Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare

 Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve politike, në hapësirat ballkanike, që shkaktuar nga faktori njeri, shpesh edhe janë përgjakur. Pikërisht për shkak të rrymave shumë t’ashpra dhe agresive, politiko-nacionaliste, hapësirat ballkanike në shekujt dhe vitet e fundit kanë qenë arenë e shumë luftërave. N’ato hapësira janë hapur shumë varre për njerëzit e pafajshëm, të vrarë n’ato luftëra. Pothuajse të gjitha luftërat e shekujve dhe viteve të fundit, në këto hapësira, ishin të drejtuara kundër kombit tonë. 

 
Falë gabimeve fatale të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të kohës, Shqipëria u nda dhe iu dha pjesë-pjesë shteteve përreth (Serbisë, Greqisë, Maqedonisë e Malit të Zi). Kështu mbi dy të tretat e kombit shqiptar mbetën jashtë trojeve, që zyrtarisht i takonin shtetit shqiptar. Dhe, për çudi, çdo orvatje bashkimi nga ana jonë, me politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kualifikohej si lëvizje nacionaliste, bile duke na akuzuar se kështu po punojmë “për formimin e Shqipërisë së Madhe”, që në të vërtetë ishte Shqipëria Etnike, ose thënë shkurt e qartë: Shqipëria Normale. 
 
E gjithë kjo amulli politike u shkaktua me angazhimin e përhershëm të klasave partiake-shtetërore në kryeqytetet e vendeve përreth që kishin pushtuar trojet tona. Falë këtyre lojërave të fëlliqta politike, me t’u mbyllur Lufta e Dytë Botërore, qarqet sllavo-ortodokse të lidhura në mullarin komunist, njohën një komb të ti dhe një shtet të ri – atë të Maqedonisë, ku si kryeqytet caktuan Shkupin – qytetin me më së shumti shqiptarë në botë e një kohë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. 
 
Era e rrezikut t’asaj loje politiko-diplomatike që e luajtën qarqet sllavo-komuniste mbi gjashtëdhjetë vite më parë, po ndihet edhe sot. E zhytur në të njëjtat lojëra, Greqia e sotme (po ashtu shoviniste) po e bllokon Maqedoninë në integrimet ndërkombëtare – siç thuhet – për shkak të emrit të saj. Grekët pretendojnë që Aleksandri i Madh ishte i tyre e ai në të vërtetë ishte i yni – ilir. Me emrin e tij ai vend (Maqedonia) e mban emrin dhe qeveria e Shkupit pretendon t’ia ngris një përmendore në qendër të kryeqytetit. Duke pasur parasysh rolin e madh të figurës së Nënës Terezë në botë dhe identifikimin e drejtë te saj kombëtar – shqiptar, sllavomaqedonasit duan t’ia shkatërrojnë shtëpinë e lindjes në Shkup dhe aty ta ndërtojnë një katedrale ortodokse. 
 
Këso planesh dinë dhe mund të bëjnë vetëm sllavo-komunistët e tërbuar, që duan gjithmonë të rrojnë mbi shpatullat e të tjerëve. Jo siç shprehen ata, por grekët kanë plotësisht të drejtë që e pengojnë integrimin ndërkombëtar të shtetit me emrin Maqedoni. 
 
Po shqiptarët n’atë shtet, që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë, çka po bëjnë dhe çfarë politike po udhëheqin?! Në këtë pyetje po përgjigjem vetë, me gjuhën që e meriton politika e shqiptarëve atje. Ata për qëllime karrieriste personale, po ua bëjnë vetëm okej dhe peqej sllavo-maqedonasve, duke ua lëpirë këmbët dhe... Përfaqësimin në parlamentin e këtij shteti e bëjnë sipas “këshillave të vëllezërve maqedonas”, aq sa ata duan dhe u lejojnë, por kurrsesi sipas numrit të popullsisë, respektivisht të zgjedhësve. Mjafton që ata personalisht të jenë deputetë e ministra, për kombin s’ka rëndësi. 
 
Në zgjedhjet e fundit, po të votonin të gjithë shqiptarët për një kandidat të përbashkët, presidenti i Maqedonisë do të zgjidhej shqiptar, por ata dolën me disa kandidatë dhe ishte shumë e qartë që do të humbnin që të gjithë. Disa shkojnë aq larg saqë thonë se ashtu ishin marrë vesh dhe çdo marrëveshje duhet respektuar. E ne i pyesim ata: - Ku është Marrëveshja e Ohrit dhe sa po zbatohet. Dhe po ua konfirmojmë: kusht i domosdoshëm për plotësimin e interesave personale është plotësimi i mirëfilltë i interesit kombëtar. 
 
Duke i parë të gjitha këto, patriotët shqiptarë në fillim të këtij shekulli zhvilluan një luftë çlirimtare. Duke parë se po e marrin krejt Maqedoninë sllavo-maqedonasit dhe bashkësia ndërkombëtare luajtën një tjetër lojë të fëlliqtë politike për t’u shpëtuar kombi fals sllavo-maqedonas, u organizua e ashtuquajtura Konferenca e Ohrit dhe u arrit një marrëveshje për ndaljen e luftimeve dhe për ndërtimin e një shteti atje, me të drejta të plota të të gjitha nacionaliteteve. Shqiptarët (përfaqësues të politikës) i thanë po. Lufta u ndal. 
 
E tani atje po ndërtohet një shtet sllavo-maqedonas, duke i shtypur të drejtat e të tjerëve e sidomos ato të shqiptarëve, që nga dita në ditë janë aktorë të pavlefshëm të kompromiseve politike atje. Marrëveshja e Ohrit kurrë nuk u realizua praktikisht e qarqe të ndryshme shqiptare (herë PDSH e herë BDI) vazhdojnë t’i çjerrin kolltuqet e pushtetmbajtësve të shtetit të kriminelëve sllavo-maqedonas. 
 
I gjetur nën trysninë e drejtë politike të SHBA-ve ai shtet u detyrua ta njohë Republikën e Kosovës, mirëpo siç dinë vetëm sllavo-ortodoksët komunistë, kurrë nuk u lidhën marrëdhënie diplomatike, me emërim ambasadorësh e me hapje ambasadash. Dje, me rastin e inaugurimit të presidentit të ri maqedonas, në Shkup nuk u ftua i vetmi president republike i një vendi fqinj – Dr Fatmir Sejdiu. Nuk u ftua nga presioni serbian, sepse vëllai i madh nga Beogradi (Boris Tadiqi) nuk do të mund të jetë aty bashkë me Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe shqiptarët shkuan aty e festuan me “vëllezërit” sllavë. Bile shkoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë - Bamir Topi. Ai edhe pse nuk u ul në tavolinën e kafesë me Tadiqin, edhe pse kritikoi haptas presidentin sllavo-maqedonas për mungesën e Presidentit të Kosovës, gaboi rëndë me pjesëmarrjen a tij aty. Ai duhej të thoshte: - “Ju faleminderit, por nuk mund të vij aty ku nuk u ftua vëllai im”! 
 
Derisa ne të veprojmë me këso politika nënshtrimi me fqinjët e me ndërkombëtarët, do të na ndodhin çdo ditë gjëra të përçudshme, ruana Zot deri në copëtimin e shkapërderdhjen e mëtejshme të trojeve tona etnike. E fajet kuptohet kush i ka – liderët e qarqeve dhe partive politike shqiptare, që po duan të bëjnë një karrierë personale politike, mbi kurrizin e kërrusur të kombit. Le të dihet njëherë e përgjithmonë kush janë tradhtarët. Le t’u thuhet atyre haptas se nuk mund të përgjigjen as të flasin në emër të shqiptarëve as të shqiptarizmës. Rroftë Shqipëria Etnike! Rroftë Kombi Shqiptar! Zoti i bekoftë mbarë shqiptarët në Shqipërinë Etnike!
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).