Polican, grabitet posta, vidhen 1. 5 ml lekë të pensioneve

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të natës filialin e postës e cila ndodhej në qendër të qytetit të Policanit në qarkun e Beratit. Sipas të dhënave të para të policisë nga hetimet paraprake grabitësit kanë hyrë në postë nga lokali ngjitur që kishin një mur të përbashkët. Mësohet se grabitësit, duke përfituar nga errësira dhe mungesa e rojes kanë shqyer derën e lokalit, kanë hapur murin ndarës dhe kanë hyrë në filial.

Policia thotë se shuma e parave prej 1.5 milionë lekë e grabitur ishte destinuar për t’ju shpërndarë pensionistëve të këtij qyteti.

Për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen. Për grabitjen ka reaguar dhe kreu i bashkisë së Policanit Adriatik Zotka i cili është shprehur se i kishte bërë disa herë apel drejtuesve të policisë për të shtuar patrullat në rrugët e qytetit gjatë orëve të natës por ky apel, ka rënë në vesh të shurdhët nga uniformat blu- tv NEËS24 viton kryebashkiakun e qytetit Adriatik Zotka.

(s.g/BalkanWeb)

3 Komente

Nuk ishte ne gadishmeri te larte policia e Policanit ?

 Ky eshte fillimi i pasojave te krizes. Prit kur te shohim qe jane vjedhur 15 milion euro. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).