shekulli"-n se pas përfundimit të këtij testimi, do fillojnë procedurat për fillimin e fluturimeve të brendshme nga Kukësi në Tiranë. Këto fluturime do të nisin me frekuencën një herë në javë duke shtuar ditët e fluturimeve në vartësi të kërkesave. Një kompani shqiptare do të kryejë fluturimet e brendshme në aeroportin e Kukësit, pasi kjo kompani ka në dispozicion aeroplanë të vegjël që u përgjigjen kërkesave aktuale për fluturime nga Kukësi.

Aeroporti i Kukësit, i përfunduar pas një granti të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është vënë në funksionim, edhe pse ka qenë i gatshëm që në tetor të 2007-ës. Në atë kohë qeveria shqiptare njoftoi se do të kërkojë heqjen e ekskluzivitetit që ka kompania amerikano-gjermane mbi fluturimet civile në Shqipëri. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë Konferencës Ekonomike, të zhvilluar tetorin e kaluar në Tiranë nga revista prestigjioze angleze "The Economist". Sipas Berishës, palët kanë rënë dakord që të marrin një kompani të huaj që do të vlerësojë dëmet e heqjes së kësaj të drejte, të cilat do të kompensohen nga qeveria shqiptare. Ekspertët kanë vlerësuar se, heqja e ekskluzivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", do të mundësojë fillimin e funksionimit të aeroportit të Kukësit si dhe ndërtimin e tre aeroporteve të tjerë në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Një veprim i tillë i qeverisë shqiptare ishte paralajmëruar edhe në shtator të 2007-ës gjatë një takimi të kryeministrit Sali Berisha me presidentin e kompanisë gjermane "Dorsch Gruppe Holding", zoti Juergen Roeder. Ky i fundit ka prezantuar projekt idenë për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë, por është përballur me pengesat ligjore, pasi ekskluzivitetin e fluturimeve e ka për 20 vjet Aeroporti "Nëna Terezë" i Rinasit në Tiranë. Ky ngërç ligjor i krijuar në Shqipëri ka stepur investitorët gjermanë, por kryeministri Sali Berisha në takimin që ka zhvilluar me to u ka premtuar se pengesat ligjore do të tejkalohen.

Të njëjtën gjë kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe në disa raste të tjera por ka mbetur vetëm në kuadrin e një premtimi të pa realizuar. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe ministrat e qeverisë "Berisha", të cilët kanë pohuar se problemi i aeroportit të Kukësit ishte drejt zgjedhjes.

11 Komente

Keq kur behet dicka e mire keq kur nuk behet.Sic duket ky tipi ketu siper nuk rri ka share.

hahahahahahaha

 

Po ca lesh linje Tirane-Kukes mer? Te thoshte Tirane-Sarande, a Tirane-Kucove hajde de, po knej po na bo rrugen qe rrezon murin, knej po na nre ene linja ajrore!!!

 

mos, malokt e m.tit, ene ket na e bon..

 

ca do bojn masnej aeroporte ne vlore e sarande e?

Sic duket ky tipi ketu siper nuk rri ka share.

Tirane-Kukes? Pse, qe te dali ne humbje autostrada Durres-Kukes pa filluar pune akoma?

Nejse, nje gje kam mesuar nga keto lloj "premtimesh" - I'll believe it when I see it (Do e besoj kur ta shikoj).

Linjë ajrore Tiranë-Kukës?! Auto-rrugë Tiranë-Kukës?! Nuk e besoj

pale do veje alikopterret e Xhoit te Nanos te fluturojne aty smiley

Linja ajrore do te kete emrin "Pidhtaruq". dmth - Fatos Nano!   smiley

Po po, eshte e vertete qe do filloje nje linje e tille, eshte regjistruar ne gjykate me emrin "Pirdh-o-Gjyshe Airlines"

Tirane-Kucove do ishte linja me ideale.Aeropori i Kucoves ka nje nga pistat me te mira dhe me te medhaja ne Ballkan dhe eshte nje nga aeroportet me te vjeter ne Shqiperi.Shume keq qe u kthye ne Ushtarak sepse mabas shkrirje se forcave tona ajrore nuk ka asnje vlere.Shqiperia ka nevoje per tre ose kater aeroporte nqs duam te zhvillojme turizem.Turisti qe do vije ne Sarande vetem te mendoje rrugen Tirane Sarande nderron mendje per te ardhur ne Shqiperi.Pa komunikim nuk ka turizem,harrojeni.Turisti do komoditet.Duhet te marrim shembull pak nga Greku ne kete fushe.Edhe ne ishujt me te humbur ata kane aeroport.Prioritet duhet te kene zonat turistike si Saranda ose Vlora dhe vendet qe jane aeroporte si Kucova te shvillohen ne civil.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).